Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 150
  1. #131
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po mar shkas nga kjo kuote per te thene se, nqs edhe per vete Pjetrin, keto fjale, qe, sipas besimit roman, e konstituan ne te berit KREU i krishterimit dhe qe perbejne BAZEN e besimit katolik-roman, u kuptuan me veshtiresi dhe nen nje proces kohor, atehere sa me shume do i duhej nje katoliku te cfaredoshem te ndaloje e ti nenshtrohet nje procesi kohor kuptimi se cfare domethene me qene katolik!!!!!!!

    Nje katolik, kur Vete Pjetri, per te kuptuar se nuk eshte thjeshte nje besimtar i lumtur i Jezusit, te cilin e ndan si me poste, larte e poshte, me cdokend, POR eshte KREU i krishterimit - cka eshte themeli i te qenit katolik - iu nenshtrua nje procesi kohor te kuptuari, duhet dhe ai vete te pasqyroje kete themel.


    Ajo cka e ndan unikalisht nje katolik me te tjeret, sikurse nje ortodoks me te tjeret eshte:

    Nje katolik nuk mund te jete i tille, edhe sikur ta ndaje dite e nate Krishtin, pa papen, sikurse nje ortodoks e ka te pamundur te qenit i tille pa kulturen bizantine greke.



    Me pak fjale, them se oreoreluleborizmi (qe shihet shpesh here nder katolike) + sakrament, NUK ESHTE = katolicizem!
    Seminarist, vertetë pikrisht kjo qe thua ti ishte edhe ne mua dhe shumë gjëra më është dashur kohë per të kuptuar.

    Por, dua të bëjë një pytje, pytje per ty Seminarist, marcus1 si dhe Matrix se; si mendoni apo si e shpjegoni psh - këtë shprehje të apostullit Pali kur dy her Pjetrin e quan "Kefa", çka nenkupton kjo sipas jush?

    Unë kam një bindje dhe besim apo edhe shpjegim por deshiroj të degjoj nga ju dhe opinionet e juaja.

    Pytja per Seminaristin, marcus1 si dhe Matrix.

    'Kur Kefa erdhi në Antioki...." (Gl 2; 12)
    "....i thashë Kefës...” (Gal 2; 14)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 14-12-2010 më 18:39
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #132
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E thashe ate me teper se me erdh keq kur pashe ne internet nje prift katolik shqiptar qe i referohej me kenaqesi nje video evangjeliste, ne te cilen ka nje mesazh sikur Ati i drejtohet me nje leter direkte individuale njeriut dhe me vargje biblike kerkohet te krijohet ideja e afersise se drejtperdrejte e njeriut me Atin.

    Nje mentalitet i turpshem skandaloz evangjelist. Turp qe nje klerik katolik te bie pre. Prandaj them se Katolik NUK = ore ore lulebore + Sakrament.

    Ka mundesi qe ndonje dite evangjelistet te dalin me variantin e propozimit me nje lule ne dore Jezusit apo Atit (!!!!), se sa e duan me dashuri te perjeteshme, apo Jezusi atyre!!!!!

  3. #133
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Per pyetjen. Pjeter (gr) = Kefa (aram) = Shkemb.

    Nuk diskutohet qe Simoni u be Pjeter ne menyre personale.

    Pyetja qe mbetet, eshte nese ne pohimin e Simonit, qe e beri ate Pjeter, marrin pjese, duke u bere Pjetra, te gjithe ata qe pohojne te njejtin besim.

    Ne kete sens, te gjithe te krishteret jane Pjetra, aq me shume te gjithe peshkopet. Por prape, nuk perjashtohet mundesia qe vete Pjetri eshte prototip i te gjithe ketyreve dhe qe ze nje vend te vecante nder ta.
    Psh, te gjithe besimtaret jane Krisht dhe si Krishti, apo si Maria, duke imituar keta, por kjo nuk do te thote se jane te barabarte as me Krishtin apo Marine.

  4. #134
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ton, po du me te ndihmue me dy histori nga Kryeqyteti Bizantin orthodhoks, per te pa se si ka qene mentaliteti i krishtere gjate mijevjecarit te pare.
    Si BURIM na sherben libri "Bizanti" (Byzantium) i John Julius Norwich.

    behet fjale per papen Vigjil, ne konflikt me perandorin Justinian persa i takon ediktit te te fundit. Papa ne kete kohe gjendej ne Kostantinopol. behet fjale per vitin 551

    perkthimi i imi nga anglishtja

    Fq 255-256

    Citim Postuar më parë nga John Julius Norwich, 'Byzantium'
    Me te degjuar lajmin, Justiniani u terbua krejt, ndersa papa, duke e mare me mend se nuk ishte me i sigurte se nuk do arrestohej, kerkoi strehim ne Kishen e Sh. Pjetrit dhe Sh. Palit, te cilen perandori e kishte ndetuar sefundmi ne krah te pallatit te Hormisdas. Por, pa arritur mire aty, ia befi Pretori i Popullit, qe drejtonte policine e qytetit, me nje kompani te gardes se qytetit. Sipas nje pjese te klerikeve italiane, te cilet ishin deshmitare okulare te asaj qe ndodhi dhe qe ne vijim e pershkruan ne detaj tek ambasadoret franke, ata ia befen ne Kishe me shpatat zhveshur dhe shigjetat gati te terhequra dhe shkuan drejt e tek papa. Ai, me ti pare, shkoi drejt per tek Altari, nderkohe qe njevarg prifterinjsh dhe diakonesh e rrethonin, duke i bere rezistence Pretorit, keshtu qe u be zarar dhe nje pjese e tyre u lendua, megjithese jo seriozisht. Atehere ushtaret e kapen papen vete, i cili nderkohe po mbahej fort pas kolonave qe mbanin Altarin, dhe u perpoqen ta terhiqnin me zor - disa prej kembesh, disa nga floket dhe te tjeret prej mjekrre. Por sa me shume e terhiqnin, aq me shume mbahej, derisa, me ne fund, vete kolonat levizen dhe Altari qe ra gati sa si zuri koken.
    Nderkohe, nje turme e madhe, e terhequr prej atyre qe po ndodhnin, kishte filluar te protestonte fuqimisht kundra nje sjellje te tille bere Vikarit te Krishtit.
    Kjo turme e kryeqytetit me siguri ishte greke+ortodokse, e cila se duronte dot trajtimin qe po i behej papes se Romes te cilin e shihnin si Mekembes te Krishtit (Vikar i Krishtit).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 27-12-2010 më 12:05

  5. #135
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Historia e dyte, ka te beje me Papen Konstantin ne vitin 711. Me sa di une, ky ka qene papa i fundit qe vizitoi Kostandinopojen, deri ne viziten e bere nga Papa Raci (Benedikti 16) disa vite me pare.

    Libri "Byzantium" John Julius Norwich fq 341


    Constantine arrived with a numerous retinue in the early spring of 711. Having travelled the last leg of the journey by land, he was met at the seventh milestone by an empressive delegation headed by the Patriarch and the co-Emperor Tiberius, Justinian's son, now aged six. Richly caparisoned horses with harnesses of gold were put at their disposal, and the combined party made its formal entry into the city by the Golden Gate, before proceeding down the Mese to the Palace of Placidia, which had once again been made ready for a papal visitor. The Emperor oddly enough, was not in the capital to greet his guest, being away in Nicea; but he sent a cordial letter of welcome, suggesting that the two might meet at the half way point of Nicomedia. Whether or not this was an attempt to gain a tactical advantage by forcing Constantine to come out to meet him must be e matter of conjecture; at all events the Pontiff willingly agreed - and was rewarded, when the meeting took place a day or two later, by the sight of Justinian, in full regalia including the imperial diadem, prostrating himself to kiss his foot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 28-12-2010 më 12:45

  6. #136
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ka nje shkallezim ngjarjesh ketu, qe KULMOHET me renien pertoke dhe puthjen e kembes se papes nga Perandori Justinian II.


    Per CUDI, perandori bizantin ne Koncilin e Ferra-Florences ne 1438-9. kur Papa Eugjen IV i tha ti puthte kemben, si nje sherbim dhe shenje nenshtrimi qe tradicionalisht ia kishin bere perandoret, ky iu pergjigj se nje gje e tille ishte e padegjuar!!!!

  7. #137
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Seminaristi, falemnderit per shpjegimet, histori kjo qe une nuk e kam degjuar as lexuar me pare.

    te fala në Krishtin
    toni77!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #138
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Angli:

    3 ish-ipeshkvij anglikanë do të shugurohen meshtarë katolikë më 15 janar!




    (07.01.2011 RV)
    Tre ish-ipeshkvijtë anglikanë, që u pranuan në Kishën katolike të Anglisë e të Uellsit më 1 janarin e kaluar, do të shugurohen meshtarë katolikë në Katedralen e Uestminsterit, më 15 janar. Lajmin e jep gazeta e sotme vatikanase “L’Osservatore Romano”, duke e shoqëruar me një notë të Konferencës ipeshkvnore angleze.

    Më 8 nëntorin e kaluar – lexohet në komunikatë – pesë ipeshkvij të Kishës së Anglisë: tre në shërbim aktiv e dy në pushim: Keith Newton (Kejth Njuton dhe Andrew Burnham (Endrju Bërnhëm), njoftuan se dëshironin të tërhiqeshin nga shërbimi ipeshkvnor me të jepnin dorëheqjen nga detyra baritore, deri më datën 31 dhjetor 2010.

    Pas këtij vendimi – tre prej ipeshkvijve, ende në detyrë: John Broadhurst (Xhon Brodhërst), Edwin Barnes (Eduin Bënnes) dhe David Silk (Dejvid Silk) u pranuan plotësisht në Kishën Katolike, gjatë kremtimit eukaristik të 1 janarit 2011, në katedralen e Uestminsterit.

    Në nëntorin e kaluar, e përditshmja angleze Daily Telegraph, duke cituar edhe deklaratën e kryeipeshkvit të Kantërburit, Rouan Uilljams, primat i Bashkimit Anglikan, që fliste për dorëheqjen e dy ipeshkvijve, pohonte se të pestët ishin të zhgënjyer nga reformat liberale që ka ndërmarrë Kisha Anglikane vitet e fundit e se dëshironin të hynin në Ordinariatin, që do të themelohet vitin e ardhshëm, duke ruajtur traditat anglikane, edhe pse në bashkim me Romën, për të mos cënuar kërkimin e përhershëm të bashkimit të plotë të të gjitha Kishave të krishtera.

    Për këtë njoftim, më 8 nëntor 2010, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, deklaronte gojarisht sa më poshtë:
    “Lidhur me deklaratën e pesë ipeshkvijve, të cilët deri tani i përkisnin Kishës Anglikane, që kanë vendosur të bashkohen me Kishën Katolike, e që, për këtë arsye duhet të japin dorëheqjen nga veprimtaria aktuale baritore në Kishën e Anglisë, mund të pohojmë se është në studim krijimi i Ordinariatit të parë, sipas normave të caktuara nga Kushetuta Apostolike “Anglicanorum coetibus” e se vendimet e mundshme lidhur me këtë çështje, do të komunikohen në kohën e duhur.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #139
    Citoj;
    behet fjale per papen Vigjil, ne konflikt me perandorin Justinian persa i takon ediktit te te fundit. Papa ne kete kohe gjendej ne Kostantinopol. behet fjale per vitin 551
    Kjo turme e kryeqytetit me siguri ishte greke+ortodokse, e cila se duronte dot trajtimin qe po i behej papes se Romes te cilin e shihnin si Mekembes te Krishtit (Vikar i Krishtit).
    Ne ç'vit behej fjale..., pse at'here u quajten orthodhokse?
    Vikar...?! - Po ç'do te thote.
    Shkembi, nenkuptohet Besa, pra ai guri i themelit, jo vikari....!
    Pershendetje me Krishtin.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #140
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Citoj;




    Ne ç'vit behej fjale..., pse at'here u quajten orthodhokse?
    Vikar...?! - Po ç'do te thote.
    Shkembi, nenkuptohet Besa, pra ai guri i themelit, jo vikari....!
    Pershendetje me Krishtin.
    Edhe unë po të them: Ti je Pjetër‑Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!

    Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mar; 16; 18-19)


    “Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?” i tha Jezusi.

    “Po, Zotëri ‑ iu përgjigj ‑ Ti e di se të dua!”

    “Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.

    Prapë e pyeti të dytën herë:

    “Simon Gjoni, a më do ti mua?”

    “Po, Zotëri, ti e di se të dua!” ‑ iu përgjigj Pjetri.

    Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.

    I tha për të tretën herë:

    “Simon Gjoni, a më do?”

    Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:

    ‘A më do?’ dhe iu përgjigj:

    “Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”

    I tha Jezusi:

    “Kulloti delet e mia!” (Gjn 21; 15-17)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •