PDK-ja akuzon rėndė Florim Krasniqin
Partia Demokratike e Kosovės (PDK) pėrmes njė komunikate pėr media, ka akuzuar rėndė anėtarin e ri tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, Florim Krasniqi, duke u bėrė thirrje qytetarėve tė distancohen nga logjika e rrugės, pėrmbysjes dhe thirrjeve vėllavrasėse.
“Duke e vlerėsuar procesin aktual politik si mjaft tė qetė dhe normal dhe shumė shpresėdhėnės pėr demokracinė qytetare tė shtetit tonė tė ri dhe perspektiven e tij euroatlantike, PDK-ja konsideron se gjuha e ofertave tė ideve dhe alternativave tek qytetari nga subjektet politike, si pjesė e ofertės sė opsioneve qytetare pėr zhvillim dhe pėrmirėsim tė jetės sė tyre, duhet tė jetė larg gjuhės sė klithjeve majtiste revolucionare, qė ndjellin konflikt dhe destabilizim, qė tentojnė tė instalojnė tek ne, nė vend tė logjikės sė shtetit dhe respektimit tė ligjit, logjikėn e rrugės, pėrmbysjes dhe thirrjeve vėllavrasėse”.
“Si reagim ndaj thirrjeve tė shpeshtuara pėr dhunė dhe destabilizm, qė artikulohen nga lideri i ‘Vetėvendosjes’ dhe disa elementėve tė errėt tė importuar afėr tij, PDK-ja thėrret qytetarėt dhe gjithė opinion publik tė distancohen nga kjo gjuhė dhe veprime tė tilla”.
“PDK-ja njofton opinionin publik, se sa u pėrket disa pretendimeve tė ngritura nga njė pseudopatriot i parapaguar, qė nė fillim tentoi tė paraqitej tek opinion kosovar nė formė manipulimi me gjoja qėndrime zyrtare tė shtetit amerikan, pėr ēka Ambasada e SHBA-ve u distancua nga ai, PDK ėshtė duke marrė dhe do tė merr rrugė ligjore pėr t’i shkuar tė vėrtetės deri nė fund”, thuhet mė tutje nė komunikatė.
“Duke qenė si parti qeverisėse dhe duke mos dashur tė influencojnė nė pėrshpejtim dhe orientim tė investigimeve, PDK ka kėrkuar njė hetim pa paragjykime pėr tė gjitha akuzat, ku roli i EULEX-it do tė jetė parėsor. Ky investigim do tė konsistojė nė hetimin e pistave rreth dyshimeve tė bazuara se autori ka dhėnė shuma rreth 500,000 dollarė nėn siglėn e raportit nė njė gazete, me autor David Philips”.
"Pėr hir tė opinionit publik PDK vlerėson se ėshtė e detyruar tė ofroj disa njohuri pėr trumbetuesin e kėtij raporti, Florim Krasniqi, njė nga liderėt e ‘Vetėvendosjes’, i cili nė vazhdimėsi ka synuar dhe synon tė njollos udhėheqėsit e luftės pėr liri dhe tė nxis konflikte nė vend”.
“Florim Krasniqi gjatė luftės ka rrezikuar procesin e furnizimit tė UĒK-sė duke u ekspozuar mė tepėr se sa duke punuar. Bėnė pjesė nė kuadėr tė njerėzve qė ka dėmtuar imazhin e Kosovės nė SHBA, duke qenė nė kryetituj tė gazetave prestigjioze amerikane...Pėrpos si kontrabandist armėsh ai ėshtė i akuzuar pėr disa raste kriminale tė qėrimit tė hesapeve mes bandave me origjinė nga ish-Jugosllavia nė SHBA. Ka njė lėndė nė gjykatat amerikane lidhur me eliminimin misterioz tė kreut tė njė bande kroate nė SHBA”, thuhet nė komunikatė.
Florim Krasniqi, sipas PDK-sė, ka pėrfituar dhe dėmtuar asetet e Kosovės pas luftės, duke shantazhuar e mė pas pėrvetėsuar me ēmime tė ulėta disa prona publike gjatė procesit tė privatizimit si: gjigantin e Pejės, fabrikėn e prodhimit tė autopjesėve (Ish Crvena Zastava); Hidrocentralin e Radoniqit, etj. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt