Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61

    Ballkania mundë të jetësohet, nëse në Ballkan vë këmbë Neo Osmanizimi

    Ballkani | 06.11.2010


    Partner i rëndësishëm politik dhe strategjik- Roli i Turqisë në Ballkan

    Takimi i nivelit të lartë me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic, atë turk Ahmet Davutoglu, Presidentin e Bosnjës Haris Silajdzic, Presidenti turk Abdullah Gul, ai serb Boris Tadic dhe ministri i jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj në Urën e Bosforit.Në Ballkan Turqia është duke zgjuar dashuritë e vjetra, por edhe armiqësitë. Ankaraja zhvillon politikë aktive në Ballkanin perëndimor: në Kroaci, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni.

    Dušan Reljić nga Fondacioni Shkenca dhe Politika në Berlin ka studiuar motivet e angazhimit turk në rajon. Ditën e enjte (4.11.) ai prezantoi rezultatet e studimit të tij në një takim të Evropës Juglindore dhe Shoqatës gjermano- turke që u mbajt në Deutsche Welle.

    "Soydaş ve dindaş" i quajnë turqit "kushërinjtë" kulturorë jashtë Turqisë: për shembull boshnjakët myslimanë dhe shqiptarët. Në Ankara dëgjohet zëri zyrtar, që thotë se angazhimi turk në Ballkanin perëndimor është shprehje e respektit ndaj interesimit të qytetarëve për mirëqenien e këtyre kushërinjve. Përveç kësaj në Ballkanin perëndimor arrihen tregje të rëndësishme. Në lojë janë edhe interesat strategjike dhe politike: "E rëndësishme për Turqinë është që të ketë sërish ndikim në rajon, në mënyrë që të marrë pjesë si partner i barabartë me BE-në dhe aktorët e tjerë të jashtëm, në përpilimin e arkitekturës së re të sigurisë në Evropë dhe në këtë pjesë të kontinentit", shpjegon studiuesi dhe gazetari Dušan Reljić, studimet e të cilit përqëndrohen tek Ballkani perëndimor.


    Viti 1915 - Trupat austriake në frontin Isonzo
    Turqia është shfaqur në disa konflikte të Ballkanit si aktor i rëndësishëm politik nënvizon Reljić. Për shembull, Ankaraja është përpjekur që gjatë luftës në Jugosllavi të ndërmjetësojë midis boshnjakëve dhe sebëve. Turqit përkrahin qeverinë maqedonase në konfliktin për emrin me Greqinë.

    Në Ballkanin perëndimor janë ngritur disa qendra kulturore turke, shkolla dhe universitete. Edhe ofertat mediale të Radios për jashtë me telenovela plot dhimbje, po bëhen gjithnjë e më të prefeuara.

    Simpatia për Turqinë është veçanërisht e madhe tek myslimanët e Bosnjës. Grupe të rinjsh boshnjakë festuan para pak kohësh fitoren turke kundër serbëve gjatë zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit botëror të basketbollit. Flamujtë turq tundeshin me entuziazëm, për shembull në Novi Pazar. Kështu që kjo pjesë e popullsisë dëshiron marrëdhënie të ngushta me Turqinë. "Kurse të tjerët, kanë mësuar në klasë fillore, se zgjedha osmane duhet luftuar, në mënyrë që të bëhet kthimi në Evropë, ide këto, që kanë lindur në shekullin e 19-të dhe 20-të por që u forcuan prej luftës pasuese jugosllave."


    : Pikturë e Perandorisë Osmane
    Kjo marrëdhënie e dyzuar me Ankaranë pasqyrohet në sondazhet e fundit, që thonë se për 40 për qind të qytetarëve të Ballkanit perëndimor, Turqia është një "shtet mik". Disa intelektualë serbë, si për shembull ish-ambasadori i Serbisë në Turqi, Darko Tanasković - mendojnë se pas diplomacisë së Ankarasë fshihet gjithnjë neo-osmanizmi, dëshira për një rilindje të Perëndorisë Osmane, për ri-islamizimin e rajonit.

    Por simpatia për Turqinë mund të bëhet edhe më e madhe, nëse e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit perëndimor mbetet e paqartë. mendon Reljić: "Ka mundësi që tek disa njerëz të mund të zhvillohet mendimi se "Nëse nuk hyjmë ne BE dhe Turqia, një fuqi ekonomike në rajon, me popullsi të madhe, që dëshiron të marrë një rol në politikën botërore, bëhet partneri ynë, atëherë mund të shohim nëse me një partner si Ankaraja nuk mund të arrijmë më shumë në afat të shkurtër ose të mesëm sesa të presim BE-në për vazhdimin e politikës së zgjerimit në rajon:"


    Profesor Dušan Reljić
    Pra nëse BE i lë vendet e Ballkanit perëndimor në radhën e pafund të pritjes, atëherë Turqia mund të gjendet në krye të një "Aleance të kushërinjve të refuzuar".

    Autor: Alexandra Scherle/ Aida Cama

    Redaktoi: Elert Ajazaj
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    e mori lumi shqiperine. turqit jane aq te paafte sa dhe nje kompani oligopilistike si eagle-i nuk e mbaje dot ne kembe, jo me perandori. osamnet u mbajten nga shqitaret dhe armet, dhe gafe te rende do benim sikur ti hynim dhe nje here lojes se perandorive. shpetuam mire pa nje genocid si ai i armenise, nuk kemi pse rezikojme me. neutralitet i shqiptareve dhe vetem neutralitet. nuk ka rruge tjeter!
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  4. #4
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    e mori lumi shqiperine. turqit jane aq te paafte sa dhe nje kompani oligopilistike si eagle-i nuk e mbaje dot ne kembe, jo me perandori. osamnet u mbajten nga shqitaret dhe armet, dhe gafe te rende do benim sikur ti hynim dhe nje here lojes se perandorive. shpetuam mire pa nje genocid si ai i armenise, nuk kemi pse rezikojme me. neutralitet i shqiptareve dhe vetem neutralitet. nuk ka rruge tjeter!
    POOOO, s'shtoj asgje tjeter, plotesisht e sakte
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    e mori lumi shqiperine. turqit jane aq te paafte sa dhe nje kompani oligopilistike si eagle-i nuk e mbaje dot ne kembe, jo me perandori. osamnet u mbajten nga shqitaret dhe armet, dhe gafe te rende do benim sikur ti hynim dhe nje here lojes se perandorive. shpetuam mire pa nje genocid si ai i armenise, nuk kemi pse rezikojme me. neutralitet i shqiptareve dhe vetem neutralitet. nuk ka rruge tjeter!
    Prandaj, noshta një nga aryset pse gjithë fqinjtë i kemi armiq ( kupto: që na urrejnë) është pikërisht ky vëllazërim-bashkim turko-shqiptar, me një fjalë orientimi ynë anadollak!
    Mbase shikuar nga ajo që po ngjet kohëve të fundit, më shtyn të mendoj se mos kemi gjynahe të mocme ndaj fqinjve tanë!
    S'ka tjetër arsye të na e kenë kaq inati!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Prandaj, noshta një nga aryset pse gjithë fqinjtë i kemi armiq ( kupto: që na urrejnë) është pikërisht ky vëllazërim-bashkim turko-shqiptar, me një fjalë orientimi ynë anadollak!
    Mbase shikuar nga ajo që po ngjet kohëve të fundit, më shtyn të mendoj se mos kemi gjynahe të mocme ndaj fqinjve tanë!
    S'ka tjetër arsye të na e kenë kaq inati!!
    kane a nuk kane arsye, na kane a nuk na kane inat, kemi bere a skemi bere gjynahe , pak rendesi ka. gjithmone duhet ebre gjeja e zgjuar dhe ansjehere nuk eshte vone. nese zviceranet jane sot nje nder popujt me te respektuar ne kontinent pikerisht sepse kane 150 vjet qe nuk perfhsihen ne alenacera, edhe ne nuk kemi pse te frikesohemi.

    PS: po jo, nuk ka njeri te drejte te qahet ndaj shqiptareve. nene udheheqjen (e perbashket, cifutet dhe armenet luajten rol te madh gjithashtu) tonen, perandoria osmane ishte nder shtete me tolerante ne nej europe ku te nxirnin zoret nes eishe protestant a kalvinist! me perjashtim te shqiperise ASNJE nga vendet pasuese te perandorise osmane nuk e ka ruajtur kete tolerance sot. gjithe gafat e pernaodrise jane bere pose 1) ne fillime ose 2) nga fundi. ne asnje prej ketyre periudhave ne nuk ksihim gisht. nese ballkananasit do e linin propaganden fetare per nej cast, do e shihnin qe ish-pernadoria qe nder fortmacionet me te perparuara te kohes.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  7. #7
    Ballkania ishte plan i Dimitrovit, Titos dhe Enver Hoxhes dhe i risjellur ne skene nga nje enverist si Adem Demaçi.

    Sot shqiptaret nuk kane asnje aresye qe te mirren me projekte te harruara dhe nga arkivat, sepse shqiptaret bashke me fqinjet jane duke u perpjekur qe te jene anetare te BE.

    Ndersa nuk ka asnje aresye qe marredheniet tona me shtetin dhe popullin turk te mos jene te mira, bile shume te mira.

    Neoosmanizmi eshte me teper nje fantazem e risjellur ne skene, nga shtete qe i frieksohen rritjes politike dhe ekonomike te Turqise. Turqia e sotme nuk ka asgje te perbashket me osmanizmin, por eshte nje shtet vital qe brenda disa dekadave do te luaje nje rol shume te madh ne skenen politike dhe ekonomike boterore.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    e mori lumi shqiperine. turqit jane aq te paafte sa dhe nje kompani oligopilistike si eagle-i nuk e mbaje dot ne kembe, jo me perandori. osamnet u mbajten nga shqitaret dhe armet, dhe gafe te rende do benim sikur ti hynim dhe nje here lojes se perandorive. shpetuam mire pa nje genocid si ai i armenise, nuk kemi pse rezikojme me. neutralitet i shqiptareve dhe vetem neutralitet. nuk ka rruge tjeter!


    Eheeee po qysh flej ti flej jo shoki turqia po ecen me hapa gjigant perpara ndersa ballkani ka ngec e po shllajfit ne vend



    Erdogan: Turqia në 2023 në grupin e 10 ekonomive më të forta


    Turqia në vitin 2023 do të hyjë në grupin e 10 ekonomive më të forta në botë, deklaroi kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan.

    Ai theksoi se Turqia mund ta arrijë këtë qëllim, sepse investon në arsimin dhe fushën e hulumtimeve dhe të zhvillimit.

    Erdogan ka shtuar se Turqia është e para në Evropë me shkallën e rritjes ekonomike.

    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=23&id=86431




    Meri 20 minuta kohe dhe shikoje ket se ku ka shkuar TURQIA, Sidomos keto 20 vitet e fundit

    http://www.skyscrapercity.com/forumd...s=&forumid=488


    ISTAMBULLI:
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2751


    ANKARAJA:
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2753

    IZMIRI:
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2755


    DHE SHUM METROPOLE TE TJERA TE TURQIS
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2757




    Ja ketu ke edhe shum info mbi hapat gjigant qe po ben turqia ne ter INFARSTRUKTUREN E SAJ :

    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=1403






    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DARDANI.ZH : 08-11-2010 më 15:03

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga DARDANI.ZH Lexo Postimin
    Eheeee po qysh flej ti flej jo shoki turqia po ecen me hapa gjigant perpara ndersa ballkani ka ngec e po shllajfit ne vend



    Erdogan: Turqia në 2023 në grupin e 10 ekonomive më të forta


    Turqia në vitin 2023 do të hyjë në grupin e 10 ekonomive më të forta në botë, deklaroi kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan.

    Ai theksoi se Turqia mund ta arrijë këtë qëllim, sepse investon në arsimin dhe fushën e hulumtimeve dhe të zhvillimit.

    Erdogan ka shtuar se Turqia është e para në Evropë me shkallën e rritjes ekonomike.

    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=23&id=86431




    Meri 20 minuta kohe dhe shikoje ket se ku ka shkuar TURQIA, Sidomos keto 20 vitet e fundit

    http://www.skyscrapercity.com/forumd...s=&forumid=488


    ISTAMBULLI:
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2751


    ANKARAJA:
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2753

    IZMIRI:
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2755


    DHE SHUM METROPOLE TE TJERA TE TURQIS
    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=2757




    Ja ketu ke edhe shum info mbi hapat gjigant qe po ben turqia ne ter INFARSTRUKTUREN E SAJ :

    http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=1403






    .
    turqit? ata qe nuk kane buke? ata qe masakrojne gjithe pjesen lindore te popullsise se tyre? ata qe te fusin ne burg po fole kunder ataturkut? ata qe e perdornin minedhen si leter higjenike para nje dekade? KETA turqit do te thuash? Per ate zot, te pakten amerikanet hahen si mbrotes, po turqit?!
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    turqit? ata qe nuk kane buke? ata qe masakrojne gjithe pjesen lindore te popullsise se tyre? ata qe te fusin ne burg po fole kunder ataturkut? ata qe e perdornin minedhen si leter higjenike para nje dekade? KETA turqit do te thuash? Per ate zot, te pakten amerikanet hahen si mbrotes, po turqit?!
    Mos u bej kaq naiv. Faktet jane fakte dhe Turqia eshte duke u kthyer ne te vertete ne nje gjigand ekonomik ne bote.
    Eshte e vertete se aty ka varferi, ka te papune, ka probleme te medha kulturore dhe etnike, mirepo duhet te kihet parasysh se populli turk ja doli qe te ringrihet pas shembjes se ngrehines otomane qe sundoi disa shekuj nje pjese te madhe te botes.

    Zhvillimi i shpejte ekonomik do te shoqerohet dhe me reforma te thella dhe te domosdoshme ne fushen politike, ne marredheniet me popullsine kurde e pakicat e tjera qe jetojne aty dhe se interesi i botes perendimore eshte ekzistenca e nje Turqie te forte, te zhvilluar dhe te modernizuar, ne menyre qe ajo te vazhdoje te luaje me besnikeri rolin si ndermjetes qe ka ne udhekryqin boteror euroaziatik.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •