Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 178
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Kadare, i madh apo i famshėm?

    Sė pari mė duhet me i sqarue lexuesit e kėtyne rreshtave e sidomos lexuesit e Kadaresė, se arsyet qė mė shtyjnė me humbė kohė pėr nji shkrim tė tillė i cili i kapėrcen interesat e mia vetiake, nuk lidhen- siē shumėkush do mendojė- me ndonji mllef, cmirė apo paragjykim kundrejt shkrimtarit tonė "gjenial", "fenomenal"etj, sikundėr pėlqejnė me e quejtė ata qė s'kanė mundė me pa e as me ba ndonji gja qė e kapėrcen hundėn e tyne, porse me nji pėrpjekje pėr tė rishikue pozicionin e tij nė hapsinėn e zhvillimeve t'reja tė letėrsisė shqipe. Ka ardhė koha me ua kujtue lexuesve shqiptarė, dhe jo pak shkrimtarėve, se meqė absolutizmi politik ka marrė fund, nuk do t'ishte keq sikur t'i riparonin edhe konceptet e tyne absolute mbi letėrsinė e mbi ata qė e krijojnė kėtė letėrsi. Nėse guxon e i pyet kėta njerėz se cili shkrimtar i letėrsisė shqipe u pėlqen ma tepėr, do tė pėrgjigjen ēilembyll sytė, se u pėlqen vetėm Kadare, shkrimtari ma i madh shqiptar e nji nga ma tė mėdhenjtė e botės. Pra, mbi kėtė ēėshtje nuk kanė nėvojė me mendue hiē, sepse kanė mendue njiherė e mirė diku nja tridhjetė vite ma parė.
    Ja pra, fama - kryesisht nė Shqipninė tonė- s'na qėnka tjetėr veēse globalizim i shijes, verbėri, injorancė, keqkuptim etj. Ndigjova ē'u ba rreth "Pashallarėve tė kuq", apo thanė ndryshe, rrapėllima e kėsaj marrie kolektive mbėrriti deri tek unė. S'vonoi e nė mbrojtje tė tij u ēuen do njerėz qė nė letėrsi, nuk kanė mundė me qenė diē ma shumė se puntorė krahu e tė cilėt, tė vetdijshėm se nuk kishin me e formue kurrė nji personalitet tė vetin, pėrfundimisht e panė tė udhės me u shndėrrue nė hyzmeqarė tė nji shkrimtari qė normalisht nuk duhej tė kishte nevojė pėr ta. Pikėsėpari, kujt i plasi nėse ky individ ishte disident apo puthador i rregjimit. Ajo qė duhet tė na bajė pėrshtypje, asht mirė tė lidhet me faktin se poezia qė na rrezatoka disidencė, asht tmerrsisht e dobėt artistikisht. E thanun troē, nji shpifurinė. Ja, kėtė tė vėrtetė, pikėrisht kėtė, nuk ndigjova askėnd ta thoshte me za tė naltė. Mirėpo shumicės, shumicės dėrrmuese, kjo gja nuk i intereson sepse tek Kadare ka pa e sheh jo shkrimtarin, por njeriun e famshėm qė spikat nė kėtė Shqipninė tonė tė vockėl. ku mund tė bahesh i famshėm qoftė edhe tue llomotitė nėpėr gazeta apo televizione. Ky asht mjerimi i vendeve tė pazhvillueme. Qė tė jem i sinqertė, janė disa arsye qė mė shtyjnė mė pasė konsideratė pėr Kadarenė, anipse asnjena nga kėto nuk ka tė bajė drejpėrdrejtė me letėrsinė, por me aftėsitė e tij pėr me nėnshtrue nji letėrsi tė tanė shqipe e me zgėrlaqė tanė brezin e shkrimtarve bashkohas me tė. E vėrtetė. Kadare, nė kohėn e diktaturės, asht padyshim shkrimtari ma i madh, pikėrisht sepse letėrsia shqipe kishte reshtė sė egzistuemi e nuk mund tė merrte frymė nėpėrmjet kėsi gurrmazesh brohoritės qė nuk kanė mundė jo me e shkrue, por as dhe me e shqiptue nji fjalė tė hajrit. Ja pra, se ēfarė tipash e kanė konkurue "letėrsinė e madhe" tė Kadaresė, letėrsi e cila pėr ēudinė ma tė madhe vijon ende me na u servirė si ēorbė artistike e dorės sė parė. E pra, fakti se Kadare i ka zgėrlaqė kėta tipa qė sot nėn maskėn e mbrojtėsve tė tij, rreken me mbrojtė nė fakt letėrsinė e tyne tė pjerdhun, mė ban qė vėrtetė ta ēmoj Kadarenė, tė vetmin shkrimtar qė pėrpiqej me qenė serioz. Kjo s'asht pak. Nuk asht e drejtė qė figura morale e shkrimtarit, artistit po themi, tė konsiderohet si kriter parėsor i vlersimit. Jo dhe jo. Gėte ishte servil i Princit tė Vajmarit, por nėse kėtij tė fundit nuk ia dijmė as emrin, i pari popullon ende kujtesėn e lexuesve. Nji shkrimtar i dobėt qė asht pjesmarrės apo drejtues nė nji revolucion, nuk mund tė krahasohet me nji shkrimtar tė vėrtetė qė i kundėrvihet kėtij revolucioni, sepse nė kėtė rast nuk do banim krahasim mes dy shkrimtarėsh, por mes nji heroi dhe nji shkrimtari. Marcel Proust ishte seksualisht i devijuem, por ne do tė banim mirė me e kujtue atė si nji prozator tė madh. Nėse do t'ishte shkrimtar i parandėsishėm, do t'ishte njikohsisht e parandėsishme edhe jeta e tij private.
    Tue u rikthye tek Kadare, mendoj se nuk asht e drejtė, e aq ma pak e randėsishme, tė vlersohet apo nėnēmohet nė aspektin moral, por drejtpėrdrejtė nė atė estetik. Ne shqiptarėt, fatkeqsisht jemi mėsue ose me e pranue ose me e hedhė poshtė krejtėsisht diēka apo dikė. Nuk duhet kėshtu.
    I mbrojtun nga falanga tė tana kopukėsh e servilėsh, i mbėshtetun e i mbuluem prej gjithfarė epitetesh qė do t'ishin tė tepėrta edhe pėr heroin tonė kombtar, ai ia ka dalė mbanė der'edhe mbas viteve '90 me e ruejtė zyrtarisht- po e pėrsėris, vetėm zyrtarisht- pozitėn e shkrimtarit ma tė madh shqiptar. Sikur kjo turmė budallaqe do ta kishte mbėshtete Skenderbeun apo Ismail Qemalin me tė njejtin ngulm sa ē' mbėshtet kėtė shkrimtar qė tashma e ka krye misionin e tij, sot do tė kishim qenė nji nga kombet ma tė shkėlqyeme t'Europės.
    E tash, njimbėdhjetė pika Kadaresė:
    Humbja e lexuesit cilėsor
    1. Asht thanė se nėpėrmjet tanė krijimtarisė sė vet, shkrimtari i vėrtetė s'ban gja tjetėr veēse rend drejt librit tė mirė. Kadare, librin e tij ma tė mirė e ka shkrue nė rini. A mund tė na sqarojė ndokush se pėr ku nxiton ky plak?!
    2. "Kadare ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės!"
    3. Nė numrin e pafundėm t'intervistave tė tij, Kadare flet mbi politikėn, sociologjinė, etnografinė etj. po kurrė, kurrė mbi letėrsinė e mbi sekretet e artit tė shkruem, ashtu si kolegėt e perendimorė
    4. Kadareja poet ?! Padyshim qė prej poezisė sė tij nuk mbetet thuejse asgja. Kjo spjegohet nė shumė mėnyra.
    5. Andrra pėr ēmimin "Nobel"
    6. Pėrkthime prej letėrsisė sonė nė gjuhė tė huej. Padyshim qė pėr pėrkthimin e autorėve tjerė nė gjuhė tė hueja, Kadare pėrban nji pengesė serioze ngaqė pėr tė, konkurenca ka qenė dhe mbetet diēka e besdisshme.
    7. Tue pasė qenė shkrimtar i diktaturės, fakt tė cilin s'kam ndėrmend ta paraqes si diēka negative, Kadare i ka ba tė vetat edhe metodat e diktatorit.
    8. Mbi romanet e shkrueme nė v. ' 90. Nė kėto romane tingėllon pėrvajshėm nevoja e domosdoshme qė autori ka pėr diktaturėn. S'ban qė s'ban dot pa tė. Coha moderne me tė cilėn mundohet tė arnojė letėrsinė e vjetėr, krijon nji pamje vėrtetė komike. Vijon me trajtue temat e mėdha e tė fryme si tollumbace, gjith' tue pėrdorė tė njejtin stil tė zvargun e kėrkėllyes.
    9. Pėrgjithsisht, nė tana romanet e Kadaresė, verejmė nji masė tė madhe njerėzish qė lėviz andej-kėndej ndėr mjedise revolucionare ku prorė mbizotnojnė ngjyrat bardh' e zi.
    10. Kadare nuk flet pėr letėrsinė e sotme shqipe. Kjo, ose ngaqė nuk mund t'i lexojė librat e autorėve qė shkruejnė pa lejen e tij, ose ngaqė asht i fiksuem nė idenė e tė qenit mishėrimi i vetėm i letėrsisė shqipe. Kadare e don Shqipninė, dhe pse simbas mėnyrės sė tij, porse letėrsinė e saj e sheh si diēka tė tepėrt dhe tė panevojshme.
    11. Nė mbyllje, simbas mendimit tim, them se shkrimtari ynė i shquem futet nė letėrsinė e re tė shekullit tė ri ashtu si ai personazhi i cili, mbasi e ka pėrfundue rolin e vet dhe asht nisė me pi nji kafe, rikthehet befas nė skenė thjesht pėr tė marrė xhaketėn e tij, teksa drama ende vazhdon.


    Shpėtim Kelmendi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188

    Interviste me Ismail Kadarene

    ]Perandoria otomane - janė Shtetet e Bashkuara tė Mesjetės

    Bisedė nga Thierry Fabre

    Ismail Kadare, a jeni ai qė mund t’ju quajmė mjė shkrimtar ballkanik? A pėrfaqėson Ballkani ndonjėgjė tė veēantė pėr ju?
    Jam shkrimtar, por unė jam kundėr etiketės pėrshkrimore ballkanike, skandinave ose jemenite.Unė mendoj se letėrsia ėshtė diēka homogjene dhe unike nė botė. Shkrimtarėt formojnė nje familje shumė tė bashkuar dhe shumė tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė. Mendoj se unė i pėrkas kėsaj familjeje.

    A ėshtė ky rajon njė hapėsirė referimi pėr ju?
    Sigurisht, vepra ime lindi nė Ballkan dhe ndoshta nuk do tė mund tė ekzistonte pa tė. Ėshtė njė burim, po pėrtej tij, unė jam njė shkrimtar. Shkrimtarėt nuk kanė qenė pjesė tė regjimeve dhe tė partive.

    Po Ballkani si njė vend imagjinar, sa i rėndėsishėm ėshtė pėr ju?
    Ekziston njė kontradiktė mes Ballkanit si realitet konkret dhe Ballkanit imagjinar, qė ėshtė njė tėrėsi shumė mė e fuqishme.

    Me kėtė pėrfytyrim ushqeheni?
    Mendoj se letėrsia e madhe evropiane ka lindur nė gadishullin ballkanik.

    Pėr shembull, kė keni nė mend?
    Shkrimtarėt e antikitetit. Ėshtė e vėrtetė qė ka pasur zbulime madhėshtore nė botėn para grekėve tė lashtė, si krijimi i konceptit tė skėterrės nga egjiptianėt. Por mendoj se grekėt, domethėnė ballkanasit e lashtė, kanė zbuluar gjėnė mė tė madhėrishme nė botė: brerjen e ndėrgjegjes. Brerja e ndėrgjegjes nė botė ėshtė shfaqur goxha mė vonė. Ka nja katėr a pesė mijė vjet, jo mė shumė... Pa kėtė koncept, nuk do tė kishte letėrsi. Brerja e ndėrgjegjes u zbulua nga dramaturgjia greke: besoj se ka ekzistuar edhe para Eskilit. Te Homeri nuk gjejmė mėnyra konkrete, por tė gjitha poemat homerike kanė lindur prej saj. Ēfarė janė poemat homerike? Njėfarė faljeje karshi Trojės. Njė poet grek i ka kėnduar fajit tė lashtė tė grekėve pėr tė larguar tė keqen. Nė kėtė mėnyrė, lindi letėrsia klasike greke...

    Nė veprėn tuaj, duket qartė njė pėrngjasim i madh mes letėrsisė suaj dhe asaj greke. Mos vallė pėrtej Ballkanit ka njė dimension mesdhetar, qė pėr ju ėshtė i vlefshėm?
    Sigurisht, por tė dyja janė tepėr tė ndėrthurura. Ėshtė mėse e natyrshme.

    A ka po kėshtu, dhe njė dimension mysliman?
    Jo mysliman, por njė dimension perandorak: romak, bizantin dhe otoman njėkohėsisht. Ky dimension perandorak ka filluar qysh tre mijė vjet me persėt... Letėrsia ka filloi nė kohėn e zhvendosjes sė ushtrive tė gadishullit ballkanik drejt Orientit; mė pas ndodhi zhvendosja e ushtrive romake, bizantine, turke... Nga Perėndimi nė Lindje dhe nga Lindja nė Perėndim...

    Shkrimtarėt kanė pasqyruar kronikėn... Ju flisni pėr perandori. Cili ėshtė vizioni juaj pėr perandorinė otomane? Ēfarė ėshtė pėr ju? Njė armik qė deshi tė shtypte Shqipėrinė?
    Shumė mė e ndėrlikuar se kaq. Nga pikėpamja letrare, mendoj se ėshtė perandoria mė e bukur e njerėzimit. Ėshtė mjaft paradoksale, por mendoj se pėr letėrsinė ėshtė njė minierė ari. Nuk mund tė gjejmė perandori tjetėr aq tė pasur nė subjekte...

    Po kėshtu, ju e keni vazhduar kėtė linjė me Kasnecėt e shiut dhe me personazhin e Skėnderbeut...
    Jo vetėm unė. Kėshtu ka bėrė edhe Kazanzaqis, Ivo Andriē gjithashtu. Nuk mund tė imagjinohet kurrė vepra e tij pa kėtė perandori...

    Si e ka ushqyer perandoria otomane veprėn tuaj?
    Ėshtė njė perandori shumė e kompletuar. Ajo pėrfshinte gjithė racat njerėzore, gjithė fetė, gjithė konfliktet, gjithė fatet. Ajo zotėronte mekanizmin mė tė pėrsosur burokratik tė tė gjitha kohėrave. Nė kėtė perandori, ju mund tė gjeni tė gjitha perandoritė, pėrfshi dhe Rajhun e Tretė apo perandorinė sovjetike... Modelet janė tė gjitha nė perandorinė otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara nė Mesjetė. Nė kėtė perandori shumė tė errėt e tė tmerrshme, hera-herės, gjejmė po kėshtu shenja tė njė tolerance tė madhe...

    Pėr shembull, pas vitit 1492, kur ēifutėt u dėbuan nga Spanja, ata gjetėn strehim nė perandorinė otomane...
    Jo vetėm ēifutėt... Perandoria otomane ndoqi njė politikė nacionale, ndonjėherė shumė mė inteligjente se tė vendeve tė tjera dhe perandorive tė tjera...

    Por me Shqipėrinė marrėdhėniet kanė qenė shumė konfliktuale. Shqipėria doli kundėr kėsaj perandorie otomane...
    Shqiptarėt kanė pasur njė marrėdhėnie tepėr tė veēante me kėtė perandori. Nė fillim, pėrgjatė njė shekulli, ka pasur njė konflikt tė pėrgjakshėm me Shqipėrinė... Por pas kėsaj, ata gjetėn njė lloj modus vivendi, sepse perandoria otomane e kuptoi mė nė fund shpirtin e shqiptarėve dhe nė pėrgjithėsi, tė ballkanasve. Ajo kuptoi se mėnyra e paqtimit ishte dhėnia e privilegjeve...

    Shumė shqiptarė u pėrfshinė nė elitėn e perandorisė otomane...
    Nė pėrgjithėsi, shqiptarėt kanė qenė mė tė privilegjuarit... Ēifutėt dhe grekėt po kėshtu, por jo si shqiptarėt. Gjatė kėsaj kohe, marrėdhėniet kanė qenė disi tė dykuptimta.

    Por kjo perandori ka lėnė gjurmė, veēanėrisht nė islamizimin e njė pjese jo tė pakėt tė popullsisė...
    Nė fillim, gjithė shqiptarėt kanė qenė tė krishterė. Kanė qenė njė nga popujt e krishterė mė tė lashtė, fill pas Italisė. Nė fillim ka qenė katolik dhe mė pas, nėn ndikimin e Bizantit, njė pjesė e Shqipėrisė u bė ortodokse. Islami ėshtė mė i vonė. Ka qenė njė fenomen disi i pėrgjithshėm pėr gjithė Ballkanin... tė krishterėt qė filluan tė bėheshin myslimanė, pėrveē shqiptarėve, boshnjakėve, edhe grekėt vetė... Kjo bėhej pėr arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojė e detyrimit apo e masakrave, siē e shohim shpeshherė nė filma, por pasojė e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqėrore... Pėr shembull, po tė doje njė vend tė rėndėsishėm nė kryeqytet, njė nga kushtet ishte tė ndėrroje fenė. Nuk mund tė bėheshe ministėr po tė ishe katolik a ortodoks... Shqiptarėt e morėn shumė lehtė kėtė ēėshtje nė fillim. Nė pėrgjithėsi, princėt dhe prijėsit e tyre u konvertuan tė parėt. Ata ndėrruan emrat e krishterė nė emra myslimanė. Si tė ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjė.

    Kjo marrėdhėnie me qytetėrimin islamik, a pati ndikim nė Shqipėri nė leximin e teksteve, nė pėrfytyrime, nė poezi?
    Islami pati shumė pak ndikim nė kulturėn shqiptare. Ai ndikoi nė jetėn e pėrditshme nė disa zakone, veshje, nė disa zakone shtėpiake; nė kuzhinė, nė administratė. Por ama jo nė letėrsi.

    Ēfarė dini pėr kulturėn arabe? A ka ndonjė tė pėrbashkėt mes jush?
    Nė Shqipėri, ėshtė shumė pak e njohur. Mė tepėr njoh letėrsine perse. Pėr shembull, Omar Khajamin, i cili nė Shqipėri ka qenė i pėrkthyer, fshehurazi, nga anglishtja. Nė Shqipėri ka pasur njė rrjedhė islamike, por qė ka qenė shumė mė e dobėt krahasuar me letėrsinė tradicionale tė krishterė shqiptare. Kjo letėrsi islamike, nga njė anė, ishte dhe e prapambetur, thjesht me disa vjersha tė vogla sentimentale, por jo mė shumė...

    A nuk keni dijeni pėr poezinė e madhe arabe, pėr vepra madhėshtore?
    Te ne nuk janė pėrkthyer kurrė.

    Me ē’kuptojmė, tė krijohet pėrshtypja se pėrherė ka identitete tė shumėfishtė. Sė brendshmi jemi katolikė dhe nga jashtė myslimanė. Kemi pėrshtypjen se nė universin ballkanik ka pėrherė lojėra personaliteti shumė tė ndėrlikuara, me shumė fytyra...
    Kjo ndodh nė tė gjithė Ballkanin, sepse ne kemi ndryshuar dhe shumė herė realitet. Ja dhe njė arsye pėr tė cilėn feja ėshtė e dobėt nė shumė zona ballkanike. Nė Shqipėri ka tre fe. Kur njė vend i vogėl ka tre fe, ato dobėsohen... Por gjėja e mirė ėshtė se nuk ka pasur armiqėsira mes besimeve. Shqiptarėt mbėrritjen e islamit nuk e morėn seriozisht. Dy fetė mė tė hershme u treguan shumė mikpritėse karshi fesė myslimane, pa bėrė aspak bujė e skandal. Ato e pranuan.

    A ėshtė pasojė e komunizmit fakti qė filloi tė shkatėrrohej shpirti religjioz?
    Jo, kjo ka ndodhur mė parė. Nga ana e vet, feja myslimane u tregua shumė tolerante, qė do tė thotė se myslimanėt shqiptarė nuk pėrfituan kurrė nga statusi i tyre.

    A ju duket se ka pėrparuar ky realitet i shumėfishtė i Ballkanit, a shkon drejt pėrpjekjeve pėr t’u pėrgjithėsuar?
    Nė shekullin XX, me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikė u bėnė shovinistė. Mė parė, ata ishin mė tolerantė, mė shpirtgjerė, mė tė emancipuar. Por kjo nuk ndodhte ngase mė parė ata kishin armik tė pėrbashkėt perandorinė otomane. Shqipėria ka qenė e qeverisur nga njė pasha shqiptar. Kufijtė nuk kanė qenė shumė tė saktė. Kishte shkėmbime ekonomike dhe kulturore mė tė natyrshme atėherė.

    Po sot, a jemi vallė dėshmitarė tė njė regresi?
    Mendoj se mbi tė gjitha, ka interesa tė klasave egoiste. Mes tyre ka njė armiqėsi tė tmerrshme, mes popujve ballkanikė. Mė parė, kjo nuk ekzistonte. Tė gjithė e kanė nxitur urrejtjen nė mėnyrė artificiale.

    A mendoni se do tė dalė ndonjė gjė, duke pasur parasysh atė ēka po ndodh sot, sidomos nė Bosnje?
    Mendoj se e keqja nuk ėshtė aq e rėndė sa u duk nė fillim. Urrejtja nuk ėshtė e pamundur tė mos zvogėlohet. Por mjafton vetėm qė njėra nga palėt tė lėshojė pe e para... Ka shumė shembuj nga e kaluara. Nė Shqipėri dhe nė Ballkan nė pėrgjithėsi, tė rinjtė e kanė harruar tashmė armiqėsinė me Turqinė. Kjo armiqėsi nuk ekziston mė. Vėshtirė se mund tė kthehet mė. Turqit dominuan nė Ballkan pėr gjashtė shekuj me radhė. Ishte njė dominim shumė i ndėrlikuar, nganjėherė tolerant, e herė tė tjera i pėrgjakshėm, i tmerrshėm... Ata e kanė harruar. Kjo do tė thotė se ata janė nė gjendje tė harrojnė, por pėr kėtė duhet tė drejtohen nga njė forcė. Ky mund tė jetė roli i intelektualėve ballkanas, me ndihmėn e Evropės, natyrisht....

    A prisni ndonjė gjė prej tyre, ndonjė mesazh?
    Ka nevojė. Njė shkrimtar shqiptar si unė mund tė jetojė absolutisht edhe pa urrejtje. Nė qoftė se shihni veprat e mia, do tė vini re se urrejtja aty mohohet nė mėnyrė absolute. E keni lexuar, me sa mė thoni, Kasnecėt e shiut. Atė e kam shkruar njėzet e pesė vjet mė parė. A keni gjetur aty gjurmė urrejtjeje? Personazhi kryesor ėshtė njė pasha turk, armik i shqiptarėve. Kėtė e kam pėrshkruar nė mėnyrė paqėsore. Nuk ka qenė e pėrllogaritur kėshtu. Romanin tim tė parė Kopshte tė kujtimeve* e kam nisur nė moshėn njėzet e pesė vjeē. Ishte historia e njė gjenerali qė erdhi nė Shqipėri, njė armik zyrtar i Shqipėrisė, njė pushtues gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe atė e kam pėrshkruar nė tė njėjtėn mėnyrė, pa urrejtje.

    A mund tė luajnė njerėzit e kulturuar tė Ballkanit njė rol drejtues? Keni qenė tė pranishėm nė ndonjė iniciativė?
    Ajo qė ėshtė mė trishtuese ėshtė se intelektualėt serbė janė mes pėrgjegjėsve kryesorė pėr atė ēka ndodhi nė Ballkan.

    Me tė drejtė, ėshtė njė luftė letrare, njė epope e ngritur nė madhėshti qė ēon nė fillimin e betejės, duke ndėrsyer kryqin e ortodoksisė kundėr islamit...
    Mendoj se ėshtė njė njollė e zezė nė historinė e kulturės. Nuk dua tė mbaj anėn e kulturės sė vendit tim, por nė kėtė pikė, kultura shqiptare ėshtė shumė superiore. Gjėra tė tilla te ne nuk keni pėr tė gjetur kurrė. Fatmirėsisht... Nuk duhet harruar se ne kemi qenė nė njė situatė armiqėsie me Jugosllavinė pėrgjatė 40 vjetėve. Gjurmė tė tilla urrejtjeje nuk kam parė nė letėrsinė greke apo bullgare... Ėshtė mėse e mundur tė ngremė njė kulturė shumė tė emancipuar, shumė njerėzore nė kėtė gadishull ballkanik. Mė gėzoi shumė fakti qė, kohėt e fundit, shkrimtarė serbė e kanė kuptuar kėtė mė nė fund.

    A ka ndikuar nė veprat tuaja ky shpėrthim nė Ballkan apo jeni pėrpjekur tė izoloheni?
    Shkrimtaria nuk ka tė bėjė fare me kėtė qė thoni. Ėshtė njė punė artistike.

    Ėshtė njė realitet qė kapėrcen kohėn?
    Ėshtė njė realitet mė vete.

    Marrė nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit tė Botės Arabe
    * Titulli i botimit frėngjisht tė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” – shėn. pėrkth.
    Pėrktheu nga frėngjishtja: Norel ZAIMI
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    "Nobel 2004", Kadare pėrballė Kunderės dhe Rotit

    Kadare, rikthehet ndėr kandidatėt mė tė pėrfolur bashkė me Kunderėn dhe Rotin

    "Nobel 2004", Kadare pėrballė Kunderės dhe Rotit


    Shekulli

    Stokholm (AFP) - Assia Djébar, algjeriane, Joyce Carol Oates, amerikane dhe Inger Christensen daneze janė tė pozicionuara mė mirė nėse ēmimi Nobel pėr Letėrsinė 2004 duhet t’i jepet njė gruaje. Akademia suedeze qė siē e ka zakon, nuk lejon asgjė tė ndėrhyjė nė zgjedhjen e saj, nuk do duhej ta shpallte veē tė enjten apo ca mė shumė tė enjten e javės tjetėr.
    Ndėrsa spekullimet gėlojnė, ato qė shpėrblimi do t’i jepet njė gruaje qėndrojnė nė krye. “Nė Stokholm ėshtė folur shpesh dhe kjo ėshtė theksuar kėtė vit qė vėrtet ka patur pak gra qė e kanė fituar Nobelin”,- ka deklaruar Svante eyler, drejtor i botimeve “Norstedts”, njė nga shtėpitė mė tė mėdha botuese nė Suedi.
    “Nėse pėr dy laureatėt e mėparshėm nuk kishte dhe aq unanimitet, ēėshtja (e grave) do tė kishte dalė nė dritė shumė mė herėt”, -ka shtuar ai, duke iu referuar afrikanojugorit J.M.Coetzee, fitues i ēmimit Nobel vitin e shkuar dhe hungarezit Imre Kertesz, laureuar nė 2002. Akademia e ka vlerėsuar shumė rrallė njė grua tė letrave: vetėm nėntė e kanė marrė kėtė ēmim prestigjioz qė nga koha e krijimit tė tij nė 1901. Fituesja e parė qe Selma Lagerloef nė 1909 dhe e fundit polakja Wislawa Szymborska, vlerėsuar pėr veprėn e saj poetike nė 1996. Vitet ’90 ishin mė tė bardha pėr gratė, sepse para poeteshės polake, shkrimtaret jugafrikane Nadine Gordiner dhe afro-amerikane Toni Morrison ishin shquar respektivisht nė 1991 dhe 1993.
    Gjithsesi, konkurrentėt meshkuj mė tė rėndėsishėm, janė tė shumtė edhe kėtė vit. Ndėrmjet kandidatėve rikthehen shpesh emrat e shkrimtarėve si amerikani Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare dhe ēeku Milan Kundera. Shpesh pak tė vlerėsuar si dhe gratė, poetėt mė tė pėrmendur janė siro-libanezi Adonis dhe sudezi Tomas Transtroemer. Njė filozof rikthehet shpesh nė listat e “Nobelistėve”, francezi Jacques Derrida. “Ai ėshtė njė nga emrat mė tė mėdhenj tė post-strukturalizmit” vlerėson Jonas Thente, kritik letrar nė “Dagens Nyheter”, e pėrditshme suedeze. “Sekretari i Akademisė Horace Engdahl dhe njė nga anėtarėt, Katarina Frostenson, njihen si dy nga admiruesit e tij tė shumtė”,- shton ai. Tė prirur pėr tė marrė kėtė ēmim me vlerė 10 milionė korona suedeze (1.1 milionė euro), janė pėrmendur njėlloj Alvaro Pombo (Spanjė), Peter Esterhazy dhe Peter Nadas, tė dy nga Hungaria, Nuruddin Farah (Somali) dhe poeti rus Gennadij Ajgi. Nėse laureati duhet tė jetė njė laureate, disa emra kanė pėrparuar si ai i shkrimtares Margaret Atwood, e pėmendur shpesh kėto vitet e fundit dhe dy poeteshat Friederike Mayroecker (Austri) e Vizma Belsevica (Letoni). Megjithatė Jonas Thente do tė vinte bast pėr shkrimtaren, poeten dhe regjisoren algjeriane Assia Djébar e cila trajton nė libra probleme tė identitetit post-kolonial. Ai do tė donte gjithashtu tė fitonte Inger Christensen, “sepse, - thekson ai - Akademia ėshtė e ndjeshme ndaj opinionit publik”. “Ajo ėshtė njė nga poetet mė tė mėdha lirike nė Evropė emri i tė cilės ėshtė pėrmendur shpesh”,- thotė ai. Por ajo mund tė ketė dizavantazhin e marrjes sė ēmimit tė Akademisė suedeze tė autorėve nordikė nė 1994, qė shihet si njė “Nobel i vogėl”. Nė Stokholm, libraria mė e madhe e Skandinavisė, “Akademibokhandeln”, ka pregatitur njė tryezė speciale me librat e fituesve tė mundshėm, dhe i var shpresat tek Joyce Carol Oates. “Eshtė e favorizuara jonė”, pohon zėvendėsdrejtoresha Agneta Lind. Por pėr bastvėnėsit, ajo ėshtė lėnė pas nga poeti siro-libanez Adonis, fitues 6 me 4.

    Ndėrmjet kandidatėve rikthehen shpesh emrat e shkrimtarėve si amerikani Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare dhe ēeku Milan Kundera. Shpesh pak tė vlerėsuar si dhe gratė, poetėt mė tė pėrmendur janė siro-libanezi Adonis dhe sudezi Tomas Transtroemer.

    Nė Stokholm, libraria mė e madhe e Skandinavisė, “Akademibokhandeln”, ka pėrgatitur njė tryezė speciale me librat e fituesve tė mundshėm, dhe i var shpresat tek Joyce Carol Oates

    Diciturė
    Shkrimtarja algjeriane Assia Djébar, tetor 2000
    Ēeku Milan Kundera
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    4
    Teme e bukur!
    Kam lexuar dy libra te M.Kunderes, "Shakaja" dhe "Identiteti", me te vertete te bukur.
    Do ishte nje mrekulli sikur te fitonte I.Kadare, pak e veshtire, por gjithcka mund te ndodhe.
    Shpresojme per me mire!shpresojme per te si autor se ka dhene shume!
    Gjithe te mirat!
    A.

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ishalla i degjon zoti fjalet e tua Aurora23,

    Edhe un i uroj fitore I.Kadare-s se e merito...

    Genti:
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Gazeta Panorama
    Lista e pretendentėve pėr ēmimin e letėrsisė

    Ēmimi "Nobel", Ismail Kadare i pesti nė listė




    Ismail Kadare kėtė herė ėshtė afėr ēmimit "Nobel". Ai ėshtė pretendenti i dytė nga meshkujt pėr tė fituar kėtė ēmim tė madh tė letėrsisė. Por kėtė vit, ndryshe nga herėt e tjera, do tė jenė konkurrente pėr ēmimin "Nobel" edhe shkrimatre femra. Tre pretendentet pėr kėtė ēmim tė madh tė letėrsisė janė: algjeriania Assia Djebar, Joyce Carol Oates nga SHBA dhe Dane Inger Christensen si pretendente kryesore pėr fitimin e kėtij cmimi. "Shkrimtaret femra, tė ndjekura prej njė kohe tė gjatė nga Akademia suedeze, e cila pėr ēdo vit jep ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė kanė mundėsi tė mėdha pėr ta fituar ēmimin kėtė vit", tha Observer pėr AFP-nė. Ato do tė pėrballen kėtė vit me emrat e pėrhershėm dhe pretendentė ndėr vite, si novelisti amerikan Philip Roth, shqiptari Ismail Kadare, ēeku Milan Kundera, poetit siriano-libanez Adonis dhe poeti suedez Tomas Transtroemer.

    Fituesi femėr apo mashkull?
    Natyrshėm, qė tė gjithė shkrimtarėt meshkuj janė mjaft tė zotė, por ndoshta kėsaj here "Nobeli" nuk mund t'u takojė atyre. "Ka pasur shumė diskutime gjatė kėsaj kohe nė Stokholm dhe ato janė ndezur mjaft nė kėtė periudhė, nė lidhje me faktin se shumė pak shkrimatare femra e kanė fituar kėtė ēmim", tha Svante weyler, shefi i Norsteds, njėrės nga shtėpitė mė tė mėdha botuese nė Suedi. Akademia ka vlerėsuar vetėm nėntė gra qė nga fillimi i dhėnies sė kėtij ēmimi nė vitin 1901. Ēmimi i fundit iu akordua poetes polake Vislava Simborska mė 1996. Pėrpara saj kėtė cmim e fituan shkrimtaraja afrikano-amerikane Toni Morrision mė 1993, si dhe novelistja nga Afrika e Jugut, Nadine Gordimer mė 1991, ndėrsa mė pas duhet tė kthehesh vetėm nė vitin 1966, kur suedezja Nelly Sachs fitoi ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė. Ndėrsa Akademia ėshtė mė e rezervuar se kurrė nė lidhje me identitetin e fituesit, qarqet e letrare nė Stokholm, janė tė mbushura me spekulime tė shumta, deri nė momentin e shpalljes zyrtare tė ēmimit. Midis atyre tė ashtuquajtura fituese tė mundshme, renditen, edhe poetesha austriake, Friederike Mayroecker dhe Vizma Belsevica nga Letonia, poeti rus Gennady Aygi, autori spanjoll Alvaro Pombo, novelisti hungarez Peter Esterhazy dhe Peter Nadas, shkrimtari somalez, Nuruddin Farah, i cili ėshtė njė pretendent i vjetėr e, po ashtu edhe shkrimtarja kanadeze Margaret Atvud.

    Fitues ndėr vite
    Vitin e kaluar ēmimi "Nobel" pėr letėrsinė i shkoi shkrimtarit nga Amerika e Jugut J. M. Coetzee dhe dy vjet mė parė hungarezit Imre Kertesz. "Nėse dy fituesit e mėparshėm nuk janė pranuar nė mėnyrė unanime, me siguri qė kėtė vit fituesi do tė jetė njė femėr", tha Weyler. Ai shtoi se beson se kėsaj here Akademia do tė jetė e ndjeshme ndaj opinioneve tė publikut. Dhe, sipas tij, ai mendonte se ēmimi do t'i shkonte suedezes Inger Christensen. "Ajo ėshtė njė nga udhėheqėset e lirikės nė Evropė, emri i sė cilės ėshytė pėrmendur shpeshherė". Megjithėse ajo ka fituar nga Akademia suedeze, ēmimin "Nobel" pėr autorėt nordikė, ajo mund ta fitojė kėtė ēmim mė tė madh. Jonas Thente, njė kritik letėrsisė pėr tė pėrditshmen suedeze, "Dagens Nyheter", tha se do tė vendoste bast pėr novelisten algjeriane, poeten dhe regjisoren, Asia Djebar, librat e sė cilės lidhen me tė kaluarėn postkoloniale. Sipas tij, po kėshtu edhe shkrimtari filozof francez, Jacques Derrida, shihet si fituesi i mundshėm i ēmimit prej 10 milion koronash, i barazvlefshėm me 1,10 milionė euro. "Ai ėshtė njė nga emrat mė tė mėdhenj tė poststrukturalizmit" dhe sekretari i Akademisė, Horace Engdahl si dhe anėtarja Katarina Frostenson njihen si fansa tė mėdhenj tė tij", tha Thente.

    Lista

    Assia Djebar
    Joyce Carol Oates
    Dane Inger Christensen
    Philip Roth
    Ismail Kadare
    Milan Kundera
    Adonis
    Tomas Transtroemer
    Friederike Mayroecker
    Vizma Belsevica
    Gennady Aygi
    Alvaro Pombo
    Peter Esterhazy
    Peter Nadas
    Nuruddin Farah
    Margaret Atwood
    Jacques Derrida

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Edhe vendi 5-t nuk esht keq", urime.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Isalla fiton ISMAIL KADARE edhe na gezon te gjitheve pra popullin shqiptar



    P.S

    Aurora23 Teme e bukur!
    Kam lexuar dy libra te M.Kunderes, "Shakaja" dhe "Identiteti", me te vertete te bukur.
    Do ishte nje mrekulli sikur te fitonte I.Kadare, pak e veshtire, por gjithcka mund te ndodhe.
    Shpresojme per me mire!shpresojme per te si autor se ka dhene shume!
    Gjithe te mirat!
    A.
    Aurora23 mos u be kinse une lexoj libra , mos u mburr para neve , shaka

  9. #9
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    un nga gjithe ato nominator per nobeliste vetem shkrimtarin tone te madh İsmail Kadare dhe Milan Kunderen njoh e smund te jap ndonje vlersim megjithate si shqiptare dhe lexuese dhe admiruese e perhershme e Kadares do te doja shume qe ai ta meritonte ate cmim..
    persa iperket Kunderes mendoj se esht i rralle ne llojin e vet.kam lexuar "Lehtesia e paperballueshme e qenies"dhe "shakaja"e te dy me kan pelqyer shume.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #10
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Stokholmi nuk do qė t’u japė “Nobel” shqiptarėve


    Ishte ora 21.30, kur pas tre telefonatave tė mėparshme pa pėrgjigje, nė anėn tjetėr tė telefonit u dėgjua zėri i Elena Kadaresė, e cila na sqaroi se sė bashku me Ismailin kishin dalė nga shtėpia pėr t’iu shmangur gazetarėve tė huaj. “Tani qė filloi pėrsėri konkurrimi pėr ēmimin “Nobel”, shumė gazetarė nga e gjithė bota na marrin nė telefon dhe na pyesin: ku do tė jetė Kadareja ditėn e shpalljes sė fituesve nė orėn 13.00 tė drekės”? Dhe, duke justifikuar mungesėn e ēiftit Kadare nė shtėpi deri nė orėt e darkės, Elena thotė se kjo histori e gazetarėve tė huaj ka 20 vjet qė vazhdon.
    “Na marrin nga Roma, nga Berlini, nga Tokio, e deri nga kryeqyteti i Brazilit, duke na kėrkuar detaje pėr emocionet ndaj garės, por tanimė ne kemi tre vjet qė u shmangemi atyre”, rrėfen ajo. Duke folur pėr kėto tre vitet e fundit, Helena tregon se “fshehja” ndaj gazetarėve tė huaj ėshtė bėrė duke ikur njė herė nė Itali dhe dy herė nė Shqipėri, ku, sipas saj, gjendja ka qenė mė e qetė, nė aspektin e shqetėsimeve qė krijohen pas atyre telefonatave. Dhe mbrėmė, duke folur nga Parisi i largėt, Elena u shpreh sinqerisht pėr gazetėn “Ballkan” pėr tė gjitha ndjesitė e emocionet e ēiftit “Kadare” para konkurrimit tė kėtij viti, ku duket se “Nobeli”, pėr Shqipėrinė tonė ėshtė njė “mision i pamundur”. Tė paktėn kėshtu ka ndodhur kėto 20 vitet e fundit, me gjeniun e letrave shqipe, i cili pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė lexuar shumė nėpėr botė dhe ėshtė sharė jo pak nė vendin e tij. Veēse nga bisedat me Elenėn, kuptojmė qė humbjet e Kadaresė nė provimin e ēmimit “Nobel” kanė qenė ēdo vit e mė tė lehta, jo vetėm pėr faktin se njeriu mėsohet me to, por edhe pėr arsyen e ēuditshme qė shpesh herė kėtė ēmim e kanė marrė shkrimtarė, ose shkrimtare tė paafirmuar e ndonjėherė anonim. “Mbaj mend para disa vitesh, kur fitoi njė shkrimtare polake, nė Paris lexuesit vrapuan nėpėr librari pėr tė blerė librat e saj, por atje nuk gjetėn asgjė, sepse autorja nuk ishte pėrkthyer asgjėkundi dhe ishte gati e panjohur pėr tė gjithė”. Nga ana tjetėr, ajo ka cituar mbrėmė edhe fjalėt e Kadaresė, i cili atėherė i ka thėnė se: “Sidoqoftė, kur mundesh nga njė grua, humbja ėshtė gjithmonė mė e lehtė”. Nga biseda e mbrėmshme me Elena Kadarenė, ne kuptuam se duhet tė pėrgatitemi pėrsėri pėr njė humbje, por gjithashtu kuptuam se vetė Kadare ndjehet mė i fuqishėm se kurrė pėr tė mposhtur rivalėt. “Nuk ka shumė rėndėsi nėse fiton apo jo, por rėndėsi ka qė vepra e tij tani ėshtė shpėrndarė nė miliona e miliona kopje nė tė gjithė globin”, nėnvizoi ajo.


    Zonja Elena, ēfarė ėshtė duke ndodhur tani nė apartamentin tuaj nė Paris?
    Asgjė e jashtėzakonshme. Sapo jemi kthyer nga njė vizitė tek disa miq. Tani na ka ardhur dhe mbesa e vogėl dhe Ismaili po bėhet gati tė hyjė nė dhomėn e tij tė punės.
    Si ndjehet Ismail Kadare para konkurrimit tė ri pėr ēmimin “Nobel”?
    Ismaili nuk e vlerėson aq shumė konkurrimin pėr kėtė ēmim. Kjo ndodh ngaqė ne kemi 20 vjet qė e ndjekim me emocion garėn e Stokholmit dhe zhgėnjimet e njėpasnjėshme na kanė bėrė tė ndjehemi indiferentė. Kėshtu, qė gjatė tri viteve tė fundit ajo qė kemi bėrė gjatė periudhės sė konkurrimit ėshtė se jemi larguar sa mė shumė qė tė ishte e mundur prej gazetarėve tė huaj, qė kėrkonin nė ēdo orė adresėn se ku mund tė ndodhej Ismaili, kur tė shpalleshin fituesit e orės 13.00, nė Stokholm.
    Pėrse jeni larguar prej tyre?
    Sepse mė parė, ēdo vit mua personalisht mė merrnin nė telefon, nga Roma, Brukseli, Uashingtoni, Berlini, e deri nga Rio de Zheniero pėr tė mė pyetur: “Ku mund ta gjejmė Kadarenė pas shpalljes sė ēmimeve, sepse kemi marrė vesh nga burime tė ndryshme se ai ėshtė fituesi i kėtij viti”. Dhe ėshtė e natyrshme, qė pas kėsaj furie telefonash nga agjensi lajmesh prestigjioze, tė mendoja se megjithatė, ata mund tė dinin diēka. Pra, pėr 20 vjet rresht kam menduar se ndofta ata e dinin qė ēmimin “Nobel” pėr atė vit e kish marrė Shqipėria. Unė e dija se sa e rėndėsishme ishte kjo gjė pėr vendin tim, prandaj edhe kam jetuar me emocione tė shumta. Mirėpo, siē e keni parė edhe vetė, Kadareja nuk ka fituar.
    Kjo fitore nuk ka ndodhur as nė vitin 1984 dhe as nė vitin 2003. Prandaj, ju them me keqardhje se kėto tri vitet e fundit ne i kemi humbur emocionet e garės dhe nuk mendojmė mė pėr ēmimin “Nobel”. Kjo ndjesi mė ėshtė forcuar akoma mė shumė gjatė viteve tė fundit, kur kėtė ēmim e kanė fituar shkrimtarė, ose shkrimtare qė nuk kanė ndonjė krijimtari shumė cilėsore. Jo vetėm duke i krahasuar ata me Ismailin, por edhe duke i krahasuar me konkurrentėt e tjerė, qė shpeshherė kanė qenė dinjitozė, pėrballė tij. Pra, ka ndonjur mė shumė se sa njė herė, kur kėtė ēmim e kanė marrė autorė tė panjohur dhe ndonjėherė krejtėsisht tė palexuar nga bota letrare.
    Mund t’ju pėrmend kėtu njė rast, kur fitoi njė shkrimtare polake. Atėherė, kjo fitore erdhi krejtėsisht nė mėnyrė tė papritur dhe nė Paris, njerėzit qė e ndjekin letėrsinė vrapuan nėpėr librari pėr tė gjetur ndonjė libėr tė saj. Por nuk kishte asnjė libėr tė pėrkthyer, kėshtu qė ajo nuk njihej nė asnjė vend tė botės. Ishte njė shkrimtare relativisht mesatare, pa kulminacione nė krijimtarinė e saj. Megjithatė, ajo fitoi. Vetėm duhet tė mė kuptoni njė gjė: unė kėtu nuk dua tė gjykoj vlerėsuesit dhe as tė denigroj fituesit. Megjithatė, mė duhet tė them se nė kėtė konkurrim mund tė fitonte kushto tjetėr, por jo ata qė fituan. Kėtu nuk mund tė pėrjashtoj edhe rastet kur fituesit e kanė merituar ēmimin. Dhe Ismaili, megjithatė, nė tė gjitha rastet i ka pėrgėzuar rivalėt apo fituesit.
    Ju vetė jeni e bindur se nė raport me rivalėt e tjerė, Kadare e meriton ēmimin “Nobel”?
    Pėr kėtė nuk jam e bindur vetėm unė, por nė rastin qė po diskutojmė, nuk janė shumė tė rėndėsishme bindjet e mia. Ju a thashė edhe mė lart: qindra gazetarė para orės 13.00 kėrkojnė vendndodhjen e Ismailit, nė mėnyrė qė tė jenė ata tė parėt qė ta intervistojnė pas fitores. Shumė prej tyre i njohin mjaft mirė rivalėt e tjerė dhe njohin gjithashtu krijimtarinė e Ismailit. Por, ju lutem, le ta lėmė kėtė bisedė, sepse mė duket e zymtė dhe le tė mendojmė se edhe kėtė vit do tė ndodhė e njėjta gjė.
    Ku parashikoni t’u fshiheni kėtė vit gazetarėve tė huaj?
    Pėrsėri nė Shqipėri. Do tė vimė sė shpejti atje dhe do tė qėndrojmė nė shtėpinė tonė. Nuk mund t’ju them saktėsisht se pėrsa kohė, sepse parashikimet janė gjithmonė subjektive.
    Ēfarė preferon zakonisht tė hajė Kadareja nė drekė pas orės 13.00, kur shpallet fituesi i ēmimit “Nobel”?
    Ismaili dhe unė si gjithmonė gjatė tri viteve tė fundit mundohemi tė jemi larg vendeve, ku mund tė marrim ndonjė informacion tė shpejtė. Ka raste kur udhėtojmė dhe njofimin e shtyjmė qėllimisht qė ta marrim vesh nė darkė. Mirėpo kuptohet, qė gjithēka na vjen nėpėrmjet telefonatave tė miqve tanė brenda e sidomos jashtė shtetit. Shumica e atyre qė i telefonojnė Ismailit pas shpalljes sė fituesve janė kolegė ose rivalė tė tij, nė tė njėjtėn garė. Ata na thonė emrin e fituesit dhe diēka mė shumė pėr krijimtarinė e tij, kur nuk ėshtė shumė i njohur.
    Ēfarė bėn Kadareja, pasi merr vesh emrin e fituesit?
    Nėse ėshtė ndėr miqtė e tij, i bėn njė telefonatė pėrgėzimi, ose ndryshe vazhdojmė ritualin e ditės.
    Ēfarė mendon Ismaili dhe ju pėr letėrsinė qė shkruhet sot nė Shqipėri?
    Ne mendojmė gjithmonė mirė pėr ēdo gjė qė ka lidhje me Shqipėrinė. Ndėrsa, nė rastin e letėrsisė jemi tė prirur tė dėgjojmė gjėra tė mira pėr librat apo pėr autorėt.
    Tani qė diktatura kaloi, shpresoni qė nė letėrsinė tonė tė lulėzojnė talentet?
    Kjo nuk ka lidhje me atė qė thoni. Kadareja mė se njėherė e ka theksuar se diktatura nuk ka lidhje shumė tė drejtpėrdrejtė me letėrsinė, ose mė mirė duhet tė them se diktaturat dhe kohėt qė ndryshojnė, nuk ndryshojnė dot kollaj letėrsinė. Ju mund ta dini se ndonjėherė diamantet fshihen nėpėr shtresat e zeza tė qymyrit.
    Ndėrsa, talentet e letėrsisė mund tė gjenden edhe nė epokat mė tė zeza tė historisė. Sidoqoftė, unė jam e bindur se nė letėrsinė shqiptare do tė dalin shpejt krijues tė pėrmasave tė mėdha.
    A ju thotė ndonjėherė Kadareja se, “nė Shqipėri ka shumė armiq personalė”?
    Ismaili nuk flet kurrė pėr armiqėsitė profesionale, ose armiqtė personalė. Ai preferon gjithmonė qė atyre qė e shajnė, tė mos ua mėsojė kurrė emrat. Megjithatė, unė nga ana ime do tė thosha se fatkeqėsisht, ka edhe njerėz tė tillė. Tė shash ashpėr dhe ndonjėherė krejtėsisht kot, kjo ėshtė diēka e pafalshme pėr vetė njeriun, por shpesh ėshtė po aq gabim qė t’i pėrgjigjesh atij qė nuk di pėrse tė shan. Por, ju lutem le tė mos flasim pėr kėto gjėra. Sidomos, tani qė Ismaili ėshtė bėrė gjithmonė e mė i lexueshėm nėpėr libraritė e tė gjithė globit. Ju mund ta dini se ka ende popuj nė botė, tė cilėt nuk kanė pasur mundėsi tė prodhojnė apo tė lexojnė njė letėrsi tė tillė. Ndėrsa nė Shqipėri, u arrit qė tė krijoheshin vepra shumė tė mira. Ato janė e do tė jenė pasuri pėr tė gjitha kohėt e mėvonshme.
    Si e shikoni qė nga Parisi mundėsinė e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė?
    Ismaili ėshtė shumė optimist. Dhe ndonjėherė pesimizmin e disa specialistėve e sheh me indiferencė. Ai mendon se Shqipėria i ka tė gjitha shanset qė tė integrohet shpejt nė Europė.
    Si e priti Kadareja deklaratėn e Liponen, pėr njė vonesė 20-vjeēare tė Shqipėrisė nė integrimin europian?
    Nuk e vlerėsoi si njė intervistė tė sinqertė. Por e kuptoi sikur kjo intervistė e Liponen ėshtė bėrė prej kreut tė OSBE-sė, nė kushtet e njė tronditjeje shpirtėrore tė tij. Ismaili e kuptoi intervistėn e Liponen, si intervistėn e njė zyrtari tė fyer prej politikanėve vendas. Dhe, pėr kėtė arsye, Liponen foli i nevrikosur dhe tha njė gjė qė nuk mund tė jetė kurrė e vėrtetė. Kjo deklaratė, madje nuk mund tė besohet as nga vetė ai. Jo mė kot, pas disa ditėsh tentoi ta zbuste deklaratėn, por, me sa duket, kjo nuk vlente mė. Ne nė Paris shohim ēdo ditė lajmet pėr Shqipėrinė dhe jemi krejtėsisht tė informuar pėr ēdo gjė qė ndodh atje. Veēse duhet thėnė qė nė politikėn e sotme tė Shqipėrisė duhen zbutur tonet e ashpra dhe egėrsia duhet tė shmanget plotėsisht. Kjo vlen, si pėr komunikimin me njeri tjetrin, ashtu edhe pėr marrėdhėniet me tė huajt. Duhet shmangur meskiniteti dhe agresiviteti. Ne tė gjithė duhet ta kuptojmė se na pret njė e ardhme mė e mirė. Duke pasur besim tek e ardhmja, do ta lehtėsojmė mė shumė punėn tonė dhe do tė jemi mė tė qetė nė komunikimin me tė huajt apo me njeri-tjetrin. E them edhe njė herė, deklarata e gabuar e Liponen ishte rezultat i fyerjes qė iu bė nga disa politikanė. Vetė Liponen u pendua me siguri pėr kėtė deklaratė tė pavlefshme, nė lidhje me vėrtetėsinė e parashikimit 20-vjeēar.
    A jeni tė informuar se dje ėshtė prezantuar libri i Kadaresė me 70 poezi tė zgjedhura?
    Po. Janė poezi tė zgjedhura nga vetė Ismaili. Mė parė ai kishte zgjedhur disa poezi pėr librin “Ca pika shiu ranė mbi qelq” dhe tani bėri zgjedhjen e dytė. Ndėrsa sė shpejti do tė nxjerrė njė libėr tjetėr me 100 poezi tė zgjedhura.
    Si e pėrjeton Kadareja qė nga Parisi, shitjet e librave tė tij nė Shqipėri?
    Ai ėshtė shumė i lidhur me lexuesin shqiptar dhe thotė shpesh qė ky lexues ėshtė tregues i shkallės sė emancipimit shoqėror. Ata qė e shajnė bėjnė zhurmė, por janė me gishta, ndėrsa ata qė e lexojnė janė me mijėra e miliona, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė e mė gjerė. Ky komunikim i tij me lexuesin shqiptar ėshtė ndofta nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė ndikojnė pėr emocionet e Ismailit.
    Kur e keni parė mė tė dėshpėruar e mė tė lodhur Kadarenė gjatė qėndrimit nė Paris?
    Tė dėshpėruar jo, por do tė thosha tepėr tė lodhur. Kjo ka ndodhur gjatė ditėve tė Rambujesė, kur ai nuk flinte as dy orė nė natė. Megjithatė, edhe atėherė ai ishte optimist pėr rastin qė i kishte ardhur Kosovės pėr pavarėsinė. Ato ditė shtėpia jonė gumėzhinte nga gazetarėt dhe nga drejtuesit e politikės sė Kosovės.
    Ē’mendon Kadareja pėr librat e romanet qė ka nė dorė?
    Ai punon shumė dhe nxjerr vazhdimisht libra. Ka kontrata tė ndryshme me shtėpitė botuese dhe beson shumė se gjėrat do tė shkojnė pėrditė e mė mirė.


    Gazeta "Ballkan"

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15
  5. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •