Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po vras mendjen se ç'dredhira e ç'stile do të sajojnë tani për të marrë pensionin grek... Se për hile ja e kemi ne mendjen pjellore ja se ka njeri.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #22
    Zoti i shkaterofte ata te cilet i bien ne qafe popullit shqiptare.


    Amin!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Cim Tironsi
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Postime
    164
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Po vras mendjen se ç'dredhira e ç'stile do të sajojnë tani për të marrë pensionin grek... Se për hile ja e kemi ne mendjen pjellore ja se ka njeri.
    Ndoshta kjo hileja e ketij kinezit ne fotografine e meposhtme ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Le opinioni sono come le palle: ognuno ha le sue

  4. #24
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    E para njehere pse permenden minoritaret? Minoritaret nuk genjejne kur thone "Jemi greke!". Nqs shteti grek ka qejf t`u jape pensione, me mire per ta.
    Ju s`keni c`i beni gomarit dhe i bini samarit.
    Problemi nuk eshte tek minoritaret, po tek "mazhoritaret" qe marrin pensione per t`u bere minoritare.

    Sa per lajmin. Ka thene ai i pari "Kur ta shoh, do ta besoj." Sepse si ballkanas qe jemi, e dime fort mire qe ne Ballkan eshte Ligji, po eshte edhe Maliqi. Ndryshoi Ligji, po a ndryshoi Maliqi?

    Sa per kete artikullshkruesin duket qe ia fut si kau peles. Fshatrat, minoritare dhe jominoritare, jane braktisur thuajse totalisht. Mosha mesatare e banoreve te mbetur eshte 85 vjec. Pra jane te gjithe ne Greqi, si rrjedhim nuk i prek fare kjo reforme.

    Por artikulli eshte fund e krye idiot. E paraqet si dicka "pothuajse te pamundur" qe nje "minoritar" te udhetoje deri ne Janine psh qe te terheqe pensionin nje here ne muaj!?
    O gomar-gazetar, c`jane Gjrokaster e poshte, pazarin e javes e bejne ne Janine. Kane me shume vula ne pashaporte nga c`kane fije floke ne koke.
    Sa per "banim ne Greqi" problem i madh te fallsifikosh dokumentat ne Greqi!!!

    Shkurt ky Ligj eshte per te hedhur lumin dhe per t`i thene Europes "Ja s`ka me abuzime me pensione". Ne terren s`ka per te ndryshuar asgje.

    Para nje ore ne gazete lexova per manifestimet e "vorio-epirioteve" ne Athine para Ambasades se shkerdh.... te Shqiperise ku kerkohej tabela rrugore ne greqisht dhe shkolla greke....ne gjithe Jugun.
    Ju fluturoni ne hava me nje cope artikull.
    -

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Ime e kapi kriza Alvanin Oqi lefta

  6. #26
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    shume keq nese i kane hequr pensionet.

    nga ata pensione punojne shume shqiptare te tjere ne keto krahina, emigrante te brendshem.

    megjithate eshte gezimi i pronareve te autobuseve qe do i cojne Shqiperi - Greqi, jam i sigurt qe nuk do i lene pa marre, do shkojne ne Greqi nje here ne muaj , do paguajne 70 euro bileta dhe do tu ngelen 350. me kete rast do shohin dhe te afermit e tyre plus qe ata jane pensionista e kane kohe te lire boll.

    njoh personalisht 5-6 shqiptare, jo minoritare, nga rrethi im shoqeror qe vijne ne greqi nje here ne muaj per te marre asistencen sociale per nje vit. kane ikur nga Greqia , jane stabilizuar ne Shqiperi megjithate vijne dhe e marrin. dhe bejne shume mire qe veprojne keshtu. kjo ju tregon qe s'eshte problem vajte-ardhja.

    ceshtja eshte tek politika sociale qe ben Greqia per bashkekombasit e saj kudo qe ndodhen. deri tani e kishte dhe e ka mundesine qe te ndihmoje kete kategori me para, me lehtesira te tjera levizjeje, ndihme nga perfaqesite e saj diplomatike ne shtetet ku jetojne, me ndihma te vecanta per qendrimin e tyre ne greqi ndryshe nga emigrantet e tjere si psh: dhenia e kredive bankare pa perqindje, etj,etj.

    kete politike (apo te perafert) e ndjek edhe Turqia per minoritetin e saj ne Greqi e gjetke, edhe Izraeli, etj.

    vetem ne nuk ndjekim nje politike te tille me bashkekombesit tane shqiptare kudo qe ndodhen. gjendja eshte aq e keqe saqe po mohojne dalengadale shqiptaret (arbereshet)e Italise, Greqise, Ukraines, Rumanise , por edhe te gjithe vendeve te tjera ku ka shqiptare te hershem, faktin qe jane shqiptare.

    eshte per te ardhur keq qe nuk i ndihmojme jo vetem me para, se s'kemi apo aq sa kemi, por edhe per lehtesira te tjera te cilat do e afronin kete kategori afer memedheut e do gjenin ngrohtesi.

    ne kundershtim me Greqine pra, ne i kemi lene ne meshire te fatit. Fale Zotit deri tani i kane rezistuar asimilimit ne vendet ku jetojne, ka shprese akoma te mos humbasin fare.

    mire ben pra Greqia qe i ndihmon me para, ndjek nje politike afruese per njerezit e saj.

    sa mire do ishte te ndiqnim edhe ne per vellezerit tane, nuk mendoni????
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Greqia u heq pensionet minoritarëve grek në Shqipëri

    Qeveria greke ka vendosur që të heqë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri. Vendimi është marrë më datë 13 Tetor të këtij viti nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Greqi, i cili ka vendosur kushte të rrepta për të përfituar pension dhe kjo e bën pothuajse të pa mundur marrjen e pensionit nga minoritarët në vendin tonë, njofton sot Gazeta Start.

    Ata marrin prej vitesh pension nga 250 deri në 480 euro, por tanimë kur shteti helen ndodhet në krizë të thellë financiare, çka e ka detyruar qeverinë të marrë masa drastike.

    Sipas vendimit të ri, nuk mund të merret më pensioni me prokurorë dhe nëse pensionisti nuk paraqitet brenda 10 ditësh të muajit kur merret pensioni, atëherë ai humbet të drejtën e tërheqjes së shumës në fjalë.

    Kjo e bën të pa mundur tërheqjen e pensionit nga minoritarët e Shqipërisë, pasi ju duhet të udhëtojnë çdo fillim muaji në Greqi. Urdhri nga Instituti i Sigurimeve greke është dërguar në të gjitha pikat e shpërndarjes së pensioneve në të gjithë Greqinë.
    albeu.com
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Titull kot, sa per fekt ngacmues per lexim, pasi nuk ka heqje pensionesh, por thjesht nje procedure per terheqjen e tyre. Nuk e le kush terheqjen, edhe nese duhet te udhetoje, pasi shuma qe merr, minus shpenzimet e udhetimit, prape ja kalon pensionit ne Shqiperi. Kurse ne rast pleqerie te thelle e pamundesi levizjeje e semundjesh, qe duhet vertetuar mbase me ndonje shkrese mjekesore, nuk perjashtohet kursesi askush nga marja e pensionit.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Mir esht qe duhet te shkojn andej , ndoshta sdo te kthehen fare.

    Dhe me siguri nje pjes tjeter do te ngelin pa pensione sepse ky duhet te jet edhe qellimi , shkaku i krizes qe ka kaplu Greqine.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •