Fatos Nano nuk e mban dot mė nė duar ēadrėn e tij
ANDI BUSHATI
Ai nuk ėshtė mė kryetari i partisė sė madhe, e cila i mundėsoi pėr njė dekadė e gjysmė tė zgjidhte postet qė donte dhe t’i shpėrndante po aq bujarisht pėr tė tjerėt. I pambuluar, me krahė tė pambrojtur, ai ėshtė sot i detyruar tė bėjė njė betejė tė vetmuar. Pėr tė siguruar atė qė kur e pati nė dorė ta merrte, e refuzoi dhe qė sa herė e ka kėrkuar me kėmbėngulje, ia kanė refuzuar… karrigen e Presidentit. Pėr tė arritur kėtė, atij i duhet edhe sot t’i bjerė nė gjunjė njeriut qė e ka pėrdorur mė tepėr se gjithkush, Berishės.
Pėr tė arritur kėtė, i ėshtė dashur tė ngrihet mbi marrėdhėnien dashuri-urrejtje me vėllain e tij armik, Ilir Metėn. Pėr tė arritur kėtė i ėshtė dashur t’i trokasė nė derė pasardhėsit tė vet mosmirėnjohės, Edi Rama. Pėr tė arritur kėtė, sytė i ka te njė lloj simpatie qė ka arritur tė ngjallė te ndėrkombėtarėt. Sepse Fatos Nano i ėshtė futur sėrish udhėtimit tė mundimshėm, nė takimin e katėrt, me zgjedhjet presidenciale. Atėherė, mė 1997-n, kur e kishte mundėsinė e refuzoi kėtė post. Por sa herė e kėrkoi mė pas, nė vitin 2002, nė vitin 2007, refuzuan t’ia japin.
I gjithė ky kalvar lidhet ngushtė me karrierėn e gjatė tė Fatos Nanos nė krye tė sė majtės, me sakrificėn, epizmin, intrigat, pazaret, me tolerancėn dhe donkishotizmin e njė njeriu plot dritė dhe hije. E njė njeriu qė u shfaq papritmas nė verėn e vėshtirė tė vitit ’90, pėr t’u shndėrruar nė njė nga simbolet e viteve tė tranzicionit.
Pas kėsaj dite, i pikasur nga Presidenti i kohės, Ramiz Alia, Nano fillon njė ngjitje marramendėse: sekretar i Pėrgjithshėm i Kryeministrisė, mė pas numri dy i qeverisė, dhe mė 26 shkurt ’91, vetėm pak ditė pas rėnies sė bustit tė Enver Hoxhės, Kryeministėr i Partisė gjysmėshekullore tė Punės.
Me kėtė status ai do t’i prijė fushatės elektorale nė zgjedhjet e para pluraliste nė vend. I prezantuar nga Xhelil Gjoni dhe nė krah tė njė punisti tė vjetėr qė ka ndėrruar disa herė kamp, ai prezanton nė ekranin e televizionit tė vetėm shqiptar programin e parė tė komunistėve nė pluralizėm.
Kjo fushatė e parė, edhe nė sajė popullaritetit prej ylli nė ngritje tė sė majtės qė i vishej Kryeministrit tė ri, do tė fitohej thellė nga komunistėt. Ajo do t’i jepte Nanos mundėsinė pėr tė drejtuar kabinetin e tij tė dytė qeveritar. Por gėzimi i fitores do tė ish i shkurtėr! Vetėm dy javė pas fitores vendi do tė pėrfshihej nga greva dhe protesta masive. Sindikatat e pavarura, qytetarėt nė rrugė, opozita, do t’ia bėnin tė pamundur qeverisjen komunistėve. Vetėm pas pak ditėsh Fatos Nano do tė dorėzonte armėt.
Dorėheqja e Nanos, qė i hapte rrugė njė kompromisi politik, rrezikonte ta linte jashtė loje atė vetė! Pėrpjekja e tij mė e madhe nė ato momente qe tė arrinte vendin e ministrit tė tregtisė me jashtė nė njė qeveri koalicioni ku Berisha kish lejuar tė hynin njerėzit e tij mė tė aftė: Gramoz Pashko si zv.kryeministėr e Preē Zogaj si ministėr i Kulturės.
Kėto ditė tė nxehta tė verės ’91, Fatos Nano kishte njė dilemė: ose tė arrinte postin ministror qė e donte aq shumė, ose tė hidhej nė hierarkinė e Partisė Komuniste qė nė Kongresin e saj tė Dhjetė kish vendosur tė konvertohej nė socialiste.
Pasi nuk arriti ta kapte dot objektivin e parė, Nano pranoi tė bėhej bartėsi i konvertimit tė punistėve. Bėhet fjalė pėr Kongresin e fundit tė Partisė sė Punės, i cili do ta zgjidhte Fatos Nanon kryetar tė Partisė Socialiste.
Simboli i ri do t’u pėrshtatej me vėshtirėsi kohėve tė reja. Nė fushatėn elektorale tė njė viti mė pas, Partia Socialiste do tė dilte nė opozitė! Fitorja e Demokratėve me dy tė tretat u jepte atyre pushtet absolut. Rreziku i revanshizmit pas gjysmė shekulli pushtet opozitar ishte i prekshėm. E ai nuk mund tė linte pa kėrcėnuar as njeriun qė kish marrė pėrsipėr t’i dilte nė mbrojtje asaj gjysme tė shoqėrisė qė ndihej e margjinalizuar. Fjala “burg” kish filluar tė pėrmendej gjithnjė e mė shpesh pas zgjedhjeve tė 22 marsit.
Njė vit mė pas, drejtpėrdrejt me insistimin e Sali Berishės, Nano do tė burgosej nėn akuzėn se kish vjedhur nė favor tė tė tretėve ndihmat qė Italia i akordonte Shqipėrisė. Burgosja e kėtij lideri, qė edhe pas hekurave qėndronte po aq krenar dhe fodull sa nė liri, ish kėrkuar drejtpėrdrejt nga mitingje politike ku liderėt bėrtisnin: “Po s’u burgos Fatos Nano, shkatėrrohet PD-ja”.
Vetė Nano do t’i pėrvishej njė kalvari katėrvjeēar burgimi politik. Nga burgu i Bėnēės, ku Fatos Nano kryente dėnimin politik sė bashku me hierarkėt e partisė qė ai kish transformuar, nuk do ta nxirrte njė proces i rregullt, por rrethanat anarkike. Tashmė historia ėshtė e njohur; zgjedhjet e vjedhura tė majit 96, rėnia e piramidave, futja e vendit nė kaos, hapja e depove dhe e burgjeve. Pushteti i Berishės qė u shkri brenda ditėsh, tani nuk siguronte dot mė as Presidencėn, jo mė tė kishte luksin pėr tė mbajtur tė burgosur politikė.
Dhe pėr gjithė kėtė rrokopujė, shumica opozitare e shikonte zgjidhjen vetėm te njė njeri. Tek ai qė kish provuar qelitė me ēmimin e kundėrshtimit tė regjimit. Trishtimi nga paratė e humbura sikur bėhej mė i vogėl nga shpresa e portretit qė mbanin nė duar.
Fatos Nano u kthye nė zyrėn e lėnė bosh nė mes tė marsit ’97. Pėrpara vetes kishte dy baste: i pari politik, tė fitonte zgjedhjet e ardhme; i dyti personal, tė fitonte ndaj banalitetit qė i pėrndjek heronjtė pasi zbresin nė tokė.
Nė fushatėn elektorale, lideri i sė majtės mendoi vetėm pėr sfidėn e parė. Pas kėtyre mitingjeve, ku ndihej adhurimi pėr tė, fshihej ankthi njerėzor pėr tė rifituar lirinė e munguar. Pas dashurisė qė i ofrohej fshihej dėshira pėr tė shijuar kėnaqėsitė e vogla tė jetės. E megjithatė, pėr gazetarėt e huaj Fatos Nano fliste gjithnjė me gjuhėn e njė lideri qė do tė hapte njė faqe tė re.
Nė orėt e mbrėmjes sė 29 qershorit ‘97, Fatos Nano ishte nė zenitin e adhurimit politik. Shqiptarėt e kishin votuar me mbi dy tė tretat e votave. Ai do tė skiconte tani konturet e shtetit tė ri. Kishte gjithēka nė dorė pėr kėtė, aq sa shumėkush e parathoshte nė postin e Presidentit. Por ai do ta refuzonte atė post qė do ta kėrkonte, gati me pėrvuajtje, pėr tri herė me radhė vite mė pas.
Fillimet e Nanos ishin impresionuese. Njė kundėrshtar i tij i kohės sė burgut, Namik Dokle, do tė bėhej nėnkryetar Kuvendi. Kryetari i social-demokratėve, Gjinushi, kryetar. Parulla “Tė sakrifikojmė pushtet pėr tė bėrė shtet” dukej mė e prekshme se kurrė. Me kėtė filozofi posti i Presidentit do t’i ofrohej njė socialisti vetėm njėvjeēar, Rexhep Meidanit.
Me paradoksin e madh tė atij qė bisedat i bėnte si njė ish-i burgosur ordiner, ndėrsa filozofinė e kish prej njė lideri modern, Nano shkoi drejt Kryeministrisė pėr tė ngritur qeverinė e tij tė tretė. Por qeverisja pas katastrofės do tė shkėrmoqte shpejt aureolėn e ish-politikanit tė burgosur. Nė qytetin ende tė pashėruar nga kriza gėlonin thashethemet pėr jetėn e lehtė nė orėt e vona tė Kryeministrit, pėr pirjet e tij tė gjata, pėr korrupsionin e njerėzve tė tij tė afėrt. Kupa e mbushur me njė sakrificė katėrvjeēare po derdhej nė pak muaj.
Nė godinėn e qeverisė po trokiste 14 shtatori!
Vrasja e Azem Hajdarit ishte pika e kthesės. Demokratėt e Sali Berishės ishin prej disa muajsh nė rrugė. Prej javėsh Fatos Nano kėrcėnohej nga demonstrues qė ēonin arkivole bosh pėrpara rezidencės sė tij qeveritare. Por arrestimi, edhe sot nuk dihet se me urdhėr tė kujt, i disa zyrtarėve tė lartė demokratė, i kishte vėnė benzinė zjarrit. Tronditja e qeverisė sė re ishte nė njė rrugė pa kthim. Por, pasi ish-lideri i protestave tė pluralizmit u vra nga njerėz me uniformė, Berisha lėshoi kushtrimin pėr ta rrėzuar edhe Nanon si diktaturėn e pėrmbysur.
Mbėshtetėsit e Berishės u armatosėn pėr kėtė qėllim. Por a ishte Berisha regjisori i vetėm i asaj qė ndodhi mė 14 shtator? Apo ajo ishte njė ndėrthurje mė e ndėrlikuar rrethanash me qėllim rrėzimin e Fatos Nanos? Kėtė askush nuk e ka tė lehtė ta thotė. Ndoshta ėshtė njė nga ato mistere qė shuhen pa u zbardhur.
Por, nė kohėn qė njerėz tė armatosur sulmonin selinė e tij, megjithėse njė ditė mė parė Nano qe pėrbetuar pėr ruajtjen e shtetit, ai ia kishte mbathur jashtė kufijve! Lirinė e kish sakrifikuar pėr katėr vite qė tė fitonin tė tijtė, kokėn ishte tepėr qė ta rrezikonte. Arratisja e tij drejt Maqedonisė qe dhe rėnia e tij.
Por, kur Nano u kthye nė Tiranė, gjėrat kishin ndryshuar radikalisht. Mė kot ai u mundua tė luante liderin; tė manipulonte turmat, kur, i rrethuar me truproja, jepte njė konferencė shtypi para mureve tė Kryeministrisė tė troshitur nga plumbat.
Mė kot ai betohej: “Do tė eliminojmė me mjete legale, me forcėn e ligjit, tė gjitha qendrat qė provokojnė nė realitet destabilizimin e demokracisė nė Shqipėri”.
Mjet “legal” konsiderohej atėherė heqja e imunitetit pėr opozitarin Berisha, qė Nano e konsideronte “kriminel me imunitet”. Ngjarja do tė zhvillohej nė kėtė sallė tė improvizuar, pasi Parlamenti qe shkatėrruar nga plumbat dhe flakėt.
Por kjo nuk do ta shpėtonte Fatos Nanon. Nė pamundėsi pėr tė bėrė njė kabinet tė ri, ai do tė dorėhiqej. Kėtė radhė, i detyruar nga shumica e tij parlamentare. Pak kohė mė pas do tė jepte dorėheqjen edhe nga kreu i PS-sė.
Ai do tė kalonte njė vit rrugėtim nė shkretėtirė. Kur mediat e kėrkonin, kur shumėkush hapte fjalė se kish njė sėmundje tė rėndė, kur kolegėt e dikurshėm mundoheshin ta gjenin dhe ai i fshihej.
Do tė kthehej vetėm njė vit mė pas, kur nė dhjetor ’99 rifitoi njė garė me fotofinish kundėr Kryeministrit Majko, nė Kongresin e PS-sė. Por edhe pas kėsaj fitoreje nuk kish ndėr mend mė tė bėhej Kryeministėr. Ndoshta kjo ėshtė koha kur pėr herė tė parė ka pėrkundur ėndrrėn pėr President. Rolin e Ekzekutivit do t’ia besonte, sipas njė tradite puro nanoiste, njė rivali tė vjetėr, Ilir Metės.
Por edhe Meta, sė bashku me kanakarin e tij, njė tjetėr promovim tė Nanos, shpejt do tė shndėrroheshin nė armiq. Pėr ish-liderin e burgosur nuk kishte kurrė qetėsi. Ato qė bujarisht i falte si dhurata, i duhej gjithnjė t’i rifitonte me beteja. Kėshtu nisi fushata pėr Katarsis kundėr ēiftit Meta-Rama, tė cilėt e kishin lėnė pėrditė e mė shumė nė hije liderin e vjetėr.
Kėshtu nisi beteja epiko-satirike nė funddhjetorin 2001-fillimvitin 2002. Rivaliteti brenda sė majtės qe bėrė i padurueshėm me fitimin e mandatit tė dytė qeverisės. Ai do tė mbetet emblematik pėr helmin e batutave Nano-Rama.
Pėr shumėkėnd nga armiqtė e Nanos, shkaku i kėsaj dėshire tė papritur pėr pushtet, qė ai s’e pati demonstruar kurrė, ishte njė grua. Pėrpara se ta ēonte nė altar, Fatos Nano i kish premtuar asaj ta bėnte Zonjėn e Parė tė vendit. Vetėm kėshtu e shpjegojnė kundėrshtarėt rinimin plot nerv tė Fatosit, dėshirėn pėr tė kompensuar diferencėn e moshės me pushtet pėrballė kėsaj gruaje tė re.
Xhoana Nano do tė qe e pranishme edhe nė Korfuz, nė takimin e famshėm tė pajtimit mes njė lufte tė gjatė mes Nanos dhe Metės. Nė ambientet e hotelit “Imperial Palace”, dy kokat e sė majtės do tė binin dakord pėr njė rokadė. Nė atė verė tė nxehtė tė 2002-shit Nano i premtoi t’i linte Metės vendin e Kryeministrit dhe atė tė kreut tė PS-sė. Ai vetė donte vetėm njė gjė: Presidencėn. Por planet e thurura nė kėtė sfond idilik do tė tjetėrsoheshin nė Tiranė.
Sinjalet nga Brukseli e detyruan tė majtėn qė, megjithėse i kishte numrat, ta zgjidhte bashkė me opozitėn, nė mėnyrė konsensuale, Presidentin. Edhe autorėt e “Paktit tė Korfuzit” iu bindėn kėshillave nga jashtė. Tani pėr Presidentin do tė vendoste edhe opozita, qė e pėrjashtonte kandidaturėn Nano.
Tryeza politike e qershorit 2002 do tė zgjidhte tė parin president konsensual tė vendit.
Njė nga dekretet e para qė ai do tė firmoste nė detyrėn e re qe emėrimi i Nanos Kryeministėr pėr tė katėrtėn herė nė karrierėn e tij. Alfred Moisiu do tė hidhte atė firmė qė pėr njė muaj kishte refuzuar Rexhep Meidani, njeriu qė Nano e kish ēuar nė kėtė post.
Qirinjtė e tortės sė 50-vjetorit tė Kryeministrit, qė do tė shuheshin nė ish-vilėn e Enver Hoxhės mes entuziazmit tė shoqėrisė bling-bling, janė simboli mė i mirė i qeverisjes sė katėrt tė Nanos. Njė fund mandati me akuza pėr korrupsion, me lidhje gjithnjė e mė tė forta me botėn e parasė dhe me njė shpėrdorim tė paskrupullt tė qeverisjes pėr tė shuar orekset e njerėzve tė tij tė dashur.
Njė tjetėr skenė simbol. Nė buzukun “Pili Aktio” tė Selanikut, nėn tingujt e sė famshmes, Pegi Zina. Por ato ditė Shqipėria kish shpallur zi kombėtare pėr vdekjen aksidentale tė gjimnazistėve kosovarė. Kryeministri kish nxjerrė njė komunikatė pėr shtyp ku thuhej se kish bėrė njė ndėrhyrje kirurgjikale.
Por, kur pamjet e televizioneve greke, qė i rimori nė Tiranė edhe TV Klan, zbuluan njė variant tjetėr, ngjarja mori pėrmasat e njė skandali…
Nė stėrmundimin titanik pėr t’u ringjallur politikisht, tė tilla ngjarje u shfrytėzuan nga Berisha pėr tė nisur “lėvizjen Nano ik”. Madje mėnyra e qeverisjes sė Nanos i pati ēuar te Berisha dhe armiqtė e tij mė tė egėr. Jo vetėm bashkimi i opozitės, jo vetėm ashpėrsia e Berishės, por pushteti i Nanos do tė gėrryhej edhe nga shfaqja e parė e intolerancės nė karrierėn e tij. Nė Kongresin e dhjetorit 2003, pėr herė tė parė Kryeministri vendos tė pastrojė partinė nga rivalėt. Ilir Meta dhe tė tijtė pothuajse pėrjashtohen.
E keqja nė fakt po mbėrrinte deri nė fyt. Opozita dhe kundėrshtarėt nė tė majtė po tuboheshin vetėm me njė qėllim: rrėzimin e Kryeministrit, gjė qė vėshtirė se do ta ndalonte pėrkrahja e zbehtė ndėrkombėtare qė po pėrpiqej tė fitonte.
Nė vitin 2004, Fatos Nano shkeli pėr herė tė parė nė Shtėpinė e Bardhė! Njeriu qė nė vitet e para e kish sulmuar publikisht Amerikėn si fajtore pėr burgosjen e tij, njeriu qė i kish pėrshkruar diplomatėt e saj si njerėz qė mbanin thika nė dhėmbė, tani po shkonte, nė kuadėr tė NATO-s, tė takonte Presidentin Bush. Njė prekje duarsh dyminutėshe qė Nano nuk e harron lehtė. Ai e kujton mirė atė bisedė…
Por Fatos Nano nuk do tė mbėrrinte si Kryeministėr atė ditė, me gjithė pėrpjekjen e stėrmundimshme dhe fushatėn brilante pėr tė rikuperuar vetveten qė zhvilloi nė vitin 2005. Koha kur mund tė qėllonte nė shenjė kur tė donte tashmė kish kaluar. Mė kot i pėrvishej mundimit pėr t’iu kthyer imazhit tė njeriut tė thjeshtė. Stėrmundimi pėr t’u vėnė nė rolin e shėrbyesit, larg imazhit tė njeriut tė rrethuar nga klientėt milionerė qė i ushqente pushteti i tij, nuk mund tė zinte vend kollaj. Po aq vėshtirė zinte vend edhe tentativa pėr tė luajtur me rrezikun Berisha.
Katėr korriku i vitit 2005 ishte dita e dėnimit tė tri viteve qeverisje tė papėrgjegjshme, ishte dita e dėnimit me votė tė pėrpjekjes pėr tė luajtur me elektoratin. Ishte dita kur parulla e vjetėr: “Tė sakrifikojmė pushtet pėr tė bėrė shtet” po hakmerrej! Sepse prej tri vitesh po zbatohej sė prapthi.
Por, pavarėsisht pėrpjekjeve titanike pėr tė rikuperuar me fushatė imazhin e njė qeverisjeje tė keqe, Nano nuk bėri tentativė pėr ta rikuperuar atė me rrugė tė paligjshme. Ndaj, nė ditėn e tij mė tė keqe, me fytyrė tė vrarė dhe me energji tė shterura, ai nuk mund tė mos mburrej me standardin e zgjedhjeve qė kishte vendosur. Ky njeri qė i shpallte standardet mė tė rėndėsishme se rezultati, nuk mund t’i pėrvishej mundimit pėr t’i zhbėrė ato. … Ai nuk mund ta fshihte kokėn si struci; i kishte humbur zgjedhjet. Duhet tė ikte. Kishte ardhur nė pushtet i sapodalė nga burgu dhe kish vendosur standardin e mos-hakmarrjes. Po largohej nga pushteti me votė dhe duhej tė vendoste standardin e respektimit tė saj. E pas kėsaj deklarate Fatos Nano u zhduk, u bė i pakapshėm pėr askėnd. Kur tė tijtė e thėrrisnin pėr t’u bėrė pjesė e marifeteve pėr tė mbajtur me ēdo kusht pushtetin, ai bridhte plazheve. Akrepat e orės do tė ktheheshin mbrapsht. Tani nė pushtet po pėrgatitej tė rikthehej Berisha. Ai do tė merrte dekretin e qeverisė sė re nga duart e Presidentit Moisiu. Do tė bėnte, si zakonisht, premtimet pėr qeverisjen e ardhshme, pa harruar tė kujtonte mė pas se premtimet e dikurshme i kish mbajtur…
Por Nano vetė nuk do tė zgjidhte largimin vetėm si bindje ndaj principeve tė tij pėr lojėn demokratike. Nė ditėt pas humbjes, presioni ndaj tij u rrit nė masė tė shproporcionuar. Ai u bė targeti i gjithė mllefit tė tė humburve… Dhe kėtė nuk mund ta kalonte mė me batuta. Gazeta e Kokėdhimės, “Shekulli”, qe nė vijėn e parė tė sulmit. Nė ato ditė tė nxehta tė humbjes ajo kish hapur njė fushatė pėr njė akuzė qė Nanon e shoqėronte prej vitesh: atė tė vrasjes sė njė banori tė fshatit Shkallnur, duke qenė nė timonin e makinės dhe fshehjen e krimit mė pas.
Madje gazeta pretendonte se kish zbuluar edhe Mercedes-in e krimit qė gjendej i strehuar nė selinė e PS-sė… Hetimi qė vazhdonte parashihte zhvillime edhe mė ogurzeza. Ndėrkohė qė edhe politikisht zėrat qė kėrkonin largimin e tij po shtoheshin.
Edhe Servet Pėllumbi, njė figurė e lartė e socialistėve, fshikullonte ashpėr zėrat qė kėrkonin qė Nano mos largohej pa reformuar partinė. Largimin jo vetėm e kishte zgjedhur; drejt tij dhe e kishin shtyrė.
Pėr pothuajse njė vit pas humbjes, Fatos Nano pothuajse do tė zhdukej. Do tė rindėrtonte jetėn e tij nė qetėsi, nė harresėn e njė qyteze simpatike pranė Vjenės. Edhe nė Parlament do tė dukej rrallė, aq mė pak nė publik, ku veē ndonjė ndėrhyrjeje thumbuese ndaj pasardhėsit tė tij, do tė mbizotėronte heshtja. Aq e gjatė, sa pėr tė zgjuar kuriozitetin e reporterėve.
Kur tė kthehej do tė bėnte siē dinte ai: fort. Nė mėnyrė surprizuese: pėr t’u takuar me armikun e pėrjetshėm, me njeriun qė e bėnte pėrgjegjės pėr burgun, me njeriun qė e kish rrėzuar nga pushteti! Por ky takim i duhej tani mė shumė pėr tė goditur rivalin e tij tė ri, Edi Ramėn. Nė ēastin mė ekstrem, kur opozita kėrcėnonte me bojkotin e zgjedhjeve lokale tė vitit 2007, pa u zgjidhur problemi i certifikatave, ai do t’i vinte nė ndihmė Berishės. Dhe ky i fundit do ta amnistonte Nanon duke thėnė se gjithė gjėmat qė kish deklaruar kundėr tij qenė thjesht deklarata elektorale. Ndėrsa Nano do ta shfrytėzonte takimin pėr tė goditur njeriun qė i kish zėnė vendin. Tė njėjtėn tentativė kundėr Ramės do ta pėrsėriste edhe nė kulmin e fushatės elektorale tė vitit 2007. Duke u shfaqur nė publik, krahas konkurrentit tė tij Olldashi, njė natė nė Living Room, kur kish ardhur grupi i famshėm “Europe”. Hipoteza se Nano s’e duronte Ramėn tashmė ish fakt. Ajo – se po punonte pėr Berishėn – po pėrhapej me shpejtėsi. Ndėrsa njė e tretė, se e gjitha kjo qe njė lojė shahu qė i shėrbente ėndrrės sė vjetėr presidenciale, po imponohej pėrditė e mė shumė. Ndaj edhe Sokol Olldashi do t’ia kthente reston nė tė njėjtėn mėnyrė…
Ėndrra e pėrkundur pėr President do ta detyronte Nanon qė dy vjet pas largimit tė kthehej nė verėn e vitit 2007 nė ish-zyrėn e tij pėr t’i kėrkuar pasardhėsit, aq shumė tė luftuar, mbėshtetje. Lideri historik e kish ndarė mė dysh grupin parlamentar dhe i kish marrė njė pjesė tė madhe tė firmave qė i duheshin pėr tė kandiduar. Por Rama s’do t’ia jepte kurrė mbėshtetjen. Fatos Nano do tė konkurronte i vetėm dhe do tė eliminohej nė turin e tretė tė garės vetėm me 3 vota… Nė turin e … katėrt do tė konkurronin vetėm Ceka dhe Topi. Nga hidhėrimi Nano do tė bėnte edhe njė pėrpjekje tė kotė pėr t’i anuluar dy turet e para me njė kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese. Por hidhėrimi i tij do tė merrte formėn e hakmarrjes. Gjashtė deputetė, tė ashtuquajtur mbėshtetės tė tij, por tė lidhur edhe me fije tė tjera me maxhorancėn, e thyen bojkotin e opozitės, e zhvleftėsuan kėrcėnimin e saj pėr zgjedhje tė parakohshme dhe shkuan tė votojnė pėr Bamir Topin. Njėri prej tyre, daja i gruas sė Nanos, recitoi nė publik tekstin qė ish-kryetari i kish mėsuar pėrmendėsh. Pėr njė kohė tė gjatė Fatos Nano ėshtė mburrur se me zgjedhjen e Bamir Topit ai e shpėtoi vendin nga kriza, nga zgjedhjet e parakohshme dhe nga kaosi institucional…
Me tė njėjtėn filozofi Fatos Nano filloi njė fushatė politike edhe nė vjeshtėn e vitit 2007. Qėllimi: tė testonte mbėshtetjen e tij nė bazėn e majtė. Por, shpėrdorimi qė i kish bėrė fushatės pėr katarsis, perceptimi i pėrhapur se ai shfaqej nė publik vetėm kur e donin interesat e veta vetjake, ia fikėn kėtė fushatė qė nuk gjeti kurrė mbėshtetės. Kjo ishte drama e njeriut qė nuk e besonin mė as kur thoshte tė vėrteta.
Por gjithsesi, Nano nuk u tėrhoq nga dėshtimet. Ai e goditi Ramėn fort dhe parimisht para zgjedhjeve tė vitit 2009. U tregua i ashpėr me dy liderėt aktualė edhe pas 21 janarit. Por tė gjitha kėto kanė kohė qė nuk e bėjnė mė tė besueshėm. Pikėt e tij nė sondazhet e opinioneve kanė rėnė dhe ideja se ai luan vetėm pėr interesat e tij ėshtė pėrhapur me shpejtėsinė e dritės.
Por, tė gjitha kėto nuk e dekurajojnė kėtė sfidant betejash tė pamundura. Ai ėshtė rishfaqur pesė vite pas herės sė fundit nė ish zyrėn e tij nė PS. Ka trokitur nė njė derė nga ėshtė larguar vetė dhe ku ka dhimbjen qė sheh tė rehatuar dikė tjetėr.
Megjithatė, edhe njėherė ėshtė ngritur mbi veten. Duke dėgjuar thirrjet pėrvėluese tė ambicies dhe jo zėrin e ftohtė tė arsyes. Pėr tė kėrkuar edhe njėherė votat pėr President. Ato qė i refuzoi nė vitin ‘97; ato qė ia refuzuan nė 2002-shin dhe nė 2007-n. Kjo pėr tė ėshtė hera e tretė. Ai vazhdon tė ngjisė shkallėt e sė pakapshmes. Ndėrkohė, jashtė, ata qė e presin, pyesin: A mund t’ia arrijė? A mund tė rikthehet? A i beson mė kush?
Pa ēarė kokė pėr to, Fatos Nano vazhdon tė besojė tė njėjtėn devizė… Ky rebelizėm i ka kushtuar jo pak. Shpesh atė e ka paguar edhe me kosto personale. Por atėherė, kur tė gjithė e kanė shpallur tė mbyllur kapitullin e tij, ai prapė ka vazhduar tė njėjtin refren…
Marrė nga “Zonė e Ndaluar”
Krijoni Kontakt