
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Walker kundėr tė gjithėve
10/11/2010 21:45
Ish-ambasadori i OSBE-sė, William Walker kritikon qeverinė e deritanishme tė Kosovės se nuk ka bėrė asgjė pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve.
Ai po kėshtu kritikon misionin pėr sundimin e ligjit, EULEX, se nuk ka punuar nė forcimin e rendit dhe ligjit nė Kosovė.
Por jo vetėm kaq, nė njė intervistė pėr Top Channel, diplomati amerikan qė alarmoi botėn pėr masakrėn e Recakut kritikon komunitetin ndėrkombėtar se pėr dhjetė vite nuk ka qenė nė gjendje tė ushtrojė kontroll mbi veriun e vendit.
Walker kėsaj radhe kthehet nė Kosovė pėr njė qėllim tė veēantė, si mbėshtetės i Albin Kurtit, por edhe pėr tė monitoruar votėn e qytetarėve tė Kosovės, tani qė mundėsitė e reja po u vijnė pėrpara.
Mendoj se qeveria tė cilėn e humbėn, pati dy vjet kohė tė tregojė se cfarė mund tė bėjė pėr shtetin dhe unė jam i zhgėnjyer pėr atė cfarė kanė bėrė ata. Shumė cėshtje me rėndėsi pėr qytetarėt e Kosovės nuk kanė pėrparuar, ka deklaruar Walker, i cili ka pėrmendur edhe sektorėt ku ekzekutivi i Hashim Thacit sipas tij ka dėshtuar.
Po e them qė skam parė asnjė progres nė sektorin e energjisė, nuk kam parė progres nė sektorin e shėndetėsisė, janė kėto cėshtje pėr tė cilat njerėzit me tė vėrtetė shqetėsohen. Qeveria e Kosovės ka investuar nė infrastrukturė, por janė shumė para tė cilat do tė mund tė investoheshin nė gjėra tė tjera, kėshtu qė jam shumė i zhgėnjyer. Dhe ėshtė nė duart e qytetarėve nėse kėta njerėz do tė fitojnė edhe njė shans, ka nėnvizuar Walker.
Por ēfarė mendon ky diplomat amerikan pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, njė ēėshtje kjo pėr tė cilėn Albin Kurti ka kohė qė ėshtė deklaruar se e ka pikėsynim.
Nganjėherė mendoj se ėshtė ide e mirė, nganjėherė nuk jam shumė i sigurt. Mendoj se njerėzit kanė njė arsye qė tė merren me kėtė cėshtje, tė flasin e tė diskutojnė. A kam unė njė opinion tani? Nuk kam, por me tė vėrtetė mendoj se ka arsye tė mėdha pse qytetarėt e Kosovės dhe ata tė Shqipėrisė duhet tė flasin pėr tė ardhmen e tyre tė pėrbashket dhe nėse ata vijnė nė pėrfundimin qė bashkimi ėshtė dicka qė mund tė funksionojė, atehere le tė bėhet, ėshtė shprehur Walker.
Ish-ambasadori amerikan shpreh opinionin e tij edhe pėrsa i pėrket bisedimeve me Serbinė, por edhe privatizimit tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės.
Ai shprehet se kėto janė dy procese qė dallojnė nga njėra-tjetra, por qė asnjėra nuk ėshtė mirė tė ndodhė tani.
Pėrpara se Kosova tė hyjė nė njė valė tė re bisedimesh, Beogradi duhet tė kėrkojė falje pėr atė ēfarė ka bėrė para dhe gjatė vitit 1999, ka thėnė ish-ambasadori.
Sa i pėrket privatizimit tė postės, ai shprehet i vetėdijshėm qė ky proces tani nuk mund tė ndalohet, por kėrkon nga qeveria e re transparencė tė plotė.
Krijoni Kontakt