Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Une jam kundra emertimeve me emra njerzish...Me duken budallalliqe.Me numra dhe south e north east e west i ka amerika.....S'hoqi dore shqiptari duke ju servilosur lidereve.
    Aeroporti i NY - JFK qe dihet qe mban emrin e nje ish-presidenti Amerikan
    Aeroporti i Chicago-s - O'Hare Airoport qe mban emrin e Lieutenant Edward O'Hare, a WWII flying ace, qe ka marre Medal of Honor.
    Aeroporti i Boston-it (mqs jeton dhe ne Boston) - Logan Airport qe mban emrin e Gjeneralit Edward Logan
    Aeroporti i Houston - George Bush Airport qe mban emrin e ish-presidentit te Amerikes.

    Keta jane vetem disa nga aeroportet internacional ne Amerike.

    Thuajse shumica e autostradave kryesore te Chicago's kane emra njerezish te rendesishem si Kennedy Expressway, Eisenhower Expressway, Dan Ryan Expressway, Ronald Reagan Tollway, etc.

    Si s'hoqi dore amerikani duke ju servilosur lidereve.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne ceremonin e zbulimit te pllakes me emrin e adem jasharit muren pjes vetem pdk,a do te thot kjo qe hashimi eshte duke lozur nje loj te pist ku qellim ka perqaj e sundo.
    Kjo do te kishte kuptim sikur do te merrnin pjes e gjith klasa politike e jo vetum dhe me sabit brojka.
    Une frigohem qe me se tepermi ka demtu vet familjen jashari ne ket fushat parazgjedhore qe hashimi po i keqperdor pa turpesisht emrat me eminent te kombit.
    Qfar do te ndodhte qe partit tjera ta benin te njejten gje,te merren me te renit per kosoven per qellime elektorale.

    turp turp turp

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ne ceremonin e zbulimit te pllakes me emrin e adem jasharit muren pjes vetem pdk,a do te thot kjo qe hashimi eshte duke lozur nje loj te pist ku qellim ka perqaj e sundo.
    Kjo do te kishte kuptim sikur do te merrnin pjes e gjith klasa politike e jo vetum dhe me sabit brojka.
    Une frigohem qe me se tepermi ka demtu vet familjen jashari ne ket fushat parazgjedhore qe hashimi po i keqperdor pa turpesisht emrat me eminent te kombit.
    Qfar do te ndodhte qe partit tjera ta benin te njejten gje,te merren me te renit per kosoven per qellime elektorale.

    turp turp turp
    pse a mos mendove qe do te shkoin shkiet e proshkiet si partija e jote e dacit-macit a heee balosh o balosh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ANP, zyrtarisht “Adem Jashari”
    28-11-2010 13:27 CET

    Në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në datëlindjen e Adem Jasharit, duke mos harruar asnjëherë sakrificën e tij dhe të dëshmorëve të tjerë të kombit, të dielën është bërë emërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari, raporton “Express”.

    Në ceremoninë solemne morën pjesë drejtues të institucioneve të shtetit të Kosovës, ministra në largim, familja Jashari, përfaqësues nga Republika e Shqipërisë etj.

    Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, duke folur për historikun e aeroportit, ka thënë se të gjitha sfidat e reja aeroporti i ka përballuar me sukses dhe në fund të vitit 2008 është certifikuar. Mustafa ka thënë se emërtimi i ANP-së me emrin e Adem Jasharit i bën të gjithë të ndihen krenar.

    Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se sot më 28 nëntor 2010, në festën më të lavdishme të shqiptarëve, po përurojmë ANP-në me emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Ky emër nga sot do t’i shoqërojë të gjithë udhëtarët për të fluturuar në ajrin e lirë të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se emërtimi i sotëm i aeroportit tonë me emrin Adem Jashari do t’iu shërbejë brezave për të kujtuar historinë tonë të lavdishme.

    Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të gjithë kemi punuar që të jemi të lirë dhe sot të gjithë qytetarët e vendit të lirë dhe krenar me pavarësinë e Kosovës, por pavarësisë duhet dhënë kuptim me vlerat sublime të luftës çlirimtare me njeriun që i priu kësaj përpjekje për lirin dhe pavarësisë komandanti legjendar Adem Jashari.

    “Nga sot të gjithë ata që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, secili në mendje e në shpirt, sikurse e ka pasur komandanti legjendar Adem Jashari, do ta kenë në mendjen e tij kudo që nisen për në Bruksel dhe në gjithë botën. E gëzofshim gjithë Kosova, të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.

    Sabit Brokaj, përfaqësues nga Shqipëria, i cili dha kontribut të madh në çështjen kombëtare dhe në luftën çlirimtare të Kosovës, është shprehur i nderuar që ndodhet në këtë ceremoni solemne dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës që mori vendimin për të emërtuar ANP-në me emrin e lavdishëm Adem Jashari.

    Rifat Jashari në emër të familjes Jashari ka uruar të pranishmit festat e Nëntorit dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë drejtim që ANP-ja të mbajë emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Shpalosja e mbishkrimit të ANP-së Adem Jashari është bërë nga ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, kryeministri në largim Hashim Thaçi, drejtori menaxhues i ANP-së Agron Mustafa, Rifat Jashari, Sabit Brokaj, Fadil Kodra.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Emertim pa vend me duket ,ngase emri "Adem Jashari" nuk ka te beje me Aeroportin sepse aty fluturojne njerez te ndryshem ,per mendimin tim i shkon me pershtat ti vihet ndonje vendi qe ka karakter ushtarak.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •