Pseudo-Atdhetarët që dëmtojnë Integrimin
Krahs procesit të vështirë të integrimit të Shqipërisë në BE, procesi i cili ka kaluar nëpërmjet futjes së Shqipërisë në NATO, procesit të heqjes së vizave dhe kërkeses për kandidat për anëtar të BE, krahas përpjekjeve të qeverisë shqiptare, popullit shqiptar dhe të gjithave strukturave të integrimit shqiptar për të përshpejtuar këtë integrim, po çfaen ashtu si rastësisht edhe elementë të një nacionalizmi të çuditshëm shqiptar i ngjashëm me nacionalizmin që çfaqej në kohën e PPSH, kur liderët komunistë rrihnin gjoksin për Shqipërinë, atdheun, dhe patriotizmin duke u kujtuar shqiptarëve rilindësit, historinë e Shqipërisë, dhe kjo bëhej vetëm e vetëm për të harruar gjendjen e keqe ekonomike dhe mjerimin e shqiptarëve nën atë sistem totalitr. Po sot, përse ka një rrigjallërim të nacionalizmit dhe nëse ky nacionalizëm është pak anakronik në kontekstin e globalizmit dhe të integrimit të vëndit, dhe a mund të dëmtojë ky tip nacionalizmi post-komunist aspiratat e shqiptarëve për tu integruar, apo ka të bëjë vetëm me një pseudo-nacionalizëm të disa individëve të cilët duan të duken dhe të marrin flamurin e bashkimit të shqiptarëve: ose për të marrë ndonjë post (ashtu siç e kanë zakon disa shqiptarë që kanë patur ndonjë pozitë të mirë dikur e tani na hiqen në rolin e udhëheqsve sepse drejtuesit e tanishëm nuk u a vënë veshin sepse kanë frikë se mos u zënë vendin?!), ose për të mbuluar ndonjë zullum që kanë bërë në të kaluarën e tyre ish-komuniste.
Mendoj se të duash atdheun tënd është një aspiratë e vërtetë dhe një ndjenjë që të mbush me krenari të ligjëshme kur kujton vuajtjet dhe sakrificat që kanë bërë të parët tanë, rilindasit tanë, lufta nacional-çlirimtare, të internuarit dhe të persekutuarit politikë,peridhua pas diktaturës, për të patur një vënd, një atdhe si Europa. Dhe parulla kryesore pas viteve 90- ashtu ka qënë: `Ta bëjmë Shqipërinë s Europa``.
Sipas përcaktimit, Nacionalizmi përfshin një identifikim të fortë të një grupi individësh me entitet politik të përcaktuar me terma nacionalë si-Komb. Shpesh është besimi që një grup etnik ka të drejtën e shtet-formimit, ose që qytetaria në një shtet duhet të kufizuar për një grup etnik, ose që multi-nacionaliteti në një shtet të vetëm duhet domosdoshmërisht të përfshijë të drejtën për tu shprehur dhe ushtruar identitetin kombëtar biles edhe nga minoritetet.
Në botën perëndimore alternativa e sotme ideologjike ndaj nacionalizmit është kozmopolitanizmi. Kozmopolitanizmi etik hedh poshtë principet bazë të nacionalizmiti cili kërkon që njerëzit të zotërojnë më detyra dhe punë nga anëtarët e kombit së tyre sesa ata që nuk janë anëtarë të kombit. Kjo hedh poshtë gjithashtu rëndësi të tilla për nacionalistin si identiteti nacional dhe besnikëria nacionale.
Ndërsa Internacionalizmi në kontekstin kozmopolitan me përcaktim nënkupton bashkëpunimin midis kombeve dhe shteteve: pikërisht për këtë arsye internacionalizmi proletar është i ndryshëm për shkak se predikon një klasë puntore internacionale edhe me vënde të tjera ku ka shtypje të kësaj klase duke i bërë thirrje për revolucion.
Kurse Fashizmi dhe Nazizmi janë me tipare ultrancionaliste dhe raciste aspekte të cilat nuk ja vlen të ketë nostalgji sidomos në vëndin tonë që ka vuajtur nga këto sistemte totalitare.
Kurse sot i përhapur përveç kozmopolitanizmit është edhe Nacionalizmi qytetar ose Nacionalizmi liberal i cili përcakton kombin si: `një shoqatë njerëzish e të drejta politike të barabarta dhe me aleanca të ngjashme me procedurat politike`. Sipas principeve të Nacionalizmit liberal, kombi nuk bazohetmbi një trashëgimi etnike të përbashkët, por është një entitet politik thelbi i të cilit nuk është etnia. Koncepti qytetar i nacionalizmit thjeshtëzohet nga Ernest Renan në leksionin e tij që në vitin 1882: `Ku është Kombi?`, në të cilin ai e përcakton kombin si ``një plebishit të përditshëm në varësi të dëshirës së njerzve të tij (pra të kombit) për të vazhduar e jetuar së bashku``.
Përsa i përket Patriotizmit ai është i lidhur nëpërmjet ndjenjave me nacionalizmin, por nacionalizmi nuk është domosdoshmërisht pjesë e patriotizmit.
Problemet e sotme që ka Shqipëria janë të një stadi tjetër nga ato që ka patur në të kaluarën e afërt dhe të largët, dhe sot prioritet është ashtu si e dimë dhe duam të gjithë: integrimi në Europë, realizimi i standarteve europiane në sistemin gjyqësor, ekonomi, financë, mjekësi, arsim, respektimi të drejtave dhe lirive të njeriut, etj, etj. Problem i rëndësishëm është sigurisht afrimi, bashkëpunimi, heqja e kufijve me shqiptarët jashtë atdheut dhe sigurisht afrimi e bashkëpunimi ngushtë me Kosovën si pjesa kryesore e trungut shqiptar të ndarë padrejtësisht që më 1878 (ndarje e sanksionuar më 1913),
Megjithatë, në Shqipëri vihet re një mënyrë e re qe English Wikipedia pasqyrohet si `Nacionalizëm territorial` që idealizon qytetarine përkatëse nëpërmjet nacionalistëve territorialë. Kriteri për këtë tip nacioanlizmi është vendosja në masë e një kulture publike, e bazuar në vlerat e zakonshme dhe traditat e popullatës. Deri këtu nuk do të ishte diçka e jashtëligjshme për të rivlerësuar dhe ngjallur nacionalizmin e ashtuquajtur territorial sikur njerëzit që e trumbetojnë, koha kur trumbetorhet, dhe debatet brënda dhe jashtë vendit, të mos kërkonin jo vetëm realizimin e disa utopive për trojet e shqiptarëve dhe iliro-pellazgëve, uzurpimin e tokave nga të tjerët sllavët e grekët, eklipsimin e luftës nacional-çlirimtare duke kujtuar me nostalgji pushtimin fashisto-nazist i cili sipas tyre krijoi kushte për bashkimin e tokave shqiptare, qëndrimin e njëanshëm dhe aspak human dhe civil ndaj njerzve të cilët nuk venë në plan të parë një Shqipëri të madhe me toka sesa një Shqipëri të madhe të integruar në BE, sikur këta individë gjithashtu të mos theksonin racizmin dhe pseudo nacionalizmin e tyre e tyre ndaj disa komuniteteve fetare ose jo, e ndonjë minoriteti si shkaktarë të gjoja të një copëtimi të ardhshëm të mundshëm të Shqipërisë, duke ngritur stuhi në një gotë uji.
Në Shqipëri ashtu si dhe në vëndet e BE ashtu dhe në ato që aspirojnë futjen në BE, tendenca e përgjithshme është dëshira për tu integruar qoftë për arsye personale, qoftë për shkaqet kryesore për të gjetur një punë më të mirë, një jetesë më të mirë , një standart jete dhe përmbushjesh të nevojave familjare, sociale dhe individuale më të mira se sa ka Shqipëria aktualisht.
Në vitet e pas demokracisë pasi presioni i diktaturës së proletariatit ra, jeta sociale dhe individuale sipas standarteve të shoqërisë perëndimore të quajtura liberal-demokrate ndryshuan koncepte, opinione, mendime, dhe rrjedhimisht edhe mënyrën e jetesës, punës, të ushqyerit, të jetuarit e kohës së lirë, ështu dhe në një farë mënyre edhe të dashurisë.
Njerëzit sot janë më realë dhe më të qartë në të shprehurit duke respektuar gjithmonë e më tepër liritë e të drejtat e njeriut. Emigrimi masiv për shka të një jete më të mirë dhe një kontribut edhe përsa i përket nocionit për kombin, nacionalizmin, etninë, fenë etj, etj.
Ashtu si e përmënda më sipër në Shqipëri gëlojnë pseudo-atdhetarët, apo individët të cilët nëpërmjet thirrjeve, komenteve, debateve në media hedhin ide dhe mendime nga më të çuditshmet duke ngritur herë pas here idetë dhe reaksionet raciste të tipit Mustafa Merlika-Kruja (i cili deklaronte kur ishte kryeministër (dhjetor 4, 1941 - Janar 19, 1943,), i qeverisë kukull (u emërua dhe senator brënda mbretërisë Italiane pasi u bashkua kurora mbretërore e Shqipërisë me Italinë më 4 gusht 1939) se.. komunizmin e sollën kaurrët, magjypët.. dhe se ne ( pra njerëzit si Mustafa Kruja dhe pseudo-patriotët e tjerë që pasi realizuan bashkimin me Italinë, u justifikuan më vonë me pretekstin se ..u afruan me italianet për shkak të Kosovës..?!) duam një komb të pastër nga këta..etj,etj.
Më e trishtueshme është se në rolin e pseudo-nacionalistëve që derdhin lot krokodili nga frika se `mos greku na merr tokat e vorio-epirit`, apo që nxisin në mënyrë të kamufluar një mosbesim ndaj fqinjëve duke kujtuar të kaluarën e hidhur (që e dimë dhe e njohim të gjithë), janë ish-komunistë të thekur të kohës së Enver Hoxhës, dhe ndonjë nga grupimet balliste-legaliste të cilët luftuan kundër koalicionit fitues, antifashist ndërkombëtar të SHBA-Angli BS. Më e trishtueshmja është se po këta njerëz brohoritnin kur ishte në krye Hoxha për internacionalizmin proletar, dhe për idenë e bashkimit me Jugosllavinë si republikë e shtate nën projektin e nje federate pan-ballkanike ( të frymëzuar nga Internacionalja komuniste).
Këta njerëz që shanin dikur Mustafa Krujën, tani thonë që ...ishte patriot i madh?! Këta njerëz që shëmbën kishat e xhamitë duke përkrahur idenë e Enver Hoxhës për `të vetmin shtet ateist në botë` janë bërë fetarë të mëdhenj por e gjejnë më oportunë të sulmojnë komunitetin ortodoks si i vetmi komunitet i cili nuk ka patur ndonjë përkrahje nga ndonjë shtet fqinjë dhe ka qënë sulmuar dhe sharë si grekër nga pala tjetër që quhej turke (para shpalljes së pavarësisë, por këto epitetete aty këtu vazhdojnë dhe sot e kësaj dite, biles tani ka momente ringjallje e kësaj ndjenje), në një kohë që nuk ishin të gjithë minoritarë (të cilët në fakt janë pakica e ortodoksisë), dhe nuk guxojnë të shajnë as komunitetin islamik të cilit dhe i përkasin nga emri por jo nga përkushtimi sepse në fakt janë ateistë dhe materialistë me zemër e me shpirt) dhe as katolikët.
Pikërisht këta njerëz sot dalin si nacionalistë të thekur duke shkuar dhe më tej në kërkesat e tyre për një Shqipëri të madhe dhe etnike, e duke predikuar në emisione tv, dhe debate të ndryshme një dëshirë utopikë të një vëndi pa minoritete, duke harruar se sot koncepti i nacionalizmit liberal dhe më pak i kozmopolitizmit- është më afër konceptit të integrimit e të globalizmit, pavarësisht se ky i fundit për vëndet e vogla si Shqipëria mund të dëmtojë traditën karakteristike.
Aspektet nacionaliste që ngrenë këta njerëz qoftë dhe ndonjë historian të cilët ngatërrojnë nacionalizmin me problemet politike dhe fetare duke krijuar me dashje apo pa dashje nje diz-informim dhe hutim tek qytetarët që i dëgjojnë dhe i shikojnë, mund të shkaktojnë reaksion dhe mosbesim të vëndeve të BE por dhe të fqinjëve, të cilët trmëben nga idea e një ngatërrese të ardhshme me shqiptarët dhe Shqipërinë e bashkuar sipas tipit të këtyre pseuo-nacionalistëve modernë që vazhdojnë të punojnë e të jetojnë sipas idesë Maoiste: `le të lulëzojnë 100 lule dhe 100 ferra`. Kjo mund të vihet re edhe në një nga emisionet e TV-A1 në Shkup Maqedoni ku policia bastisi të enjten e kaluar në mbrëmje studiot e tij duke penguar zhvillimin e disa emisioneve politike. Sipas Kim Mehmetit, u tha që dy politikanë shqiptarë Pandeli Majko dhe Sabri Godo dhanë intervista tek A1. Kim Mehmeti theksoj se..` Unë shpresoj që kjo të mos ketë lidhje. Ne duhet të jemi të lirë të flasim për shqiptarët e Maqedonisë..``. Po ky television sipas lajmeve më të fundit nga Maqedonia…`ditë më parë, televizioni më i shikuar në këtë vend, A1, i cili ka manipuluar me një thirrje për koncert më 28 Nëntor 2010 duke e shfaqur në spotin reklamues figurën e xhelatit të shqiptarëve, Slobodan Millosheviq. Në videon spotin që shfaqet në televizionin A1, përgjegjëse thirret një organizatë fantome, por e cila ka shfrytëzuar thirrjen e lëvizjes ZGJOHU për një koncert në sheshin Skenderbej në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, por që imazhet brenda me figurën e Millshoeviqit dhe të disa shqiptarëve që akuzojnë politikanët shqiptare janë të montuara dhe fantazi e televizionit. Madje kjo reklamë është përsëritur çdo 15 minuta përgjatë 24 orëve të fundit duke krijuar një gjendje të tensionuar mes shqiptarëve në Maqedoni`.
Tv të tillë ka dhe në Shqipëri, e për këtë arësye duhet patur kujdes se nuk shtohet audience me këta njerëz të tipit Baleta, e plot te tjerë që kanë mbirë e kanë zënë degë e gjethe nëpër televizione e nuk shkulen që aty jo se I dëgjojnë njerëzit por kanë të njohur në TV dhe media të cilët i ftojnë (sidomos mediat e majta) për të folur. E folura e tyre është me plot kuptimin e fjalës anti-integruese.
Le të shpresojmë që njerëzit të mos ja u vënë veshin këtyre pinjollëve t ëish-diktaturës komunsite disa nga të cilët kanë qënë dhe aktorë por e keqja qëndron se Ligji I Lustracionit duhej të ishte miratuar që më 1993-94 në parlamentin e atëhershëm pluralist kur edhe mbërriti në formë projekti, por që nuk u miratua kurrë dhe sot e kësaj ditë. Pranda Shqipëria po vuan nga këta njerëz të cilët bëjnë çmos porsi Nure Beu tek ``Koncert në vitin 1936`` të qëndrojnë në krye e të drejtojnë.