"Ti beson se është një Hyj i vetëm? Bën mirë. Por besojnë edhe djajtë dhe dridhen"
Vertetë me ane te meshires dhe hirit te Zotit dhe pa hir dhe pa meshiren e Zotit, asgjë, pa Krishtin asgjë, pa dashuri asgjë, por edhe pa vepra asgjë. KUJDES; feja në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete.Jo pse po them unë por kështu thot Shkrimi i Shenjt. Këtë e beson dhe e shpall Kisha.
Feja dhe veprat:
Ç’dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja? Në qoftë se ndonjë vëlla ose ndonjë motër janë të zhveshur ose pa ushqimin e përditshëm, dhe ndokush prej jush u thotë: »Shkoni në paqe! Nxehuni dhe ngijuni!«, por nuk u jepni çka u nevojitet për trup, ç’dobi?! Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete.
Por ndokush mund të thotë: »Ti ke fenë, kurse unë kam veprat. Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë do ta tregoj prej veprave të mia fenë«. Ti beson se është një Hyj i vetëm? Bën mirë. Por besojnë edhe djajtë dhe dridhen!
"A dëshiron ta kuptosh, more qyqar, se feja pa vepra është e pafrytshme?"
Lexoje mirë Biblen dhe pastaj eja dhe bisedojmë së bashku.
Krijoni Kontakt