Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 150
  1. #31
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    Sepse nuk eshte me ane te veprave qe ben dhe sa mire qe i ben por me ane te meshires dhe hirit te Zotit .

    .
    "Ti beson se është një Hyj i vetëm? Bën mirë. Por besojnë edhe djajtë dhe dridhen"


    Vertetë me ane te meshires dhe hirit te Zotit dhe pa hir dhe pa meshiren e Zotit, asgjë, pa Krishtin asgjë, pa dashuri asgjë, por edhe pa vepra asgjë. KUJDES; feja në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete.Jo pse po them unë por kështu thot Shkrimi i Shenjt. Këtë e beson dhe e shpall Kisha.


    Feja dhe veprat:

    Ç’dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja? Në qoftë se ndonjë vëlla ose ndonjë motër janë të zhveshur ose pa ushqimin e përditshëm, dhe ndokush prej jush u thotë: »Shkoni në paqe! Nxehuni dhe ngijuni!«, por nuk u jepni çka u nevojitet për trup, ç’dobi?! Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete.

    Por ndokush mund të thotë: »Ti ke fenë, kurse unë kam veprat. Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë do ta tregoj prej veprave të mia fenë«. Ti beson se është një Hyj i vetëm? Bën mirë. Por besojnë edhe djajtë dhe dridhen!


    "A dëshiron ta kuptosh, more qyqar, se feja pa vepra është e pafrytshme?"

    Lexoje mirë Biblen dhe pastaj eja dhe bisedojmë së bashku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 27-11-2010 më 20:42
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #32
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Pershendtje

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Krejt çka ke folur ishte jasht teme, kjo edhe mund te konfirmohet. Gjithsesi unë nuuk I kam fshi shkrimet tua pos atij shkrimi qe fillove edhe me perralla dhe humore dhe kjo duke ofenduar Kishen Katolike, e kjo ishte jasht çdo norme, Kisha e Krishtit nuk ka nevojë per perralla te pastorve tu por don Krisht.



    Në mua nuk ka shqetesime por ty po te duket ashtu, nuk e di se qfar fryme po frynë ne vershin tend dhe po te thotë ashtu, je gabim dhe nuk ka vend per shqetesime.



    Lavdi Zotit dhe me gëzim e pres, jam I sigurtë se Ai eshte SHPETIMI im dhe kjo nuk me shqeteson. Nuk marr me mend se pse duhet te shqetesohemi per ardhjen e JEZUSIT derisa jemi të JEZUSIT!!



    “Mjek sheroje vetveten” thot Jezusi dhe kjo eshte keshilla me e mira qe mund ta jap dikush.



    Nuk din a? Vertetë nuk din dhe është mire sikurse ta dije!! Po ato i din Zoti dhe Ai ben thirrje per kthim çdoher por dikush nuk deshiron ta degjoj.




    Edhe ketu veq sa ke treguar pa pjekuri!!

    A e din ti se Kisha është bashkësia e besimtarëve që besojnë në Krishtin; Kisha është Korpi mistik i Krishtit. Kisha është gjymtyrë – trupi I Krishtit, me pagëzim bëhen gjymtyrë të atij trupi. Kisha është Tempulli I Zotit sepse Zoti banon në të, Zoti Kishes ua dërgoi Shpirtin Shenjt, që të gjithë në mënyrë misterioze t’i bashkojë në një trup të vetëm, në Korpin mistik të vetin, që quhet Kishë.

    Prandaj si ka mundesi njeriu të shpetohet nëse nuk eshter Kishë – nëse nuk është në këtë bashkësi - gjymtyrë – trupi I Krishtit?!

    Këto qe ti thua tregojnë dhe na forcojnë bindjen se je jasht çdo realiteti.

    Prandaj e kam shkrojtur ate historine qe te kuptosh se kisha si godine dhe te futesh ne mes te besimtareve duke bere ate qe bejne ata nuk do te thote se je shpetuar dhe se kur pagezohesh kjo nuk do te thote se je shpetuar . Pagezimi nuk na shpeton, pagezimi nuk mund ta beje mishin peshk, mishi ngelet mish. DUhet nje mrekulli qe te behet peshk, mrekulli ben vetem Jezusi jjo uji qe te sperkat. E di qe mund te merzitesh me kete por kjo eshte e verteta. E shikon qe ka lidhje me temn ajo histori?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te tjera gjera i themi Albanit, te tjerave u pergjigjet ai. Mendo, kur me nje inxhinjer evangjelist nuk mund te diskutosh, cfare do ngjase sikur te diskutosh me ata pa shkolle fare, sikurse jane shume prej pastoreve?!

    Nje katraure!

    Ai nga burgu e pyet pastorin ne TV se si ka mundesi qe Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte jane NJE TRUP, pastori as qe e merr mundimin te sqaroje se ata nuk jane NJE TRUP, se Trinia nuk dmth se Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte jane ne NJE TRUP!!!!!!

  4. #34
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ci je pergjigjur a derbardhe?

    Ti ngaterron te humburin, per te cilin flet Krishti, me te humburin heretik (per te cilin flet Pali)! Madje ti krenohesh se duke te quajtur une 'ty' te humbur (sipas kuptimit te Palit), kujton se eshte privilegj per ty se keshtu, si i humbur, do te shpetoje Krishti!!!!!!

    Tja filloj e ti kape me rradhe te gjitha?!

  5. #35
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Pergjigjet ku jane?

    Jeni shume te cuditshem une kam shkrojtur kaq shume postime dhe nuk gjenden .

    PSE KENI FSHIRE POSTIMET?

    Toni ngeli duke thene se ane jashte teme por te gjithe ketu i bie te kene shkrojtur jashte teme.

    Ndersa seminaristi thote se nuk i pelqejne pergjggjet . Eshte tjeter gje qe nuk jam pergjigjur dhe tjeter gje qe nuk te pelqejne pergjigjet.

    Nuk prish pune fare vazhdoni te flisni me njeri tjetrin une do te dal nga ky diskutim qe eshte i kontrolluar nga ju sepse i fshini postimet kur tu doje qejfi.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #36
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Konvertimi i ketyre 5 Ipeshkve ne katolik, duhet pare si nje udhetim i tyre drejt nje njohjeje me te thelle te Krishtit dhe Kishes.

    Kisha Anglikane lindi nga skizma e Henrit VIII, ndaj une i kuptoj shume mire keta njerez qe e kane pare Kishen Katolike si Kishen qe filloi nga Krishti dhe jo nga ndarjet dhe skizmat. Ishte ky mbret qe shkaterroi dhe manastiret katolike te Anglise duke e thare jeten shpirterore te kesaj kishe lokale. Anglikanizmi sot ka brenda tij shume probleme te nivelit moral, deri aty sa kane dhe peshkope gay te deklaruar. Anglikanizmi nuk mund t'i zgjidhe keto probleme pa pasur nje bashkim me Trupin Katolik te Kishes.

    Historia e Kishes na meson se sa here qe Skizma eshte pare si nje zgjidhje problemi, kjo ka gjeneruar probleme te tjera. Kisha Katolike sot po ben thirrje per eleminimin e ketyre skizmave duke zbutur deri diku qendrimin e saj per t'ua bere me te lehte ribashkimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 29-11-2010 më 08:15
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    Ndersa seminaristi thote se nuk i pelqejne pergjggjet . Eshte tjeter gje qe nuk jam pergjigjur dhe tjeter gje qe nuk te pelqejne pergjigjet.

    Un nuk them thjeshte se s'me pelqejne! Une them, me fjale te tjera, ketej, ndersa ti shkon ne krahun e kundert pa lidhje!

    Une te them i humbur, sipas kuptimit te Palit, ti me pergjigjesh se pikerisht se je i humbur Krisht do te shpetoje, sic ka thene ne ungjill!!!!

    Ti thjeshte po tregon paaftesine qe kane treguar thuajse gjithe ungjilloret per te diskutuar NORMALISHT!

    Jo me kot une them vazhdimisht se mbi te gjitha evangjelizmi eshte MARREZI!
    Pastaj vijne te tjerat.


    Vete Gjigandi Njuman ma verteton kete kur thote se "CFAREDOQOFTE krishterimi historik, ky nuk eshte protestantizmi!"

    Nje krishterim jo-historik, cfare mund te jete pervec se nje marrezie?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 29-11-2010 më 16:16

  8. #38
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Jam dakort me ty matrix, ka ardh koha per skizmat me e vlersua rendesin e Kishes Katolike dhe me ba ribashkimin te vetmin objektiv.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Un nuk them thjeshte se s'me pelqejne! Une them, me fjale te tjera, ketej, ndersa ti shkon ne krahun e kundert pa lidhje!

    Une te them i humbur, sipas kuptimit te Palit, ti me pergjigjesh se pikerisht se je i humbur Krisht do te shpetoje, sic ka thene ne ungjill!!!!

    Ti thjeshte po tregon paaftesine qe kane treguar thuajse gjithe ungjilloret per te diskutuar NORMALISHT!

    Jo me kot une them vazhdimisht se mbi te gjitha evangjelizmi eshte MARREZI!
    Pastaj vijne te tjerat.


    Vete Gjigandi Njuman ma verteton kete kur thote se "CFAREDOQOFTE krishterimi historik, ky nuk eshte protestantizmi!"

    Nje krishterim jo-historik, cfare mund te jete pervec se nje marrezie?!
    Seminarist,
    Une mendoj se nuk duhet nxituar ne cilesimin e njerezve si te paafte, te marre, etj...
    Protestantizmi mund te kete shume probleme, por me ata qe e kane ate besim duhet treguar dashuri, jo ofendime dhe mendjemadhesi. Le te kujtojme fjalet e Krishtit:

    unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t`i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t`i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t`i thotë: "Budalla", do t`i nënshtrohet zjarrit të Gehenës. Mateu 5:22

    Po keshtu, nqs i referohemi librit "Padre Pio, Shenjti i mrekullive" , ky shenjt thote se dhe nga protestantet kane dale njerez te shenjte, ashtu sikurse nga katoliket kane dale njerez qe jane larg Krishtit.
    Nqs ne i shkelmojme dhe i quajme te marre, ua mbyllim dhe ate pak mundesi qe ata kane per te njohur thesaret e Kishave Apostolike.
    Shume nga konvertimet drejt Katolicizmit kane ardhur pikerisht se Kisha Katolike ka ndryshuar qendrim dhe ka treguar me shume dashuri per protestantet. Autoritetet Katolike kane mesuar dhe te kerkojne falje per gabimet. Kjo i terheq njerezit me shume sesa percaktimi i doktrines se sakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-11-2010 më 05:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Seminarist,
    Une mendoj se nuk duhet nxituar ne cilesimin e njerezve si te paafte, te marre, etj...
    Protestantizmi mund te kete shume probleme, por me ata qe e kane ate besim duhet treguar dashuri, jo ofendime dhe mendjemadhesi. Le te kujtojme fjalet e Krishtit:

    unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t`i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t`i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t`i thotë: "Budalla", do t`i nënshtrohet zjarrit të Gehenës. Mateu 5:22

    Po keshtu, nqs i referohemi librit "Padre Pio, Shenjti i mrekullive" , ky shenjt thote se dhe nga protestantet kane dale njerez te shenjte, ashtu sikurse nga katoliket kane dale njerez qe jane larg Krishtit.
    Nqs ne i shkelmojme dhe i quajme te marre, ua mbyllim dhe ate pak mundesi qe ata kane per te njohur thesaret e Kishave Apostolike.
    Shume nga konvertimet drejt Katolicizmit kane ardhur pikerisht se Kisha Katolike ka ndryshuar qendrim dhe ka treguar me shume dashuri per protestantet. Autoritetet Katolike kane mesuar dhe te kerkojne falje per gabimet. Kjo i terheq njerezit me shume sesa percaktimi i doktrines se sakte.

    Matrix, vëlla i dashur dhe i respektuar, nuk është se nuk ke te drejt, pajtoj me ato qëndrime tua, pra kjo qe thua ti buron nga zemra e nje te krishteri te sinqert, por realisht, personi në fjalë te cilit i është drejtuar Seminaristi dhe unë, ne këto shkrime dhe edhe ne shkrime te tjera nga ky dhe nga te tjerë qe nuk janë katolik apo ortodoks, kam vërejtur se mendojnë se Kisha katolike nuk e beson Krishtin – Zot, mendojnë se Kisha nuk e pranon JEZUSIN sit e vetmin SHPETIMTAR, Hirin e Zotit, Shpirtin e Shenjt, Shkrmin e Shenjt dhe sipas atyre shkrimeve dhe qëndrimeve te tyre, kinse kush e di se çka besojmë ne katolikët! Flet per uj dhe per pollavra, per peshk dhe mish dhe vjen edhe tragon edhe barcoleta ne korriz te katolikve, mund të bëhet se eshte i bindur se po e imiton - po i perngjanë Jezusit, lere burr se s'ja vlenë as te mirremi keta mendje mëdhenjë! Këto janë gabime të rënda dhe janë të informuar shumë keq, asnjë informatë të drejt nuk e kan rreth kIshes katolike! Prandaj, pos qe ato qëndrime jan fyese dhe irituese, duhet tu thuhet truq se jan gabim dhe po sharrojnë, te ngarkuara me urrejtje dhe gjykime te gabuara, pos asaj dhe më e rendësishmja eshte se nuk e kan plotësinë e fesë.

    Unë kam një pytje per secilin njeri qe nuk i perket Kishes katolike; ne veqanti per Albanin1, çka mendojnë per Nënë Terezen qe ishte një katolike, e formuar nga Kisha katolike dhe qe gjithmonë nga zemra dhe goja e saje ka buruar dashuria per Sakramentet.

    Kush është katolikja Nënë Tereza - per një ungjillor apo protestant apo....?
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-11-2010 më 07:51
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •