Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 150
  1. #71
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte ashtu. Disa vite me pare u be debat i madh nder oreoreluleboret e Eu-se perendimore se si guxon papa dhe si quan Kishe!

    Hajde e me jep nje perkufizim te sotem te papeve qe doktrina e besimtareve greke bizantine eshte heretike.

    Primacia e papes ka te beje me anen juridike administrative dhe jo doktrinore.
    Nderkohe qe ajo ka vlere per nje besimtar latin, ndryshon puna tek efektet qe ka kjo doktrine me selite e tjera te ekumenit kristian.

    Vete kisha latine nuk ka qene kaq strikte me besimtaret e riteve te tjera brenda saj.

  2. #72
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pasazh nga libri Padre Pio, Shenjti i Mrekullive (autor Renzo Allegri), faqe 180:

    Kam njohur krijesa te shenjta

    Nje pastor protestant ne Kepin e Shpreses se Mire, qe ishte kthyer ne katolik, thoshte qe protestantet mburreshin me ndonje mrekulli qe ua atribuonin ndonje pastori te tyre. "S'ka si te jete e mundur!"- thirri nje frat. "Eshte e mundur qe c'ke me te - tha ate Pioja. - Zoti mund t'i beje mrekulli kujt te doje. Proven dhe konfirmimin e nje te vertete nuk na e jep mrekullia, por Zoti per bukuri mund t'ja plotesoje deshiren nje njeriu qe i therret e i lutet me sinqeritet, kur eshte ne hall." - "Po derisa nuk je ne hiret e Zotit..."- vijoi te kundeshtonte frati. "Edhe midis protestanteve ka do shpirtra te hirte e plot besim, sic qellon te mos i gjesh perhere midis nesh, qe kemi pasur fatin te lindim mes te vertetes dhe nuk dime te perfitojme. Kam njohur krijesa te shenjta midis anglezeve dhe amerikaneve, megjithese vinin nga protestantizmi!"- "Po ju a besoni se Anglia mund te ktheje?"- "Anglia nuk do te kthehet e tera pernjeheresh, por anglezet kane per t'u konvertuar pak nga pak", - u pergjigj ate Pioja.
    Pra ajo qe une kuptoj nga kjo thenie eshte qe dhe midis protestanteve mund te kete njerez te shenjte, pavaresisht se ana jane rritur ne nje ambjent me doktrina te gabuara. Gabimi ne doktrinen me te cilen mendja e dikujt eshte edukuar, nuk e kufizon domosdoshmerisht shpirtin e njeriut per te njohur Krishtin. Krishti do i drejtoje ata qe e duan Ate, aty ku Ai deshiron. Detyra jone eshte te mos i vendosim kufi Shpirtit te Shenjte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-12-2010 më 17:25
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #73
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E shikon qe At Pio nuk po thote se ka protestante shenjtore ne sensin katolik-ortodoks, por po thote se nder protestante, sikurse ne te gjithe njerezit (budiste, myslimane etj) ka shpirtra te shenjte, dmth qe me sinqeritet e kerkojne Zotin dhe se Zoti mund tu pergjigjet lutjeve te tyre.

    Ate qe spo thote padre Pio ne ate kuote eshte se protestantet kane shenjtore!!!!!

  4. #74
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Pasazh nga libri Padre Pio, Shenjti i Mrekullive (autor Renzo Allegri), faqe 180:



    Pra ajo qe une kuptoj nga kjo thenie eshte qe dhe midis protestanteve mund te kete njerez te shenjte, pavaresisht se ana jane rritur ne nje ambjent me doktrina te gabuara. Gabimi ne doktrinen me te cilen mendja e dikujt eshte edukuar, nuk e kufizon domosdoshmerisht shpirtin e njeriut per te njohur Krishtin. Krishti do i drejtoje ata qe e duan Ate, aty ku Ai deshiron. Detyra jone eshte te mos i vendosim kufi Shpirtit te Shenjte
    Matrix, dua të tregoj një ngjarje-deshmi timen personale.

    Unë dikur kam patur bindjen se muslimanët dhe ata qe nuk e besojnë dhe pranojnë Jezus Krishtin per Zot dhe Shpetimtar te jetes së tij, ai edhe nuk mund të shelbohet.

    Per këtë unë kam zhvilluar edhe debate me disa njerez, më kujtohet dhe ajo qe me ka bërë të mendoj dhe të shiqoj ma largë ishte një debat me një moter nderi - shqiptare dhe nga rregulli franqeskan. Ajo pas kundershtimit te bindjeve te mia dhe pas shumë debateteve, kerkoj nga unë qe të kerkoj pendesë per këtë mendim. I jam pergjigur me disa rreshta te Bibles por ajo ka kerkuar qe ta respektoj Biblen per jeten dhe rrugen drejt Jetes se persosur por më tha se Krishti ka thënë me shembuj se "shiu bie edhe ne aren e tjetritt..."! Pra vertetë më detyroj qe të kerkoj ende zbulesë nga Zoti.

    Per kete arsye, unë jam ndalur dhe kam kerkuar kohë, jam këshilluar gjatë me Shpirtin e Shenjt dhe mësimet qe naj jep Kisha. Prandaj kam ndryshuar edhe mendimin, kam ardhur në perfundim se Mëshira dhe Dashuria e Zotit është e MADHE - të jetë e MADHE. Bindje dhe argumenti qe më ka dhënë Zoti është rasti i Zotit tonë nga Kryqi; “Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!”

    Me kohë jam bindur se ne nuk kemi të drejt ta kufizojmë Zotin dhe DASHURINË e Tij duke menduar se vetem aty dhe ashtu si unë besoj njeriu shpetohet, ne duhet ta degjojmë Zotin dhe ti dorzohemi Atij, gjithnjë duke besuar dhe vepruar në dashuri dhe nen ndikimi i Zotit dhe jo nga mendja e jonë. Duke deshmuar fenë dhe praninë e Zotit në vepra dhe dashuri ndaj tjetrit. Prandaj, unë Kam miq qe besojnë, musliman dhe te krishter por edhe që nuk besojnë me plotvetëdije por qe nuk nderhyjë por shfaqin një dashuri per tjetrin. Ndodhë dhe debatoj nganjëher nëse dikush kerkon nga unë, pra kerkesa e dikujtë është edhe nëse ai nuk më shtron pytje por gjykon dhe vlerson Kishen qe unë jam edhe pjesë e sajë - Kishen e Krishtit. Thjeshtë, unë shpalli besimin e Kishes dhe bindjet e mia duke u mbeshtetur në Shkrimin e Shenjtë dhe Traditen e Kishes, si dhe ne pervojen time personale, por nuk deshiroj qe të gjykoj ndaj te tjerve duke e kufizuar Zotin.

    Çdo respekt dhe nderim këtyre njerëzve të mirë dhe perpiqen ta takojnë Perendinë,
    Shpirti i Zotit mund të frynë kudo dhe unë nuk deshiroj ta kufizoj!

    Besimtarët - njerzit qe perpiqen ta takojnë Zotin, janë shumë më afër njëri-tjetrit se sa mendojnë ata. Por, ajo qe me pengon eshte urrejtja dhe padurueshmëria, padurueshmëria pra është gjëja me e keqe që mund t’iu ndodh njerzve. Fanatizmi religjioz është fanatizmi më fanatik dhe më i patenzot se të gjithë fanatizmat tjerë.

    Edhe unë mendoj se Pater Pio ne at thënje thote se nder protestante, sikurse ne te gjithe njerezit, myslimane etj, ka shpirtra te shenjte, pra qe vertetë me sinqeritet e kerkojne Zotin dhe se Zoti mund tu pergjigjet lutjeve te tyre, por unë besoj se Zotin mund ta gjejnë mbrenda trupit të Krishtit - Kishë.

    JEZUSI ËSHTë SHPETIMI IM DHE E VETMJA SHPRESË E JETES, por gjithsesi mendoj dhe besoj se Shpirti i Zotit mund të frynë kudo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 05-12-2010 më 20:18
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #75
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me ane te ketij intepretimi, ne i vendosim protestantet ne te njejtin nivel me muslimanet dhe ateistet, a eshte e drejte kjo?

    (Bie dakord qe dhe mes muslimaneve dhe ateisteve ka njerez qe e kerkojne Zotin, sepse cdokush sipas shembelltyres se Tij u krijua.
    Por ndryshon puna me protestantet. Ata e kane besimin ne Krisht, pra jane nje shkalle me lart)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Lexova sot diku një shprehje të një vëllai që e gjeta shumë të doditur në lidhje me veprat dhe hirin dhe po e postoj këtu. Ai që do e kapë kuptimin e kësaj shprehje, nuk do na akuzojë më se ne besojmë në hirin por jo në veprat.

    Nje kale mund te mbaje miljarda miza, por miljarda miza nuk mund te mbajne nje kale.Ky eshte ndryshimi mes hirit dhe veprva, ne besim.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #77
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Normal qe po te kategorizosh qe ne fillim Hirin me Kalin, ndersa Veprat me mizat, atehere ky lloj vellai mund te jete i yti, por jo i imi, e as nje katoliku!

    Ne Ungjill Veprat dhe Hiri ikonizohen si Fruti dhe Pema. A ka njejtesim me te madh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 06-12-2010 më 14:18

  8. #78
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me ane te ketij intepretimi, ne i vendosim protestantet ne te njejtin nivel me muslimanet dhe ateistet, a eshte e drejte kjo?

    (Bie dakord qe dhe mes muslimaneve dhe ateisteve ka njerez qe e kerkojne Zotin, sepse cdokush sipas shembelltyres se Tij u krijua.
    Por ndryshon puna me protestantet. Ata e kane besimin ne Krisht, pra jane nje shkalle me lart)

    Ha, e shikon qe ia fillove ti hysh kategorizimit me baze doktrinen?
    Atehere lind pyetja se deri ne cilen mase duhet pare doktrina?

    Une them dhe besoj po ashtu doctor noster catholicorum, se Dogmat e kishes jane te detyrueshme.


    Gjithsesi, sic te thashe, padre Pio, ne kuoten tende, te vetmne gje qe nuk thote eshte se protestantet kane shenjtore.


    Jam i bindur se padre Pio, duke qene nje Eukaristist adhurues i madh, nuk do mund te anashkalonte dhe honespte injorimin evangjelist ne Hostie!

  9. #79
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk eshte thjesht ceshtja tek cilesia e doktrines ku beson, por do thoja qe problemi eshte me teper ne qartesine e vizionit. Dikush ka nevoje per syze per te pare Zotin. Por syzet shume here mund te ta kufizojne shikimin ne vend qe te te ndihmojne.

    E perbashketa e mentalitetit ateist-musliman-protestant eshte se secili nga keta ka nevoje per nje "vertetues" dhe Besimi thjesht nuk mjafton. Ateisti thote qe po s'e vertetoi shkenca se ka nje zot, nuk besoj. Muslimani thote qe po s'e tha Kurani, nuk e besoj. Protestanti thote se po nuk e tha Bibla, nuk e besoj.Pra e thene ndryshe "zoti" behet nje objekt vertetimi nga nje autoritet me "i larte", me "superior" si psh Shkenca ne rastin e ateistit, Kuranit ne rastin e muslimanit dhe Bibla ne rastin e Protestantit.

    Marrim psh rastin e nderimit te Marise. Nje Protestant nuk e nderon sepse nuk e ka Bibla nje gje te tille, ndersa nje ortodoks dhe katolik e nderon ne menyre te natyrshme, edhe sikur te mos ja kerkoje prifti nje gje te tille. Sakramentet po ashtu nderohen sepse ne to katoliku dhe ortodoksi takon Krishtin cdo dite. Ndersa Protestanti e kerkon nderimin e tyre ne Bibel. Nqs nuk e ka Bibla nje gje, harroje. Prandaj dhe Protestantet e kane veshtiresi dhe i bejne qe te enden midis Nestorianizmit, Monofizitizmit apo Doketizmit, sepse ne Bibel nuk jepet cdo gje qe ka lidhje me Personin e Krishtit. Krishti nuk na la nje liber me instruksione, por Prezencen e Tij. Shenjtoret qe e kane kete Prezence, e dallojne se ku Ai eshte, permes instiktit, jo thjesht permes mendjes. Psh Padre Pio mahnitej para Hosties se aty ai shihte Krishtin. Te tjere qe ishin rrotull tij, cuditeshin se si dikush mund te rrije ashtu para nje cope buke. Shen Maria Egjiptiane, i foli Zosimait me vargje nga Bibla, edhe pse nuk e kishte lexuar Biblen fare ne jeten e saj. Kjo tregon qe Krishti si Fjala e Pakrijuar eshte Burimi prej nga rrjedhin fjalet e shenjta, dhe jo e kunderta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-12-2010 më 16:03
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #80
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une besoj se ne Bibel gjenden dogmat. Nqs me vertetim biblik kerkojme literalisht te na thuhet ne Bibel, e te injorojme komunitetin e besimtareve, kishes, atehere, jo vetem Maria, por ne nuk do arrijme as ne Trinitet, as ne vete kanonin biblik 27 librash te DHR, as qe ti lutetmi Birit dhe Frymes se Shenjte etj etj.

    Gjithmone jemi para nje pyetje shume te thjeshte, shkurter e drejtperdrejte:

    Perse e ka kaq te veshtire, psh marcus1, ta ule qafen i ti mevishet kishes katolike, se ciles i takon sipas 'tradicionit' njerezor?

    Nqs ai i ka vellezer katoliket dhe pranon shenjtoret e kesaj kishe, pse i reziston asaj dhe me cdo kusht nuk do ose i shmanget komunionit me te?

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •