Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Greqia heq pensionet në Shqipëri .

    Greqia heq pensionet në Shqipëri

    Sipas këtij vendimi, bëhet pothuaj e vështirë që minoritarët grekë në Shqipëri të përfitojnë pensionet që kanë marrë ndër vite, duke filluar nga 250 deri në 480 euro. Qeveria e Papandreut, e ndodhur në kushte të vështira për të menaxhuar financat e shtetit, është detyruar të ndërpresë mbështetjen financiare me pensione.

    Vendimi
    Vendimi i Institutit përkatës OGA, i cili ka nisur zbatimin nga data 1 nëntor e këtij viti, përcakton që minoritarët grekë në Shqipëri nuk mund të tërheqin më pensionin e tyre me prokurë, siç kanë bërë deri tani. Sipas vendimit, minoritari duhet të jetë banor në shtetin grek dhe nëse nuk paraqitet në 10 ditët e para të muajit, pensioni i digjet dhe nuk i jepet. Deri më sot, pensionistët minoritarë, që mendohet të jenë rreth 25 mijë përfitues, përcaktonin një person me prokurë, i cili u tërhiqte paratë në zyrat përkatëse të pensionit. Por vendimi i OGA-s përcakton se nuk do të jepet më pension me prokurë dhe se pensionisti duhet të paraqitet personalisht brenda 10 ditëve të para të muajit në zyrat përkatëse në Greqi, për të marrë pensionin. Kjo e bën pothuaj të pamundur tërheqjen e pensionit nga minoritarët, pasi u duhet të udhëtojnë çdo muaj për në Greqi. Në rast se minoritarët përfitues nuk shkojnë të tërheqin pensionin, atëherë ai digjet dhe nuk u jepet. Ky vendim pritet të bllokojë në mënyrë masive dhënien e pensioneve për minoritarët shqiptarë. Arsyeja mbetet kriza greke financiare, e cila është detyruar të ndërpresë praktikën e shpërblimit me pensione ekstra për minoritarët grekë në Shqipëri, e cila shpesh ka pasur akuza se janë përdorur për të rritur numrin artificialisht të minoritarëve në Shqipëri. Vendimi i OGA-s i është shpërndarë të gjitha prefekturave në Greqi dhe u është bërë me dije edhe punonjësve të zyrave të shpërndarjes së pensioneve. "Ju lutem të vini në dijeni të gjitha degët e zyrave të shpërndarjes së pensioneve dhe zyrës së postave për zbatimin e këtij urdhri", thuhet në vendim, me firmën e drejtorit të OGA-s, Stefanos Rizos. Ky udhëzim bën të pamundur që minoritarët të përfitojnë pensionin nga shteti helen, siç e kanë përfituar të paktën këto 15 vitet e fundit.

    Rregullat e reja

    Tashmë, në bazë të rregullave të reja, pensionistët minoritarë duhet të paraqesin edhe dokumente që vërtetojnë banimin e tyre të përhershëm në vendin fqinj. Këto dokumente mungojnë për një pjesë të mirë të minoritarëve grekë në Shqipëri. Përveç procedurës, minoritarët duhet të plotësojnë edhe një mori dokumentesh. Atyre u duhet të dorëzojnë vërtetimin e kombësisë greke. Më tej duhet pajisja me kartë të homogjenit, deklaratë e autoriteteve tatimore greke nga aplikuesit e rinj. Përfituesit e deritanishëm duhet të paraqiten edhe me shumë dokumente të tjera, që vërtetojnë se përfituesi është me banim të përhershëm në Greqi, se ka një banesë apo një kontratë qiraje, se paguan taksat dhe detyrimet e tjera që paguan një qytetar grek. Kriza ekomomike në shtetin fqinj duket se e ka detyruar Greqinë të jetë më dorështrënguar me minoritetin etnik në Shqipëri.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Pensioni, jo më shumë se 1 për familje

    Në fillim të vitit 2010, kur shteti grek ndodhej në mes të krizës financiare, Instituti i Sigurimeve Shoqërore që mbulon të punësuarit në bujqësi dhe minoritarët grekë në Shqipëri, OGA, mori një tjetër vendim. Sipas këtij vendimi, në një familje minoritarësh që përfitoheshin disa pensione, do të kishte shkurtime, duke bërë që vetëm 1 person në familje të merrte pension. Në rast se në familje kishte një çift përfituesish, pensioni do të hiqej për njërin prej tyre dhe do të mbetej vetëm pensioni më i lartë për njërin prej bashkëshortëve. Reduktimi i këtyre pensioneve është cilësuar si një barkë shpëtimi për qeverinë greke dhe financat e saj, sipas analistëve financiarë grekë. Mediat në Greqi shkruajnë se përfituesit e pensioneve do të jenë të goditurit e parë, për shkak se qeveria greke duhet të ulë në masë drastike për shpërblime, nën kushtet e presionit të ndërkombëtarëve. Shkurtimi i shpenzimeve buxhetore preku menjëherë mijëra qytetarë shqiptarë me kombësi greke, por edhe shumë shqiptarë të tjerë, që mendohet se përfitojnë nga këto pensione, duke marrë statusin e homogjenit në mënyrë abuzive e politike. Nga skema suplementare e pensioneve, e praktikuar nga Banka Bujqësore Greke, një pension, i cili sipas rastit varion nga 250-480 euro në muaj, mendohet të jetë dhënë edhe për shumë shqiptarë të konsideruar si minoritarë.


    --------------------------------------------------------------------------------
    10 ditë afat për pensionin

    Sipas rregullave të reja, nëse pensioni nuk tërhiqet brenda 10 ditëve nga fillimi i muajit, atëherë ai digjet, çka do të thotë se minoritarët grekë të Shqipërisë do të humbasin mundësinë e marrjes së pensionit nëse nuk shkojnë çdo muaj në zyrat e OGA-së, gjithnjë të shoqëruar me dokumente zyrtare, të cilat vërtetojnë se ata janë banorë të përhershëm të shtetit grek dhe se nuk banojnë në Shqipëri


    --------------------------------------------------------------------------------
    Greqia, nën presion për uljen e pensioneve

    Shteti grek është ndodhur nën presion të thellë nga Bashkimi Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare financiare, për uljen e shpenzimeve. Mes tyre, shteti u detyrua të ulë pagat dhe pensionet për të gjithë administratën e lartë, ushtrinë, por edhe pensionet që konsiderohen si të larta. Greqia është ndër të paktat vende që ka edhe pagë të 14-të për punonjësit e vet, si dhe pushime të stërzgjatura. Sipas të dhënave të një gazete greke, që i referohet gazetës prestigjioze "Financial Times", gjatë dekadës së fundit kostoja e punës për njësi prodhimi në ekonominë greke është rritur me 40 për qind dhe për këtë shkak nga ekspertët perëndimorë zgjidhja kryesore e krizës financiare në Greqi mund të vijë vetëm nga ulja e pagave, pensioneve dhe shpërblimeve suplementare, të cilat kapin shifra katastrofike.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte nje vendim historik.

    me djersen e taksapaguesve europiano qendroro-veriore.. donte panhelenizma me helenizue dhe katundarine tone legeno-lumpene.. duke u dhene rroga ..

    jo mole..

    une i kam thene me kohe ca miqve euroverioro-parlamentaroskandinav qe shkojne e vijne ne bruksel..

    gerqia more shoke.. mban me rroge gjismen e shqiperise se don ti gerqizoje..
    e kjo eshte i thash arsyeja nr 1 qe ai shtet kapitulloj.
    kurse shqiperis u thash.. i keni vene 700 000 kushte.. qe as ju nuk i plotsoni..
    turp te kini..mu.ter..

    sic duket flasin ata ne bruksel..
    neve te na e hedhin ata dobica.. qe i futem ne eu me brek te grisura..
    mir mire.. dhe do ja ken mbillur gërqisë.. pakez rubinetin..

    buzuk.. uzo.. tralala hahaha.. e ti evrop.. na jep te ha.. e po ashtu ska..

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-11-2010 më 14:50

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Hahaha…ky lajm te ben me qesh per bese!Po kjo gje ka qene e ditur;ishte vetem ceshtje kohe kur do t`u dalin ne shesh marifetet e tyre.Merr ndihma nga BE, e paguaj shqiptareve pensione!Keta patriotet p.ordhagjinje (qe njerez ma raciste se keta ne Europe nuk ka!), jane duke jetuar nga ndihmat qe marrin nga BE, qe nga fillimi(1980).Viteve te fundit keta kane marre ndihma nga BE mesatarisht dicka mbi
    3 miliarde Euro ne vit!Keto jane shuma te medha.Dhe paskan mendue se do te ia hedhin per gjithmone BE-se!
    Po me vjen keq per disa ketu…

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Luli X Lexo Postimin
    Po me vjen keq per disa ketu…
    Pse të vjen keq? Ahaaa do humbasin pensionet tani e tutje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Pse të vjen keq? Ahaaa do humbasin pensionet tani e tutje.
    Aty e kisha fjalen pra.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Dy gezime ne nje dite. hiqen vizat dhe pensionet greke
    Kot se ka then ai vjetri Zoti vonon por nuk harron dhe erdhi koha per te pagur te keqijat qe na ka sjelle ky palo shtet grek.
    megjithate nuk duhet te gezohemi para kohe se janulla eshte hala ketu,me ikjen e tije dhe me hyrjen e plote ne BE do te ishte fitorja me e madhe me kete palo rrace.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Te pakten per aq kohe i mbajti me pensione. Pak apo shume, pak rendesi ka. Me mire se pensionet qesharake qe u jep Sali Maloku.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Nese ky eshte nje lajm i vertete ashtu sikurse paraqitet nga gazeta ne fjale dhe nuk eshte nje pacavure e rradhes e medias se shkruar shqiptare, atehere perben nje zhvillim te rendesishem. Eshte i rendesishem ne lidhje me regjistrimin e popullsise ne rradhe te pare ku ne kete rast mund te aplikohet edhe opsioni i fese dhe i etnise ne formulare. Gjithashtu perben edhe nje "clirim" te votes se popullsise ne jugun e vendit kur deri dje mund te kete pasur humbje te kesaj vote ne avantazh te partise minoritare te Dules. Ne kete rast zgjedhjet e ardhshme do te pasqyronin nje rezultat me te besueshem per perfaqesimin e minorancave kombetare ne parlamentin shqiptar. Te shohim sa te verteta jane edhe pse une e vej ne dyshim lajmin.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Mua me vika keq. Me mire me pensionet e grekut se te hane buke thate me pensionet e Sales.
    Do hane dynjane dhe neper spitale tani, se greket kane pasur nje program per "minoritaret" dhe kedo qe arrinte te merte nje karte te omonias kishte mundesi te kurohej falas ne spitalet publike te Greqise. Tani do shkojne te spitalet shqiptare qe duan bakshish nga shefi i pavionit te pastruesja, e s'ka ilace ne spital duhen me u ble me leke ne dore neper farmaci private. shtet koti
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 07-11-2010 më 16:03

  10. #10
    Kush i pret ngushellimet ketu apo i zoti i shtepise?!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •