Sipas shefit të zjarrfikëses të Ballshit mbas kthimit të autobuzit numri i viktimave ariti në 8 persona.
Shoferi grek përveç që ka qënë i pirë në momentin e aksidentit ka qënë duke folur në telefon.
Sipas shefit të zjarrfikëses të Ballshit mbas kthimit të autobuzit numri i viktimave ariti në 8 persona.
Shoferi grek përveç që ka qënë i pirë në momentin e aksidentit ka qënë duke folur në telefon.
Ngushllime familjeve, sherim te shpejte te lenduarve.
Lajmin e fundit qe e degjova ishin 6 te vdekur. Shpresoj te mos kete me shume.
Tragjedi e madhe.
Nuk po gjykoj ne baza kombetare sepse pak ka rendesi qe shoferi qelloi grek, por po gjykoj ne baza njerezore.
Ngasesve, sidomos te autobuseve, qe dalin pozitiv qofte vetem nje here te vetme ne alkotest duhet tu mohohet e drejta per tere jeten qe te prekin timonin. Policia e trafikut duhet te jete shume me aktive me alkotestet, sidomos te ngasesit e autobuseve.
Ja cfar tragjedie shkakton nga nje njeri i papergjegjshem!
Gjithmone, nese lajmi eshte i vertete per dehjen e vozitesit.
Ngushllime.
Qoft i meshiruar nga i Madhi Zot !
Kurse te mbijetuareve, sherim dhe rehabilitim sa me te shpejt !
"Shqiptar, Elhamdulilah"
E tmerrshem , ngushellime familjarve !
Jeto sot se neser nuk i dihet
ngushellime familjareve.
sa keq
me kete rast te shqyrtohen edhe fakti qe shumica e autobuseve jane me nje shofer dhe jo me dy sic e kerkojne rregullat e qarkullimit
vene ne rrezik koken e hallexhinjve, se hallexhinjte kryesisht udhetojne me autobus, duke shkelur sistematikisht keto regulla
mjere ky popull........
Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët
Ngushellime familjeve te viktimave e sherim te shpejte te lenduarve!
Mos flini ne autobus o milet po mbani syt hapur e terhiqjani vrejtjen shoferit kur ecen si i marre..
--
Autobusi bie nga 100 metra lartësi, 8 të vdekur, 41 të plagosur
FIER- Një festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në afërsi të fshatit Ziaj të komunës së Fratarit, në rrethin e Mallakastrës. Mësohet se autobusi i kompanisë ALBTRANS me targa INB 9900, drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas, i cili ka humbur kontrollin e mjetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, efektivë të FNSH-së së Fierit dhe të Gjirokastrës, si dhe forcat e RENEA-s. Në vendngjarje janë dërguar dhe dy vinça për nxjerrjen nga gremina të autobusit, ndërsa ka nisur nxjerrja dhe transportimi i trupave të pajetë, si dhe i pasagjerëve që i mbijetuan vdekjes. Nga hetimet paraprake, dyshohet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të lagështirës së madhe në rrugë dhe motit të keq. Ndërsa pasagjerët e mbijetuar mbrëmë deklaruan se shkak i tragjedisë ishte shoferi grek, i cili gjatë gjithë rrugës i jepte shumë keq makinës. I mbijetuari nga Kavaja, 37-vjeçari Ervin Mema, i kontaktuar nga "NEWS24" në spitalin e Tepelenës, pohoi se shoferi Tomas Tsogas ka qenë nën efektet e pijes alkoolike. Ndërkohë, përfaqësues të Policisë së Shtetit u shprehën se po bëhen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Viktima e parë e raportuar që ka mbërritur në morgun e Tepelenës ishte Fredi Guma, 41 vjeç.
Te plagosur
Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç
• Edlira Haldedaj, 27 vjeç
• Elisavda Haldedaj, 6 vjeç
• Armela Berisha, 24 vjeç
• Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç
• Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç
• Brunilda Halilaj, 16 vjeç
• Valbona Guma, 17 vjeç
• Boci Rina
• Daniela Papallaçi, 21 vjeç
• Eduart Premçi, 21 vjeç
• Ervin Mema, 34-vjeç
Te vdekur
• Fredi Guma 41 vjeç
• Dhurata Halili 41 vjeç
• Manushaqe Bali
• Refail Bashillari
E HENE 8 NENTOR
ORA 23:20- VASILI: TË PAKTËN 35 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaron se, “Ka mbaruar operacioni i shpëtimit dhe boshatisjes së autobusit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve. Janë të paktën 35 të plagosur. Janë vendosur shumica në spitalin e Fierit”,- thekson ministri.
ORA 23:10- PASHAI: ARRIN NE 8 NUMRI I VIKTIMAVE
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai deklaron se është mbyllur aksioni në terrenin e thyr, duke nxjerrë prej andej të gjithë pasagjerët. Sipas tij, "bilanci i viktimave shkon në 8, gjithsej në autobusi 49 persona". Pashai: Autobusi ka bërë 4 rrotullime, shoferi fliste në telefon.
ORA 23:00- HOXHA: NË AUTOBUS KANË MBETUR EDHE 2 PERSONA
Sabire Hoxha, kryetare e komunës Fratar rreth orës 23:00 deklaron se në autobus kanë mbetur edhe dy persona, ende të panxjerrë. Sipas saj bilanci i viktimave vazhdon të jetë 6, por “mes të plagosurve ka shumë të rinj”.
Hoxha sqaron se “Vendi ku ndodhi aksidenti është 4 km larg Fratanit. Në vendngjarje vazhdon shiu, relievi është i vështirë. Punohet me barrela e litarë. Ndricimi bëhet me makineri dhe prozhektorë. Në autobus ka rreth 40-50 veta”, - sipas saj.
ORA 22:10- PASHAI: NË AUTOBUS 50 PERSONA
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai në një prononcim për News 24 deklaron se “nuk është rrugë me kthesa por rrugë e drejtë, jo e rrezikshme”. Ai sqaron se janë 6 të vdekurit nga aksidenti, ndërsa shton se aktualisht popunohet pë të kthyer autobuzin. Edhe pse deklaron për pasaktësi të numrit të njerzve në autobus, me përafërsi janë 50 persona.
ORA 21:35- NË SPITALIN E TEPELENËS 10 TË PLAGOSUR
Gazetarja e News 24, Eri Baco ka mbërritur në spitalin e Tepelenës nga ku njofton “për mbërritjen e 10 të plagosurve, një djalë i ri rreth të 25-tave është në gjendje kritike për jetën. 4 prej tyre në gjendje më të rëndë po nisen drejt Gjirokastrës për shërbim më të specializuar”,- sipas saj. Deklarohet se spitali i Tepelenës është në gadishmëri të plotë.
Tepelenë, publikohen emrat e të mbijetuarve: E mbijetuar Brunilda Halili 16 vjec, e mbijetuar Valbona Guma 17 vjec nga Fieri, i mbijetuar Boci Rina nga Lushjna, e mbijetuar, Danjela Papallaqi 34-vjec nga Gjirokastra, i mbijetuar Ervin Mema 34 vjec nga Kavaja, i mbijetuar Eduard Premci 21 vjec nga Lushnja, në gjendje kritike për jetën.
ORA 21:30- VIKTIMAT
Konfirmohet emri i viktimës së parë. Bëhet fjalë për shtetasin Fredi Guma, 41- vjec.
ORA 22:00- MINISTRI VASILI DREJT VENDNGJARJES: 15 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është nisur drejt vendit të ngjarjes. Në një komunikim për Neës 24 Vasili e quan ngjarjen “një tragjedi pasi aksidenti ka ndodhur në nje rrugë të vështirë ku edhe moti i keq ka ndikuar”. Sipas tij në spitalet e vendit aktualisht ka rreth “15 të pagosur, ku 3 ndodhen në gjendje të rëndë”.
Vasli sqaron se mosha mesatare e të plagosurve varion nga 30 në 40 vjec, ndërsa shton se në të gjitha spitalet e Fierit, Tepelenës e Gjirokastrës janë në gadishmëri të plotë për të pritur viktimat.
ORA 21:40- NUMËROHEN DERI NË 25 TË PLAGOSUR
Korrespondenti i News 24 Agron Llupi deklaron se terreni ku ka ndodhur aksidenti është tepër i vështirë dhe reshjet e shiut vazhdojnë ende. Sipas tij, autobusi është përmbysur dhe dyert e tij janë bllokuar. Kështu, për të nxjerrë viktimat autobusi po hapet nga lart. Liupi, deklaron se bëhet fjalë për 25 të plagosur dhe për 6 viktima.
ORA 21:00- POLICIA: 6 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR
Kur ka kaluar më shumë se një orë nga aksidenti tragjik, policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmon vdekjen e 6 pasagjerëve që udhëtonin në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, që drejtohej nga shtetasi grek Tomos Cergas. Sipas deklaratës së zëdhënëses së policisë Klejda Plangarica, 20 pasagjerë të tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe janë nisur drejt spitalit. Autobusi me targa INB 9900 ka rënë pranë fshatit Ziaj në aksin Fier-Tepelenë.
"Për menaxhimin e këtij aksidenti të rëndë dhe dhënien e ndihmës personave të dëmtuar, menjëherë janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Po ashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelenë. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është ngritur një grup pune, i cili po koordinon gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën 6 persona",- deklaroi Plangarica.
Ndërkohë nga forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje, deri në këto momente është bërë e mundur që të nxirren nga autobusi 20 pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë pranë strukturave spitalore.
ORA 20:30- AUTOBUSI BIE NGA 100 METRA LARTESI
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga lartësia 100 metra në aksin Fier-Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Ziaj. Autobusi i rrëzuar është me targa greke, gjithashtu mësohet se edhe drejtuesi i tij është shtetas grek. Sipas policisë, dyshohet për gjashtë viktima në këtë aksident, ndërsa 20 pasagjerë të tjerë kanë shpëtuar.
Mësohet se aktualisht në vendngjarje ndodhen katër makina të policisë rrugore dhe një ambulancë. Në vendngjarje forca RENEA dhe FNSH e Fierit. Sipas të dhënave të policisë duket sikur autobusi është i përmbysur, por errësira dhe moti i keq vështirësojnë ndërhyrjen. Nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
VIDEO: Fier, autobusi bie nga 100 metra: Policia 8 të vdekur, 35 të plagosur
VIDEO: Ministri Vasili për Nesw24
Kthehu Dërgo Printo Home
Komento
Dërguar nga DEMI, XX më 09-11-2010 në 07:14
ngushellimet me te perzemerta per familjaret e viktimave bashkohem dhe une me fatkeqsine e tyre.sherim sa me te shpejt te plagosurve
Dërguar nga armand më 09-11-2010 në 04:23
ngjarje e tmerrshme ngushullime falimjareve vretet per te ardh keq ne kete dit gezimi qe kaloi sot shqiperia ngushellime familjarve.....
Dërguar nga Ana më 09-11-2010 në 01:42
Arlindi nuk bie rrufeja ne h... (me falni per fjalorin)
Dërguar nga Ana më 09-11-2010 në 01:41
Ngushellimet e mia te perzemerta familjareve te viktimave! Te plagoserve ju uroj nje retablim sa me te shpejt! Shpresoj te mos rritet me numri i viktimave.
Ne Amerike "autostradat e kufirit" jan ber ne ate menyr qe nese te ze gjumi ose se ke mendjen(sepse jan udhetime te gjata) dhe del pak fare jasht rruge, makina ben nje zhurm shum te madhe qe te zgjon direkt. Gilmani dhe Klejdi jam plotesisht dakort me ju, prioriteti i Shqiptareve duhet te jet te rregullojn rruget qe jan katastrof.
Dërguar nga Tragjedi e madhe më 08-11-2010 në 23:58
Ngushellime familjeve. Turp te kete Omonia dhe Bollano qe dolen sot ne TV Mega (Greqi) duke thene qe duhet te investigohet per motive etnike. Turp a faqja e zeze!
Per sa i perket aksidenteve: jemi ne zone malore, dhe bjen shi shume. Gjithashtu si shtet i varfer rruget s'jane aq te mira. Gjera qe ndodhin
Dërguar nga edi buda, Vegas Amerika më 08-11-2010 në 23:29
MOJ ELIDA DURRES KUSH TE THA TY MOJ TETA SE KAMONISTET JEN TE NDYRE TE PALARE , EKE PROVO NDOJ HERE PREJ NDOJ KAMUNISTI TI MOJ MOTRA, NA E RR...H PER VERE SE PER DIMER ASHT FTOHET, DEGJOVE OJ TETA ELIDA DHE MOS E K..... ME ME KAMUNISTET PO SHIKO SALI SHPELLARIN TAT, SE INAGURON RRUGE PA ASNJE MBROJTESE, LE QE KU KA PARE RRUGE AI NE VICIDOLLLLLLLLL,
Dërguar nga asia, ballsh më 08-11-2010 në 23:15
eshte per te ardhur keq per gjithe keto viktima qe niseshin per te fituar ca para per buken e gojes dhe perfundojne ne kete menyre...dhe nqs shoferi ishte pergjegjes ashtu sic o thuhet duhet te denohet maksimalisht...ngushellime familjeve megjithese nuk ka fjale per te pershkruar kete tragjedi.
Dërguar nga Bato më 08-11-2010 në 23:05
Paska pi klyshi morri edhe te tjeren ne qafe
Dërguar nga VETON, Mitrovic më 08-11-2010 në 23:00
Ngushllime vllazneve shqiptare. Ma vje keq me e than po shqipnia asht shum e prapametme ne cdo drejtim dhe se merto jo evropin po as ballkanin jo. Hajna korruptiv.
Dërguar nga tosi më 08-11-2010 në 22:49
Une e kisha nda menjen me ik ne itali tani qe sduhen me vizat po kur shof keshtu lajmesh beindem akoma me shume qe jo vetem duhet te iki po as te mos kthehem me megjithese familjen time e kam ne Kavaje. Nuk i rregulluan njiher keto rruge e pastaj thone e ka fajin koha keqe. Jo jo e ka fajin korrupsioni dhe vjedhja qe nuk u beme njehere si bota.
Vazhdimi komenteve: 1 2 3
ngushllime ma te sinqerta gjith familjarve q
ngushllime ma te sinqerta gjith familjarve, sherim te shpejt te lenduarve ne ket tragjedi komunikacioni. ishte ngjarje e rende qe tronditi thell e gjith kombin tone kudo qe gjindemi ne glob. nga burimix
Krijoni Kontakt