Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    MBRETERESHE TE BERA UNE

    Poezi Myrteza Mara



    E mban mend kur loznim bashkė,

    Une mbret, ti mbretereshė?

    Nje kurore kalleza me kashtė,

    Vethet-dy qershi mbi vesh!



    Beheshim dhenderr e nuse,

    Lule neper gushe e faqe.

    Manaferra per buzekuqe

    Une-thengjillin per mustaqe!



    Griste faqet nena jote:

    "Ububu, u prish dynjaja!

    Futu brenda ēamaroke,

    Vjen yt Ate, behet hataja!"



    Une mbret, gjel i krekosur,

    Si pisqolle nje nofull dashi,

    Dhembet-fishek armatosur,

    Nena buzeve mbante gazin.



    "Si te qeshet, moj e zeze,

    Shakaja-gjysm'e se vertetės!"

    U, u nixifsh e u befsh sterrė,

    Nuk i sheh qe jane te vegjel!"...



    Lozem, lozem, por nje dite,

    Me thane: "Eshte e semurė!"

    Ne dore m'u treten qershite,

    "Mbretereshė" s'te pashė mė kurrė!



    Nga vellimi "Dielli i PUthjes"-1998
    "Carpe Diem"

  2. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    TI ME MUNGON

    Poezi nga Myrteza Mara



    Ti me mungon, ah,

    sa me ke munguar!

    Ne apelin e shpirtit

    gjegjet veē nje emer.

    Ato qe hynin e dilnin

    pa numeruar,

    Asnjera prej tyre

    nuk u ul ne zmer.



    Sikur Zoti te mbillte,

    ne kraharorin tim,

    Nje zemer tjeter,

    me thonje do e shkulja;

    Vetem nje zemer

    mjafton per dashurine

    Te tjerat: Genjeshtra,

    jane aventura!



    Ti do me mungosh

    edhe pasketaj,

    Atje ku thone se

    takohen shpirtrat!

    Kur nuk u dogjem

    sa ishim gjalle,

    Ne boten tjeter

    s'ka ura, as drita!



    Kur nuk t'i piva

    te dy diejt e ballit,

    Kur nuk e deha

    me buzen e mjaltit,

    Kur nuk u shkriva

    ne "mekatin e zjarrit"...

    Mallkuar qofshin

    gjithe oret e fatit!



    Ti me mungon,

    oh, sa do me mungosh!

    Krrusur nga guri

    i mungeses tende,

    Me pelqen te gdhihem

    e ngrysem sarahosh,

    Tek foleza e puthjeve

    t'ia themi asaj kenge!



    Kengen qe thurem

    ne tezgjahun e muzes

    Atehere kur zjarrin

    e ndiznim me sy,

    Kur nga etja per puthje

    na u ēane buzet,

    Kur ndiheshim mbi dhč

    Zot e Perendi!



    Tani e mush goten

    me vesen e kujtimeve

    Dhe shallin e dimrit

    si gjarper per gushe.

    Ka mbetur nje rruge

    e verber, pa shtigje,

    Tek syte e qiellit

    kam mbjelle nje lutje!
    "Carpe Diem"

  3. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    PEIZAZH I ĒASTIT

    Poezi nga Myrteza Mara



    Me thoshe dikur,

    "Do vdes per Ty!"

    Une s'te besoja,

    se s'besoja as veten.

    Ndodh keshtu

    kur je ne zjarrmi,

    Kur buzet e thara

    digjen nga ethet.



    Me thoshe dikur,

    "Eshte puthja e pare!",

    Une s'te besova,

    se sbesoja as veten!

    Per puthjen e pare

    dikur kam qare,

    Sa edhe sot

    buzet me djegin.





    Me thoshe dikur,

    "Do jem besnike!",

    Une s'te premtova,

    se s'besoja as veten;

    Gjithe ai zjarr,

    kujtimi i nje dite,

    Peizazh i ēastit,

    gjurme komete!
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    NESE NJE DITE

    Poezi nga Myrteza Mara



    Nėse njė ditė tė lag shiu i trishtimit,

    Nėn ombrellėn time ka vend pėrherė.

    Aty do i gjesh gjithė "puthjet e kujtimit",

    Dhe shpirtin tim muzeum me pranverė!



    Nėse njė ditė do tė duhet njė urė,

    Tė kalosh pa frikė detin e urrejtjes,

    Mos u mundo, varkė bėhem unė

    Gjoksndezur shkrijmė dhe ajzbergėt.



    Nėse njė ditė do tė humbas kėnga

    Trokit tek muza ime e vjetėr.

    Veē, tė lutem, mos m'i zgjuaj ėndrrat,

    E vetmja pasuri qė mė ka mbetur!



    Nėse njė ditė do tė duhet njė qiell,

    I pastėr si loti yt kristal,

    Eja, pėshpėritmė lehtė mbi mermer,

    Pėr ty do e le jetim atė varr!
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    MOS U ĒUDITNI

    Poezi nga Myrteza Mara


    Ne se miu behet ką

    dhe terheq qerren,

    me genjeshtra te parfumuara,

    mos u ēudisni,

    eshte koha e minjve!



    Ne se ujqet behen kryepleq

    dhe ndrrojne vulat,

    sipas fisit dhe origjines,

    eshte koha e tyre!



    Ne se derrat harruan balten

    dhe derrosin kolltuket,

    eshte koha e derrave!



    Mos u ēuditni

    qe nuk ka me lule,

    eshte koha e plehrave!...



    Eshte koha e ēudirave

    ne agun e shekullit;

    pak fryme per te gjallet,

    me shume vdekje per te vdekurit!
    "Carpe Diem"

  6. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    SEĒ KE NJE MAGJI!

    Poezi nga Myrteza Mara



    Ti seē ke nje magji ne liqenin e syve te tu,

    Aq sa dyshoj dhe ne hijen e djallit te bardhe!

    Te lexohet shpirti i thelle, i gjere si deti blu,

    Mbi gjoksin e pabindur qe te gulēon si dallge.



    Ti seē ke nje lule trishtimi diku, te venitur,

    Qe me eremon dhe mua me eren e shpreses.

    Dukesh si anije me vela, gati per tu nisur,

    Dhe une do mbetem ketu, perhere i vetem.



    Ti seē ke nje zjarr qe te prusheron fjalen,

    Dhe kengen e syve, dhe mjalitn e buzes.

    Ti je si ajo shtriga e perralles

    Qe njeh vetem fitore, te tjeret humbes!



    Oh, sa shume me ngjane me nje flutur,

    Qe s'i ndahesh kurre flakes se qiririt.

    Ti je si mbreteresha e mekatit te bukur

    Me ty s'matet dot as dielli i floririt!



    Ti seē ke nje magji, apo je magjia vet?!

    Dhe ne ke vjele kaq vjeshta serish bleron.

    Po ky zjarri im per ty, valle, ē'te jete?...

    Jam une qiriri, o flutur, vdekjen dashuroj!
    "Carpe Diem"

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    NJE ENDERR E GJALLE

    Poezi nga MYRTEZA MARA



    Merre zemrėn time dhe bėje pishtar,

    Bėhu erė, tė lutem, digjmė sa jam gjallė!

    Se nė gjurmė tė viteve emrat tanė do treten,

    Nga gjith ai zjarrė njė grusht hģ do mbetet!



    Merri syt e mi brenda diellit tėnd,

    Ēoja ballin tim hėnės sė argjendtė!

    Se ti e ke shoqe, qani hallet bashkė

    Kur mungon ajo, Ti bėnė dritė nė natė!



    Merre buzėn time qė digjet si prush,

    Ēoje lartė tek yjet qė pikojnė musht.

    Ta ndezin kuvendin qė matet me dritė,

    Hajmali nė qafė tė kenė Perėnditė!



    Perendite e qiellit, sa nje perendi,

    Matin bukurite, s'bejne sa ben Ti!

    Zot, o zot i madh, qė je Njė i vetėm,

    Pse e pyes veten: Ē'farė mė mungon tjetėr?!



    Mikja ime ėndėrr, o ėndėrr e gjallė,

    Pa ty, mė mirė, nėn mermer tė bardhė!

    Jeta qė m'i mbushe, vitet plotė me jetė,

    Dikur ateist, tash besoj vėrtetė!



    Besoj tek ajo, dallg'e shpirtit tim,

    Anije me vela pėrherė nė lundrim.

    Dhe nė tramundanė syri i saj si det,

    Edhe t'm'i falin, ē'i do njėqind jetė!



    Kėng' e dhimbjes time-brinjė nė kraharor,

    Melodia dhimbjen ma largon me dorė.

    Ne e ndajmė bashkė njė copė psherėtimė,

    Nėpėr buzėn tėnde kalon zeri im!



    Vitet na latojnė portrete binjak,

    Nėn urėn e shpirtit lumėzon njė flakė.

    Lumė, o lum i shpirtit, burimi nė zjarr,

    Nė aortė tė zemrės digjet njė pishtar!...
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    MESAZHET E TUA

    Poezi nga Myrteza Mara.




    I marr ēdo dite

    mesazhet e tua

    ne eterin e perflakur,

    rezonance violine-aorta

    e zemres time!



    Me erdhennga qielli,

    mesazhet e tua te heshtura,

    ne hirin e nje meteori te keputur.



    Ēdo dite

    i shikoj ne pasqyren e veses se lotit,

    ne koridoret e endrrave,

    ne fletet e kujteses,

    ne melodite e kengeve,

    pa to i verber!



    Dhe i deshifrova

    me heroglifet e ndezura

    te nje krahu fluture:

    Puthje,

    puthje,

    vetem puthje!

    Klithmova:

    Tani,

    e dua me shume jeten!
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    DET I ETUR

    Poezi nga Myrteza Mara





    Dua ta pi sonte

    te gjithe qumeshtin,

    ne gjoksin e bardhe te henes,

    dhe le te dehem

    deri nė marrezi

    me ate musht qielli!



    E kush pyet

    per brinjet e rreshkura te nates,

    apo per ironin

    e nje asteoroidi tranzit!

    Drita dhe lumturia

    janė me larg

    se sa i dinė te verbrit...



    Une prane teje

    mbeta perhere

    deti i etur!
    "Carpe Diem"

  10. #20
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ĒDO DITE

    Poezi nga Myrteza Mara




    Ēdo dite

    rrudhemi e thinjemi,

    midis ndryshkut tė harrimit

    dhe mykut

    te viteve pa stine.



    Vrasim te sotmen e ēalė,

    pertypim te djeshmen e fermentuar,

    te nesermen e lidhim

    pas shtylles se mosbesimit.



    Ēdo dite keputim

    nga nje dege ulliri

    per te fshire

    gjurmet e lodhura te paqes,

    kruspull,

    ne qoshet e nxira

    te mikpritjes se thyer,

    shurddhohem e perzhitemi

    nga klithmat

    e pellumbave te flakes...



    Ēdo dite,

    si korba te uritur,

    psallim himne

    per te na falur mekatet!
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •