qfar besimtari mund te jet ai qe per shkak te interesit te kesaj bote e nderron fen
e mor ganimet qka ska ne ket bot amerika nuk eshte e okupune nga turqia por per qdo dit rritet numri i muslimaneve evropa poashtu nuk eshte e pushtune nga arabia por ka nje rritje shum te madhe te njerzve qe i bashkohen fes islame kjo fe nuk ka te ndalur i pelqeu ketyre apo sju pelqeu islami ka me triumfu ne gjith boten treni po ec e nuk ka te ndalun e kush don me u bashkangjit ne e mirpresim e kush jo prap All-llahu e udhzoft se ai eshte ne injoranc te then e dhe mendon qe eshte “dijetar”.
Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...
Shqiptaret gjithmone kane patur dhe kane nga 2 MENDJE,ose me sakte te bejne nga 2 gjera njekohesisht,dhe te kthehen ne Myslimane por dhe te rrine Kristiane.
Ky ka qene shpetimi do te thosha i Shqiptareve ne shekuj.
![]()
Nuk po kuptoj idene e kesaj teme.
Hordhite aziatike qe sot quhen Serbe nuk kishin ndonje fe kur erdhen. Ata adoptuan liturgjine e fqinjeve qe udhiqnin Perandorine Romake.
Ne Ilirik (per mungese te te nje gjeonimi me te sakte) nuk mbahet mend te kene ardhur Greke, sepse nuk ka ezistuar kurre ne race e tille. Baptisti ne nje teme tjeter shkroi se ky emer (Greqi) eshte gjeonim dhe jo etnonim, madje edhe ky i adoptuar nga latinet. Por ama ne jug kane ardhur Siriane dhe Egjiptiane, Arabe ne pergjithesi qe qe deshmohet nga gojedhanat te cilat i kam postuar tek tema e Dragonjeve te Kelmendit. Keta te ardhur po ashtu adoptuan liturgjine dhe kulturen qe gjeten, e cila sot njihet si mitologji dhe me pas, pas Jesus, si Ortodoksizem.
Pra te dy palet ardhacake adoptuan kulturen "religjioze" qe gjeten, pagane fillimisht dhe te Kostandinopojes se Kostandinit te Madh me pas.
Per kete arsye jane hapur tema dhe eshte deshmuar se Shqiptaret perfaqesonin shtetin dhe religjionin e Pre-Bizantit i cili mban flamurin me dy krere. Po ashtu se institucionet me te vjetra fetare jane te Shqiptareve dhe keto gjenden si Kisha. Dhe se kishat Serbe jane ndertuar mbi ato te Shqiptareve.
Konvertimi i kombit autokton pjeserisht ne musliman, deshmohet te kete qene pjese e perpjekjes per te mos qene as Grek dhe as Serb, per te mos mesuar as Greqisht e as Serbisht, per te mbrojtur pronat e dheun ame nga tjetersimi.
Nje gje dihet, Turku nuk ka sjelle kolone. Dhe Shqiptaret nuk ishin idiote qe te mos ndanin rrezikun eminent te zhdukjes si fare e Shqiptarit nga ai potencial i Turqizimit. Madje ishin politikisht dhe fetarisht aq pragmatike sa te zgjidhnin opsionin me te sakte per ate kohe. Keshtu filloi. Me kalimin e kohes gjerat u bene me te nderlikuara, pasi Imperatoria Turke nuk leshonte pikerisht vendin qe kishte lavdine dhe zulmen me te madh ne Ballkan, Shqiperine.
Sot gjerat jane edhe me te nderlikuara. Pasi historine dhe politiken tone e ben Serbi, Arabi dhe Greku. Aferim.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 07-11-2010 mė 17:05
Edhe une kam te njejtin mendim.Ata qe ktheheshin mysliman nuk paguanin nje tax qe turqia kishte ven ne shqiperi gjate kohes qe e kishte nen pushtim.....Shume vehte u kthyen vetem per ti shpetuar taxes te tjere me deshire se quanin fen myslimane me te re e me te mire.Pastaj brezave te tjere ju edukua dashuria per kete fe nga vet jeta....Gjithesesi une i konsideroj te dyja fete si afersisht te njejta.kane te njejtin qellim por vetem perdoren nga grupe te ndryshem.....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elonaa : 07-11-2010 mė 21:16
Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)
Ashtu eshte.Perandoria turke vendoste taksa per njerezit me fe te"huaj".Ajo qe feja myslymane ishte e re?.Se besoj...(se nuk ishte dhe aq e re).Thjesht e mbajten se u identifikuan ne ate fe,ose ne menyren e qeverisjes qe solli perandoria Turke.Fete jane si perallat,nuk dihet kush e ka treguar perrallen e pare.
Problemi me pyetjen tende eshte se ben nje pergjithesim te gabuar. Identiteti "shqiptar" lindi me deshtimin e levizjes xhonturke (turqve te rinj), ose me mire te themi, me zhgenjimin e shqiptareve nga kjo levizje. Ky identitet "shqiptar" lindi si nje nevoje e momentit, per te krijuar nje identitet te pavarur nga ai osman, ne menyre qe edhe shqiptaret te kerkonin autonomine dhe pavaresine si gjithe popujt e tjere ballkanike. Pra identiteti "shqiptar" eshte nje identitet hibrid qe ka shume pak lidhje me identitetin te cilit ti i referohesh, identitetit arberor/epirot te te pareve tane.Pse Shqiptaret e kane nderruar fene dhe Greket mbajten ate Fe qe kishin ?!
Jo te gjithe ata qe sot jane "shqiptare" jane autoktone ne kete toke. Jo te gjithe kane lidhje gjaku me ata epirotet e mesjetes. Ka plot shqiptare qe jane me origjine nga pese cepat e Perandorise Osmane, qe perandoria i solli ne Arberi per te mbushur token e djegur e zbrazur te epiroteve, pas migrimit te madh te epiroteve drejt brigjeve italiane e atyre greke, me vdekjen e Gjergj Kastriotit. Kjo bie me shume ne sy se kudo ne Shqiperine e Mesme, qe ishte edhe vatra kryesore e luftimeve.
Gjeja tjeter qe bie ne sy eshte se krishterimi orthodhoks dhe ai romano-katolik i rezistoi pushtimit osman ne ato zona qe u kursyen nga lufta. Shqiperia jug-lindore dhe ajo veri-perendimore. Ne jug gjejme edhe sot popullsi me tradite te krishtere orthodhokse, ashtu si ne veri gjejme te krishtere katolike. Bie ne sy qe keta njerez shpetuan nga flaket e luftes pasi zonat e tyre ishin ose nen sundimin osman ose nen ate venedikas. Ashtu sic bie ne sy qe keto komunitete arriten qe ta mbajne gjalle traditen e besimin e tyre duke bere nje jete te vecuar e izoluar nga pushtetaret osmane e popullsia myslimane, duke u perqendruar ne fshatrat me malore te vendit.
Dhe aspekti tjeter qe ju anashkaloni me pyetjen tuaj eshte se pinjollet e te pareve tane epirote nuk i gjen vetem ne Shqiperi, i gjen edhe ne komunitetet arbereshe ne Itali, edhe ne komunitetet arvanitase ne Greqi. A e kane ruajtur ata besimin e tyre te te pareve ne vendbanimet e tyre te reja? Sigurisht qe kane ruajtur dhe e ruajne e trashegojne dhe sote kesaj dite, me nje fanatizem te dallueshme e te admirueshem.
Kisha Orthodhokse (Patriarkana e Stambollit) ishte Kisha e epiroteve. Te kujtoj qe kur Konstandinopoja ra ne duart e latineve, ishin Dhespotet e Epirit ata qe bene luften te paret per ti dale zot Kishen e mbare Perandorise Bizantine, duke shtene ne dore edhe Selanikun, duke shkuar edhe ne muret e Konstandinopojes me lufte. Gjyshi e stergjyshi i Gjergj Arianitit bene emer ne kete kohe. Gjithashtu, une do te beja edhe observimin tjeter, qe vete lufta qe Gjergj Kastrioti e fisnikeria epirote e kohes bene, shihej nga ata si nje vazhdim i po asaj tradite per ti dale ne mbrojtje besimit e Kishes. Pa harruar Shen Nifonin me origjine epirote, mikun e Gjergj Kastriotit, qe do te ringjitej disa here ne fronin e Patrikut te Konstandinopojes po ne te njejten kohe. Perpara se ne skene te dilnin Paleologet dhe Dushanet e Serbise qe ne sot i marrim si shembuj, historia na rrefen per Dhespotet e Epirit te cilet ne i leme ne hije.Sepse shqiptarėve i mungonte njė kishė e tyre e cila do e kthente krishtėrimin ''universal'' nė krishtėrim nacional. Shembuj ka plot pas Kundėr-reformės - shtet kombet europiane. Se ēa pasojash historike solli kjo mungesė pasqyrohet tek tė qėnit jetim dhe tė sajuar si shtet nga Fuqitė e Mėdha pas rėnies sė Perandorisė Otomane si dhe lėvrimi i njė identiteti tė mirėfilltė jo shqiptar tek arvanitėt: konvertimi nė islamizėm ishte veē njė nga pasojat. Panoramė tė ngjashme e gjejmė dhe tek kurdėt.
Kete mendim ma ka perforcuar amaneti i Joan Muzakes per djemte e tij. Pasi u rrefen per Kishen e tyre te Konstandinopojes e mbyll me fjalet se ".... ajo (Konstandinopoja) ra fale mekateve tona e te grekerve..." Kisha e grekerve ishte dhe kisha e shqiptareve, dhe nuk ka se si te ishte ndryshe. Por duke u nisur nga kjo e vertete qe shqiptaret e greket ndanin te njejtin besim e te njejten Kishe, shume si ty e si Seminaristi i hidhni syte nga veriu dhe merrni si shembull "Patriarkanen Serbe", e cila ishte nje aksident historik dhe nje anomali kanonike kishtare te cilen serbet e kane paguar shume shtrenjte.
Pse shumica e shqiptareve u konvertuan ne Islam?
Arsye mund te shpikim plot. Arsyeja kryesore per mua eshte nje: sepse osmanet hyne ne Ballkan mes trojeve shqiptare. Beteja e Fushe-Kosoves u kthye ne nje simbol te rezistences ballkanike ndaj pushtuesit osman. Osmanet nuk mund ta toleronin kete gje, dhe e kthyen Kosoven ne qendren islamike te Ballkanit. Ku e beri luften Gjergj Kastrioti kunder turqve? Ne Shqiperine e Mesme. Perseri, Sulltani nuk e toleroi kete gje, por ndoqi politiken e tokes se djegur, dhe pasi vrau, preu e perzuri te gjithe popullsine epirote qe mbeteti luften, instaloi ne Shqiperine e Mesme kolonet e vete e mbledhur nga pese cepat e Perandorise. Ngriti qytete si Elbasani per te perjetesuar fitoren dhe me kohen i joshi shqiptaret me hir apo me pahir qe ti sherbenin perandorise si ushtare te mire.
Arsyeja tjeter perse islamizimi i shqiptareve ishte me i madh se tek popujt e tjere fqinje kish te bente me strukturen patriarkale dhe fisnore te shqiptareve. Qe te ktheje nje fshat apo nje zone te tere ne fene islame, nuk kishe perse konvertoje gjithe njerezit por kryeplakun e asaj zone: kryeplaku qe vinte nga nje familje fisnike qe kish prona e njihej si zot i asaj zone, respektohej nga te gjithe banoret e zones. Shume nga keto familje fisnike u konvertuan ne fene islame sa per te ruajtur statusin e tyre e pronat e tyre, dhe shembullin e tyre e ndoqen gjithe banoret e asaj zone. Shembulli me i mire, familja e Vlorajve te cilen e ka gjurmuar pinjolli i asaj familje, Eqrem Bej Vlora.
Nje tjeter vegel qe perandoria osmane perdori per te konvertuar shqiptaret ishte e ligjeve sociale. Qe nje i krishtere te martonte nje vajze myslimane, ai duhej te behej mysliman. Apo ligji tjeter qe te krishteret nuk kishin te drejten e fjales neper gjykata, deshmia e tyre nuk vlente, duke e bere te pamundur mbrojtjen e tyre ne gjyq. Apo taksat e renda qe popullsia e krishtere paguante krahasimisht me ate myslimane. Apo detyrimin e djemve te krishtere per t'iu pergjigjur thirrjes se Sulltanit per lufte per te sherbyer ne zonat me te largeta te Perandorise. Te gjitha keto kishin per qellim qe te shtrengonin me pahir popullsine e krishtere qe te kthehej ne myslimane.
Albo
Kjo ėshtė njė argument se shqiptarėt nuk iu nėnshtruan dhunės pėr ndrrimin e fesė, ngase sikur tė ishte ajo grekėt gjithashtu do tė bėhėshin muslimanė.
Shkaqet e konvertimit tė shqiptarėve nė Islam janė tė shumta dhe jo nė tė gjitha nė tė njejtėn kohė, pra shqiptarėt nuk e pranuan pėrnjėherė Islamin, mirėpo ky proces ishte gradual dhe i vazhdueshėm.
Historikisht ėshtė e njohur se Kosova, Ilirida dhe Ēamėria pranuan Islamin me qėllim qė t'i shpėtonin asimilimit. Dihet qė nė Kosovė ishin shumė pushtues krishterė (ortodoks) si Bullgarėt (nė kohėn e medianitėve), serbėt etj. madje edhe mė pėrpara ishin Bizantinėt dhe ruajtja e gjuhės, traditave ishte kushtėzuar me pranimin e Islamit, ngase shumė shqiptarė tė cilėt nuk pranuan Islamin sot janė asimiliuar, prandaj edhe nuk kemi shqiptarė nė Nish, Novi Pazar, Sanxhak e treva tjera qė i pėrkisnin Shqipėrisė Etnike. Dihet botėrisht se kjo fazė i takon vitit 1389 kur u zhvillua beteja e Fushė-Kosovės nga e cila filloi njė epokė e re e kombit shqiptarė nė raport me Islamin. Nė Iliridė Kisha Ortodokse Autoqefale e Ohrit kishte marrė ofansiv Helenizimin e shqiptarėve, nė kėto rrethana shpėtimi i vetėm nė aspekt kombėtar dhe kulturor ishte Islami, e njejta gjė vlen edhe pėr Ēamėrinė, madje dokumentarėt e dala kohėve tė fundit masakrėn e ēamėve e quajnė "Masakra e muslimanėve tė Ēamėrisė" pra e trajtojnė si diēka fetare, njejtė sikur Srebrenicėn.
Por nuk ishte vetė kjo arsyeja e pranimit tė fesė Islame, kjo qė ceka janė vetėm disa shkaqe qė kanė ndikuar tek disa treva, ato qė nuk pranuan Islamin u asimiluan dhe sot nuk vie as era e shqiptarizmit nė ato treva. Shkaqet tjera tė pranimit tė fesė Islame, pa dyshim se janė edhe privilegjet qė kishin muslimanėt nga jo-muslimanėt, kjo gjė i bėnte shqiptarėt (nėse pranojnė Islamin) si mė tė priviligjuar se sa grekėt, maqedonėt e lashtė dhe bullgarėt. Arsye tjetėr e pranimit tė Islamit ėshtė edhe tatimi qė duhej tė paguanin jo-muslimanėt (shqiptarė) shtetit Osman, kjo vlente pėr tė gjitha popujt, mirėpo nė ato rrethana populli shqiptarė ishte ekonomikisht mė i dobėt, ata qė arritėn t'i bėjnė ballė kėsaj ende edhe sot janė tė krishterė siē ėshtė njė pjesė e madhe e Malėsisė, Mirdita nė pėrgjithėsi veriu i Shqipėrisė, por edhe riti ortodoks tek jugu i Shqipėrisė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gimche : 07-11-2010 mė 22:33
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Viola.V : 08-11-2010 mė 06:02
$ ₭ $ „ ... ♥♫ - ♥♫
Krijoni Kontakt