Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Ende femra perëndimore vazhdon të trajtohet sikur të jetë prodhim tregtie

    Ende femra perëndimore vazhdon të trajtohet sikur të jetë prodhim tregtie, ku trupi dhe bukuria e saj përdoret si produkt kryesor në tregjet e shumë shteteve, në të cilat dhuna ndaj femrave është në masë të madhe, ndërsa barazia gjinore është vetëm një iluzion.
    *
    SHKRUAN: YVONNE RIDLEY*
    Shumë udhëheqës e gazetarë i kanë zbukuruar shkrimet e tyre ndaj keqtrajtimit të gruas në Islam, duke mos biseduar, qoftë edhe një herë me gratë, të cilat mbajnë mbulesën... Thjeshtë ata nuk dinë fare për nderimin dhe përkrahjen me të cilat është begatuar femra në Fenë Islame qysh para 14 shekujve... gjithashtu ata shkruajnë për tema që nuk kanë lidhje me kulturën e shoqërisë, si p.sh.: martesa e hershme, vrasja për shkak të nderit, martesa me dhunë etj., çdo herë duke u shprehur në mënyrë arrogante, ku pretendojnë se Islami është përgjegjës për këto veprime, në një kohë kur dihet shumë mirë nga të gjithë, se këto gjëra nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Islamin. U themi atyre: Më falni, ndaluni e mos i përzieni kulturën, traditat me udhëzimet e Islamit.


    Më është kërkuar që të shkruaj për temën, se si ua lejon Islami burrave rrahjen e bashkëshorteve të tyre? Gjë që nuk është e vërtetë... Kritikuesit e Islamit e argumentojnë këtë gjë me ajete nga Kurani dhe hadithe, duke i marrë argumentet në mënyrë sipërfaqësore... nëse një burrë detyrohet të ngrejë dorë mbi gruan e tij, Islami ia ka ndaluar atij që të lërë gjurmë në trupin e saj, d.m.th.: Islami i thotë muslimanit në mënyrë indirekte të mos e rrah gruan e vet. Më lejoni t'ju paraqes disa statistika sipas të dhënave në SHBA në lidhje me dhunën në familje:


    1-*** vetëm në periudhën kohore prej 12 muajsh, 4 milion femra amerikane janë keqtrajtuar me dhunë nga bashkëshortët e tyre.

    2-*** Më shumë se 3 femra vriten për çdo ditë nga bashkëshortët dhe dashnorët e tyre.

    3-*** Rreth 5,500 femra janë keqtrajtuar deri në vdekje brenda 5 viteve 2001- 2006.

    Ndoshta dikush mund të thotë se këto janë akuza të rënda, që po i adresoni ndaj një shoqërie të civilizuar siç është shoqëria amerikane, mirëpo unë ju them: Me të vërtetë dhuna ndaj femrave është dukuri ndërkombëtare, ata që e manifestojnë dhunën nuk do të thotë se i takojnë vetëm ndonjë feje apo kulture të caktuar...

    Është e vërtetë e pamohueshme, se çdo tre femra në botë i nënshtrohen rrahjes, dhunës apo keqtrajtimeve në forma të ndryshme gjatë jetës së tyre. Dhuna ndaj femrave është një çështje që nuk karakterizohet vetëm me një fe, shtresë shoqërore, racë apo kulturë. Femrat para ardhjes së Islamit trajtoheshin si krijesa të ulëta pa vlerë, ndërsa sot në botën perëndimore femrat akoma përballen me probleme të ndryshme; ku burrat mendojnë se janë më të privilegjuar, se sa gratë duke u vërejtur qartë në sistemin e jetesës si punësimit, rrogat në të gjitha sektorët, duke filluar nga pastrueset e deri tek ato që synojnë poste të larta nën ombrellën e "barazisë gjinore".

    Ende femra perëndimore vazhdon të trajtohet sikur të jetë prodhim tregtie, ku trupi dhe bukuria e saj përdoret si produkt kryesor në tregjet e shumë shteteve, në të cilat dhuna ndaj femrave është në masë të madhe, ndërsa barazia gjinore është vetëm një iluzion. Shpesh në të kaluarën i kam konsideruar gratë e mbuluara me hixhab- mbulesë si krijesa të shtypura dhe të prapambetura, ndërsa tani i shikoj ato si femra me aftësi të larta dhe të respektuara. Lidhja mes femrave perëndimore është shumë e zbehtë në krahasim me lidhjen e fortë të femrave muslimane. E sidomos i kam ndryshuar pikëpamjet e mia pas një eksperience të hidhur në kohën kur kisha rënë në duart e Talibanëve nën akuzën e spiunazhit në Afganistan gjatë vitit 2001 dhe kisha veshur ferexhe.

    Ndërsa isha e arrestuar vendosa, që nëse më lirojnë do të filloj leximin e Kuranit dhe mësimin e Islamit dhe pikërisht e plotësova premtimin tim, mirëpo meqë isha gazetare dhe raportoja për lajmet e Lindjes së Mesme ndjeva nevojën për zgjerimin e njohurive rreth fesë, e cila është sistem jete. Më herët mendoja se të lexuarit e Kuranit është vetëm studim akademik, mirëpo më pas mësova se me të vërtetë Kurani tregon në mënyrë të qartë se femrat trajtohen si të barabarta me meshkujt në shumë aspekte, si ai shpirtëror, arsimor, si dhe në shpërblim. Begatia që i është dhuruar femrës në lindjen dhe edukimin e fëmijëve, muslimanët e shikojnë si një vlerë dhe pozitë të lartë, femra muslimane krenohet me atë që është amvisë dhe mirëmbajtëse e shtëpisë.

    E kanë pyetur të Dërguarin e Allahut, se kush nga njerëzit e meriton më shumë mirësjelljen? Iu përgjigj: nëna jote duke e përsëritur tri herë ndërsa në herën e katërt tha babai yt. Të gjitha synimet e shoqatave të grave gjatë viteve 70-të (të shekullit të kaluar), kanë qenë në dispozicion të gruas muslimane më shumë se 14 shekuj më parë. Femra muslimane ka pasur mundësi të zgjedhë punën e saj dhe ç'ka fituar ka mbetur pronë e saj në kohën kur burri ishte përgjegjës për familjen.

    Ekziston gjithashtu një përkushtim i madh për temën e veshjes së gruas muslimane e sidomos nga disa burra muslimanë, si dhe jobesimtarë... Po, është detyrim që gruaja myslimane të veshë rroba modeste, mirëpo ka tema të shumta që ka nevojë të diskutohen për gruan muslimane në kohën e sotme. Shumica e njerëzve përqendrohen në çështjen e mbulesës... dhe unë u them atyre: kujdes, mbulesa është pjesë e punës sime, ajo ju tregon se unë jam muslimane dhe shpresoj që të silleni ndaj meje me një respekt të veçantë.

    Paramendo sikur t'i kërkohet një personi në një ndërmarrje të madhe, si p.sh.: në një bankë, që të shkojë në punë me pantallona e këmishë? Nëse ndodh kjo do t'i thuhet pa pikë dyshimi, se uniforma tregon për personalitetin e tij gjatë orarit të punës dhe se kërkohet që të jetë serioz në raport me palën* tjetër. Bazë e vlerësimit në Islam është devotshmëria e nuk është bukuria, forca, pasuria apo gjinia... Islami më thotë mua: Me të vërtetë unë zotëroj të drejtën e mësimdhënies, studimit, pavarësisht a jam e martuar apo* jo...
    *
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin

    : Me të vërtetë dhuna ndaj femrave është dukuri ndërkombëtare, ata që e manifestojnë dhunën nuk do të thotë se i takojnë vetëm ndonjë feje apo kulture të caktuar...

    Është e vërtetë e pamohueshme, se çdo tre femra në botë i nënshtrohen rrahjes, dhunës apo keqtrajtimeve në forma të ndryshme gjatë jetës së tyre. Dhuna ndaj femrave është një çështje që nuk karakterizohet vetëm me një fe, shtresë shoqërore, racë apo kulturë.
    Kjo eshte e vertete,prandaj do ishte me e udhes (nese vertet te vjen keq per kete faktor) ta titulloje temen:
    Stop dhunes ndaj femrave që tashmë është dukuri ndërkombëtare që nuk karakterizohet vetëm me një fe, shtresë shoqërore, racë apo kulturë.
    Ne kete forem do kishit mbeshtetjen e te gjitheve,keshtu si e paraqisni ju duke ju referuar vetem perendimit ,tingellon si justifikim,jo vetem muslimantet dhunojne grate por edhe perendimoret.Kushdo ushtron dhune nuk justifikohet pavaresisht nga vjen e kujt shoqerie i perket.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Colomba Lexo Postimin
    Kjo eshte e vertete,prandaj do ishte me e udhes (nese vertet te vjen keq per kete faktor) ta titulloje temen:
    Stop dhunes ndaj femrave që tashmë është dukuri ndërkombëtare që nuk karakterizohet vetëm me një fe, shtresë shoqërore, racë apo kulturë.
    Ne kete forem do kishit mbeshtetjen e te gjitheve,keshtu si e paraqisni ju duke ju referuar vetem perendimit ,tingellon si justifikim,jo vetem muslimantet dhunojne grate por edhe perendimoret.Kushdo ushtron dhune nuk justifikohet pavaresisht nga vjen e kujt shoqerie i perket.
    Shume mire e paske than ti colomba, edhe une po pajtohem me ty.

    Ama a din ku eshte problemi pse ximi-abedini e ka titullu ashtu temen?! Se kur bohet fjale per jo-musliman, thuhet ''epo gjithkah ka njerez te kqij, gjana qe ndodhin jane kto'' edhe pergjithsohet kshtu sic thu ti, qe krejt njerzit e botes kshtu bajne, etj.

    E, kur ndodh nje e keqe nga 1 musliman ose grup muslimanesh, mo histori bohet ajo ndodhi -> qe muslimanet cka bajne, qe islami sa i keq eshte, qe ashtu, qe kshtu.
    ta shpifin, tu i zmadhu.
    Paqë

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Njerez te dobet, qe e shikojne femren si pronen e tyre ka kudo ne bote pa dallim feje, race.
    Prandaj ximo sic e permendi dhe colomba nese te dhimbset femra duhet te dhimbset dhe ajo muslimania, jo vetem kristjania. Te pakten kristjania ka aq force e te drejta ti thote jo dhunes. E mbron shteti gruan e dhunuar. I krijon kushte qe te mos jete e detyruar te jetoje me dhunuesin. I jep shtepi, ushqim, sherbim mjeksor falas, e shume sherbime te tjera per veten e femijet e saj. Po ato te lindjes a jane te mbrojtura nga dhunuesi?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 25-11-2010 më 12:10
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Njerez te dobet, qe e shikojne femren si pronen e tyre ka kudo ne bote pa dallim feje, race.
    Prandaj ximo sic e permendi dhe colomba nese te dhimbset femra duhet te dhimbset dhe ajo muslimania, jo vetem kristjania. Te pakten kristjania ka aq force e te drejta ti thote jo dhunes. E mbron shteti gruan e dhunuar. I krijon kushte qe te mos jete e detyruar te jetoje me dhunuesin. I jep shtepi, ushqim, sherbim mjeksor falas. Po ato te lindjes a jane te mbrojtura nga dhunuesi?
    Se pari, qika e mire, muslimane s'ka vetem ne Lindje (ani pse aty jane shumice) po ka ne tere boten.
    Sa e mbron Islami femren, cuditesh po ta dish

    E sa per dhune e padrejtesi qe ushtrojne, ato jane individ, fise etj. qe nuk ua rrok forte, i thone vetes musliman e nuk din ligjet e tij.

    Edhe muslimania e ka te drejten t'i thote jo dhunes, e sa i siguron shteti ato qe i paske cek ti, varet ne cfare shteti jeton, ne Pakistan e Afganistan ske si kerkon dicka te tille, fatkeqsisht
    Paqë

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Adna Lexo Postimin
    Se pari, qika e mire, muslimane s'ka vetem ne Lindje (ani pse aty jane shumice) po ka ne tere boten.
    Sa e mbron Islami femren, cuditesh po ta dish

    E sa per dhune e padrejtesi qe ushtrojne, ato jane individ, fise etj. qe nuk ua rrok forte, i thone vetes musliman e nuk din ligjet e tij.

    Edhe muslimania e ka te drejten t'i thote jo dhunes, e sa i siguron shteti ato qe i paske cek ti, varet ne cfare shteti jeton, ne Pakistan e Afganistan ske si kerkon dicka te tille, fatkeqsisht
    Si e mbron islami?E le ne doren e meshkujve se nuk eshte e zonja te kujdeset per veten?
    Pse nuk i mbron shteti ne Pakistan? S'ka musliman, apo s'ka dhunues?
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Existon nje fakt shum i thjesht qe e thjeshteson krejt kete problematike dhe ky fakt eshte: Dhunuesit dhe Keqtrajtuesit kryesor te te drejtave te femres jan Alkoolistat (te dehurit)

    Nga praktika ne gjithe boten pas cdo dhune ndaj gruas eshte fshehur nje njeri i dehur.


    Tash shtrohet pyetja: cfar ka te perbashket muslimani me alkoolin??
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Existon nje fakt shum i thjesht qe e thjeshteson krejt kete problematike dhe ky fakt eshte: Dhunuesit dhe Keqtrajtuesit kryesor te te drejtave te femres jan Alkoolistat (te dehurit)

    Nga praktika ne gjithe boten pas cdo dhune ndaj gruas eshte fshehur nje njeri i dehur.


    Tash shtrohet pyetja: cfar ka te perbashket muslimani me alkoolin??
    Mbase nuk kane te perbashketa, por jo te gjithe muslimanet e dine kete, gjersa e konsumojne.

    Dhuna nuk vjen vetem nga alkooli, dhe jo te gjithe konsumuesit e alkoolit jane te dhunshem. Nuk eshte njesoj ai qe pi nje birre ne dite, me ate qe i ngel pagurja e alkoolit ne goje tere diten. Ka te beje shume karakteri, edukata familjare.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Existon nje fakt shum i thjesht qe e thjeshteson krejt kete problematike dhe ky fakt eshte: Dhunuesit dhe Keqtrajtuesit kryesor te te drejtave te femres jan Alkoolistat (te dehurit)

    Nga praktika ne gjithe boten pas cdo dhune ndaj gruas eshte fshehur nje njeri i dehur.


    Tash shtrohet pyetja: cfar ka te perbashket muslimani me alkoolin??
    ka dhe nje perqindje te madhe alkolikesh mik i dashur qe behen ne qejf kur pijne dhe nese jan serioz ne jeten reale qeshin te alkolizuar
    nuk e di per aty tek ju po ne muslimanet e ketej ne pime alkol prap musliman jemi
    kam punu ne bordel e di se kush e trajton gruan gru e kush jo
    80% ishin te fese time ato qe vinin.
    respekte
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Femra ne perendime i gezon te gjitha te drejtat. Mbrohet me ligj dhe dine ku ta kerkojne te drejten e tyre.
    Dhuna nuk njeh as fe, as komb , as kultur , jane njerz qe truri ju ka shkuar ne nivelin zero.


    Nje fetar nuk e persekuton gruan fizikisht dhe shpirterisht pse e thote libri , por sepse jane njerez pa nivel, burracaka .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •