-
Njė yll si Alketa Vejsiu
Njė yll si Alketa Vejsiu
Share
Si shkrimtar i satirės, shqisat, formimi e pastaj frymėzimi mė irritohen gjithnjė nga e padrejta, absurdi, dhe e shėmtuara. Sepse i urrej. E dua tė bukurėn, tė drejtėn, normalen. Nė art, nė jetėn sociale dhe nė politikė. Dhe kur nuk i gjej, nxjerr armėn artistike, satirėn. Pėr tė ruajtur dhe zgjeruar shėndetshėm tė bukurėn, ėshtė krijuar kjo gjini e letėrsisė. Midis marrėzisė dhe mizerabilitetit, pėr fat ka edhe disa vlera njerėzore, artistike qė tė kthejnė buzėqeshjen e besimin tek jeta. Ndonėse tė rralla, kėto duken si ai fari buzė detit, qė tė kthen shpresėn. Midis tyre mė ka tėrhequr njė femėr.
Artiste e vėrtetė.Ėshtė njė zonjushė, apo zonjė e re, qė sa herė e shikoj nė ekran mė bėn tė harroj krejtėsisht kėndvėshtrimin tim kritik mbi jetėn dhe shoqėrinė. Ose mė saktė, tek figura e saj gjej tė mishėruar tė kundėrtat e atyre qė shkruaj nė librat e mi satirikė. Nėse ky vend do tė kishte mė shumė njerėz publik tė tillė, kjo jetė do tė niste seriozisht rrugėn e pėrmirėsimit. Talentet qė rrezatojnė vlera, kulturė, menēuri, emancipim, janė si ai diamanti nė majėn e matrapikut, i detyruar tė depėrtojė nė tunelin e errėt tė mendjes tė njė shoqėrie pėr tė na sjellė pak dritė.Atė e njohin tė gjithė, sepse njė ose dy herė nė vit drejton spektaklet e Vera Grabockės. Dalja e saj, e folura, prezantimi, komentet qė bėn, paraqitja, janė vlerė mė vete brenda vlerės sė programit. Alketa Vejsiu quhet. Ėshtė nga ato moderatore qė mė impresionon, mė ngjall tė bukurėn, tė menēurėn. Edhe kur pas saj nė skenė, mund tė dalė njė artist qė nuk tė pėrcjell emocion dhe bukuri artistike, ngushėllohesh se pas tij do tė kesh fatin tė shohėsh sėrish Alketėn. Dhe nuk tė zhgėnjen. E saktė, e menēur, delikate, e natyrshme. Plot formim klasik dhe modern, kjo vajzė e mrekullueshme pėrcjell ngrohtėsi, shplodhje tė syve dhe relaks shpirtėror. Vini re si flet. Asnjė pozė pėr tė na treguar se unė jam e bukur, jam e menēur, kam dalė nė ekran
Asnjė nga kėto. Ajo thjeshtė bėn njė punė. Njė punė artistike qė na e pėrcjell artistikisht nė mėnyrė tė mrekullueshme. E pėrgjegjshme pėr atė qė ka marrė pėrsipėr. Respekt pėr programin qė drejton, pėr regjizoren, pėr televizionin, dhe veēanėrisht e respektueshme me shikuesit e saj.Nė profesionin e Alketės ka plot vajza. Por jo si ajo. Sepse ato kanė njė tjetėr synim. Vetėm tė duken, duke na u treguar gjoja tė bukura, gjoja tė menēura, gjoja tė afta, gjoja artiste. Pėrfundimi? Qesharake. Por Alketa Vejsiu, nuk ėshtė e mirė pse konkuron nė njė treg me ta. Ajo, edhe nėse do tė kishte patur fatin tė drejtonte nė skenat dhe ekranet europiane, midis tė mirave do tė ishte mė e mira. E ky nuk do tė ishte vetėm fati i saj. Por edhe i yni.Elegante, me sharm thellėsisht femėror, e sjellshme dhe e ngrohtė, Vejsiu ėshtė padyshim ylli mė i bukur i ekraneve tona. Natyra i dha bukurinė dhe vullneti zgjuarsinė. Me kėto cilėsi ajo mjeshtėrisht na shfaqet, herė si ikonė e viteve `40 e `60, e herė si e viteve 2000, apo e ditėve tė sotme. Gjithnjė e pranueshme dhe e pėlqyeshme.Ėshtė hera e parė qė shkruaj seriozisht e pa sarkazėm, fjalėn e rrallė dhe tė merituar, yll. Por kjo vajzė e meriton. Me informacionin e bollshėm, kulturėn e komunikimit, buzėqeshjen e ėmbėl, Alketa ėshtė aperitivi i mbrėmjeve para gjumit. Pėr fat tė keq, e rrallė dhe e veēantė. Gjetja dhe stacionimi i regjizores Vera Grabocka tek kjo vajzė shumė e talentuar, meriton njė pėrgėzim tė veēantė. Ashtu siē ka sjellė spektakle tė papėrsėritshėm, ajo nxorri dhe i besoi Vejsiut gjithė punėn e saj. Realizon deri nė perfeksion punėn regjizoriale tė fshehur pas kamerave, gjithēka tė shkruar nė skenar apo tė improvizuar, na pėrcillen mjeshtėrisht nga Alketa. Grabocka, besoj se mbetet e kėnaqur me performancėn e bukuroshes sė ekranit. Puna e saj, ėshtė Alketa Vejsiu qė pėrcjell pėrkushtimin maksimal tė regjizores. Nėse do tė njihni cilėsinė e regjizorit, shikoni moderatorin e tij. Shumė e talentuara ka kėrkuar dhe gjetur shumė tė talentuarėn. Shikoni Alketėn tė bindeni nė shijet dhe kėrkesat e Vera Grabockės.Prej vitesh ndjek me admirim kėtė prezantuese dhe gjithnjė mė le pa fjalė. Vazhdimisht e talentuar, e bukur, e saktė dhe e ngrohtė. Edhe kur i shpėton njė pikė loti, ajo bėhet mė e bukur, mė emocionuese, mė frymėzuese. Thuhet se kukullat nuk kanė shumė mend. Ndėrsa Alketa ėshtė njė kukull shumė e menēur, me kulturė dhe tepėr e thjeshtė.
Duhet theksuar se, atje ku ekzistojnė, e bukura, e mira dhe e pėrsosura artistikisht, kanė nevojė pėr vlerėsim. Pse nuk ndodh gjithnjė? Xhelozi? Padyshim. Kjo ndjenjė e ulėt qė zotėron njerėzit e artit, i detyron tė pohojnė ndryshe nga ēfarė shikojnė dhe ndjejnė. Tė thuash tė vėrtetėn mbi njė talent tė spikatur, nuk ėshtė se i bėn nder atij. Nderi ėshtė pėr turmat qė kanė nevojė tė marrin dhe shijojnė shumėfish talentin qė zotėron. Artistit, thjeshtė, i bėhet qejfi dhe nxitet pėr mė shumė.E keni vėnė re si Alketa Vejsiu u drejton pyetje tė ftuarve? Sa me elegancė dhe njerėzishėm komunikon me ta? Asnjėherė pyetje tė gjata qė kanė brenda pėrgjigjen dhe opinionin e prezantueses, e cila detyron ēdo tė ftuar tė pėrgjigjet pastaj vetėm me njė po ose jo tė ftohtė! Pas gjithė kėtyre cilėsive, unė shoh njė femėr tė pėrgatitur, me kulturė dhe botė tė pasur shpirtėrore. Por jo vetėm unė. Veprimtaria e saj artistike mė bind se sa artiste ėshtė ajo nė tė vėrtetė. Nė gojėn e Vejsiut bindesh se gjuha shqipe ėshtė e bukur dhe tepėr melodioze. E pagabueshme dhe pa asnjė shtirje artificiale, ajo tė bėn tė ndjehesh krenar dhe tė frymėzon +-artistikisht. Prezantuese qė di tė kėrcejė bukur dhe me delikatesė, kėngėtare profesioniste qė performon mrekullisht nė videoklipe, njohėse dhe komunikuese e rrjedhshme nė disa gjuhė, Vejsiu meriton titullin ikonė e ekranit shqiptar.Tek Dancing with the stars Alketa ėshtė mishėrimi i ėmbėlsisė, komunikimit dhe saktėsisė. Tė vjen keq qė kėtij programi kaq tė dashur dhe tė bukur po i vjen fundi. Tė vjen keq qė ky apo ai artist po eleminohet nga gara. Por me diēka tjetėr ngushėllohesh. Se yllin Alketa Vejsiu, do ta kemi deri nė fund tė kėtij eventi. Me shpresėn se nė njė tjetėr mrekulli tė Vera Grabockės, do tė na mrekullojė edhe Alketa.I ftuari i radhės do tė ndjejė ngrohtėsi dhe saktėsi nga prezantimi i saj. Askush nuk ėshtė vėnė nė siklet, sepse ajo nuk thotė asnjė fjalė apo mendim qė nuk i shkon atij ambienti apo tė ftuari. Asgjė e tepėrt nuk rrjedh nga ajo. Vetėm ato qė duhen, dhe pa skenar nė duar apo me ndihmėn e skaletės sė programit. Vejsiu nuk ngec asnjėherė. Nuk kėrkon ndihmėn e regjisė pėr tė dalė nga situata. Ka kujtesė tė mrekullueshme, tekst tė pjekur pėr tė gjitha mendjet, shijet, moshat e sekset. Ajo reagon bukur dhe gati sfiduese kur has banalitete. E qeshur dhe komunikuese i pėrbuz me fisnikėri sjelljet qė nuk i shkojnė cilėsisė sė programit apo vlerave tė saj artistike. Improvizuese e shkėlqyer ku nuk dallon dot nėse kjo pjesė apo fjali ishin nė skenar apo jo.Duke shkruar kėto radhė pėr Alketa Vejsiun, bėra njė pėrjashtim nga natyra ime satirike. Ose mė saktė, mė detyroi aftėsia dhe magjia e saj. Atė qė dėshiroj por nuk e gjej dhe e satirizoj nė ēdo faqe libri, tek Vejsiu prezantuese mė shfaqet e plotė dhe e shėndetshme. Prandaj i shkruajta kėto radhė. Ėshtė mirėnjohja ime pėr tė dhe krenaria qė mė jep si spektator i saj. Ėshtė falenderimi mė i sinqertė kur kėtė e bėn njė satirik. Shumė rrallė, por plotėsisht tė merituar. Duke shkruar pėr Alketėn prezantuese, kam respektuar gjithė prezantueset e menēura tė ekranit ose jo, qė ka kjo tokė.
Nė fund dua tė siguroj cilėsinė e ekraneve tona, Vejsiu se, fjalėt e mia nuk do ta marrin mė sysh. Ato vetėm mund tė ndihmojnė edhe tė tjerė ta shikojnė e vlerėsojnė me kėtė sy. Ata qė dinė tė shkruajnė dhe nuk i ka mbuluar verbėria e xhelozisė. Qė Alketa Vejsiu tė mos mbesė vetėm. Pėr tė mirėn tonė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt