Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Latinėt e harruar

    Latinėt e harruar
    Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
    Niko Lirėza 05/11/2010 11:16:00
    image

    Ka shumė debate pėr origjinėn e arumunėve nė Ballkan, pėrfshi edhe Shqipėrinė. Studiuesi Valentin Mustaka, pėrmes librit tė ri nėn titullin “Latinėt e harruar”, botimet “Naimi”, jep njė pėrgjigje pėr kėtė debat, ku ndryshe nga autorė qė mbėshtesin, pėr shembull, origjinėn greke, pra, si grekė tė romanizuar, i mbahet idesė se arumunėt “janė brezi i ushtarėve tė Cezarit...”. Pėr herė tė parė publikojmė njė dokument qė dėshmon luftėn pėr varret midis arumunėve dhe filogrekėve nė fillim tė shekullit XX

    Ka shumė debate pėr origjinėn e arumunėve nė Ballkan, pėrfshi edhe Shqipėrinė. Studiuesi Valentin Mustaka, pėrmes librit tė ri nėn titullin “Latinėt e harruar”, jep njė pėrgjigje pėr kėtė debat, duke u mbėshtetur nė njė literaturė tė gjerė, kryesisht perėndimore. Nė kėtė kėndvėshtrim, libri i tij mund tė konsiderohet njė lloj “antologjie” pėr origjinėn dhe historinė e arumunėve tė Shqipėrisė. Siē duket dhe nga titulli, teza e tij ėshtė origjina latine, romake e arumunėve tė Shqipėrisė, prurje qė lidhen me ushtritė e Cezarit gjatė luftėrave nė Ballkan ose kolonė tė dėrguar pėr popullimin e kėtij rajoni. Duke cituar fragmente nga libri: “Akoma edhe sot, nė Shqipėri e nė Pind, ėshtė legjenda antike qė tregon romanizimin. Ėshtė populli qė pyet Pindin se: Thoni, male tė larta/Thoni, fusha, thoni karavane/Trego Pind, mbushur me dele/Tregoni ju, ēfarė dini pėr ne/Tregoni popullin, nga tė cilėt ne kemi ardhur/ Meqenėse nga tė tjerėt/Nuk kemi mundėsinė tė dimė tė vėrtetėn...” Nė promovimin e librit, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarėve tė Durrėsit nė mjediset e “Torrės”, autori Valentin Mustaka prezantoi si shtojcė edhe veprėn e Antonio Baldacit “Arumunėt e Shqipėrisė”, pėrkthyer dhe pėrgatitur pėr botim nga origjinali italisht nga Anna Tucci e Valentin Mustaka.

    Mustaka, ndryshe nga autorė qė mbėshtesin, pėr shembull, origjinėn greke, pra, si grekė tė romanizuar, i mbahet idesė se arumunėt “janė brezi i ushtarėve tė Cezarit, por edhe n.q.s. kjo nuk do tė ishte e vėrtetė, ata janė sigurisht brezat e ushtarėve tė konsujve Anicio dhe Paolo Emilio, qė nė emėr tė Romės pushtuan dy shekuj para Krishtit Ilirinė dhe Maqedoninė, duke pėrgatitur rrugėn drejt Dacias”.

    Nė libėr citohen autorė dhe studiues tė shumtė, si Gjergj Fishta, qė shprehimisht nė njė artikull tė tij thotė: “Nė mjes tė komit shqyptar jeton edhe nji popull tjetėr qi nuk asht nji fisit me ne, e ky popull janė Gogėt, a se, (si i thrasin te huejt) Kucovllahėt. Tregime kėso dore munden me vjeftė si pėrpilim tė historis komtare, ashtu edhe pėr studim tė gjuhės shqype”. Ndėrsa Pukėvili thotė: “I kthehem nė pjesė tė tjera tė veprės sime njohjes sė kėtij rajoni tė Pindit (Zagoria), qė ėshtė krejtėsisht i banuar nga njė komb, ngulitja e tė cilit nė Greqi (Shqipėri) daton qysh prej kohėve tė fundit tė Perandorisė sė Poshtme. Diku tjetėr kemi provuar historikisht, sipas Tit Livit dhe Cezarit, se shpėrngulja e vllehve pėr nė Shqipėri pati si shkak parėsor shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Itali nga Pal-Emili”. Gazetari me famė botėrore, Indro Montanelli, shkruan: “Arumunėt, d.m.th., latinėt, me dhuntitė e tyre pėr ekuilibėr, tė zellit metodik pėr punėn, tė lidhjes me tokėn, si kundėrpeshė ndaj prirjeve shpėrbėrėse, qendėrikėse, spekuluese... Ky arumun ėshtė njė element i lėnė pėrgjithėsisht pas dore nga biografėt e Shqipėrisė, por mbi tė cilin me tė drejtė Baldaci tėrheq vėmendjen nė librin e tij klasik “L’Albania” - Shqipėria, qė mbetet mė i ploti dhe objektivi mes gjithė atyre, nė ēfarėdo lloj gjuhe, qė janė shkruar pėr kėtė ēėshtje pėr Shqipėrinė. Kėtu, nė Shqipėri, kėta arumunė pėrbėjnė njė pakicė, njė pakicė tė qetė dhe punėdashėse, qė marrin pjesė aktivisht nė jetėn e vendit. Por kjo pakicė nuk ėshtė veēse gjymtyra e cunguar e njė njėsie etnie nė Pind. Janė popullsi rumune, ajo ēfarė ka mbetur nga Vllahia e Madhe, tė pastra nga ana racore, nga ana kulturore. Iu kundėrvunė dhunės turke dhe, duke derdhur gjak, mbetėn tė pavarur, popullsi rumune, pra, romane, pra, me ndjenjėn e sė drejtės dhe tė shtetit, tė rrėnjosur nė ndėrgjegje, me dashurinė kryeneēe pėr tokėn dhe punėn. Qė janė dhe qė ndihen romanė. Nga tė gjithė ata qė jetojnė nė Shqipėri kanė qenė mė fatlumėt: nė fakt, ata kanė katėr shkolla dhe shtatė kisha, sepse nė tė gjithė Ballkanin, shqiptarėt janė, pa asnjė dyshim, mė tė afėrtit me kėtė botė latine dhe mė humanėt”. Valentin Mustaka citon edhe autorė tė tjerė, si: Nikolla Jorga, Edvin Jacques, Serge Metais, Oliver Jens Schmitt, William Martin Leake, Milan Shuflaj, Zef Mirdita, Mathieu Aref, Nicholas Hommond, Dhori Fallo, Sami Frashėri, Fatos Lubonja, C. Burileanu etj.

    Mė pėrpara, Valentin Mustaka ka botuar mjaft artikuj dhe libra, si veprėn studimore me dy vėllime “Nėpėr labirintet e historisė sė arumunėve”. Siē e vlerėsoi edhe kritiku Perikli Jorgoni, “nga studimi i vėmendshėm i gjithė veprės publicistike e studimeve tė Valentin Mustakės, arrijmė nė pėrfundimin se kemi tė bėjmė me njė hulumtonjės me kėrkesa shkencore, me njė studionjės qė ēėshtjet qė parashtron i mbėshtet nė fakte e dokumente historike, nė njė hulumtim tė gjatė nėpėr trevat ku janė pėrqendruar arumunėt, me njohjen e plotė tė historisė, folklorit, gjuhės, etnografisė e thesarit folklorik tė tyre dhe, mbi tė gjitha, tė literaturės vendase dhe tė huaj mbi kėtė argument”.



    Dokument i pabotuar/ Lufta pėr varret midis arumunėve dhe filogrekėve nė fillim tė shekullit 20



    Ēėshtja e varrezave vllahe, viti 1906

    Komuniteti ynė nuk disponon njė vend (ambient) tonin pėr varreza. Nevoja pėr varreza ishte njė domosdoshmėri pėr komunitetin arumun nė vitin 1906. Meqenėse dhespoti grek ndaloi atėherė varrimin e arumunėve tonė nė varrezat e pėrbashkėta e tė gjithė tė krishterėve ortodoksė nga qyteti i Korēės, ku varroseshin atėherė tė gjithė ortodoksėt e krishterė, morėm lejen me mirėkuptim qė tė disponojmė njė copė truall (tokė) qė ishte e komunitetit evangjelist pėr tė varrosur tė vdekurit, derisa edhe komuniteti ynė tė disponojė njė terren pėr varreza. Ky copė trualli gjendet nė rrėzė tė kodrės tė profetit Ilia. Komuniteti evangjelik prej dhjetėra vjetėsh kishte blerė atė truall me dokumente zyrtare nga pėrfaqėsuesi i vakėfeve otomane, i cili pretendon se e gjithė kodra e Shėn Ilias u pėrket vakėfeve otomane. Gjithashtu, komuniteti grek pretendon se i pėrket kishės Shėn Ilia (vendosur nė majė tė kodrės).

    Morėm lejen si nga Komuniteti Evangjelik me aprovimin e autoriteteve lokale, nė 27 korrik 1906, kur deshėm tė varrosnim tė ndjerin Ilian Gacej, protestuan grekėt kundra nesh dhe me forcė deshėn tė na ndalonin, por mundėm ta varrosnim me ndėrhyrjen e policisė dhe tė xhandarmėrisė.

    Meqenėse toka ėshtė shkėmbore dhe me shumė zor rrėmohet, vumė punėtorė qė tė rrėmojnė tokėn nė thellėsi prej 1.50 m. Pasi kaluan nja tre muaj, protestuan grekėt dhe mė hodhėn nė gjyq, sepse po punoja nė pronėn e tyre. Hyra nė gjyq, nė tė cilin morėn pjesė dhe Komuniteti Evangjelik, si pronar i truallit dhe epitropi i pronave tė vakėfeve myslimane, nga i cili u ble toka nga ana e Komunitetit Evangjelist. Gjyqi pėrfundoi nė favorin tonė dhe kėshtu qė nuk u shqetėsuam mė nga ana e grekėve. Pas njė viti reklamuan evangjelistėt qė ta boshatisnim (ta lironim) tokėn, sepse kishin nevojė pėr tė. Ndonėse unė u pėrgjigja atyre se, siē kishim rėnė dakord (nė marrėveshje) qė nė fillim, duhej tė kenė durim, derisa dhe shpenzuam mė shumė se 600 lei tė reja tė gjejmė (njė vend tjetėr). Me gjithė kėtė u interesova qė tė blinim tokėn qė nėn varrezat tona nė njė shtrirje prej 4.000 m2 duke patur fasadėn nė rrugėn kryesore Korēė-Manastir, pėr tė cilėn dhashė 200 lira( flori turke), por nuk pata sukses, sepse kėrkonin mė shumė prej 500 lira. E pamundur tė gjenim nė tjetėr ēarė (vend), me qenė se tė gjithė pronarėt e tokave janė grekomanė nė dhe asnjėri nuk do tė na shesė me asnjė ēmim. Dėshironim dhe ne nga zemra qė tė mos i sillnim telashe (shqetėsime) dhe pengesa K. Evangjelist, u jemi drejtuar me peticion autoriteteve lokale (vendase) qė tė na japin njė pjesė nga trualli i kodrės sė Profetit Ilia, tokė jo produktive e pa rrethuar, njė copė tokėbosh dhe jo produktive dhe e dėrguam lutjen tonė mė lart. Ardhi pėrgjigje e favorshme (pozitive) qė tė na japin njė pjesė rreth 10.000 m2, pranė varrezave aktuale,duke paguar pėr ēdo vit njė shumė tė vogėl parash qeverisė dhe nė tė njėjtėn kohė tė shlyejmė epitropin e vakėfeve me njė shumė tė papėrcaktuar me qenė se ai ėshtė pronar nė tė drejtė tė ta shpėrblejmė me tė ardhurat e kėtyre tokave.

    Kur u emėrua njė komision qė tė ndajė tokėn, midis tė cilėve ishte edhe epitropi i vakėfeve, atėherė ai deklaroj se kur fituat gjyqin nuk dėrgoi tapinė (tablikun) nė Mitropoli nga shkaku se nuk kishte para tė shpenzonte. Me qenė se ne kishim (mė shumė) nevojė mė tė madhe se Ai qė tė fitohej definitivisht ky gjyq, paguam shumėn qė nevojitej rreth 80 lei, duke u dėrguar tablikun (tapin) grekėve, ata bėnė rekurs nė Bitola, ku u detyrova dhe unė tė vete duke marrės pėrsipėr tė paguaj dhe shpenzimet e epitropit tė vakėfeve nė ngarkim tė komunitetit tonė.

    Dita e paraqitjes ishte mė 26 shtator. Si vajtėm nė Manastir, morėm (pajtuam) si pėrfaqėsuesin tonė dhe tė epitropit tė vakėfeve avokatėt Ferit beun dhe Karaiman efendi.

    Gjyqi u shty pėr ditėn e 17 Tetor.

    Shtator 1912

    (Letėr e Papa Llambro Ballamaēit, e shkruar nė vitin 1912, marrė prej autorit tė librit “Latinėt e harruar”, Valentin Mustaka, nga arkivi i familjes Ballamaēi, 4.5.1992).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Eshte me interes te di se si jane trajtuar nga shqiptaret ky komunitet gjate historise .?

    si kane qene mardheniet e tyre me me greket dhe pushtetin turk?

    si lindi qyteti i tyre VOSKOPOJA ne vitet 1750-1850 dhe fama e ketij qyteti ne ballkan?

    lidhja e gjuhes me gjuhen rumune dhe ate latine [italiane ]?

    origjina e tyre e vertete ?

    do ju isha mirenjohes nese do sillni materiale bindese rreth pyetje te mia .
    flm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shqiptaret dhe Vllehet..
    panorama:

    ---------------

    Si i bashkuan tė njėjtat fate historike, shqiptarėt dhe arumunėt
    Kush janė tezat e studiuesve rumunė dhe pėrse ata thonė qė fati i pėrbashkėt trokiti nė dyert e dy popujve tanė


    Baki YMERI *

    Studiues tė ndryshėm shpesh herė thonė se ėshtė zbehur miqėsia shqiptaro-vllahe, megjithėse te njerėzit ėshtė zgjuar kurrioziteti ndaj botės arumune. Po ē’dinė shqiptarėt pėr ta? Cilat janė lidhjet gjenetike, ndėrmjet kėtyre dy popujve, pėrgjatė historisė? Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė shkrimin e Baki Ymerit, njeriut qė ėshtė marrė dhe merret me studime historike nė kėtė fushė.

    Sipas Ymerit, nė shekullin e XVIII-tė, dijetari gjerman Thunmann, nė veprėn e tij tė famshme “Hulumtime mbi Historinė e popujve tė Evropės orientale”, i kushton njė kapitull tė tėrė historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve dhe arumunėve. Nė hulumtimet e tij ai thotė: “Asnjė popull tjetėr i pjesės sė botės, nė tė cilėn jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr ne evropianėt e Perėndimit, pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt dhe vllehėt. E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, popuj tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e lashtė e tė re tė Evropės. Por ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol, ata janė popuj tė nėnshtruar, ata janė fatkeqė dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm: ai nuk e pėrfill atė qė nuk i ka punuar fati”.

    Lashtėsi historike dhe lidhje farefisnore
    Thunmann tregon me studimet e tij tė vitit 1774, tė cilat duket se janė aktuale edhe sot e kėsaj dite, lidhjet arumuno-shqiptare, qė, sipas gjermanit, janė tė mahnitshme. Ato rrallėkush i ka prekur, dhe atė parcialisht. As ne nuk mund t’i trajtojmė aq sa meritojnė, nė kuadrin e kaptinės sė njė studimi, qė synon tė trajtojė njė segment tė emigracionit ballkanik nė veri tė Danubit. Ėshtė me rėndėsi fakti se autoritetet rumune, madje edhe populli, pėrgjatė historisė, qė tė dy popujt (shqiptarėt dhe arumunėt) i kanė konsideruar herė si farefis, herė si kushėrinj tė njė gjaku, madje dhe si vėllezėr. Konstatimet e babait tė filologjisė rumune, B.P.Hashdeu (1838-1907), tė shtyjnė t’u japėsh tė drejtė fjalėve tė gjyshes sė dr.Rahmi Tudės: “Aq tė afėrt janė shqiptarėt me vllehėt, saqė dallimi ndėrmjet tyre ėshtė sa membrana e qepės”. Nė kuadrin e librit “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet?”, Sami Frashėri i konsideron vllehėt si ”miq”. “Nga kombet fqinjė vetėm njė kemi mik, i cili kupėton tė mirėn’e ti e e di qė pa na s’munt tė mbahetė. Ky komp ėshtė komb’ i Vllehvet, qė rojnė nė Shqipėri e afrė Shqipėrisė. Nga kėta ca janė Vlleh-Shqiptarė, qė flasinė vllahisht edhe shqip, dhe ca Vlleh-Greq, qė flasinė vllahisht edhe greqisht. Grekėritė kanė bėrė dhe po bėjnė gjithė pėr kėta Vlleh ato qė kanė bėrė e qė po bėjė pėr ne Shqipėtarėtė, domethėnė pėrpiqenė t’i bėjnė Grekė me shkollat e me kishėt tė tyre”. Pasi thekson nevojėn e hapjes sė shkollave “mė vete”, autori thekson se, “nė kėtė punė Vllehtė nuk mund tė kenė tjetr ndihmė e mik tė vėndit pėrveē Shqipėtarėve…. Edhe Rumania qė ėshtė mėmė e kėtyre Vllehve a deri e tek etėrit e tyre, ta themi pėr shėmbull, e di mirė qė Vllehėt e Shqipėrisė e tė Maqedonisė nuk mundin tė rrojnė e tė ruajnė gjuhėn e kombėrin e tyre kundėr djallėzive tė Grekėve pėrveē duke u mbėshtetur nė miqėsitė e Shqipėtarėvet e duke u bashkuarė me ta” (vepra e cituar, e botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht (1899), dhe e ribotuar nė Tiranė, 1962, flet pėr kėtė temė nė faqet 52-53. Si e arsyeton kėtė argument Hashdeu, nė Konferencėn e Akademisė Rumune, mė 25 maj tė vitit 1901?

    Hashdeu, vėllazėrimi shqiptaro-vllah dhe nevoja pėr pėrkrahje
    “Ja pra, e tėrė gjeneza e shqiptarėve, tri popujt dakas; Kostoboēėt, Karpėt dhe Besėt, tė shpėrngulur nga Karpatėt nė epokėn e perandorit Aurelian, pasi ata pėrgjatė 150 vitesh, bashkėvepruan nė Dakinė Trajane pėr formimin e kombit rumun. Qė nga viti 300 deri te Skėnderbeu i madh, heroi kombėtar i Arnautėve, kaluan pothuajse 1200 vjet. Nė njė periudhė tė kėtillė shekujsh, duke ndenjur tė pazhvendosur nė tė njėjtin vend, nė Iliri, nuk na habit fakti qė pasardhėsit e Dakėve kanė arritur ta konsiderojnė veten si autoktonė nė brigjet e Adriatikut. Ja pra, se si i shkruante Skėnderbeu njė princit italian: “Ti s’i njeh Shqiptarėt e mi! Ne vijmė nga po ata Maqedonė, tė cilėt me Aleksandrin tonė e fituan Indinė”. Edhe pse historia ua pėrgėnjeshtron maqedonizmin Arnautėve, ajo ua njeh megjithatė, si njė jetė jo aq pak tė shkėlqyer. Njė Skėnderbe i ri do t’u kishte thėnė: “Na jemi kombi i Deēebalit (Dakėballit), qė e futi nė haraē perandorinė romake, dhe qė ia kalli datėn vetė Trajanit!”. Hipotezat e Hashdeut, anėtar i Akademisė Rumune, meritojnė kujdesin e shkencėtarėve qė dinė tė nxjerrin konkluzione konvergjencash e jo divergjencash. Ilirėt dhe trakasit me dardanėt e fise tė tjera, kanė qenė fqinjė qė e kanė ushqyer njėri-tjetrin, madje edhe me fjalė tė njėjta, qė vijnė nga periudha paralatine (buza, bukur(ia), qafa, gusha, mėnzi, cjapi, vatra, vjedhulla, katundi, rrėnza, stani, dardha, Daka, pėrroi etj.). Shqiptarėt me rumunėt dhe arumunėt, kanė lidhje farefisnore dhe njė fat tė ngjashėm, edhe pėr nga lashtėsia. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr njė lashtėsi qė fillon qė nga shekulli VII-tė e kėndej, por pėr njė lashtėsi qė, siē shprehet poetikisht autori i kėtij studimi: “Shpėrthen duke shndritur, qė nga prafullimat e yjeve”. Si e shpjegon Hashdeu kėtė? “Shqiptarėt pra, nuk janė fis me ne Rumunėt, por na janė vėllezėr, vėllezėr tė mirė, tė tė njėjtit gjak. Shqiptarėt pėr ne janė ata qė janė Keltėt pėr Francezėt. Duke pėrmbyllur dua tė nxjerr dy konkluzione aktualiteti: Cilidoqoftė filolog rumun, sado serioz, dhe sado metodik qė do tė ishte, do tė degdisej me pėrsosmėri, sidomos nė lidhje me gramatikėn, po qe se nuk do ta studionte parasėgjithash gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj, si dhe folklorin shqiptar. Kombi rumun e ka pėr detyrė t’i pėrkrahė vėllazėrisht Shqiptarėt, siē i pėrkrah edhe Maqedo-rumunėt (arumunėt-shėn.yni), ngase Maqedo-rumunėt dhe Shqiptarėt e kanė dashur pėrherė njėri-tjetrin, dhe si “Daci redivivi”, do tė mund tė mund tė formonin njė ditė njė mbretėri tė bukur neo-dakase prej 3-4 milionė shpirtėrash, nė fqinjėsi tė mbretėrisė aktuale neo-helene. Fjala e urtė shqipe: Gjaku s’bėhet ujė”. Nė vend tė perandorisė neo-dakase, nė jug tė Shqipėrisė, nė veri tė Greqisė dhe nė Maqedoni, sot e kėsaj dite ekziston njė “mbretėri” e fuqishme arumuno-shqiptare, tė cilės ēdokush ia ka lakminė. Pėr fat tė keq, pėrderisa shqiptarėt e ruajtėn me sakrifica identitetin kombėtar, arumunėt iu nėnshtruan njė procesi djallėzor tė shkombėtarizimit. Ku janė njėqind shkollat dhe kishat e tyre, qė i kishin nė kohėn e turkut nė kėto troje – pyesin intelektualė tė shquar bukureshtarė. Mos vallė u larguam nga tema me njė pyetje tė kėtillė?

    Marrėdhėnie tė ngushta miqėsie
    Marrėdhėniet arumuno-shqiptare nė Maqedoni, Greqi e Shqipėri, kanė qenė fuqimisht tė stimuluara nga ana e Bukureshtit. Shkollat arumune qė funksiononin nė kėto troje deri nė kohėn e pushtimit serb (1913), ishin tė sponsorizuara nga Qeveria rumune. Njė shkollė e kėtillė, siē thekson shkrimtari vllah Branisllav Stefanoski, ka funksionuar edhe nė Tetovė, tejmatanė godinės sė vjetėr tė Bibliotekės sė qytetit. Njė numėr i konsideruar mbiemrash tė njėjtė, (Daka, Dika, Leka, Boletini, Cara, Rushani etj.), prezentė edhe te shqiptarėt, edhe te rumunėt, kėrkojnė avancimin e hulumtimeve lidhur me identifikimin e elementit vllah, tė shqiptarizuar apo sllavizuar, nė Maqedoni e Kosovė. Qytete dhe fshatra tė shumta tė Ēamėrisė, krahas shqiptarėve, ishin tė banuar edhe me turq dhe arumunė. Pėr t’ua likuiduar identitetin kombėtar, ata “qenė arrestuar, maltrajtuar dhe deportuar nga ana e grekėve”. “Shqiptarėt, turqit dhe arumunėt e Janinės, e rrethuar deri mė 1913, krijuan aleancėn luftarake kundėr grekėve”. “Nė pjesėn e Shqipėrisė tė okupuar nga serbėt, arumunėt e orientimit kombėtar kaluan nė anėn e shqiptarėve”. Me gjithė projektet e shkombėtarizimit dhe taktikėn qė pėrdori Beogradi pėr zbehjen e relacioneve arumuno-shqiptare nė Maqedoni (1913-1989), ato mbetėn tė pėrzemėrta, pikėsėpari duke iu falenderuar lashtėsisė, traditave, elementeve identike tė gjuhės dhe mentalitetetit tė ngjashėm. Aq tė pėrfarėrta ishin lidhjet e tyre, saqė princi rumun me prejardhje shqiptare Albert Gjika, ėndėrronte nė fillim tė shek.XX tė pėrfitojė fronin e njė shteti tė pėrbashkėt arumuno-shqiptar, me emrin Albano-Maqedonia, qė do ta pėrfshinte “krejt Maqedoninė dhe Shqipėrinė”. Sintagma e pėrsėritur nga gjeneratat e vjetra se “Vllahu ėshtė vėlla” (Aromėnul este frate), mbėshtetet nė jetėn e pėrbashkėt baritore, si dhe nė njė bashkėveprim tė fuqishėm, nė fushė tė tregtisė, ekonomisė, politikės dhe kulturės.

    Bolintineanu dhe admirimi i tij ndaj arnautėve tė Maqedonisė
    Nė vend qė tė trajtojė subjekte tė kėtilla, ekonomisti arumun me prejardhje onomastike sllave, Dimo Dimēevi, shkon e ngucet atje ku s’duhet: te prejardhja shqiptare e Nėnė Terezės. Edhe pse jetonte nė Rumani, shkrimtari, atdhetari dhe ish-ministri i Kulteve, Dimitrie Bolintineanu (1824-1878), pėr nga i ati (Enaqe Kosmad), kishte prejardhje arumune nga Ohri. Mamaja e tij ishte nga komuna rumune Bolintinul din Vale, prej nga edhe e trashėgon mbiemrin Bolintineanu. I kapluar nga nostalgjia ndaj vendlindjes sė babait, kalon nė vitin 1858 nėpėr Maqedoni, dhe shkruan kujtimet e tij, me njė dashuri tė hatashme ndaj “vėllazėrimit” shqiptaro-vllah. Libri qė boton nė vitin 1863 nė Bukuresht, mban titullin “Udhėtimet te rumunėt e Maqedonisė (...)”. Hymnizon Zotin, filozofinė, shkencat, politikėn, fenė. Mahnitet me admirimin e atėhershėm qė kishin arumunėt ndaj popullit shqiptar. Me vėrshimin e mėvonshėm tė programeve serbe pėr shkombėtarizimin e tyre, duke ua servuar edhe ekstremizmin fetar, varfėrinė dhe mjerimin, ky admirim fillon tė zbehet. Njė numėr i konsideruar studentėsh arumunė qė studiojnė sot nė universitetet bukureshtare, e kanė kaluar Danubin me po ato komplekse ballkanike tė albanofobisė, qė i kanė edhe ksenofobėt e Beogradit. Si e pėrshkruante Maqedoninė dhe harmoninė interetnike, paradyqindvjeēare, ky shkrimtar bukureshtar? “Kombi, sipas mendimit tim, s’ėshtė tjetėr veēse njė poezi njerėzore. Unė e kuptoj ndjenjėn e nacionalitetit nga njė pikėpamje praktike dhe poetike. Praktikisht, ngase mendojmė se pėr ta pėrmirėsuar fatin e botės, pikėsėpari duhet tė pėrmirėsojmė fatin e kombit nė tė cilin bėjmė pjesė. Poetikisht?... Kjo ėshtė njė ndjeshmėri qė nuk shpjegohet. Nėn spektrin e kėtyre mendimeve hedh sytė ndaj njė populli prej njėmilion rumunėsh, tė shpėrndarė nėpėr Maqedoni, Thesali, Epir dhe vende tė tjera…. Rumunėt e Maqedonisė mė janė tė shtrenjtė nga mė shumė raporte. Po qe se Vllahia ishte atdheu i nėnės sime, Maqedonia ishte atdheu i babait tim. Gjuha e tij ishte ajo e kėtyre rumunėve; gjaku i tij, gjaku i tyre; shpresat dhe vuajtjet e tij ishin shpresat dhe vuajtjet e kėtyre njėmilion (a)rumunėve” (Bolintineanu, Calatorii, Editura Pentru Literatura, Bukuresht, 1968, f.11). Nė vazhdim, pasi bėn fjalė pėr gjirin e hapur tė Rumanisė mikpritėse ndaj tregtisė greke, shpreh keqardhje pėr mosmarrėveshjet njerėzore, pėr qėndrimet armiqėsore tė grekėve ndaj elementit shqiptaro-vllah, autori ndalet edhe te shqiptarėt. Takohet me njėrin prej tyre, i cili i paraqitet si arnaut. Duke parė emrin e tij, autori mendon se ka tė bėjė me njė turk. “Je arnaut, e pyeta unė. –Arnaut – qė nga lindja, pėrgjigjet ky arnaut mysliman. Shumica e arnautėve janė myslimanė dhe kėta janė mė tė ndershėm, trima dhe kavalerė. Ata qė janė tė krishterė, janė greqizuar, janė latinizuar, kanė filluar ta zbehin krenarinė ndaj kombit tė vet. Nuk kanė besė, shton ai, ky komb ėshtė plot madhėshti dhe nuk do tė humbė kurrė. Do ta ketė dhe ai njė ditė nė jetė; kjo ditė ėshtė larg, por do tė vijė” (Po aty, f.39). Pėrkundėr do tentakulave tė Shqipėrisė qė vijnė kėndejpari me alergji ndaj fesė katolike apo asaj islamike, autori bukureshtar mahnitet nga sinqeriteti i njė shqiptari pa paragjykime fetare. I tregon se si gjyshi i tij kishte qenė nė shtėpinė e Ali Pashė Tepelenės. “Pse mos tė na e tregosh kėtė histori?” - e pyet ai. –T“ju them tė vėrtetėn, vazhdon ai, ashtu siē e di nga i ati im. Por mė parė dua tė tė flas pėr bashkėkombasit e mi arnautė. Kombi ynė ėshtė i shtrirė nė anėn veriore tė Epirit dhe nė Ilirinė greke. Numri i kėtyre albanėve ngjitet sot nė njėmilion sė bashku me ata tė shpėrndarė nėpėr kombet fqinje me ta. Njerėzit janė trima dhe gratė tė bukura, nė male. Pothujase nė tė gjitha anėt e Turqisė, deri nė Azi tė Vogėl, autoritetet kanė nė shėrbimin e tyre shqiptarė prej kėtyre tanėve, dhe atė pėr dy fjalė: sė pari, janė trima, dhe e dyta, se nė vend qė tė mbajė dhjetė turq, mund tė mbajnė dy shqiptarė; dy shqiptarė kryejnė mė shumė punė sesa dhjetė turq. Njerėzit, me tė cilėt shėrbej unė janė shqiptarė, me kėta njerėz Ali Pashai kreu punė tė mėdha nė kėto vende. Ja njė njeri i rrallė. Ky vjen nga gjiri i popullit. Ishte i biri i njė agai tė varfėr nga Tepelena, por burrėria dhe mendja i kishin dhėnė flatra, qė edhe shqiptarėt ta shmangin furtunėn”…, (po aty, f.40). Si i pėrshkruan autori bukureshtar, lidhjet shqiptaro-vllahe nė rrethin e Manastirit:? “Fola pėr shqiptarėt dhe po kthehem te ta me kėnaqėsi. Janė njė shumicė rumunėsh nga Shqipėria qė nuk mund tė dallohen nga shqiptarėt. Kėto dy kombe janė mė tė afėrmit nė kėto vende. Rumunėt mirren vesht mė mirė me shqiptarėt sesa me tė tjerėt. Gjė e ēuditshme! Traditat e shqiptarėve janė thuajse njėsoj si ato tė rumunėve tė Maqedonisė, dhe ē’ėshtė mė kureshtare, shėmbėllejnė pothuajse nė tė gjitha shikimet me ato tė rumunėve nga Principatat. Si dhe njė ngjashmėri e madhe nė gjuhė, siē duket nė tablonė e fundit”. (po aty, f.84-85). Komentimin lidhur me komplimentet ndaj shqiptarėve tė kėtij shkrimtari rumun me prejardhje vllahe, tė shkruara para 145 viteve (mė 1858), dhe qė jepen pėr herė tė parė tė pėrkthyera shqip, po e lėmė nė kompetencat e zotit Aurel Plasari. Mė mirė e ka tė merret me subjekte tė kėtilla qė afrojnė e afirmojnė, sesa ta alimentojė me afrikanizma shkencore, impotencėn pansllaviste, tė albanofobėve tė Shkupit.

    * Doktorant i Universitetit tė Bukureshtit
    Me gjersisht linku.http://www.google.com/url?sa=t&sourc...r0LQ-bcQ1tRK4g

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    dikur rreth viteve 1960 nje pjese e madhe e vlleheve qe jetonin ne shqiperi u kerkuan te ktheheshin ne greqi nga qeveria greke , dhe keta [ vllehet] refuzuan te linin shqiperine por Enver Hoxha ka biseduar me kete grup njerezish [ nuk e di sa ishin saktesisht ] , dhe i ka bindur te shkonin ne greqi ;

    shteti grek i ka kerkuar per arsye se i konsideronte si greke , dhe, pas disa mareveshjeve vllehet u larguan per ne greqi , kunder vullnetit te tyre .


    nuk e di sa i sakte eshte kky material , pasi eshte thene nga deshmitare te asaj kohe , dhe nuk e di nese ka fakte dhe dokumenta qe e vertetojne kete gje;

    dhe nje gje tjeter ;
    gjate regjimit komunist te Enver Hoxhes ; shume himariote e theksoj himariote dhe jo vorioepirote , kane punuar me shtetin komunist si nepunes te propagandes komuniste duke depertuar thelle ne popull , dhe duke nxitur popullin te mos pranoje dhe te shkoje ne greqi , me nje propagande te theksuar anti greke shoviniste -fashiste .

    ata punonin si spiune , si mesues , si nepunes te administrates se shtetit duke pasur vetem nje qellim qe u ishte caktuar ,
    propaganden anti greke ;

    kete ma ka thene jo nje apo dy po shume vorioepirote shqiptare ;

    pse greqia kerkoi vllehet dhe nuk kerkoi greket e vertete ne shqiperi te ashtuquajturit vorio-epirote?

    me material historik mund te vertetohen bindshem keto deshmi .
    po munde te gjesh material historik , hidhe ne kete teme .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vllehet te cilet ende nuke ka perfunduar etnogjeneza e tyre dhe kur nuk u bene nje kombe politike, dhe jane shkruar nje numer i madhe librashe dhe shkrime,teza dhe mbulojne nje zone ne Evropen e mesme dhe ne Balkan.
    Sipase nje Autori kroate (Vjekoslav Klaiq,1880)"Vllehet apo Iliret e romanizuar me ardhjen e kroatve jan slavizuar "
    Shume etnologe dhe folkloriste tregojne apo thojne qe veshjet popullore primitive ne rafshin dhe rrethine e Zagores Dalmatine jane Vllehe.
    Me gjersisht Linku.
    http://www.rodoslovlje.hr/istaknuta-...i-u-nama-svima
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 23-03-2011 mė 16:04

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Njė trashegimi romake nė Ballkan: Vllehėt
    Vllehėt, qė besohet gjerėsisht se pėrfaqėsojnė pasardhėsit e popullsisė romake nė Balkan, jetojnė nė shumė pjesė tė Ballkanit dhe Europės Lindore. Megjithėse bashkėsitė vllehe lulėzuan nė tė kaluarėn, historia e turbullt e Ballkanit i ka lėnė ata tė shpėrndarė e tė izoluar dhe identiteti i tyre si njė grup etnik i veēantė gjithnjė e mė tepėr ėshtė vėnė nė pikėpyetje.
    Ky vit shėnon pėrvjetorin e 100-tė tė njė dekreti perandorak, tė lėshuar nga Sulltani otoman Adbyl Hamidi II, i cili u dha vllehėve tė drejtat e para tė pėrbashkėta. Ata fituan tė drejtėn pėr tė pėrdorur gjuhėn e tyre nė kisha dhe shkolla, si dhe tė drejtėn pėr tė zgjedhur kėshilltarėt e tyre vendorė. Kėshtu ata ishin nė gjendje tė themelonin shkolla, kisha dhe struktura tė tjera kombėtare. Ndėrmjet viteve 1908 dhe 1913 ata gjithashtu kishin njė deputet, njė senator dhe njė ministėr nė Parlamentin Otoman. Mė 2 maj, vllehėt nė tė gjithė Europėn Juglindore festuan Ditėn Ndėrkombėtare tė tyre.

    Tradicionalisht njė popull barinjsh, kėrkimet pėr kullota mė tė mira i ēuan ata nė tė gjithė Ballkanin dhe Europėn Lindore dhe vllehėt arritėn deri nė Poloni. Pėrkushtimi i tyre ndaj mėnyrės sė jetesės si barinj shpesh i ka mbajtur ata larg luftrave tė ashpra etnike qė kanė shkatėrruar Ballkanin gjatė shekujve dhe ata bashkėjetojnė nė paqe me popullsinė shumicė kudo qė jetojnė. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė ata kanė pėrjetuar probleme pėr tė ruajtur identitetin e tyre.

    Origjina e vllehėve, ashtu si e rumunėve me tė cilėt kanė lidhje gjuhėsore, mbetet njė mister i pazgjidhur. Tė dy popujt konsiderohen prej disave se pėrfaqėsojnė pasardhės tė popujve romakė nė Ballkan, ndėrsa tė tjerė argumentojnė se ata vijnė prej kolonive tė romanizuara. Kultura romake u influencua prej sllavėve, ndėrsa vllehėt, me origjinė nė jug tė Danubit, kanė influencė bizantine dhe greke.


    Valltarė vllehė rreth vitit 1905. [Prej Marian Tutui]
    Historianėt i quajnė ata Maqedo-Romakė dhe ata vetė pėrdorin emrin Arumunė. Konsensusi mes gjuhėtarėve ėshtė se gjuha vllehe dhe romake janė variante tė sė njėjtės gjuhė me bazė latine ( (njė tjetėr, gjuha dalmate, u shua mė 1898, ndėrsa gjuha istro-romake flitet nga disa mijėra njerėz nė Kroaci) Toponime, tė tilla si Mali Durmitor nė Mal tė Zi, dėshmojnė pėr praninė e vazhdueshme tė popujve qė flasin gjuhėt latine nė Danub dhe rajonet malore.

    Emri “vlleh” vjet nga gjuha gote dhe fillimisht do tė thoshtė “i huaj” dhe mė vonė “folės i shprehjeve latine”. Fiset gjermane pėrdorėn emrin "Uellsh" pėr popullsinė romake tė asaj qė pėrfundimisht u njoh si Uellsi, ndėrsa romakėve tė Belgjikės jugore iu dha emri Ualluns. Hungarezėt edhe sot e kėsaj dite i referohen Italisė si "Olaszag," ose "Toka e Olakėve" -- varianti i tyre i kėtij termi. Gjatė Perandorisė Bizantine, ka tė dhėna pėr disa territore tė vllehėve, por ata rrallė u bėnė shtete tė fuqishėm. Suksesi mė i madh i vllehėve ndodhi gjatė dinastisė Asan (1185-1258), kur ata krijuan Perandorinė e dytė Bullgare ose shtetin Bullgaro-Vllah.

    Drejt fundit tė shekullit tė 18-tė, nė Shqipėri, qyteti vlleh i Moskopolės (Voskopojė) kishte 22 kisha, njė akademi, njė shtypshkronjė dhe njė popullsi deri nė 60,000 banorė. Nė kėtė kohė, u botuan fjalorėt, gramatikat dhe abetaret e para vllehe. Megjithatė, mė 1788, Ali Pashė Tepelena e shkatėrroi qytetin e begatė tė vllehėve.

    Nga mesi i shekullit tė 19-tė, bashkėsitė vllehe kishin themeluar shkolla e kisha dhe gėzonin mbėshtetjen e autoriteteve. Rrėzimi i mėpasshėm i Perandorisė Otomane ēoi nė ndarjen e territoreve tė saj nė kombe tė pavarur, tė cilėt ndryshonin nė trajtimin e tyre tė popullsisė vllehe. Ndėrmjet viteve 1925 dhe 1932, ndodhi njė migrim masiv i organizuar i vllehėve pėr nė Rumani, qė pėrfshiu ndėrmjet 4,946 dhe 6,553 familje. Regjimet komuniste qė erdhėn mė pas nė pushtet nė tė gjithė Ballkanin mbyllėn tė gjitha shkollat dhe strukturat vllehe. Pėrgjithėsisht, vllehėt ishin nė disavantazh gjatė erės sė nacionalizmit nė rritje.


    Vllehė rreth vitit 903. [Prej Marian Tutui]
    Shtetet e sapo-formuar shpesh bėnė pėrpjekje drejt homogjenitetit kulturor, ndėrsa bashkėsitė e shpėrndara tė barinjve dhe tregtarėve vllehė nuk ishin aq tė unifikuara si grup pėr tė ruajtur identitetin e tyre. Pėr mė tepėr, rishikimi i kufijve ndau dhe izoloi bashkėsitė ekzistuese. Megjithėse dikur ishin tė shumtė nė numėr nė Ballkan, regjistrimet e sotme tregojnė se ata pėrfaqėsojnė mė pak se 1 pėrqind tė popullsisė.

    Sidoqoftė, vllehėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė disa prej ngjarjeve kryesore nė Ballkan gjatė shekullit tė 20-tė. Mė 1903, gjatė Revoltės sė Shėn Elias nė Maqedoni nė Krushevė (ku 4,000 vllehėt pėrfaqėsonin dy tė tretat e popullsisė), u krijua njė qeveri shumėkombėshe. Tre prej ministrave tė saj ishin vllehė, ashtu siē ishte edhe udhėheqėsi ushtarak vendor, Pitu Guli (1845-1903), qė respektohet gjerėsisht si hero kombėtar maqedonas. Edhe sot, maqedonasit e konsiderojnė Republikėn e Krushevės si njė model tė bashkėpunimit etnik.

    Sot, pozicioni i tyre si njė grup i veēantė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nė shumė pjesė tė Ballkanit. Nė Greqi, ata konsiderohen kryesisht si grekė -- qė thjesht flasin njė gjuhė qė ka lidhje me latinishten. Maqedonia ėshtė i vetmi shtet ku vllehėt kanė transmetime tė rregullta nė TV kombėtar. Pėrpjekjet si nė Maqedoni, ashtu edhe nė Shqipėri pėr nxitjen e gjuhės vllehe pėrmes kurseve nė nivelin universitar fillimisht u pritėn me entuziasėm, por kjo energji nuk ėshtė ruajtur. Rumania ka veēuar njė numėr bursash universitare pėr vllehėt dhe qė prej rrėzimit tė regjimit tė Ēausheskut, vllehėt vendas kanė qėnė nė gjendje tė organizohen dhe tė nxisin gjuhėn e traditat e tyre. Megjithatė, shumė vllehė gjithnjė e mė shumė nuk e njohin mirė dialektin e tyre dhe nuk janė nė gjendje pėr tė ushtruar tė drejtat e pėrbashkėta tė tyre.

    Megjithėse ndėrgjegjėsimi ndėrkombėtar pėr vllehėt si njė grup etnik mund tė mos jetė mjaft i pėrhapur, shumė individė me origjinė vllehe kanė arritur famė botėrore. Ata pėrfshijnė familjen Bulgari tė bizhuterive, yjet e futbollit George Haxhi dhe Ilja Najdovski, regjizorėt e filmit Dan Pita dhe Ljubisha Georgievski, dramaturgun Branisllav Nushiē, pionierėt e kinemasė Ballkanike Milton e Jenake Manakia dhe Evangjeli Zapa, e cila ndihmoi nė themelimin e Olimpiadave moderne.

    Kjo pėrmbajtje ėshtė autorizuar nga SETimes.com.

    Vllehė rreth vitit 903. [Prej Marian Tutui]

    Valltarė vllehė rreth vitit 1905. [Prej Marian Tutui]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Branisllav nushiqi,mbreti i serbis,lideri kryesore shpijuni kryesor qe vjedhi toka shqipetare.Exs konzulli ne prishtine,Me miliona shqipetare qe u humben dhe vdiqen,jane pune e tina,dhe konzullit rus ne prizeren,miliona njerez humben ne turki,sote permendoret i kane ne serbi,ashte anmiku nji i shqipetareve,prej kohes se konferences se berlinit deri sa nuke humbi,ky edhe ivo andriqi perpiluesit e gjenocidit shqipetare naqertanin e zbatuen komplet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga kutje Lexo Postimin
    Branisllav nushiqi,mbreti i serbis,lideri kryesore shpijuni kryesor qe vjedhi toka shqipetare.Exs konzulli ne prishtine,Me miliona shqipetare qe u humben dhe vdiqen,jane pune e tina,dhe konzullit rus ne prizeren,miliona njerez humben ne turki,sote permendoret i kane ne serbi,ashte anmiku nji i shqipetareve,prej kohes se konferences se berlinit deri sa nuke humbi,ky edhe ivo andriqi perpiluesit e gjenocidit shqipetare naqertanin e zbatuen komplet.
    B.Nushiq esht me prejardhe Shqiptare?
    Sipase te dhenave qe po i lexoje,serbe nuke ka pase fare,vetum esht formu nga mbeturinat e sundusve turko-greko evropiane dhe nga Kisha orto bizantine?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 27-10-2011 mė 03:20

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia e vllehėve nė Shqipėri Si u bėnė njerėz tė shquar tė kulturės, politikės dhe patriotizmit
    Meqė prej disa kohėsh nė shtypin shqiptar po vazhdojnė diskutimet pėr etnitetin e vllehėve, pėr numrin dheshtrirjen e tyre, historinė, origjinėn dhe kryesisht pėr tėdrejtat elementare qė vazhdojnė t’u mohohen, e quaj tė arsyeshme tė jap ndihmesėn time, me shpresė tė shpėrndaj sadopak mjegullėn e mbledhur rreth kėtij problemi. Nuk e rendit veten etnolog apo historian tė popullsisė vllahe, por me keqardhje vėrej se diskutimet pasionante dhe emocionante janė tepėr larg fakteve dhe tė vėrtetave historike tė njohura. Para dyzet vitesh, mė 1964, kryeredatori i revistės “Ylli,” Qamil Buxheli, mė ngarkoi tė shkruaja njė reportazh pėr vllehėt. Nuk e di si i lindi kjo ide, apo kush ia sugjeroi, por subjekti m’u duk interesant. Nga e si kishin ardhur nė vendin tonė vllehėt? Meqė pėr ta s’dija asgjė, shkova nė Bibliotekėn Kombėtare me shpresė tė gjeja diēka pėr ta. Gjeta mė shumė sesa prisja.

    Debati/ Kush ėshtė e vėrteta e vllehėve ose “ēobenjvė” tė Shqipėrisė dhe pėrse ata pėrfundimisht janė asimiluar nė shqiptarė


    Naum Prifti

    Lexova librin “Arumunėt e Shqipėrisė” tė njė etnologu italian, njė studim mono-grafik tė njė dijetari rumun, qė erdhi nė Shqipėri nė vitin 1906-1908, me mision nga qeveria rumune pėr tė mbledhur vllehėt nomadė nė atdheun mėmė, nė Rumani. Ai shkoi mal mė mal, kudo ku kishte bashkėsi vllehėsh dhe u ofronte atyre tokė, shtėpi, shkolla pėr fėmijėt e tyre, me kusht tė ktheheshin nė Rumani. Vllehėt e dėgjonin pa u zėnė besė premtimeve tė tij, madje dyshonin se ishte kurth, sapo shihnin se shoqėrohej nga njė xhandar turk. Libri mė interesant ishte “Vllehėt e Pindit” nga dy arkeologė anglezė. Sikurse shkruanin nė parathėnie, autorėt ishin nisur drejt Thesalisė nė fund tė shekullit tė XIX, me qėllim tė zbulonin mbishkrime tė vjetra greke. Nė Selanik pajtuan njė kafshar pėr mbartjen e plaēkave tė tyre dhe pėr ta patur si udhėrrėfyes. Rrugės e pyetėn kafsharin: “Grek?” “Jo,” u pėrgjegj ai. “Shqiptar?” “Jo,” kundėshtoi ai. “Maqedonas?” “Jo.” “Po ēfarė jeni?” “Jam vėllah,” i sqaroi ai. Ky etnitet krejt i panjohur ngjalli kureshtjen e anglezėve. Pasi u bindėn se kėrkimi i mbishkrimeve tė lashta nė atė zonė ishte i kotė, filluan tė hulumtonin pėr vllehėt e Pindit. Qėndruan me muaj nė Samarinė, nė atė kohė qendra shpirtėrore e vllehėve dhe pastaj dy vjet me radhė u endėn nėpėr Shqipėri, Maqedoni dhe Greqi, duke qėmtuar gjithēka qė u dukej me interes rreth kėsaj popullsie. Nė Angli botuan njė libėr mjaft voluminoz, gati 600 faqe, pėr historinė e vllehėve, pėr ritet e lindjes, fejesės, martesės, vdekjes, zakonet, gjuhėn, folklorin, veshjet. Sipas dėshmive historike, popullsia e ka origjinėn prej Vllahisė, pjesa mė veriore e Rumanisė, prej nga emri vėllah, vllehė. Dialekti i tyre njėsohet nga mė tė hershmit e rumanishtes. Pėr shkakun e shpėrnguljes dhe pėr rrugėt e ardhjes sė tyre nė jug tė Gadishullit Ballkanik, historianėt kishin mendime tė ndryshme. Pėr herė tė parė pėrmenden nė histori nė shekullin XI. Midis trekėndshit tė Pindit, ku pėrfshihen toka tė Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, jetonin rreth njė milion vllehė, kryesisht nomadė. Kjo shifėr, pėr arsye tė kuptueshme, nuk mbėshtetet nė ndonjė regjistrim a statistikė zyrtare. Nė fund tė shek.XIX, vllehėt bėnė pėrpjekje tė krijonin njė shtet tė pavarur, mirėpo kėrkesa e tyre nuk u pėrkrah nga Fuqitė e Mėdha, tė cilavet Ballkani u dukej mjaft i fragmentarizuar edhe pa kėtė mikroshtet. Greqia, Serbia dhe Turqia ishin tėrėsisht kundėr.


    “ĒOBENJTĖ” E SHQIPĖRISĖ


    Nė Shqipėri njihen dy degėzime tė vllehėve tė ngulitur: frashėriotė dhe grabovarė. Vllehėt e hershėm u vendosėn kryesisht nė luginat e lumenjve Devoll, Seman dhe Vjosė, si edhe nė qytetet Korēė, Elbasan, Berat, Durrės, Fier, Pogradec, Kavajė. Llaqi Jani, historian “amatorė” dhe kryetar i shoqatės sė vllehėve, mbron tezėn se ata kanė ardhur nė Shqipėri nėpėrmjet Romės dhe si argument sjell vendosjen e tyre anės lumenjve. Po ndėrkohė ky ėshtė vetėm njė nga variantet e supozimit tė itinerarit tė tyre. Dijetarė tė tjerė pohojnė se ata erdhėn nė Ballkan nėpėrmjet rrugės tokėsore. Akoma nuk dihen me saktėsi motivet e shpėrnguljes sė tyre masive nga Vllahija, krahina mė veriore e Rumanisė. Sidoqoftė, ka plot fakte qė vėrtetojnė se ata janė vendosur herėt nė fshatrat dhe qytezat e Shqipėrisė mesjetare. Disa nga familjet e njohura vllahe u bėnė pjesė e elitės sė qyteteve si nga fama, ashtu edhe nga pasuria. Nė Korēė, ata ndėrtuan kishėn e tyre, e cila njihej si kisha e vllehėve, diku pranė kinemasė “Majestik”, sot e rrėnuar. Janė me dhjetėra familje tė nderuara me origjinė vllahe nė Korēė, Durrės, Fier, Kavajė e gjetkė. Nuk besoj se pėrbėn mėkat pohimi se shkrimtari i shquar Jakov Xoxa, i pėrkiste njė familjeje me origjinė vllahe, po ashtu sikurse kėngėtarja e shquar Eli Fara, piktori i talentuar Llambi Blido, humoristi Niko Nikolla e dhjetėra tė tjerė. (Partiakėve tė Korēės nuk u falet shembja e kishės sė Shėn Gjergjit qė ndodhej para Muzeut tė Arsimit, njė nga faltoret mė tė bukura tė qytetit, ndėrtesė kapitale me vlera arkitekturale. Qoftė edhe pėr faktin historik se atje u shugurua dhespot Imzot Noli, duhej shpallur e mbrojtur si monument kulture. Komunistėt i vunė kazmėn, me justifikimin se aty do tė ngrihej biblioteka e re e qytetit, sikur nuk mund ta ndėrtonin pak mė lart, a pak mė poshtė, kudo qė tė vinin gishtin. (Duket se fasada me gurė tė skalitur e kishės dhe kupola e saj me kryq, u vriste sytė ateistėve tė vetėshpallur.) Voskopoja arriti tė bėhej qendėr e rėndėsishme kulturore, mbasi ishte nyje e dy rrugėve tė rėndėsishme Berat-Selanik dhe Prizren-Janinė. Kishat e saj tė shumta tė zbukuruara me afreske nga dora e ikonografėve mė tė shquar, Akademia (shkolla e mesme) dhe shtypshkronja dėshmojnė lulėzimin ekono-mik tė qytetit. Cilėsohet edhe si kryeqyteti shpirtėror i vllehėve, ngaqė njė pjesė e popullsisė ishte vllahe. Intelektualėt e saj mė tė shquar Kavaljoti dhe Haxhi Filipi punuan me pėrkushtim pėr kulturėn shqiptare. Nė regjistrimet e popullsisė sė kazasė sė Kolonjės gjatė kohės sė Turqisė, krahas emrit tė fshatit ishte kolona, ku specifikohej numri i familjeve myslimane, ortodokse dhe vllahe. Ky fakt tregon se etniteti vllah njihej zyrtarisht dhe prandaj mirrej nė konsideratė. Vllehėt janė tė krishterė ortodoksė, por nuk njėsoheshin as me ortodoksėt shqiptarė, as me ortodoksėt grekė. Nė Myzeqe, popullsia vendase ndahej nė dy kategori: “lalė” dhe “ēo-benj.” Lalėt janė myzeqarėt autoktonė, kryesisht bujq, ndėrsa ēobenj thirreshin vllehėt sedentarė. Deri vonė, ata pėrdornin vllahishten ndėr familjet e tyre. Si shembull po sjell lagjen Stan tė Divjakės, e banuar mė se 90% prej “ēobenjve”, arumunė. Nuk duam tė pohojmė kurrsesi se pas dhjetė shekujsh ata nuk janė autoktonė.


    VLLEHĖT NOMADĖ


    Vllehėt e ngulitur nėpėr qytete dhe fshatra u asimiluan ngadalė nga popullsia shqiptare mė e madhe nė numėr, ndėrsa vllehėt nomadė, duke jetuar tė veēuar nė komunitete tė vogla prej 10-15 familjesh, me ose pa lidhje gjaku midis tyre, e ruajtėn mė gjatė identitetin. Fejesat lidheshin me ndėrmjetėsinė e prindėrve dhe martesat kryeshin kurdoherė mes etniteteve tė tyre. Nė krye tė ēdo bashkėsie ishte “ēelniku”, pronari i kopeve tė dhenve, tė kafshėve tė ngarkesės, kuaj e mushka. Pasuria si dhe titulli trashėgohej brez pas brezi. Ēelniku ishte kryetar i pėrjetshėm i komunitetit, ai blinte kullotėn verore dhe dimėrore, firmoste kontratėn me pronarėt ose kryepleqėsitė, shlyente detyrimet dhe taksat me para tė thata nė dorė, ose me mallra nė natyrė, djathė, lesh, mish, ndėrsa blegtorėt e tjerė mbaheshin me pagesė prej tij. Ēelnikėt zotėronin kope tė mėdha nga 3.000 deri 8.000-15.000 kokė dhen e dhi, ndėrsa familjet e tjera nga 30-40 kokė bagėti, sa pėr tė mbuluar nevojat e ngutshme. Drithin e blinin nė pazar me para nė dorė. Organizimi shoqėror i vllehėve nomadė qe tipik feudal mesjetar, ku sundonte blegtorobėria. Paguheshin keq dhe meqė nuk arrinin t’i mbulonin shpenzimet e familjes, gjithmonė futeshin borxh te ēelniku. Borxhet shkonin nga njė brez te tjetri dhe ata gjithmonė mbeteshin tė ndėrvarur prej ēelnikut.

    Vllehėt nomadė tė Shqipėrisė veronin nė kullotat e maleve tė Pogradecit, Vithkuqit, Korēės, Kolonjės, ndėrsa nė dimėr zbrisnin nė vėrri, nė zonat e buta tė bregdetit Jon, kryesisht Sarandė, Delvinė. Dalloheshin menjėherė nga veshja dhe gjuha. Shqipen e flisnin me “rr” tė forta dhe tinguj grykorė. Thirreshin vllehė, ēobenj mali (pėr t’i dalluar nga ēobenjtė e fshatrave), arumunė, aromenė, sarakaēanė, cinxė. Fjala cinx apo cinxė nuk ka lidhje me fjalėn cinxar (dorėshtrėnguar), por me tingujt “c” dhe “x”, qė nė gjuhėn e tyre dėgjohen shpesh. Kontaktet mepopullatėn vendase i kishin tė rralla. Takoheshin nė treg, te mullinjtė ku bluanin drithin dhe mė rrallė te kishat.Vllehėt nomadė nuk kishin priftėrinj, as libra fetare, prandaj shėrbesat i kryenin shqip ose greqisht. Ata vinin nė kishė njėherė nė vit, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Madje, dhe atė ditė, vllakat dhe fėmijėt e vegjėl, qė kungoheshin, mbushnin kishat, ndėrsa burrat nuk u ndaheshin kopeve nė kullotat alpine. Pagėzimin e fėmijėve e kryenin nė kishė, ndėrsa ceremonitė fetare tė martesės te kalivet e tyre nė mal. Kalivet karakteristike me kashtė thekri dhe thupra ahu, i ndėrtonin tė reja pėr ēdo vit, duke sjellė lastarė ahu nga pyjet, ndėrsa kashtėn e blinin ngafshatarėt. Deri njė metėr mbi tokė kalivet i veshnin pėrbrenda me baltė qė tė mbroheshin nga e ftohta. Vllakat i endnin vetė tė gjitha rrobat e tyre, qė nga tė linjtat e tyre deri te cibunėt, rrobat e burrave dhe tė fėmijėve. Nė mal a nė fushė, ndenjur a duke ecur, kėrrusur nėn barrėt e rėnda, ato do t’i shihje me bosht e furkė nėn sqetull duke tjerrė lesh. Edhe sot ato janė artiste tė mrekullueshme tė qilimave, kuvertave, endjeve me grep, thurjeve me shtiza dhe punimeve me dorė. Sa do tė ruhet kjo traditė? Nomadėt nuk i shquante ndonjė ndjenjė patriotizmi as ndaj Greqisė, as ndaj Shqipėrisė ose Maqedonisė, sepse ata kudo e ndienin veten tė huaj, prandaj pėrpiqeshin tė rrinin larg ngatėrresave politike dhe luftėrave midis klaneve, partive a shteteve. Ndėrkohė, donin ose nuk donin, ata ishin strehė e jatak pėr firarėt dhe kaēakėt gjatė pushtimit osman, pėr komitėt gjatė zgjimit kombėtar, pėr partizanėt gjatė pushtimit fashist, pėr tė arratisurit, dezertorėt dhe, domosdo edhe pėr cubat dhe hajdutėt. Pushteti popullor, pasi shtetėzoi pyjet, malet, kullotat, burimet e ujit, ēifliqet, dekretoi shtetėzimin e tufave tė mėdha tė bagėtive. Reforma i zhveshi pronarėt e kopeve nga pasuria e tyre, blegtoria. Shtetėzimi zhduku klasėn e ēelnikėve, zotėruesit e kopeve, dhe njėkohėsisht shpejtoi shkrirjen e nomadėve tė fundit tė Shqipėrisė. Mė 1947-48, tufat kaluan nė zotėrimin e shtetit dhe vllehėt u kthyen punonjės tė Ndėrmarrjeve Blegtorale Shtetėrore. Nėpėr stanet u hapėn shkolla fillore verore. Askujt prej vllehėve nuk iu besua ndonjė detyrė, a pėrgjegjėsi, pavarėsisht nga aftėsitė profesionale. Kopetė kaluan nė duart e lebėrve, zotėrve tė rinj. Fodullėku dhe arroganca e lebėrve ishte po aq e ashpėr sa ajo e ēelnikėve, qė kishin patur mbi krye. Kudo i trajtonin me pėrēmim si qytetarė tė dorės sė fundit dhe pozita e tyre shoqėrore u keqėsua. U detyruan t’u largohen kopeve, tė braktisin mjeshtėrinė e tyre shekullore dhe tė vendosen nėpėr fshatrat e Korēės, Kolonjės, Pėrmetit, Gjirokastrės, Sarandės, kudo ku mund tė gjenin strehė dhe punė.

    SHATI "ANDON POĒI"



    Nė Lunxhėri, pranė Hundėkuqit, u ngrit njė fshat i ri, ku u vendosėn rreth tridhjet familje vllehėsh nomadė. E pagėzuan “Andon Poēi”, pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e njė dėshmori nga vllehėt nomadė. E vėrteta ėshtė se vllehėt nomadė e ruajtėn paanėsinė aq sa kishin mundėsi. Pak prej tyre u rreshtuan nė radhėt partizane, po ndėrkohė edhe ata pėsuan raprezalje nga fashistėt. Disa herė ua dogjėn kasollet me pretekstin se strehonin partizanėt. Sikurse mė rrėfeu Kosta Loli, nė atė kohė kryetar i kooperativės, Andoni u grind keq me ēelnikun pėr ēėshtje pagese. Ai e akuzoi si shfrytėzues, gjakpirės dhe pasi u arratis nga kalivet verore, u bashkua me partizanėt. Besohej se Andoni ra nėn ndikimin e emisarėve tė Partisė Komuniste qė predikonin liri dhe barazi, prandaj u ndėrkrye kundėr pronarit. Nė Lunxhėri dhe ndoshta nė gjithė Shqipėrinė ėshtė fshati i vetėm ku flitet ende vllahisht. Nė fshatrat e tjera tė jugut, vllehėt janė pakicė, e vetėm mes tyre komunikojnė vllahisht.

    Asimilimi i vllehėve po kryhet para syve tanė me shpejtėsi tė madhe pėr shkak tė mungesės sė shkollave nė gjuhėn e tyre, tė ndryshimit tė strukturės ekonomike dhe tė presionit qė ushtron zhvillimi shoqėror dhe artistik. Shifrat qė servirin disa pėrfaqėsues tė zellshėm tė etnitetit vllah, janė aq tė zmadhuara, sa nuk kanė pėrqasje me realitetin demografik tė vendit. Nuk ka shtypje a pėrēmim pėr vllehėt e ndėrfutur me kohė nė tė gjitha strukturat e shoqėrisė shqiptare, aq sa nuk dallohen mė. Sa pėr vllehėt nomadė, qė u kthyen sedentarė nė pesė dekadat e fundit, ata s’ngrehin asnjė peshė nė asnjė drejtim. A duan shkolla nė gjuhėn e tyre? Le t’i kenė, ėshtė njė e drejtė qė u takon, po praktikisht dialekti i tyre nuk kuptohet as nga rumunėt. Shekulli XX po rrafshon me furi identitetet e pakicave kombėtare. Me pėrjashtim tė ciganėve, asnjė etnitet tjetėr nuk po mundet tė rezistojė me sukses. Mė keqse kudo janė vllehėt e Greqisė, tė cilėve u mohohet e drejta tė njihen si etnitet arumun. Nė greqishten popullore epiteti “vllakė” ka kuptim pejorativ, kokėtrashė, e paditur, e pagdhendur. Ndėrkohė qė Greqia mburret si shtet demokratik, mohon me kokėfortėsi ekzistencėn e kombėsive tė tjera, pavarėsisht prej fakteve historike, etnografike dhe gjuhėsore. Nė Ballkan nuk ka asnjė shtet plotėsisht homogjen.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2012
    Postime
    55
    vllahet jane thrakas te latinizuar te vendosur pergjate rruges via egnatia prandaj keto jane ato lidhje qe kemi patur ne me ta

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •