Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari

    Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari


    Qeveria e Kosovës ka dhënë të premten pëlqimin që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të emërohet Adem Jashari.
    Këtë pëlqim Qeveria e Kosovës e dha pas një kërkese të bërë nga Bordi i drejtorëve të aeroportit.

    Kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo është një ndër mënyrat e nderimit për atë që familja Jashari ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ndërkohë, në këtë mbledhje po ashtu u propozua që autostradës Vërmicë-Merdare t’i vihet emri Ibrahim Rugova.
    URIME FITOREN PDK

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”

    Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”
    Bota sot
    Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin që Autostrada Durrës-Morinë-Merdare të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova ndërkaq Aeroporti i Prishtinës emrin e komandantit të UÇK-së , Adem Jashari.
    Një vendim i Qeverisë së Kosovës është mirëpritur nga opinioni jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Qeveria e Kosovës në përbërje të gjysmuar ka dhënë pëlqimin që Autsotrada Durrës-Morinë- Merdare të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova ndërkaq Aeroporti i Prishtinës emrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria e Kosovës përkrah propozimet që autostrada Durrës-Morinë- Merdare të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova, ndërkaq përkrah edhe propozimin e Bordit të Aeroportit të Prishtinës që të marrë emrin e komandantit legjendar të UÇK-së “Adem Jashari”. Këto dy vendime nderojnë jo vetëm familjet Rugova e Jashari por edhe gjithë popullin shqiptar të Kosovës e më gjërë.
    "Kemi nderin që duke dhënë pëlqimin për emërimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari' që të respektojmë të kaluarën, të sotmen dhe të marrin energji për të ardhmen. Në bazë të këtij realiteti propozoj që Qeveria të jep pëlqimin edhe për emërimin e autostradës Vërmicë-Merdare me emrin e presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa organet përgjegjëse të vazhdojnë procedurat në mënyrë që të përmbyllet ky proces", ka thënë kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E gezoft ket Emer
    Bravo Kryeminister
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    valla o thaq e ke knaq
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Hajdeni tash o shipeca nisenja e shanu ne mes veti,po kjo qeveri nuk ka me te drejt as gje me vendos prandaj une nuk e pranoi ket vendim

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte vendim i pa fuqishem,nga nje qeveri e rrezuar dhe e korruptuar deri ne palc,dhe po te ishte adem jashari gjall keta nuk do ta kullotnin sot keshtu

  7. #7
    Hapeni dhe nje teme te trete per kete gje, se nuk po e kutpojme qarte se per cfare behet fjale

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    bash lajm i mir, baci Adem meriton ket dhe halo ma shum...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  9. #9
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    kjo me pelqejka...

  10. #10
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61

    Populli: Mos laj *** me shurrë

    Qeveria e Kosovës, nga ajo që i servoj popullit (pa dëshirën e tijë) këtyre dy ditëve të fundit me kryeislamistin erdogan, është pritur që do të nxjerrë diçka të madhe për diskutim, fill mënjeher pasi të jetë larguar ai nga kosova.
    Dhe sinqerisht tua them, unë e kam pritur këtë pikërisht !
    Pra unë e kam pritur që do të nxjerrën për diskutim dy emrat më kryesor të historis së re Kosovare, si Adem Jashari e Ibrahim Rugova.
    Hajt tash, merrni nëpër gojë Adem Jasharin e Ibrahim Rugoven, për ta harruar Rexhep Erdoganin....

    Njerëz: ti hapim syt ,sa nuk na i kanë hapur, këta po na mashtrojn !
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •