Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    AKR-ja e ka refuzuar bashkëqeverisjen me PDK-në



    AKR-ja e ka refuzuar bashkëqeverisjen me PDK-në

    Kur ka filluar kriza institucionale, kemi pasur ofertë për postin e presidentit dhe të zëmë vendet e LDK-së në Qeveri, ka deklaruar kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se si gjithmonë prej formimit të saj deri më tani, nuk ka qenë pjesë e lojërave, as politike, as përçarëse, as fyese në rrafshin politik të Kosovës.


    Pacolli hodhi poshtë pretendimet se me ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nga AKR-ja, e që pasoi edhe me shpërndarjen e Parlamentit, të jetë bërë për të favorizuar Partinë Demokratike të Kosovës.

    “AKR-ja e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në çdo rrafsh, në çdo nismë të saj, por AKR-ja gjithmonë ka kritikuar, e ka ngritur zërin kundër dukurive që ne mendonim se nuk janë të mira dhe i kryente Qeveria”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    “Ne kishim një Qeveri që ishte jofunksionale dhe vetë fakti se Qeveria është jofunksionale, vetë fakti se ne kërkonim dorëheqjen e Qeverisë, thotë shumë edhe për mosfunksionalizimin e kësaj Qeverie dhe mocioni u votua dhe atë unanimisht. Dikush mund të thotë se ne i kemi bërë dikujt favor. Unë nuk di kujt i kemi bërë favor, pos qytetarit të Kosovës".

    “Të them të drejtën, kur ka filluar kriza qeveritare, gjegjësisht kur është tërhequr presidenti i Kosovës, ne kemi qenë të parët që kemi pasur ofertë që ne të ofrojmë atë çka mund të ofrojmë - ministrat tanë, që t’ia nisim punës dhe, normalisht, edhe propozimi im të hidhet në Parlament për president të Kosovës”.

    “Unë këtë e kam marrë si joserioze, pasi që e dini mirë, se AKR-ja, gjegjësisht unë, nuk kam nevojë për kurrfarë peshqeshi, gjegjësisht diçka që jepet falas dhe unë kam dashur që një post të tillë shumë me rëndësi ta fitoj nga vota e qytetarit dhe jo nga dikush tjetër”. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kjo eshte nji hajgare e madhe e pacovit
    nuk eshte veshtir ta dim se po qe se i ofrohet diqka e till pacovit nuk do ta refuzon perjet
    kjo eshte endrra e ti qe se len te fli as dit e nat pa e shijue ket post
    te thot qfar te doi ai
    mos harroni se fushata veq ka fillue e data e zgjedhjeve veq dihet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pdk ka perparsit dhe avantazhet e saja ne te gjitha mediat vizive e te shkruara.
    Ajo ka instalu kudo njimentalitet diktatorial,ku shtrirja e saj esht ber ne ate menyr ku ka mbledhur te gjith njerzit rreth vetes qe per mendimin tim jon ata njerz qe gjithqka mund te ken perveq vlerave morale e te atdhe dashuris.
    Shif per allashvereshet e tyre,prapaganten e tyre duke shantazhu ,fyer e hedh pluher syve njerzve te cilet jon pa djallzime.
    Dikur u be aq prapagant destruktive ku z.Behgjet Pacolin e quanin rus ,me gruan ruse dhe njeriu me i afert me Jelcinin e S.Millosheviqin.
    Tani kure po u lekundet pushteti nenkemb, kta Pdk-istat bejn lojra si gjithnji te pa ndershme ,mbase kan ne dor gjith medijat ne Kosov bejn lojen e turpit me moton perqaj e sundo.
    Per te bemat e tyre heshtet ,nga se kemi te bejm me nji rezhim hileqar ,jo demokratik ku ngulfatet fjala e lir i nxjer te paster para popullit te cilit më nuk i intereson as gje veq sigurimit te kashires se gojes.
    Friksimi,shpifja e shum gjera te pa kendshme i thuren kti populli, i cili tani me shum i lodhur ngalufta sikur i mjafto buka e kripa dhe gjumi i rehatshem.
    Edhe kto qe ceka me larte s'jon aq te siguruara ,po per nji pjes krahasuar me rezhimin e Millosheviqit mbase jon te k'naqur ,pore larg asaj qe do duhej .Sot nji pjes e mir e qytetarve bejn roje ose paguajn roje per ta ber nji gjum te rehatshem nga kindapuesit,harqi e gjoba tjera , i kan bosat e tyre ne qeveri qe i mbrojn, ose te pakten mose distancimi ose vullneti per ti luftu grupacione tjera.
    A merito ku popull te bej roje nga shqiptaret !?,te mbrohet nga ata qe t'i knaq apetitet e tyre djallzore e banditeske.Z.B.Pacolli po i harroj kurthet e atyre,dhe nese nuk e bind elektoratin se nuk ka ndermend te bej vallen e turpit me mafiashet, lere qe s'do mer as nji vot., pore nese arrin te bije viktim ose deshiro te bije viktim per te mar pushtet ...do jet mbajtur ne mend si deshtim ne politik ,dhe gjith punen humane qe ka ber per ket popull.
    Kom dyshime se vallja e turpit vetem per te mar pushtet i esht ber z.Pacolli strategji e tija e kurdisur ne kuzhinat e Shikav e Thaqianve ku do ket vetem zhgenjim dhe perseritje e se kaluares vetem me akter tjer akr+pdk do fut Kosoven ne kriz te thell politike ,ekonomike me rrezik te pa parashikuar.
    Koha u puno mendjeve te arsyshme ,prandaj ate qe duhet ber z.Pacollimendoj se duhet te jet i sinqert dhe te tregoj qfar deshiro.,por edhe te bashkoj rreth vetes akoma njerz dhe parti qe i bashko qellimi per te sjell mirëqenje per ketë popull qe jo vetem esht katandis ekonomikisht pore edhe shpirtrish te zhgenjyer me maskarenjet e ldkpdk-s.
    une kom bindjen se po nuk pati nevoj pdk per akr dhe po beri qare te partit serbe... atje do kerkoj mimfat z.Thaqi.
    Koha do deshmoj mase miri...
    sa kom te drejt.!
    do mbetet te shifet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 06-11-2010 më 14:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •