Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Shkrimtari dhe poeti MYRTEZA MARA.

    Vepra letrare gjen lexuesin qė meriton




    Ndjesi pėr poezinė dhe prozėn e shkrimtarit Myrteza Mara

    (Autor i dhjetė librave me poezi dhe tre librave nė prozė.

    Fitues i “Penės sė Artė”, “Kadmus”-2006)

    Poeti, njeriu i sė nesėrmes

    Nė kėtė dekadėn e fundit, shkrimtari Myrteza Mara i ka dhėnė vetes njė emėr tė pėrveēėm nė letėrsi. E ka nisur tė shkruarit, qysh nė vitet e rinisė, duke i dhėnė portret tė plotė, nga libri nė libėr, nga poezitė e poemat tek tregimi, novela e romani. Nė tė gjitha gjinitė e letėrsisė, ka njė tė pėrbashkėt: dashurinė, qė lexuesi i vėmendshėm e vė re dhe ndjehet mirė kur e lexon krijimtarinė e tij.

    Myrteza Mara ėshtė poet nė poezi dhe ndjehet poet nė prozė. Dikur, fjala “Poet” ishte gjithėsia e atyre qė merreshin me art e letėrsi. Ishte poet ai qė e pėrdorte me mjeshtėri penelin apo daltėn, ishte poet ai qė e pėrdorte me mjeshtėri tė treguarit nė prozėn e shkurtėr apo nė roman… Emri “Poet” ishte qiellor, njė dhunti, qė i vinte njeriut pėr ta vėnė nė shėrbim tė zbukurimit tė shpirtrave njerėzorė. “Poezia ėshtė muzika e shpirtit, sidomos pėr shpirtrat e mėdhenj e tė ndjeshėm…” shkruan Volteri. Poeti ėshtė njė shenjt jo si shenjtėt e tjerė tė biblės e tė kuranit, ai ėshtė njė shenjt, qė kėndon brenda njeriut, duke i dhėnė kujtesė kohės-them unė. “Shumė burra trima kanė jetuar edhe para Agamemnonit, mirėpo tė gjithė janė humbur nė natėn e amshuar tė harresės, tė pashenjė, tė panjohur, sepse u ka munguar Poeti i Shenjtė”, thotė Horaci. Kujtesės sė kohės-kombėtare nuk i munguar kujtesa-poetike me Darėn, Naimin e Fishtėn, Migjenin, Poradecin, Kadarenė e Agollin, deri tek poetėt e ditėve tona.

    Kujtesės sė kohės-vlonjate nuk i ka munguar kujtesa-poetike, qė nga mjeshtrit e mėdhenj Ali Asllani, Petro Marko, e Fatos Arapi e deri tek poetėt e ditėve tona.

    “Tė ndjejmė mundemi vetėm nė gjuhėn amtare, tė mendojmė mbase edhe nė ndonjė gjuhė tjetėr”-shkruan poeti T. S. Eliot. Le ta sjellim kėtė gjykim nė mjedisin shqiptar dhe pikėrisht nė Vlorėn-Poete, ku merr mushtin shpirtėror poeti Mara. Ėshtė Vlora me gjithė bukuritė e saj: diellin dhe detin, qė i ka me tė tepėrt; ullinjtė, portokallet e limonėt, me gjelbėrim tė shumėjetshėm, kodrat e malet, me gjithė pasuritė e pemėve dhe kafshėve tė rralla… Vlora me bukuritė dhe madhėshtitė historike, qė i ka dhėnė emėr gjithė Shqipėrisė… Aty ėshtė ndjenja dhe mendimi i poetit, qė jeton brenda kėtyre pasurive..

    “Dua tė shtrihem nė qilimin e qiellit

    Si mbi njė lėndinė tė tė virgjėr,

    Ku ēdo yll ngjan me njė flutur…

    E dashur mė jep njė tė puthur…

    Poeti, siē di tė gjejė virgjėrinė e fjalės, (se ndryshe nuk mund tė jetė poet), di tė zbulojė edhe virgjėrinė e natyrės (dhe kėtė mund ta bėjė vetėm poeti). Poezia s’ka moshė. Ajo ngjet me natyrėn, me pemėt, me lulet, me zogjtė, me diellin, me detin, me formulėn e ujit “H2-O” dhe dihet qė uji u jep jetė gjithė qelizave tė jetės… Kėshtu ndodh me poezinė, kur ajo ėshtė, siē shkruan Xhon Milton: “e thjeshtė, shqisore dhe e pasionuar”. Nuk mund tė konceptohet ndryshe poezia. Kėshtu ka ardhur nėpėr vite dhe kėshtu do tė jetė. Modernizmat, duke bashkuar fjalė, duke ngatėrruar fjalė e duke mos kuptuar fjalė, nuk mund tė quhen poezi. Ndodh shpesh qė lexon libra me poezi tė tilla, kur poezitė qė ngjasojnė me blerimin e ullirit, mėnjanohen, injorohen duke i quajtur si tė shkuara-kohe. Mund tė bėhen njėmijė e njė prova, por Poezia e vėrtetė ėshtė e vėrtetė dhe e bukur si natyra.

    “Nuk ekzistojnė dy lloj poezish-shkruan Pol Elyar-fjala “poezi” do tė thotė “kėngė”. Qė nė kohėt mė tė lashta poezia ėshtė gjuha qė kėndon dhe unė besoj se kjo nuk ka pėr tė ndryshuar kurrė ndonjėherė.”.

    “Poezia ėshtė bashkimi i dy fjalėve pėr tė cilat njeriut s’i kishte vajtur mendja kurrė, qė mund tė bashkoheshin… poezia ėshtė njė “dre i plagosur” shkruan F. G. Lorka. Ka tė vėrtetė ndryshe nga kėto?!

    “Mos ke mbirė nė njė sy tjetėr?!”… shkruan poeti Mara, pėr “miken” qė s’e ka mė… Ēdo koment ėshtė i panevojshėm pėrballė kėtij vargu, qė i thotė tė tėra. Dhe lexuesi i poezisė tė Myrteza Marės, i kujtohen vargjet e Lasgush Poradecit apo Ali Asllanit, Robert Bėrnsit apo Dritėro Agollit… , ku fjalėt bashkohen-magjishėm siē do poeti…

    Dhe Poeti i Vlorės, duke e shpėnė mendimin e tij tek tė mėdhenjtė e poezisė nėpėr kohė shkruan:

    “S’bėn dot koha pa poetė,

    Pa poetė s’ka dashuri…

    Bota, thoni, ē’mund tė jetė,

    Po nuk pati poezi?”

    Pse ndodh kjo? Se poeti digjet nga dėshira pėr tė riprodhuar jetėn, mė tė mirė, mė tė bukur, larg ēnjerėzores, larg gėnjeshtrės…

    Myrteza Mara ėshtė poet-lirik, qė e ngjyen penėn nė shpirtin e natyrės dhe shpirtin e njeriut. Kryefjala e gjithė krijimtarisė sė tij ėshtė dashuria dhe e vėrteta. Dashuria dhe e vėrteta, gjer nė dhimbje, pėr njeriun dhe natyrėn. Mund tė them me bindje se poezia ėshtė vetė dashuria e poetit. Ai, brenda dashurisė, zbulon variantet e dashurisė, si grafiku sizmik i tėrmeteve.

    Dhe poeti shkruan:

    Ē’t’i them qiellit, ē’t’i them yjeve,

    Ē’t’i them gurit tharė nė rrėnjė?

    Ē’t’u them zogjve, ē’t’u them pyjeve,

    Po ty ē’tė tė them moj nėnė?!

    Dhe poeti shkruan:

    “Vitet qė humbėn nė mjegull, mos m’i ki zili.

    Unė vetė i shtyva, drejt honit tė harresės,

    Ishin vite pa Ty…”

    Poeti flet edhe kur hesht, edhe kur ndjen, edhe kur mendon… Ai ėshtė i gjithi-fjalė.

    “Akoma s’ėshtė mbushur me dashuri jeta!” shkruan poeti i madh kombėtar turk, Nazim Hikmet. Prandaj shkruan poezi liriku Myrteza Mara.

    “Dera e fshehtė e shkrimtarit”

    Myrteza Mara ėshtė njeri me fuqi krijuese, qė shikon brenda trurit dhe shpirtit tė njeriut. Edhe kur bisedon me tė, ndjen se ke tė bėsh me njė njeri qė artin e ka pjesė tė vetvetes. Ai e pėrjeton jetėn edhe jashtė vetes sė tij, edhe jashtė familjes, pallatit, lagjes, qytetit, vendlindjes… edhe jashtė Shqipėrisė. Gjeografia shpirtėrore e shkrimtarit, veē poezisė sė bukur, na sjell edhe njė prozė sa elegante aq edhe tronditėse.

    Gjithmonė diēka ndodh brenda shkrimtarit. Uni dhe Uni+, qė gjenden tek ēdo njeri, te shkrimtari pėrballen mė dukshėm me njėri-tjetrin… Shkrimtari gjithmonė ėshtė dy, me tė pėrbashkėtat dhe, mė tepėr, me tė kundėrtat e tyre. Uni dhe Uni+, mendojnė ndryshe, ndjejnė ndryshe, dashurojnė ndryshe, edhe grinden, edhe shahen, por jo si njerėzit e zakonshėm… Nė fund del nė pah mendimi filozofik, qė fillon nga mė e thjeshta e jetės deri tek problemet mė madhore tė njeriut. Kėshtu lind dhe rritet vepra letrare tek shkrimtari Myrteza Mara.

    “Tė shkruash romane ėshtė njė punė filozofike”-shkruan kritiku anglez Ralf Foks. Kush bėn letėrsi tė vėrtetė e fut mendimin e vet nė filtrin filozofik. Kjo vihet re, dukshėm, tek proza e M. Marės, kryesisht tek romani “Semaforėt e thyer” dhe “Gruaja e njė ėndrre tė bardhė”, qė shkrimtari ia ka dhėnė lexuesit dy vitet e fundit. Por nuk dua tė eci nė kėtė udhė-mendimi te ky shkrim, qė kėrkon njė studim tė gjatė. Do vazhdoj ndijimet e mia nė portretin poetik tė shkrimtarit Myrteza Mara, pa pretenduar tė bėj analizėn e veprės sė tij letrare.

    Novela “Lisjana”, e botuar mė 2007 dhe e ribotuar nga Shtėpia Botuese “Toena” mė 2008, ėshtė dėshmia mė e mirė e njė proze tė bukur poetike. Tė bėsh njė pėrcaktim tė tillė pėr njė libėr tė tėrė me 88 faqe, nuk ėshtė e lehtė. Duhet njė artist i mirė i mendimit dhe i fjalės, qė tė arrijė tė mbajė njė novele tė tėrė me dallgė poetike brenda. Mund tė them se ėshtė novelė e tipit Ēehovjane, por e kohėve moderne tė shekullit tė XXI. Shkrimtari tregon nė vetėn e parė, komunikon me personazhet, ashtu siē do ai e ashtu siē di ai, ndėrton marrėdhėnie njerėzore tė pranueshme nga lexuesi, por edhe tė pa pranueshme nga lexuesi, (se ndryshe s’kishim pse tė shkruanim pėr kėtė shkrimtar) thyen “tabunė” e ndarjes sė brezave me kryefjalėn “dashuria nuk njeh moshė”, e respekton jetėn nė tė gjitha etapat e saj, duke i dhėnė asaj kuptim…

    “Gjėja mė e mirė shkruhet kur je i dashuruar”-shkruan Ernest Hemiguej. Dua ta besoj Hemiguejn! Por shkrimtari nuk dashuron si njeriu i zakonshėm. Vetėm kur dashuria kthehet dhimbje dhe vuajtje, ai mund tė jetė i sigurt pėr atė qė shkruan. Dhe vepra e tij letrare gjen lexuesin qė meriton.

    Novela “Lisiana”ėshtė bėrė mė tepėr pronė e rinisė, duke kaluar nga njėra dorė tek tjetra, bile edhe duke e fotokopjuar. Kur ndodh kėshtu, nė kohėn qė lexuesit i janė larguar shumė librit, ėshtė njė sukses i kuptimtė i shkrimtarit dhe njė mėsim pėr shumė shkrues, qė pandehin se bėjnė ēudinė duke nxirė fletėt me germa, pa bėrė dot letėrsi tė vėrtetė. Le tė lexojnė “Lisjanėn” edhe ata qė tė mėsojnė si shkruhet bukur proza.

    “Gruaja e njė ėndrre tė bardhė” (Toena, 2008) ėshtė romani i fundit qė i ka dhėnė lexuesit shkrimtari. Nė qendėr tė romanit ėshtė dashuria e ngujuar pas hekurave tė shpirtit. Rreth kėsaj dashurie zhvillohen ngjarjet e krimit, jeta nė emigracion, qė lėviz drejt vendlindjes, ku mundėsinė e kap prej fyti pamundėsia. Nė qendėr tė romanit qėndron “ngjarja e padėgjuar ndonjėherė”(siē shkruan Gėtja, nė njė vlerėsim tė novelės sė Cvajgut), qė del nga e zakonshmja e jetės, bile veēohet edhe nga disa tė padėgjuara tė tjera. Autori nuk e ka kėrkuar, por e ka jetuar ngjarjen, se shkrimtari di t’i zbulojė e t’i magnetojė “tė pandodhurat”. Kur e lexon romanin tė duket sikur shkrimtari ndodhet aty “tek e pandodhura”. Shkrimtari hyn nė jetėn e personazheve jo nga porta, por nga njė derė dytėsore, qė quhet “dera e fshehtė e shkrimtarit” dhe bėhet vetė-personazh, “zot shtėpie” jo mik shtėpie. Nuk ėshtė e lehtė kjo. Pyesni Myrteza Marėn si mund tė hyhet.

    Nė kėta njėzetė vjet, shumė shkrimtarė kanė migruar jashtė vendit, janė bėrė dhjetėra e dhjetėra libra, tė gjithė gjinive, por nuk na ka mbetur nė mend ndonjė libėr, ku dashuria dhe dhimbja tė bashkėjetojnė nė harmoni, siē ndodh me romanin e M. Marės. Letėrsia ėshtė tė shohėsh mė lart e mė larg, tė abstragosh duke jetuar e tė jetosh duke abstraguar. Letėrsia nuk e riprodhon botėn, por e krijon atė ė formėn mė tė lartė tė mendimit dhe tė qytetarisė. Vlora, e poetit dhe shkrimtarit Myrteza Mara, ėshtė njė vend ku prodhohet letėrsi, por manifestohet jo mirė ajo qė prodhohet. Nė njė shkrim timin kam shkruar “Vlora-poete”. Brenda kėsaj fjale hyjnė gjithė krijuesit e vėrtetė vlonjatė, qė e duan letėrsinė dhe e shkruajnė bukur letėrsinė, pa thėnė: shih sa bukur e kam shkruar! Letėrsia e Myrteza Marės dhe gjithė letėrsia vlonjate ėshtė njė pasuri pėr letėrsinė e sotme shqipe. Poeti nuk ka moshė, mosha e tij ėshtė poezia. Ēdo poet ka qiellin e vetė poetik, me hapėsira tė pamatshme. Lexoni librat e Myrtza Marės qė tė hyni nė qiellin e tij poetik!

    “Nga njė artist me zemėr tė vogėl, sado i aftė tė jetė ai, nuk del art i mirė…” shkruan shkrimtari i madh turk Jashar Qemal. Unė, duke njohur Myrteza Marėn i besoj plotėsisht kėto fjalė.

    Detyra e ēdo shkrimtari ėshtė tė krijojė kulturė pėr popullin e vet, aq mė tepėr sot qė kultura kombėtare shfaqet anemike. Kėtu nis dhe nuk mbaron misioni i tij. Veprat e ardhme tė shkrimtarit Myrteza Mara, jam i sigurt se do vazhdojnė tė ndihmojnė nė kulturėn tonė kombėtare, duke krijuar kulturė.

    Poeti ėshtė gjithmonė njeriu i sė nesėrmes,

    Lexojeni poetin,

    Besojeni poetin!

    Nase Jani

    Athine,tetor 2009
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-11-2010 mė 12:11
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Myrteza MARA

    “Pena e Artė” KADMUS-2006

    Vlorė




    U lind mė 29. 1. 1943 nė qytetin e Vlorės. Ka mbaruar studimet e larta ushtarake dhe ka shėrbyer , oficer me gradėn kolonel, deri sa doli nė lirim nga reforma mė 1992. Qė nga viti 1998-2006 ka drejtuar “Shoqatėn e Shkrimtarėve” “Petro Marko”-Vlorė, nė fillim sekretar e mė pas kryetar. Nė Shkurt 2006 zgjidhet Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, dega Vlorė dhe anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Prej vitit 2006 ėshtė Anėtar i klubit tė Shkrimtarėve Shqiptarė nė Botė “Drita”.

    Nė 4 prill 2009, rizgjidhet Kryetar i Shoqatės “Petro Marko” Vlorė.

    Autor i dhjetė vėllimeve me poezi, dy romane, njė novelė. Fitues i “Penda e Artė” nė konkursin “Kadmus” 2006, organizuar nga Klubi i Shkrimtarėve “Drita” & Revista “Pelegrin”. Ēmimi “Ēift & Harmoni” nga Shoqata “OPINION&VLLEH” nė konkursin “San Valentino”-2006. Ēmimi i Dytė nė konkursin kombėtar “Poezi pėr Detin”, Durrės-2006. Aktualisht ėshtė President i firmės ndėrtuese “MARA”-SH.P.K.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Poezi nga Myrteza Mara


    Nisje e vonuar


    E morėm rrugėn

    pėr nė Mekėn e shpresės

    me copa dėshpėrimi

    ngjitur pas shpirtit.

    gjysmė tė verbuar

    kishim harruar dhe ritet...

    Kur tė tjerėt ktheheshin

    ne, atėherė u nisėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-11-2010 mė 12:27
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nėn muret e Koloseut

    Poezi Nga Myrteza Mara



    Njė dorė e shtrirė,

    nėn muret e Koloseut,

    fliste njėlloj

    si duart e lipsave

    nė sheshin e Skėnderbeut.

    Ndava me atė dorė

    varfėrinė time tė varfėr,

    njė ēast

    u bėmė tė dy tė pasur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-11-2010 mė 12:23
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kur do tė vijė ajo ditė

    Poezi Nga Myrteza Mara



    Bota ka kohė e ēmendur,

    unė si gjithmonė

    stacioneve tė harresės,

    mbi shinat e marrėzisė.

    (kjo ėshtė rruga e poezisė!)

    Heretik,

    kryqėzuar nga drita mospėrfillėse

    e syve tė ftohtė

    gėrvisht mbi letėr,

    deri sa tė ēmendem,

    pėr inat tė kėsaj bote tė vjetėr!

    Atėherė do shohin tek unė shėmbėlltyrėn

    dhe do mė pranojnė

    nė ēmendinėn e quajtur Botė:

    -Mbusheni dhe njė gotė me marrėzi!

    Ėshtė Ai, qė dikur,

    na quante ne tė marrė

    dhe shkruante poezi!”...

    Kur do vijė ajo ditė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-11-2010 mė 12:24
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ditari i njė prostitute

    Poezi Nga Myrteza Mara



    Nė ngjyrėn e vdekjes

    kishte shkruar dora e kufomės

    me peshėn e dhimbjes njerėzore.

    Vinte erė jete,

    nė rreshtat e shkelur nga lotėt,

    fshehur mizorisė sė pėrdhunimit.

    Dėgjohej klithma

    nė pusin e dėshpėrimit,

    jehona e lutjeve drejt qiellit

    t’i falte mėkatin.

    Jo, jo! Nė atė ditar

    nuk kishte as njė grimcė lumturie,

    as epsh,

    as orgazmė.

    As llogari klientėsh nuk kishte.

    Kufoma e gjorė-xixėllonjė

    qė shtypet e vihet mbi ballė,

    pėr tė ndriēuar ftohtė me fosfor.

    I rėndė sa globi, ditari,

    por peshėn e plumbit,

    nė mes tė fletėve e shtonin

    disa thėrrime buke!...

    Ej,

    Mos rrudhni buzėt,

    nuk ishte ditar pirati!

    Ishte njė akt i tragjedisė sonė,

    shkruar mbi shpirtin e njė prostitute!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-11-2010 mė 12:25
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mall i virgjėr

    Poezi Nga Myrteza Mara


    Vite, e vite pa u parė

    Dhimbjen e kishim gėlltitur.

    Befas gjendemi pėrballė,

    Si dy drurė tė zhuritur.

    Unė me mbesėn duarėzėnė,

    Me njė tufė lulebore,

    Ti me nipin dritėhėnė,

    Shtrėnguar dorė pėr dore.

    I fola nė emrin tėnd,

    Mbesės, kur mė hodhe sytė..

    Ti gati ngrive nė vend

    U trembe nga emri yt.

    Dhe unė gati i pafrymė,

    Kur i thirre nipit tė vogėl.

    Ai mbante emrin tim,

    Thashė: ėshtė trill, apo lodėr?!

    Por jo, sytė e vėrtetuan

    Ish kujtim i njė sekreti.

    Paēka se nuk u bashkuam

    Malli i virgjėr na mbeti.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-11-2010 mė 12:29
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shėnime rreth romanit “ Dy dashuri “ tė prozatorit Myrteza Mara

    Analiza

    Njė dashuri e vazhduar
    Nga Petraq Kote
    Anėtar i Akademisė Europiane tė Artit

    Njė nivel i lartė i prozės bashkohore shqiptare

    “ Urbi et Orbi “ shkėmbenin ndėr vete aforizmin latinėt e Mikelanxhelos, Dantes, Bokaēios… Kuazimodos.

    “ Pėr botėn dhe njerėzit “ thėrret nė shqip prozatori i rinisė Myrteza Mara tek “ Dy dashuri “(!), romani mė i ri i Vlorės, botim i shtėpisė sė librtit “ Toena “ Tiranė 2009, qė pėr mua ėshtė vetėm Njė dashuri e vazhduar prej Erinde...
    Nuk mund tė ndodhte ndryshe te Altini, tė cilin asnjėherė nuk e kuptoi socialiteti shqiptar, aq sa e kuptoi Niko Limani, njė vjehėrr i dyzuar ndėrmejt urtėsisė dhe mentalitetit. Dhe urtėsia e dyzuar ndėrmjet burrėrisė dhe dashurisė prindėrore. Dhe mentaliteti i dyzuar ndėrmjet arkaizėmit dhe bashkohėsisė. Aq sa e kuptoi Altini, Altinin.
    Njė roman modern tejet konciz, kontekstaul, kontemporan. Njė organizim semantik i shkėlqyer dhe pse tek tuk ngrenė krye tempuj, kishėza krahinorie tė kodit tonė tė shenjtė, Gjuhės Shqipe. Njė mezazh i thjesht, i sinqert, domethėnės. I radhitur nė njė kompozicion tė zhdėrvjelltė, bėnė qė lexuesi rikthimin e mesazhit ta realizoj i mrekulluar, i paskuptuar mbi njė organizimi parėsor pedant, profesional. Ėshtė e katėrta herė me “ Faji i bukur “, “ Lisiana “, “ Gruaja e njė ėndrre tė bardhė “, “ Dy dashuri “ qė shkrimatri riosh Myrteza Mara bėnė njė ligjėrim libror tė mrekullueshėm, duke e ēuar njėsinė gjuhėsore fjalėn dhe fjalinė shqipe nė lartėsi si dikur nė antikitet, tek Sokrati i grekėve tė gadishullit Ilirik. Atėhere kur retorika, oratoria dhe ligjėrimi kishin kuptim, vlerėsoheshin, tė jepnin dinjitet, poetėsinė… duke e risiell prej andej tė ripėrmasuar kėtė fjalė, kėtė fjali shqipe.
    Por tė vaēant nė kėtė prurje tė prozės shqiptare, kemi rihyrjen e Lorės nė letėrsinė shqipe. Lorėn kėtė symbol tė dashurisė poetike ruse e futi nė poezinė e viteve ‘90 liriku modern Frederik Rreshpja. Mara e organizoi ndryshe hyrjen e saj, i rrėzoi Florės, F, duke e kthyer nė Lora emrin e tė dashurės sė perzonazhit kryesor tė romanit. Lora e Pushkinit e Frederikut e Marės qė ėshtė princesha e kaltėr e rinisė, Lora qė s’njeh kufij kombėtar…
    Ėshtė e bukur kur nė shtjellė e sipėr tė kėtij romani tė shkurtėr por sa tė gjatė nė mission e temė, takon edhe Gavril Darėn e Ri. Dhe pa dashur mendt tė ēojnė tek Mara nė Vajkal duke kėrkuar tė dashurin e vetė dhe pasi e gjen ai i thotė:
    Ler tė vdekurit mė nj’anė…
    Lem tė fle pėrgjithmonė,
    Tek ky shtrat tė nderit tim…


    Edhe Altini ka njė rresht. Njė rresht nė invers me fjalėt e Nik Petės.
    … se nuk jam i denj, Lora…
    Tani, tė lutem, lerm nė vendin tim!


    Por ē’prezanton romani “ Dy dashuri “ i Myrteza Marės!


    Romani “ Dy dashuri “ prezanton jetėn aktuale shqiptare tė tranzicionuar pėr drejt kapitalizmit me socializmin mbi shpinė, si gungaēi Bak Bak. Prezanton mentalitetin e shkatėrruar por me premisa ringritje europiane, tė njerėzve tė njė kombi ballkanik tė pa sendėrtuar. Kthesat e forta historike tė ’90 tė shprehura nga qėniet humane shqiptare me frenetizėm, me nxitim tmerrant duke shkatėrruar edhe gjėrat e mira qė kishte kjo tokė arbėrore. Me koshiencė rruge e shkelur liri qė nė fund tė fundit pėr ‘ta nuk pėrbėnte ndonjė problem tė madhė shoqėror, sepse ata nuk kishin liri tė brendėshme, jua kishin rrėmbyer! A nuk kishte shkatėrruar, shtypur dhe vrarė liri - sistemi qė i lindi, qė i rriti kėshtu si edhe ata?! A nuk sundonte ekzistencializmi, absurdi dhe nė fund degjenerimi deri nė zvetnim i vlerave jetėsore, kėtu? Pėr morale s’bėhet fjalė! Morali ishte tjetėrsuar. Kishte lindur njeriu i ri me moralin komunist.
    Ata vinin nga padija ndaj sė tėrės ( globales ), nga burgu vetvete, burgu i ē’qytetrimit.Pikėrisht jetėn e njė kėpucari ( Hektori ), vdekjen e bashkshortes sė tij.Jetėn e njė fėmije, djali shqiptar, mė vonė tė njė ushtari e mė andej emigranti bixhozxhi. Dashurinė e pafund tė njė gjimnazisteje. Urtėsinė e njė vjehėrri ( Niko Limani me bashkėshorte Verėn ) i cili nuk e ngatėrron tė madhėrishmen, me tė voglėn. Ēastet me kohėn. Mllefin me ftohtėsinė e gjykimit burrėror, prindėror.
    Ky roman nuk ka njė narrator dhe pse kryesor ėshtė Dritan Bali, rrėfimet kalojnė gojė mė gojė tė personazheve. Kjo e bėnė edhe mė interesant kėtė prozė aktante. Ashtu siē edhe shkrimtari nuk i ėshtė pėrkushtuar detajit, shplekjes. Shthurja e idesė vjen nga ndėrthurja poetike frizante e kėtij poeti nė shoshitjen e madhe globale. Shosha e Marės e kėtij prozatori ekscentrik nuk ka vrima tė vogla. Njeriun tani e ngop shpejtėsia e dhunėshme e marrje - dhėnies sė mesazhit, si adekuatė e kohės tė cilėn nuk e ngop imtėsia lodhėshme e informacionit. Ashtu siē koha e Madhe sot nuk ka kohė tė merret me kohėn e vogėl, ku rrojnė e vegjetojnė ca poetė, ca shkrimtarė orėmbetur tė sė shkuarės e pa talent, qė i tmerrojnė talentet si Myrteza Mara, duke mos u pranuar as intelektualitetin dhe pse e dinė mirė se koha e tyre e gjirizeve e zvarranikėve letrarė, ka vdekur njė herė e pėrherė. Nga e cila ne pas ’90 - tasit duhet tė selektojmė dhe respektojmė artin e vėrtetė tė letėrsisė, duke u vetpostuar si bėrėsit mė tė mirė tė letėrsisė aktuale shqiptare. Sot nė letėsinė shqipe ka poetė dhe poezi, ka prozė dhe prozatorė qė janė dhjetra herė mė etikė, mė estetikė se poetėt, poezia, se proza, prozatorėt e soc- realizmit tė cilėt mbajnė me thonjė siē grifonėt, tė shkuarėn e tyre mbi piedestale. Ėshtė paradoksal fakti i mos studimit tė njėzetė vjetėve letėrsi bashkohore ( ’90 – 2010) nė parauniversitetet e universitetet shqiptare, kur kjo letėrsi kompetitive e lirė i ka vetshpėrthyer kufijtė shqiptarė, kufijtė e kėtyre kohėndalurve qė venė profesionin mbi talentin letrar. Kjo masė tashmė negative nė letėrsi dhe art mė kujton Henry David Thoreau kur thotė:
    “ Sa e kotė ėshtė tė ulesh tė shkruash, kur nuk ke qėndruar nė kėmbė pėr tė jetuar! “
    Proza e Marės bėnė pjesė nė letėrsinė realiste klasike me kahje nga absurdi. Kjo rrymė letrare e mban atė tė qėndrueshme dhe koherente. Besoj se ėshtė pasoj e zgjedhjes sė zgjuar tė vetė autorit. Nuk ėshtė ēudi qė proza e Myrteza Marės nesėr tė garojė dhe tė shpallet si prozė e parė nė Europė e mė gjėrė, fal arritjes sė tij tė padiskutuar. Galeria e madhe dhe e zhdėrvjelltė e leksikut tė pėrdorur nė konotacion e bėnė edhe mė interesantė Marėn si shkrimtar. Ai nuk ka njė lidhje thjesht tė thjeshtė me lexuesin e kujtdo klase. Ėshtė shumė planėshe lidhja e tij, mendimore, veprimore ardhmėrore. Romani ėshtė i mbushur me tė nesėrme e cila gjallon me mendimin, veprimin, ecjen e tė sotmes.


    Fier, dimėr 2010
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    NDEROHET SHKRIMTARI MYRTEZA MARA

    Shkruajtur nga Vangjel Sako

    21 Prill 2010


    Nė njė ceremoni mbresėlėnėse nė sallėn e shfaqjeve tė teatrit Petro Marko nė Vlorė ėshtė bėrė nderimi I shkrimtarit Myrteza Mara me Mirėnjohjen e qytetit dhėnė nga bashkia e qytetit. Shokė, miq tė poetit, deputetė dhe shumė nxėnės shkollash kanė shfaqur respekt pėr veprėn letrare tė tij dhe I kanė uruar gjithė tė mirat nė jetė.
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mirėnjohje e qytetit tė Vlorės” pėr shkrimtarin Myrteza Mara


    “Mirėnjohje e qytetit tė Vlorės”

    pėr shkrimtarin Myrteza Mara



    Nė kuadėr tė vlerėsimit tė personaliteteve, pėr kontribut tė veēantė nė fusha tė ndryshme tė jetės, Kryetari i Bashkisė sė qytetit Vlorė, zoti Shpėtim Gjika, me propozim tė Institutit tė Librit dhe Promocionit "Toena" i jep:

    shkrimtarit Myrteza Mara titullin:

    "MIRĖNJOHJE E QYTETIT TĖ VLORĖS"

    me motivacionin:


    "Pėr kontribut tė veēantė nė fushėn e kulturės,

    pėr krijimtari tė spikatur nė fushėn e letrave dhe botimeve,

    duke krijuar njė imazh pozitiv pėr Vlorėn dhe komunitetin e saj.

    Pėr nxitjen, inkurajimin dhe mbėshtetjen e vlerave krijuese e artistike

    tė autorėve vlonjatė nė fushėn e poezisė dhe prozės"

    KRYETARI:

    Shpėtim Gjika

    Vlorė, 20 Prill. 2010


    Veprimtaria u zhvillua ne Teatrin "Petro Marko" tė qytetit. Morėn pjesė shkrimtarė, intelektualė, qytetarė, nxėnės e studentė, miq e dashamirės tė autorit. Ishin gjithashtu autoritete tė pushtetit vendor, deputetėt: Fatmir Toēi e Ardian

    Kollozi, Kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve “Drita”, Nase Jani, etj.

    Fjalėn e hapjes e mbajti drejtoresha e shtėpisė botuese "Toena", zonja Irena Toēi, e cila vuri nė dukje se prania e shkrimtarit Myrteza Mara nė bibliotekat e Toenės, me poezitė e prozėn e tij, ka gjetur interesin e lexuesve tė tė gjitha moshave, por kryesisht tė tė rinjve. Librat e kėtij autori, kryesisht romanet si “Lisjana” apo “Dy dashuri” kanė ecur nė udhėn e ribotimit...


    Profesor Josif Papagjoni, kritik arti, bėri njė analizė tė hollėsishme tė krijimtarisė sė Marės, sidomos prozės sė tij, duke e veēuar lirizmin poetik tė saj dhe frymės sė kohės. Mara, theksoi oratori, ėshtė njė zė i veēante nė letėrsinė e sotme shqiptare. Gjetja, portretizimi i subjektit dhe objektit bėhet jo vetėm me pasion, por dhe me kulturė profesionale, duke i dhuruar lexuesit vepra te admirueshme si "Lisiana", "Dy Dashuri", "Gruaja e njė ėndrre tė bardhė" e deri tek "Semaforėt e thyer".
    Kryetari i Klubit tė Shkrimtarėve Shqiptarė nė Botė “Drita”, shkrimtari Nase Jani, i cili kishte ardhur posaēėrisht nga Athina, pasi solli pėrshėndetjen e shkrimtarėve tė Klubit “Drita”, ku edhe Myrteza Mara ėshtė nė Kryesinė e kėtij Klubi, mbajti ese-ne “Poeti, njeriu i sė nesėrmes” . “Myrteza Mara ėshtė poet nė poezi dhe ndjehet poet nė prozė.... Poeti, siē di tė gjejė virgjėrinė e fjalės, (se ndryshe nuk mund tė jetė poet), di tė zbulojė edhe virgjėrinė e natyrės (dhe kėtė mund ta bėjė vetėm poeti).

    .... Myrteza Mara ėshtė poet-lirik, qė e ngjyen penėn nė shpirtin e natyrės dhe shpirtin e njeriut. Kryefjala e gjithė krijimtarisė sė tij ėshtė dashuria dhe e vėrteta. Dashuria dhe e vėrteta, gjer nė dhimbje, pėr njeriun dhe natyrėn. Mund tė them me bindje se poezia ėshtė vetė dashuria e poetit. Ai, brenda dashurisė, zbulon variantet e dashurisė, si grafiku sizmik i tėrmeteve. ...

    Myrteza Mara ėshtė njeri me fuqi krijuese, qė shikon brenda trurit dhe shpirtit tė njeriut.-theksoi NasJa, duke u ndalur tek proza e Myrteza Marės. Novela “Lisjana”, e pėlqyer dhe nga rinia shqiptare, qė studion nė Athinė, ėshtė shumėfishuar me fotokopje.

    Pastaj, Kryetari i Klubit “Drita” shpalli Myrteza Marėn, fitues tė Ēmimit “Ali Asllani” “Liriku mė i mirė i vitit”, me librin poetik “Sytė e erės”. Ky Ēmim jepet nga Klubi “Drita” dhe Ambasada shqiptare nė Athinė. Ky Ēmim do tė jepet nė njė veprimtari tė posaēme. Njė stilolaps-dhuratė nga Nju-Jork Kolegj, pėr autorin e “Lisjanės”, ishte dhe surpriza e dytė, qė kishte ruajtur NasJa nė atė veprimtari tė bukur –nderi. Pastaj, shkrimtari i ardhur nga Athina, Nase Jani, qė ėshtė dhe qytetar i “Vlorės poete”, propozoi pėr ngritjen e shtatoreve pėr dy shkrimtarėt e shquar: Petro Marko e Ali Asllani, qė janė nderi i Vlorės dhe i gjithė Kombit Shqiptar. Ky propozim u duartrokit nga treqind pjesėmarrėsit nė sallė.

    Deputeti Ardian Kollozi pėrshėndeti tė pranishmit dhe uroi Marėn pėr titullin, duke theksuar se respektimi i figurave tė shquara nė fusha tė ndryshme ėshtė respekti pėr Vlorėn, kulturėn dhe komunitetin...
    Nxėnės tė shkollave tė mesme tė qytetit dhe aktori nė pension Ali Roshi recituan poezi tė Marės, duke i dhėnė karakter festiv veprimtarisė. Nxėnėset: Brikena Boraku, Edilberta Mitro, Fiona Karalliu, Elisa Toshkollari, Denada Tozaj, etj. kishin pėrzgjedhur poezi tė spikatura dhe i interpretuan me pasion tė veēantė duke pėrcjellė emocione nė sallė.

    Nėnkryetari i Bashkisė sė Vlorės, z. Edmond Leka ftoi deputetin Fatmir Toēi pėr tė dorėzuar titullin. Para dorėzimit tė titullit, zoti Toēi u ndal shkurtimisht nė vlerat e botimeve tė Marės dhe mirėpritjen nga tregu i lexuesve, duke theksuar se libra tė kėtij autori janė ribotuar disa herė. Kontribut tė veēante, theksoi zoti Toēi, Mara ka pėr afrimin dhe grupimin e forcave krijuese letrare tė qytetit...
    Shkrimtari Myrteza Mara, pas marrjes sė titullit, mes emocioneve dhe duartrokitjeve tė tė pranishmėve tha: “Unė mund tė flas gjatė, se ne shkrimtarėt jemi njerėzit e fjalės, por pėrsėri nuk mund tė flas aq bukur sa folėn sot kėtu pėr mua. Prandaj, do them vetėm njė fjalė, veē u lutem merrni tė gjithėn me germa tė mėdha: FALEMINDERIT!”

    Ne hollin e teatrit "Petro Marko" ishte shtruar njė koktejl i pasur, ku tė pranishmit uruan sėrish autorin dhe familjen e tij, duke bėrė dhe fotografi tė shumta. Nuk mungoi edhe kėndi i librave tė autorit, ku pėr tė interesuarit jepeshin me autograf.

    Mė pas, me miqtė e ardhur nga larg dhe familjarėt, atmosfera e gėzimit u zhvendos nė Nartė, me njė drekė tė pasur me prodhime deti! Veprimtarinė e ndoqėn gjithė Televizionet e qytetit tė Vlorės si dhe TV-Apollonia, i qytetit tė Fierit.
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •