Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    U postua por nuk u postua në origjinal. Nuk pe¨rmendet Hashim Thaci, sepse unë nuk desha t abesoj këtë që e ka thënë Hashimi, njeriu i cili nuk ka marrë pejsë në varrimin e të ndjerit, sot të bëj kësi propozimi është hipokrizi e shkuar hipokrizisë.
    Unë vërtet nuk e paskam njohur këtë njeri!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #22
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nje gje po e harroni ju.

    Muajin e ardhshem jane zgjedhjet. Prej tani e deri me 12.12.2010 do te kete lloj lloj leshime, lepirje, buzeqeshje, perkdhelje etj...sepse duhen votat, kaq e veshtire eshte. Keto pra ndodhin kur eshte ne pyetje votuesi.

    E kur kemi te bejme me kundershtarin politik atehere vijne genjeshtrat, kercenimet, shantazhet, rrahjet, vrasjet etj.



  3. #23
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Vendim me vende,mir shum....por nuk me pelqeu qe Autostrades ja kan ve emrin Ibrahim Rugova.
    Disa mua me pelqejka edhe kjo per Autostraden
    Pershendetje

  4. #24
    Kjo eshte vetem edhe nje loje e flliqur nga ana e Thacit dhe CO, dhe asgje tjeter. Kjo eshte fushate elektorale para se tia nis fushata ne te vertet Pra Thaci & CO kane shkel ligjin. Se peri me kjo qveri nuk egziton dhe nuk kane te drejte te jepin vendime dhe se dyti fushatat elektorale fillon ne fillim te dhjetorit e ne tani jemi ne fillim te nentorit.

    E sa i perket emrit te Autostrades " Ibrahim Rugova "- Thaci deshiron vetem ti mar votat e LDK-se e cila eshte ne renje te siper.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #25
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Adem Jashari Ibrahim Rugova

    http://www.koha.net/repository/images/05emertime_4.jpg


    Aeroporti emërtohet “Adem Jashari” e autostrada “Ibrahim Rugova”
    Publikuar: Sot, më 05 nëntor 2010


    Prishtinë, 5 nëntor - Qeveria në largim e kryeministrit Hashim Thaçi ka vendosur sot që Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ta emërtojë “Adem Jashari”, kurse autostradën Vermicë-Prishtinë-Merdar “Ibrahim Rugova”.
    Kryeministri ka arsyetuar para ministrave në largim vendimin, duke thënë se këso emërtimesh bëhen edhe në vendet perëndimore. Ndërsa, nuk e ka hedhur fare në votim, pasi ka konsideruar se kishte pëlqimin e plotë për të vendosur kështu, edhe për shkak të përbërjes gati njëpartiake të Qeverisë.
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kjo që është bërë nuk është për të tërhequr vota.
    “Unë mendoj që ka qenë një propozim i Bordit të Aeroportit të Prishtinës dhe ai ka marrë pëlqimin nga Qeveria. Po ashtu kryeministri me qëllim personal ka dhënë propozimin që edhe autostrada të marrë emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Kuçi. “Unë mendoj se këto janë dy vendime që mirëpriten nga qytetarët e vendit dhe jam i bindur se çdo qeveri do të merrte vendime të tilla”.

    Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar fare Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, i cili ka shprehur shqetësim të madh për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pas mbledhjes së Qeverisë, zv.kryeminisri në dorëheqje Hajredin Kuçi ka thënë se do t’i bëjnë komentet pasi të publikohet zyrtarisht raporti. Ai ka pranuar se ka pasur shumë sfida, por nuk ka preferuar t’i quajë dështime gjetjet negative të këtij raporti për Kosovën.

    * * *

    projekti21_dk U postua por nuk u postua në origjinal. Nuk pe¨rmendet Hashim Thaci, sepse unë nuk desha t abesoj këtë që e ka thënë Hashimi, njeriu i cili nuk ka marrë pejsë në varrimin e të ndjerit, sot të bëj kësi propozimi është hipokrizi e shkuar hipokrizisë.
    Unë vërtet nuk e paskam njohur këtë njeri! medet medet !
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Nekrofilia djallëzore e PDK-së

    Akti ilegal ekzekutiv i një qeverie në largim për emërimin e autostradës me emrin e liderit historik "Ibrahim Rugova" përmban në vete pos ilegalitetit të veprimit edhe dy djallëzi të vogla.

    E para: Ibrahim Rugova ka kërkuar autostradë nga Prishtina në Durrës ndaj nëse Gjykata Kushtetuse e Kosovës nuk e hedh poshtë këtë vendim ilegal të Qeverisë së dorëhequr së paku të respektohet vullneti dhe ideali i presidentit të ndjerë dhe me emrin e tij të emërtohet vetëm pjesa nga Prishtina deri në Vërmicë.
    Po deshi zoti Thaqi pjesën nga Merdare deri në Prishtinë mund ta quajmë me emrin e tij edhe për së gjalli...ai na ka afruar aq shumë me Serbinë, gjatë qeverisjes së tij, sa do të ishte borgj i popullit ndaj tij ta quaj me këtë emër.

    E dyta: kjo nekrofili djallëzore ndaj presidenti Rugova, që për të gjallë të tij nuk u kursye për asgjë nga artileria shpifëse e komunistëve, duhet të kuptohet si një përpjekje e PDK-së për të përçuar gjoja sinjale shtensionuese ndaj LDK-së në përpjekjet e saj për të gjetur një aleat kredibil bashkëqeverisës në kalkulimet postelektorale 2010. Por ata harrojnë se në krye të LDK-së nuk do të jetë më Fatmir Sejdiu të cilit kësaj radhe u munduan t'i ndihmojnë në luftën e brendshme politike brenda LDK-së me gjoja koncesionin dhe koncensusin rreth emrit të autostradës...

    Nisur nga dyshimet për vjedhje të rënda që shoqëruan këtë autostradë nuk është larg mendjes se ajo do të denigrohet deri në pakufi kur të fillojnë hetimet e vërteta ndaj saj. Me këtë edhe një denigrim i pamerituar edhe për së vdekuri i emrit të presidentit të ndjerë.

    PDK-ja ka filluar ta ndjejë tashmë "dimrin e vetmisë së madhe" në të cilin po hyn si pasojë e politikës së saj fund e krye antikombëtare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 06-11-2010 më 06:44
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Kjo eshte vetem edhe nje loje e flliqur nga ana e Thacit dhe CO, dhe asgje tjeter. Kjo eshte fushate elektorale para se tia nis fushata ne te vertet Pra Thaci & CO kane shkel ligjin. Se peri me kjo qveri nuk egziton dhe nuk kane te drejte te jepin vendime dhe se dyti fushatat elektorale fillon ne fillim te dhjetorit e ne tani jemi ne fillim te nentorit.

    E sa i perket emrit te Autostrades " Ibrahim Rugova "- Thaci deshiron vetem ti mar votat e LDK-se e cila eshte ne renje te siper.
    I kujtohet Rugova
    Aeroporti i Prishtinës do të mbajë emrin e Komandantit Adem Jashari, e autostrada Vërmicë-Merdare atë të Presidentit Ibrahim Rugova. Për emërtimin e fundit u kujdes personalisht Hashim Thaçi. Hajredin Kuçi tha se vendimet nuk u morën për të tërhequr vota

    Nga Valmir Klaiqi më 06 nëntor 2010 në ora 10:44
    Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi ka mbledhur të premten anëtarët e mbetur të Kabinetit të tij për të marrë disa vendime të rëndësishme.
    Kjo ishte mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës, që prej largimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Ekzekutivi.

    Vendimet më të rëndësishme ishin emërimi i Aeroportit të Prishtinës me emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe aprovimi i propozimit të mëhershëm që autostrada Vërmicë-Merdar të mbajë emrin e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.

    “Qeveria ka aprovuar sot vendimin për emërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, me emrin e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Në arsyetimin e këtij vendimi, Kryeministri ka thënë se një praktikë e këtillë e emërtimit të aeroporteve ndërkombëtare ekziston kudo në botë dhe emri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, si njëra nga ikonat e lirisë së Kosovës, do të jetë për nder që ta mbajë ky institucion”, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë së Kosovës.

    “Qeveria ka aprovuar edhe propozimin që autostrada Vërmicë-Merdar të emërtohet me emrin presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova”, vazhdon komunikata.

    Kryeministri ka arsyetuar para ministrave në largim vendimin, duke thënë se këso emërtimesh bëhen edhe në vendet perëndimore. Ndërsa, nuk e ka hedhur fare në votim, pasi ka konsideruar se kishte pëlqimin e plotë për të vendosur kështu, edhe për shkak të përbërjes gati njëpartiake të Qeverisë.
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kjo që është bërë, nuk është për të tërhequr vota.

    “Unë mendoj që ka qenë një propozim i Bordit të Aeroportit të Prishtinës dhe ai ka marrë pëlqimin nga Qeveria. Po ashtu, Kryeministri me qëllim personal ka dhënë propozimin që edhe autostrada të marrë emrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Kuçi.

    “Unë mendoj se këto janë dy vendime që mirëpriten nga qytetarët e vendit dhe jam i bindur se çdo qeveri do të merrte vendime të tilla”.

    Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar fare Raportin e Progresit të Komisionit Europian, i cili ka shprehur shqetësim të madh për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Hajredin Kuçi ka thënë se do t’i bëjnë komentet pasi të publikohet zyrtarisht raporti. Ai ka pranuar se ka pasur shumë sfida, por nuk ka preferuar t’i quajë dështime gjetjet negative të këtij raporti për Kosovën.

    Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri është fokusuar te mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Ai ka theksuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit, me angazhimin edhe të të gjithë spektrit politik të Kosovës, do të ruajnë traditën e krijuar në Kosovë për organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si shembull për gjithë rajonin.

    “Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve në aspektin organizativ dhe teknik”, ka thënë Thaçi dhe ka përsëritur ftesën që organizma të ndryshëm ndërkombëtarë të dërgojnë monitoruesit e vet në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

    Në përputhje me Ligjin për ushqimin dhe në funksion të kompletimit të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës si dhe Këshillin Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
    Qeveria, po ashtu, ka anuluar vendimin për financimin e kompanive ndërkombëtare PATTON, BOGGS, LLP, me seli në Washington, me qëllim të promovimit të interesave të Kosovës në botë. Kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për reduktimin e shpenzimeve buxhetore dhe ridestinimin e këtyre mjeteve, është aprovuar nga kabineti qeveritar.

    Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për vazhdimin e shpronësimeve të pronave në brezin e autostradës Vermicë-Merdar, në zonat kadastrale të komunës së Suharekës.

    “Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e mësimdhënësve dhe stafit tjetër teknik dhe drejtues për shkollat e mesme profesionale në Malishevë dhe Skenderaj, të cilat pritet të fillojnë punën”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Po ashtu, është aprovuar edhe rekomandimi i Agjencisë së Akreditimit për të akredituar Universitetin e Prizrenit. Akreditimi do të vlejë një vit dhe ky universitet do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta të akreditimit në fund të këtij viti shkollor.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Nuk di qka te them. Gjitheqka ndodhe ketu ne Kosove. Nji projekti kaq te madh kombetar, t`i vehet emri Ibrahim Rugova, i cili gje nuk dha per Kosoven, perkundrazi, sabotonte, bojkotonte, pengonte levizjen popullore, ne luften clirimtare popullore te Kosoves, pastej emri i tij te krahasohet me emrin e Heroit tone legjendar Adem Jashari,... qudi!!!!
    No Koment!!!
    P.sh. UDHA E KOMBIT? Emer i keq???

  9. #29
    Paskemi me shkarravit permi Ibrahim Rugoven !

    Thi Thaç !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Kujtoja se nekrofilia ishte vetëm "virtyt" i PDK-së. Qenka e përhapur (me shumë përjashtime) edhe ke forumi...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •