Mendimi qe ti shpreh, eshte nje perjetesim i asimilimit osman mes shqiptareve. Duke i armiqesuar me fqinjet, Sulltani ia arriti qellimit qe ti beje "vellezer" arnavudet e islamizuar. Ndarja e shqiptareve ne kater vilajete te perziera me fqinjet, mohimi i levrimit te gjuhes shqipe, kishin per qellim asimilimin e shqiptareve ne osmanllinj dhe fshirjen njehere e pergjithmone nga kujtesa historike e ketij populli te luftes se tyre kunder osmanllinjve.Konvertimi i kombit autokton pjeserisht ne musliman, deshmohet te kete qene pjese e perpjekjes per te mos qene as Grek dhe as Serb, per te mos mesuar as Greqisht e as Serbisht, per te mbrojtur pronat e dheun ame nga tjetersimi.
Me pak fjale ti thua: u asimiluam ne osmanllinj me deshire pasi nuk deshem te asimiloheshim nga fqinjet. Ne fakt, shqiptaret me greket kane nje bashkejetese si fqinj qe shkon te pakten 3000 vjet mbrapsht ne kohe, dhe me sllavet ne veri te pakten 1400 vjet. Islami mes shqiptareve eshte 600 vjecar. Pra pretendimi yt se sikur gjoja "fqinjet po na asimilonin", bie poshte, pasi ne ato shekujt para se osmanllinjte te dilnin ne skene, te paret tane do te ishin asimiluar me kohe.
Argumenti yt eshte argumenti qe formulojne njerez si Abdi Baleta per te justifikuar te pajustifikueshmen: islamizimi i shqiptareve ishte nje anomali jo vetem per nje popull si ai shqiptar por per mbare Ballkanin orthodhoks. Eshte njesoj si ai prindi qe ngushellon femijen e tij mulat qe e percmojne si femijet e bardhe edhe femijet e zinj se nuk eshte i bardhe apo i zi sa duhet si ata. Prindi e ngushellon me fjalet: nuk eshte faji yt biri im qe nuk je i zi e i bardhe si ata, por eshte faji i tyre qe nuk jane si ty!
Krijoni Kontakt