
Postuar më parë nga
toni77_toni
Lavdi Zotit ore alban por Krishti tha edhe diçka qe ti nuk po e lexon-citon apo nuk po te pelqen, eshte Kryqi ai qe Zoti na dhuroj por ty si duket nuk po te shkon per shtati.
Unë nuk mendoj se duhet dikush të jap edhe shumë shpjegime derisa dihet se Kisha katolike deshmon besimin e saj nepermes "Besojmes së Nicesë" e cila është e njohur.
Pajtoj se njeriu të besoj se Jezusi eshte bir i Perendisë dhe qe Ai u kryqezua, vdiq dhe u ngjall është parakusht, pra Krishti në Kryq është fli pajtimi dhe as qe duhet të diskutohet bile kjo, por nuk mendoj se Bibla - vet Jezusi nuk shpjegon ende diçka dhe rreshta te shumtë qe tregojne se çka na mëson dhe çka kerkon Perendia nga një besimtar; Kryqin te cilin na dhuroj Krishti qe ta bartim, edhe ky eshte njëri nder parakushtet per shpetim.
Lk 9, 23-26
Pastaj u tha të gjithëve: Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
Krishti tha edhe diçka dhe tregoj se si njeriu do te shpetohet - do ta sheh Mreterine e Hyjit:
Gj 3, 3-7
Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë mbretërinë e Hyjit"!
Krishti na thirri per vetmohim, Ai kerkoj qe të jemi te gatshme qe të biem mohitë gjithçkaje per Zotin - dha edhe kete premtim:
Mk 10, 29-29
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: "Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur".
Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.
Etj etje qe jane me qindra dhe mijra pershkrime dhe se jo pse ajo qe thua ti eshte e keqe, por te siguroj se nuk mjafton.
Zoti na fton qe te kemi edhe veprat dhe kerkon vertetë prej nesh nje vetmohim dhe sakrifice duke terhekur verejtjen se jo vetem njeren por njeren edhe tjetren. Nuk eshte mire nese na pelqen vetem njëra.
Mos ti perngjajmë vetem cubit në Kryq ku ishte një rast specifik, por te perngjajme apostujve dhe martirve të Krishtit te cilët nuk u kursyen dhe nuk menduan se duhet vetem të besojnë dhe të brohoritin "alleluja" por ata paten edhe besimin edhe veprat e mira dhe sakrificen, ata barten edhe kryqa, me besim në Jezusin dhe dashuri ata i dhan gjithçka njeriut dhe Zotit duke i takuar së bashku njeriun dhe Zotin, duke e mrekullitur boten me vepra dhe dashuri në Krishtin, shembulli me i miri ishte Nënë Tereza e cila pos besimit kishte edhe veprat dhe dya keto të ndikuara nga DASHURIA.
Gjithashtu edhe në garën sportive, atleti nuk e merr kurorën nëse nuk ka luftuar sipas rregullave.
Bujku që punon, duhet i pari ta marrë pjesën e vet të prodhimit.
Merre vesh çka dua të të them. Patjetër, vetë Zoti do të ta japë mundësinë t’i kuptosh të gjitha këto.(2 e Tim 2; 5-7)
"Sa e ngushtë është dera e sa e ngushtë është rruga që çon në jetë e janë pak nga ata që e gjejnë!" (Mt 7 13-14)
Krijoni Kontakt