Po, Seminarist, po, akuzat vijnë gjithmonë nga i keqi, akoma edhe kur dikush ka të drejtë. Çështja në krishtërim, në kundërshtim me botën, nuk është kush ka të drejtë, por kush ka dashuri.
Kur dy njerëz grinden, ata vënë si kriter të drejtën. Por kush jemi ne të dimë në mënyrë absolute kush ka të drejtë? Në rastet më të shumta, që të dyja palët mendojnë se kanë të drejtë, dhe megjithatë "drejtësia" e tyre nuk zgjidh asgjë. Është vetëm dashuria, dashuria e vërtetë për vëllain që e bën njërin prej tyre të pranojë më mirë t'i bëhet padrejtësi se sa të grindet me vëllanë.
Ishte Pali ai që u tha Korintasve ndërsa hidhnin njëri tjetrin në gjygj për të gjetur "të drejtën" e tyre: "Përse nuk pranoni që t'ju bëjnë padrejtësi, por i çoni të tjerët në gjygjet e botës dhe madje vëllezërit tuaj?"
Uauuu, Pali sipas kriterit të botës do konsiderohej njeriu më i marrë në botë. Por Pali tha: "Pranoni t'ju bëjnë padrejtësi" për hir të dashurisë ndaj vëllait.
Nëse unë do filloj të akuzoj dhe tjetri do hidhet në kundërsulm të më akuzojë, nuk do fitojmë asgjë, do i futemi një rrethi vicioz, ku gjithmonë do akuzojmë dhe do shajmë njëri-tjetrin. Por nëse unë do shoh ato që më bashkojnë me të tjerët dhe të tjerët do bëjnë të njëjtën gjë, do ndërtohemi dhe pse jo, mbase njëra nga të dyja palët mund të shohë ato gabime që deri dikur nuk i shihte.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Ti ne menyr te perseritur ke nje vije te menduari:
kur te thone te verteten, ti i quan dhe sheh si akuza. Vetem ti te mos korrigjohesh!
ti merr perseiper ta quash veten ne menyre te perseritur (por edhe pak te habiteshme) si Krisht-ndares, ndersa te tjeret kur thone te verteta, ata thjeshte kane bindje teologjike.
Nqs ti mendon se keto nuk jane sjellje oreorelulebore, shihi edhe nje here.
Më vjen keq Seminarist se ti veçse po sjell përçarje. Më gjej një akuzë të vetme timen dhe unë jam gati të kërkoj falje. Ndërsa unë dhe vëllezërit e mi ungjillorë jemi veshur me akuza të ndryshme. Nëse ti mendon se "të vërtetat" e tua të tipit oreorelulebore nuk janë akuza, vazhdo, unë nuk kam ndermënd të të ndjek.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Po te perpiqesha dhe ti shihja gjerat, sikurse TI, do gjeja akuza.
Por une nuk i shoh si ty gjerat.
Une shoh tek TY nje EGO-Krisht-erim, qe ti e ndan kaq shume larte e poshte.
Po a eshte ky Ego-Krisht-erimi yt, Krishti? Edhe them qe JO!
Po ashtu, une shoh tek TY, por edhe tek te tjere si ty, ne kete forum, qe keni nje filozofi, se di nga padija e naiviteti apo me qellim, me parimin: "jo se kam gje kundra teje, por nuk du te shoh me sy"!!!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 01-12-2010 më 11:01
Po ja më thuaj Seminarist, ku e ke parë këtë filozofi tek unë? Nëse edhe kësaj here nuk përgjigjesh, siç nuk u përgjigje më parë, atëhere nuk do vazhdoj më këtë bisedë se qëllimi im nuk është të mbush forumin me shkrime. Nëse më tregon, jam gati, siç e thash më parë, të kërkoj të falur.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
E po duhej normalisht ta kuptoje vete. Sa here qe i perkufizon si akuza (djalli) dhe si bindje thjeshte teologjike, te vertetat qe te thuhen neper tema te hapura per kete pune, nderkohe qe veten e sheh si Krisht-ndares e jo si thjeshte nje me bindje teologjike, ti je duke thene se une i quaj te gjithe vellezer e s'bej akuza, por (akuzon se) keta vellezerit bejne akuza qe vijne nga djalli!
Ne te gjithe kete mesele, ti larteson veten pa mase, si Krisht-ndares, nderkohe qe te tjerat jane ca me bindje thjeshte teologjike, por qe, nderkohe qe ti thua se bejne akuza qe vijne nga djalli, ti prape ske gje kundra ketyre, madje i quan vellezer.
Kjo dmth "S'kam gje kundra teje, mor maskara".
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 01-12-2010 më 11:45
Kete metode NAIVE, se sa te qellimte, e ka edhe nje evangjelist tjeter ne forum. Sa here u drejtohej ortodokseve psh se shiko s'kam asgje kundra besimit tend, por, me pak fjale, po te them se je ne besim te gabuar.
Shkrimi yt i mësipërm është veçse një interpretim i gabuar i atyre që lexon. Unë thashë një të vërtetë për të gjithë ne. Sa herë që ne akuzojmë dikë, nuk po i bindemi Krishtit, por po gënjehemi nga djalli. Unë solla madje edhe një shembull të Padre Pios se si ai refuzoi të dëgjojë një akuzë të vërtetë. Sa herë që bie edhe unë në këtë grackë, i largohem Krishtit dhe i lë vend djallit të më përdorë. Unë nuk po hiqem si i paprekur nga mëkati. Fakti që akuza është një vegël që përdor djalli, nuk do të thotë "s'kam gjë kundra teje, mor maskara" apo "nuk du të shoh me sy".
Këto janë interpretime të gabuara që sjellin veç përçarje midis nesh.
Gjithë të mirat.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt