Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    turqit? ata qe nuk kane buke? ata qe masakrojne gjithe pjesen lindore te popullsise se tyre? ata qe te fusin ne burg po fole kunder ataturkut? ata qe e perdornin minedhen si leter higjenike para nje dekade? KETA turqit do te thuash? Per ate zot, te pakten amerikanet hahen si mbrotes, po turqit?!
    po edhe ne brazil ka varferi, por a e di se cfare thone ekspertet per te ardhmen???
    edhe per fuqine ekonomike te brazilit ke per te kundershtuar? edhe ne rusi vdesin urie.... shtetet BRIC cilet jane? shikoje pak nivelin e jeteses se tyre.

    niveli i jeteses dhe fuqia ekonomike nuk jane te lidhura aq ngush...
    vendet skandinave apo beneluksi kane mireqenie me te larte se italia, por italia ka ekonomi me te fuqishme se ato...
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 08-11-2010 më 21:59
    Vasudhaiva Kutumbakam

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    po edhe ne brazil ka varferi, por a e di se cfare thone ekspertet per te ardhmen??? t.
    edhe per fuqine ekonomike te brazilit ke per te kundershtuar?

    niveli i jeteses dhe fuqia ekonomike nuk jane te lidhura aq ngush...
    po te ishte keshtu, vendet skandinave apo beneluksi kane mireqenie me te larte se italia, por italia ka ekonomi me te fuqishme se ato...
    Edhe!
    Do ikesh nga Italia,per ne Brazil apo Turqi?.Ke dhe Kinen...

  3. #23
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Edhe!
    Do ikesh nga Italia,per ne Brazil apo Turqi?.Ke dhe Kinen...
    c'lidhje ka??? une per qejf jetoj ne ndonje ishull tropikal e jo ne ndonje vend te industrializuar

    flitet per nje te ardhme. flitet rreth vitit 2050.
    Brazili, Rusia, India dhe Kina do te dominojne boten.
    sot ekonomia numer 1 eshte amerika. numer 2 eshte japonia.
    kina do te kaloje ameriken pas 30 vitesh.
    india do te kaloje japonine pas 20 vitesh.

    brenda 40 vitesh shtetet BRIC do te kene ekonomi me te fuqishme se SHBA + EUROPE.
    kjo per te treguar se niveli i jeteses nuk eshte kusht baze per te pasur nje ekonomi te fuqishme.

    te pakten keshtu thone ekspertet.
    po ju nuk i merrni parasysh ekspertet.
    ne FSH kemi eksperte te te gjitha fushave
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    c'lidhje ka??? une per qejf jetoj ne ndonje ishull tropikal e jo ne ndonje vend te industrializuar

    flitet per nje te ardhme. flitet rreth vitit 2050.
    Brazili, Rusia, India dhe Kina do te dominojne boten.
    sot ekonomia numer 1 eshte amerika. numer 2 eshte japonia.
    kina do te kaloje ameriken pas 30 vitesh.
    india do te kaloje japonine pas 20 vitesh.

    brenda 40 vitesh shtetet BRIC do te kene ekonomi me te fuqishme se SHBA + EUROPE.
    kjo per te treguar se niveli i jeteses nuk eshte kusht baze per te pasur nje ekonomi te fuqishme.

    te pakten keshtu thone ekspertet.
    po ju nuk i merrni parasysh ekspertet.
    ne FSH kemi eksperte te te gjitha fushave
    jo o Admiral , nuk bahet ashtu ... se qysh tash ja kan fillue mi mar expertat nga Indija Kina etj. ... Gjermania asht duke i mbledhur te gjith expertat e informatikes nga Indija
    po ja siguron punen , nenshtetsin edhe munden mi mar me vete te gjith antaret e familjes...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    c'lidhje ka??? une per qejf jetoj ne ndonje ishull tropikal e jo ne ndonje vend te industrializuar

    flitet per nje te ardhme. flitet rreth vitit 2050.
    Brazili, Rusia, India dhe Kina do te dominojne boten.
    sot ekonomia numer 1 eshte amerika. numer 2 eshte japonia.
    kina do te kaloje ameriken pas 30 vitesh.
    india do te kaloje japonine pas 20 vitesh.

    brenda 40 vitesh shtetet BRIC do te kene ekonomi me te fuqishme se SHBA + EUROPE.
    kjo per te treguar se niveli i jeteses nuk eshte kusht baze per te pasur nje ekonomi te fuqishme.

    te pakten keshtu thone ekspertet.
    po ju nuk i merrni parasysh ekspertet.
    ne FSH kemi eksperte te te gjitha fushave :-ë
    A qenka e ardhmja?
    E mir atehere!Kur te behet dhe Brazili o Turqia si Italia....
    E thon edhe ekspertet!Pse mos ta thon!.Nuk eshte se rrogen e kan 100 dollar...
    Baza e nje shteti,eshte niveli i jeteses,jo prodhimi industrial.
    (Nuk duhet ndonje ekspert,per te llogaritur,qe ne kohen e sotme te industrializuar,nje shtet qe ka 1 miliard popullsi do tja kaloje nje shteti qe ka 100 milion...etj etj...)

  6. #26
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61
    Kur të flasësh për një Shtet, aty njeriu aludon menjëher në Qeverin e atijë shteti, pra drejtuesit e atijë shteti.
    Kur të flasësh për Rusin ta zëm, njeriut menjëher i shko mendja te Medevedev e Putin ( të tjerët as që di njeriu si i kan emrat, e Rusia mesiguri ka edhe Lavrova, Gulova e ku ti di njeriu...).
    Kur të flasësh për Turqin nuk ndodhë ndryshe as këtu, pra njeriu ka parasysh periudhën 500 vjeqare të sundimit Turk në Ballkan/Shqiptari.
    Kur e di që Turqin ka ca vite të fundit që e udhëheqin forca Islamiste, aty njeriut si duhet gjatë të mendojë dhe mënjëher i turbullohet barku e i kthehet e kaluara nëpër kokë.
    E cila është e kaluara ?
    Idhët , pelim për Shqiptarin !
    Tashti kur kemi parasysh fuqizimin e Turqis, dhe ndikimin e sajë në Ballkan, aty mënjeh të vje të mendosh për Ballkanin.
    Ballkania !
    Ballkania është në dëmë të Shqiptarëve sepse do të bëhej për Interesa të Turqëve e me bashkpunimin e sllavëve.
    Nisur nga Bullgaria, serbia, mali i zi, rumania, maqedonia dhe e fundit Greqia. e keni parasysh si mund të vijë deri te ringjallja e "ballkanis" ?!
    Kjo në fakt është edhe brenga më e madhe e Evropës, sepse atëher nuk do të kishte Evropë fare (skan asnjë kuptim evropa pa ballkanin), apo Turqia do të vinte njërën këmbë brenda dyerve të Evropës, nga dhe do të detyrohej Evropa ta pranonte si antare të bashkimit Evropjan, ku për një kohë jo të gjatë do të kishim edhe dominimin e Turqis në Evropë, njëkohësisht edhe NEO OSMANIZIMIN E EVROPËS !
    Tashi edhe një gjë:
    Luftërat frontale nuk bëjnë punë më, po të ishte ashtu do të kishim situata më të qeta në Afganistan e Irak. dmth tashi luftërat po u bëkan kush ka ekonomin më të fortë ai ka edhe ndikimin te tjetri.
    Eh, pasi është kështu ça thoni ju, Shqiptarët u ndihmuan nga Amovropjanët, dhe tash pasi shliruam prapanicen ti hapim dyert tjetrit, vetëm e vetëm pse tjetri di (politikën) të na quaj vëlla ...

    Ps. edhe unë jamë musliman.
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga murrizi+ Lexo Postimin
    Ballkani | 06.11.2010

    Profesor Dušan Reljić
    Pra nëse BE i lë vendet e Ballkanit perëndimor në radhën e pafund të pritjes, atëherë Turqia mund të gjendet në krye të një "Aleance të kushërinjve të refuzuar".

    Autor: Alexandra Scherle/ Aida Cama

    Redaktoi: Elert Ajazaj
    Un nuk jam kushuri me këtë farën aziatike dhe besoj gjithashtu një pjesë e madhe e Shqiptarëve ndihen njësoj. Për sllavët nuk kam nevojë të shprehem se qënkan shprehur vetë. Eshtë mirë kur i pranojnë origjinat e tyre vetë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Do futemi dhe ne Turqin e bashkuar.

    Mos u merzit se nuk na le greku aty.

    Se dhe atje ai gezon te drejten e VETOS.

    Dhe ne kudo qe te duam te shkojme,

    nga rruga e Athines duhet te kalojme!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    “Vëllai” i Hashimit
    08-11-2010 |
    FADIL LEPAJA
    Larg qoftë, familja e kryeministrit në dorëheqje assesi nuk është objekt i këtij shkrimi, dhe kërkoj ndjesë nga çfarëdo asociimi eventual me ngjarjet apo zhvillimet në frontet politike apo antikorruptive, ku është lakuar me raste edhe emri i ndonjëri nga vëllezërit biologjikë të ish-kryeministrit.

    Jo se mund të ketë rrezik që ndonjëri nga ata të më sulmojë në ndonjë lokal të kryeqytetit të Kosovës, sepse kjo tashmë shpresojmë të jetë logjikë e tejkaluar për këtë shoqëri, por sepse “vëllai” për të cilin do të flas, ka marrë një rol tejet të rëndësishëm në këtë vend, shumë më shumë se vëllezërit e vërtetë të kryeministrit.

    Gjithashtu, “vëllai” i Hashimit, u bë objekt i këtij shkrimi edhe për shkak të paqartësisë rreth mbështetjes që po merr pikërisht kryeministri në largim nga “vëllai” i tij, dhe papritmas fillon të bëhet edhe më enigmatike pse e pati dërguar para pak muajsh, komplet kabinetin qeveritar atje, bashkë me dyshimet për pazare të fshehta, të cilat asnjëherë nuk u sqaruan deri në fund.

    Këtu nuk do të flas as për sukseset e kompanive turke në tenderët me rëndësi nacionale në këtë vend. Nuk e abstrahoj faktin se Turqia moderne, paraqet njërën nga fuqitë e reja ekonomike jo vetëm të rajonit, e cila sipas disa prognozave deri në vitin 2020 do të jetë ekonomia e dytë evropiane, po ashtu nuk e injoroj as faktin se ajo luan një rol të dorës së parë edhe në gjeopolitikën globale.

    Po ashtu nuk lihet jashtë vëmendjes as fakti se Turqia nuk po pranohet si një vend evropian dhe se ka rezerva të mëdha lidhur me politikën e saj të brendshme (të drejtat demokratike të qytetarëve dhe komuniteteve) por edhe me fqinjët.

    Por, për përmbylljen e linjës së dilemave apo argumentimeve të këtij shkrimi është me rendësi të theksojmë peshën dhe përgjegjësinë politike të dy kryeministrave, dhe është krejt e arsyeshme të pyetemi se cila do të jetë kosotoja e kësaj “vëllazërie” për qytetarët e këtij vendi dhe shtetin e Kosovës?

    Çka po ndodh?

    Pa dyshim, Turqia e kohës më të re është një vend mik i Kosovës, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se e ka mbështetur luftën tonë për çlirim e jo për arsye tjera historike për të cilat do të mund të aludonte ndokush, nostalgjik ndoshta për kohët e perandorisë së perënduar osmane. Është vend mik, sepse në konjukturat rajonale krijon një baraspeshë të favorshme për interesat strategjike të vendit tonë. Po ashtu interesi ekonomik i Kosovës na orienton shpeshherë andej sepse rrugët e biznesit janë të shtruara dhe të pashtruara por gjithsesi në fund maten me normat e fitimit.

    Por, kur flasim për vëllazërinë në nivel nacional, dhe për identitetin tonë, nuk mund të mbulohet fakti historik se më se një milion qytetarë turq me origjinë nga Kosova, me siguri se nuk kanë

    shkuar atje përmes një politike vëllazërore mes të dy shteteve tona, apo popujve tanë, por në bazë të marrëveshjeve sekrete të shtetit turk me Jugosllavinë e krajlit dhe më vonë të Titos e Rankoviqit.
    Ata sot e kësaj dite janë të regjistruar si turq dhe janë asimiluar krejtësisht.

    Projektet e akademikut Çubrilloviq, e më vonë edhe nobelistit Andriq, për pastrimin etnik, kishin gjetur mikun e mirë në politikën e atëhershme turke. Ekzistimi i këtyre marrëveshjeve ishte dikur sekrete por tashmë nuk ka dilema rreth kësaj.

    Nuk duhen shumë mend dhe informacione për të shikuar më tutje këtë çështje dhe për të kuptuar se orientimi kah orienti në këtë kohë e largon Kosovën nga kontinenti amë dhe proceset integruese evropiane.

    E rrasur deri në fyt në korrupsion dhe krim, kjo klasë politike po lyp aleatë andej nga ligji nuk e ka fuqinë që e kërkon Bashkimi Evropian dhe se po e eskivon projektin rajonal për vendet ish-komuniste për ndarjen e krimit nga shteti dhe përgatitjen institucionale për integrim në BE.

    “Vëllezërit” e Demaçit dhe të Hashimit

    Asgjë nga e kaluara nuk asocon për lidhje vëllazërore mes Turqisë dhe shqiptarëve, e veçanërisht kosovarëve, nëse nuk e marrim parasysh prezencën e një numri të madh të kosovarëve në Turqi , të cilët mbërritën atje në bazë të marrëveshjeve sekrete mes shtetit turk dhe Jugosllavisë, dhe në funksion të spastrimit etnik sistematik të zhvilluar nga shteti serb që nga koha e Lidhjes së Prizrenit e këndej.

    Marrëdhëniet miqësore me Turqinë janë interes i këtij vendi, për arsye ekonomike, por edhe për arsye se një numër i qytetarëve të Kosovës kanë shfrytëzuar lirinë kushtetuese dhe janë deklaruar me nacionalitet turk. Kjo natyrisht nuk është rasti me shqiptarët që jetojnë në Turqi.

    Por, kjo nuk paraqet një arsye të mjaftueshme për të deformuar historinë apo për të luajtur me orientimin tonë strategjik kah zhvillimi dhe afirmimi i identitetit tonë evropian.

    Interesat e grupeve ekonomike, nuk mund të jenë arsye e mjaftueshme për të luajtur me të kaluarën apo të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarëve të tij.

    Dikur bëhej humor nëpër “odat” tona politike me “vëllezërit e Adem Demaçit” ku aludohej në serbët edhe pse shteti serb e kishte mbajtur në burg mbi 27 vjet, ndërkohë që tash po na del në skenë edhe “vëllai” i Hashimit, i cili erdhi në krye të shtetit, që na kishte pushtuar për 500 vjet rresht, dhe krejt kjo po synohet të na shitet si një “hamburger” politik, të cilin qytetarët e këtij vendi duhet ta hanë pa bërë shumë fjalë.

    Derisa Adem Demaçi këtë e bënte në emrin e tij personal, dhe si viktimë e cila donte të tregonte zemërgjerësi dhe të dallonte qytetarët serbë nga shteti serb, Hashimi e shpall vëllazërinë e tij nga pozita e kryeministrit në largim të këtij vendi dhe pas një bisede zyrtare, ndërshtetërore duke përdorur foltoren e kryeministrisë së këtij vendi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 10-11-2010 më 03:05

  10. #30
    Shkrim turkofob nga nje komunist tashme i gjysem-vdekur.
    Qe tashme 100 vite qe jetojm te pavarur,.. qe tashme 100 vite qe thuajse dit - per - dit qe keta komunistat e rinje qe as 'kan jetuar, e as qe ia kan iden se si ka fonksionuar kjo perandori qe shfaqin vetem mllef e asgje tjeter kunder saj ! Me e keqja eshte, se keta e "mbajn ende mend" luften 25 vjeqare te Skenderbeut qysh para 600 vite !

    Kurse ky murrizi thot ; Edhe un jam musliman,. musliman mason ?!
    Me ke po tallesh more injorant ?! Te luftosh duke predikuar kunder islamit, ti s'mund te jesh musliman !

    Masonet me vendosjen e ataturkut menduan qe ia arriten qellimit, kurse sot perseri perballohen me Islamin, e kesaj rradhe veshtir e kan per te gjetur nje "Qemajl" te ri !

    Ah edhe nje,... Enver Hoxha ka shkaktuar me shume viktima se Turqia ne ato 25 vite "luft" ! Sepse ky i fundit e mbajti peng nen diktatur per 50 vite popullin shqiptar !
    Serbia ndoshta edhe dy a tri her me shume duke e persekutuar vazhdimisht popullin shqiptar pergjat e 100 vite ! Por synimi i ketyre perendimofilave eshte ti shlyejn keto kufinjt qe kem, dhe te bashkohem ne nje oborr te perbashket me "vllaznit" ne sofren evropjane. E shohin qe koha po punon kunder tyre, prandaj thojn : "ta zgjojm popullin" e mos te habitet mi marr lakmi Turqise Islamiste ! Dhe e gjithe kjo, vie pas vizites se Erdoganit ne Kosove i cili tregoi haptas qe eshte me Shqiptaret dhe kunder Shkive !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •