Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan do vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 nëntor, njoftoi zyra për shtyp pranë kryeministrisë turk.
Erdogan do të takohet me u.d. të presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe me kryeministrin e Hashim Thaçi.
Erdogan do të vizitojë edhe vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të merr pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Kryeministri Erdogan do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit turk në Prizren dhe Mamushë, theksohet në komunikatë.
http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=0&id=85558
Krijoni Kontakt