Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 207
  1. #31
    Ne vend qe te ikin edhe keta hajdutet e tjere, kthehen edhe ata qe ishin ne pension. Se kutpoj se si mund te quhet i afte Nano. Thjshte se cante koken per asgje dhe vidhte e bente qef per vete. Nese aftesia matet me sa vjedh, atehere po, eshte me i afti qe ka Shqiperia.

    Presidenti eshte figure pa shume vlere te ne. S'ka nevoje te vihet patjeter nje politikan. Thjesht ndonje intelektual qe nuk merret fare me politike, qe mos na rri shume as neper tv me intervista.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne vend qe te ikin edhe keta hajdutet e tjere, kthehen edhe ata qe ishin ne pension. .
    hahahhahahahhahhahahah shume e goditur kjo

  3. #33
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    une bej tifo per Nanon

  4. #34
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nano President do te jete per Shqiperine si Apokalipsi
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #35
    Ruēi: Nano e ka derėn tė hapur, nuk bėhet President vetėm me firmat e PS


    Kreu i Grupit tė PS: Mocioni ndaj Topallit, i kotė.
    “Nuk mendoj se Nano do na kėrkojė firmat, ai e di se me votat e PS s’bėhet President”






    Kreu i Grupit Parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, tha dje se kjo forcė politike nuk pėrjashton asnjė emėr pėr postin e Presidentit. Nė njė intervistė pėr emisionin “5 pyetje nga Babaramo” tė gazetarit Ilir Babaramo nė News 24, ai tha se mė i rėndėsishėm ėshtė procesi, i cili duhet tė kalojė pėrmes negociatave.
    Ka pasur disa deklarata tė deputetėve tė PS-sė, qė Grupi Parlamentar do tė kėrkojė njė mocion mosbesimi ndaj kryetares sė Kuvendit. E konfirmoni?
    Ėshtė njė gjė qė sigurisht ėshtė lanēuar edhe nė shtyp, ashtu sikurse ne kemi paraqitur periodikisht vėrejtjet tona nė seancėn e Parlamentit lidhur me ecurinė e parlamentarizmit shqiptar. Sigurisht qė nėse do tė flasim pėr shkak pėr tė bėrė njė mocion mosbesimi, unė do tė thosha qė ėshtė e tejkaluar, sepse jo njė herė, por janė mbi 22 raste qė nė Parlamentin shqiptar janė shkelur tė gjitha procedurat parlamentare dhe nė tė gjitha seancat e Parlamentit, funksionet e parlamentarizmit, e njė Parlamenti demokratik janė inekzistente, mungon liria e fjalės, liria e mendimit, ku mungon procesi transparent i ligjbėrjes, ku mungon procesi i kontrollit tė Kuvendit mbi Ekzekutivin dhe ku mungon vota e fshehtė pėr organet kushtetuese qė dalin nga Parlamenti. Megjithatė, ne gjykojmė se gjithė fryma e maxhorancės kontrollohet nga njė dorė, qė ėshtė Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Kėshtu qė nė kushtet dhe nė rrethanat qė nė Shqipėri mungon kjo votė e fshehtė, pse tė bėhet? Nė kushtet dhe nė rrethanat qė nė Parlamentin shqiptar nuk votohet nė mėnyrė tė fshehtė, ē’rėndėsi do tė kishte njė rikonfirmim “i dytė” gjasme i kryetares sė Parlamentit?
    Pra, ju tėrhiqeni nga mocioni?
    Jo, nuk thashė kėtė. Nėse keni ndjekur mė vėmendje edhe dy seancat e fundit, si njė seancė mė parė, ku u miratua anėtari i KLD-sė, ashtu edhe nė seancėn qė kaloi, ne bėmė njė testim se ēfarė i ka ngelur kėtij Parlamenti nė kuadrin e votės sė fshehtė.
    Ju thatė qė dyert e PS kanė qenė tė hapura qė mė 1992-shin. Po a janė tė hapura sėrish pėr Ilir Metėn?

    Gramoz Ruēi
    Kur shtrohet kjo pyetje, sigurisht mė shumė se pėr ne duhet tė jetė pėr zotin Meta dhe pėr LSI-nė, sepse jemi nė role diametralisht tė kundėrta. Ne jemi nė opozitė, zoti Meta ėshtė nė pushtet.
    Ka filluar tė mendojė ndryshe nga zoti Berisha?
    Ėshtė e drejtė e tij, nuk e paragjykojmė. Ėshtė normale. Kėto duhet t’i sqarojė ai. Tani ne po diskutojmė a ka hapėsira qė Meta dhe LSI-ja tė vijnė te PS-ja? Atėherė unė ju pėrgjigjem qė ne jemi nė opozitė. Aktualisht zoti Meta ėshtė nė pushtet. Ne jemi nė opozitė me zotin Meta dhe zoti Meta ėshtė nė pushtet nė raport me ne. Ėshtė detyrė e zotit Meta qė tė kryejė lėvizjen nėse ai e gjykon tė arsyeshme qė tė ikė nga pushteti dhe tė radhitet qoftė edhe pėr kėto arsye qė thatė ju, qė tė bėjė lėvizjen e radhės. Nėse ai del nė opozitė, sigurisht qė ai ka njė forcė politike qė ėshtė e majtė, qė ka dalė nga PS-ja dhe qė ne asnjėherė, PS, unė dhe asnjė pėrfaqėsues i PS-sė nuk thotė nė politikė qė me ēdo forcė politike qė ka pėrafėrsi programore dhe ka aksione tė pėrbashkėta nė luftėn opozitare ndaj pushtetit, nė politikė asnjėherė nuk thuhet kurrė.
    Zoti Servet Pėllumbi, njė nga pjesėtarėt e Kėshillit tė tė Urtėve, tha “jap dorėheqjen nga ky forum” dhe tha se ky forum i ngjante Byrosė Politike…
    Kėtė s’e kam lexuar nė ligjėratė tė drejtė. Unė kam konsideratėn mė tė lartė pėr zotin Pėllumbi, sepse kam punuar shumė gjatė, pėr urtėsinė e tij, pėr thellėsinė e mendimit tė tij, ashtu sikurse kam qenė pjesėtar i kėsaj tryeze kur zoti Pėllumbi ka qenė nė kėtė tryezė dhe, nga ana tjetėr, do tė respektoja edhe kėtė vendimmarrje qė ka marrė me iniciativėn e kryetarit Rama, qė ka krijuar kėtė institucion dhe do tė shprehja konsideratėn time mė tė lartė pėr tė gjithė pjesėtarėt e kėsaj tryeze, edhe pėr zotin Pėllumbi, i cili ka qenė prezent nė dy raste kur ėshtė mbledhur kjo tryezė. Ajo ėshtė njė tryezė kėshillimore pėr tė gjitha aspektet politike qė kalon opozita dhe vendi. Tė gjithė kolegėt qė marrin pjesė nė kėtė tryezė kanė dhėnė mendime shumė tė thella pėr ecurinė e kėtyre proceseve dhe pėr aksionin politik tė opozitės.
    Ēfarė ju kanė sugjeruar pėr emrin e Presidentit?
    As Kėshilli i tė Urtėve dhe as Kryesia nuk kanė ardhur nė atė moment qė tė diskutojnė ēėshtje emri, sepse edhe Kryesia, edhe Kėshilli, edhe Grupi, para se sa tė shkohet te emri, kanė diskutuar qė si tė arrihet nė njė proces. Nėse procesi do tė sjellė emrin pėr President, sigurisht do tė zgjedhim njė President siē i takon dhe siē e meriton institucioni i Presidentit, stadi nė tė cilin jemi. Ne duam qė Presidenti tė mos jetė as noter i PD dhe as noter i PS-sė, por noter i unitetit kombėtar.
    Duhet tė jetė jashtė politikės atėherė?
    Patjetėr. Pse jo, edhe jashtė politikės. Askujt s’i mohohet e drejta. Unė s’i mohoj tė drejtėn asnjė politikani shqiptar, as tė majtė, as tė djathtė dhe asnjė qyteti shqiptar, qė nga akademikė tė nderuar dhe deri te qytetarėt qė plotėsojnė kushtet sipas Kushtetutės. Por, hajde tė ulemi dhe tė ndėrtojmė njė proces besueshmėrie.
    Ju keni njė emėr pėr t’ia lėnė zotit Berisha nė tavolinė?
    Absolutisht po, por hajde tė ulemi nė tavolinė.
    Zoti Nano do tė jetė?
    Ne nuk kemi asnjė emėr dhe nuk pėrjashtojmė asnjė. Mos mendoni tani se unė do nxjerr emra. S’kam emėr sepse ne jemi pėr njė proces.
    Zoti Nano ėshtė shprehur se do tė takojė zotin Rama…
    Absolutisht ėshtė e drejtė e tij.
    Ju jeni pro kėtij takimi?
    Absolutisht po, s’diskutohet jo me zotin Nano po e po, por me kėdo. Dyert e PS-sė janė tė hapura pėr tė ardhur dhe pėr tė shpalosur gjithė ambiciet qė ka ēdo qytetar i Republikės tė Shqipėrisė, i majtė dhe i djathtė, jo zoti Nano.
    Ju keni pasur kontakte direkte?
    Jo, s’bėhet fjalė. T’i ndajmė kontaktet njerėzore. Unė bėj kontakte me tė majtė e tė djathtė, me zotin Nano qė ka qenė kryetar i PS-sė, kjo do tė thotė qė kur flasim pėr ēėshtje konkrete, nuk ka pasur asnjė kontakt tė kėsaj natyre.
    Ēfarė do t’i kėrkoni ju zotit Nano nė kėtė takim?
    Absolutisht ne s’kemi ē’t’i kėrkojmė. Zoti Nano ka kėrkuar takim me ne dhe kėrkon ai qė kėrkon takimin.
    Ai kėrkon votat, ju ē’do tė kėrkoni prej tij?
    Nuk mendoj se zoti Nano do tė kėrkojė votat. Ai e di qė votat PS-ja nuk i ka qė ta bėjė President. Kam shumė respekt pėr inteligjencėn e zotit Nano, i cili do tė kėrkojė mė shumė se ajo qė thatė ju, ēėshtje votash. Nėse do tė ishte ēėshtje votash, mund t’ju them qė me votat e PS-sė, as Nano dhe askush tjetėr nuk mund tė bėhet President. Kėtė e di PS-ja, kėtė e di zoti Nano, kėtė e di kushdo tjetėr.
    Pra, ka nisur njė betejė tė humbur?
    Jo, nuk e thashė kėtė. Unė fola pėr zgjedhjen e Presidentit, thashė qė Presidenti do tė dalė si rezultat i njė procesi tė pjekur, tė matur, tė thellė, tė pėrgjegjshėm nga e gjithė klasa politike shqiptare dhe nė radhė tė parė nga maxhoranca. Nėse ulen nė tavolinė, sigurisht nuk i mungojnė Shqipėrisė personalitete dhe kapacitete intelektuale tė fushave, tė sferave tė caktuara pėr tė kryer me dinjitet postin e Presidenti. Ajo qė i mungon ėshtė vullneti politik i klasės politike parlamentare.
    Nėse ju kėrkon 20 firma deputetėsh zoti Nano…?
    Kjo ėshtė e fundit pėr tė vajtur nė pėrplasje PS-PD. Kėtu s’ėshtė puna pėr tė siguruar ca firma. PS ėshtė njė organizėm qė do tė ketė njė qėndrim politik pėr kėtė dhe njė strategji e njė taktikė pėr ēėshtjen e zgjedhjes sė Presidentit. S’flasim pėr firmėtarė tė PS-sė. Grupi i PS-sė do tė ketė njė qėndrim politik. Ulemi nė njė proces dhe hap pas hapi shpalosim qėndrimet.
    A prisni sulme tė tij nėse s’i jepni votat?
    Unė nuk thashė kėtė qė s’do t’i japim apo do t’i japim. Nuk bėhet fjalė pėr tė dhėnė apo mos dhėnė kėtu unė sot. Unė do tė kem mendimet e mia, forca ime do tė ketė qėndrimin e vet. Zoti Nano ka shprehur mendimet, qė unė i respektoj. Ai ka marrė njė nismė qė unė do tė thosha ėshtė shumė serioze, qė nuk janė si kėto kandidaturat e tjera qė lanēohen me njė inflacion tė paparė poshtė e pėrpjetė.
    A ia jep votėn zoti Berisha?
    Sigurisht qė kėtė pyetje ai duhet t’ia bėjė nė takimin qė do tė ketė Nano me Berishėn. Mė erdhi mirė qė Berisha do ta mirėpresė zotin Nano, ashtu sikurse mė erdhi keq qė me kėmbėnguljen e tij, zoti Berisha kandidatin e tij e ka nė udhėheqjen e PD-sė, pra ai do tė nxjerrė noterin e PD-sė. Pra, janė dy filozofi krejt tė ndryshme.
    Ju i pėrjashtoni tė gjithė en block?
    Pėrsėri unė do tė thosha qė nėse do tė shikohet Presidenti i Republikės si pėrfaqėsues i maxhorancės aktuale parlamentare, sigurisht ne jemi kundėr.


    Panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #36
    Presidenti, Nano, 2 orė nė selinė e PS me Ramėn




    TIRANE- Ish kryeministri dhe kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano ka takur pėr rreth dy orė me kreun aktual tė socialistėve, Edi Rama. Nė pėrfundim tė takimit Nano u shpreh pėr gezetarėt; “U takuam pėr tė folur nga afėr jo vetėm mbi platformėn dhe ofertėn qė unė kam paraqitur publikisht, pėr njė zgjidhje tė sfidės presidenciale nė pėrputhje me prioritete dhe kėrkesat e vendit, tė atdheut, nė 100- vjetorin e Pavarėsisė, dhe veēanėrisht nė funksion tė njė dinamike mė prodhuese tė punės qė bėn klasa politike dhe institucionet pėr integrimin. Njė konsultim i dobishėm, unė vlerėsoj jo vetėm mirėkuptimin nė zhvillim edhe nė Partisė Socialiste, siē konstatova edhe me zotin Meta, si drejtues i LSI-sė, dhe vlerėsoj faktin se, nė njė proces qė do tė vazhdojė ėshtė e dobishme tė vlerėsohet roli i pazėvendėsueshėm i PS si forca kryesore e opozitės, nė pėrballimin pozitiv tė detyrave tė integrimit.”
    Nano u shpreh se procesi i zgjedhjes sė Presidentit tė ri nuk mund tė jetė ende nė xhepin e askujt, nė rast se nuk ju shėrben tė gjithėve.
    Fatos Nano ka ndėrmarrė njė seri takimesh me krerėt e partive parlamentare, pėr tė kėrkuar mbėshtetje pėr platformėn e tij pėr tu zgjedhur nė krye tė shtetit, si President i Republikės sė Shqipėrisė.
    Nano ka mbajtur takime me kreun e LSI-se, Ilir Meta me kryeministrin Berisha, si dhe me ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Aleksandėr Arvizu.


    Panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    une nuk ia thom politikes, por kjo pyetje me intrigoi ti jap pergjigjen si me poshte:

    Se pari, nuk ka asnje vendim shteteror qe denon diktatorin, ti heqe tituj apo dekorata etj.

    familja e diktatorit ka te drejte te kandidoje si te gjithe te tjeret qytetare: kushtet jane mosha dhe qendrimi ne Republiken e Shqiperise ne nje kohe te caktuar.

    mua me duket se personi me i pershtatshem nga familja e diktatorit eshte sokoli ... i shoqi i liljanes apo illirianes ... kaq mjafton.
    Te falenderoj per pergjigjen isha shume kurioz
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #38
    Nano, dy orė takim me Ramėn dhe Ruēin pėr Presidentin, josh kreun e PS pėr afrimin me LSI


    Ish-kreu i PS takon pasardhėsin e tij dhe bashkėpunėtorin e vjetėr.
    Ish-lideri socialist josh Edi Ramėn me rolin e garantit nė afrimin e PS-sė me LSI-nė e Metės.






    Fatos Nano takoi dje nė zyrėn e tij kreun e Partisė Socialiste, Edi Rama, pėr garėn e tij presidenciale. Nė orėn 11:00 tė sė enjtes, kur e gjithė vėmendja mediatike ishte fokusuar nė Parlament, ish-lideri historik i kėsaj partie kapėrceu pragun e selisė rozė dhe u drejtua pėr nė zyrėn e pasardhėsit tė tij, Edi Rama. Nė derėn kryesore tė selisė e pritėn shefja e protokollit tė PS dhe shefja e kabinetit tė kryetarit, tė cilat e shoqėruan Nano deri te zyra e Ramės. Fatos Nano shoqėrohej nga kėshilltari dhe bashkėpunėtori i tij, Ilir Kulla. Takimi mes Ramės dhe Nanos, i fundit mes tyre nė 2007-n, po pėr zgjedhjet presidenciale, natyrshėm kishte risjellė gjallėrinė mediatike nė selinė e PS-sė, e cila ka kohė qė ndjehet e vakėt, qėkur Rama nisi komunikimin virtual nė Twitter. Te dera e zyrės Nano ėshtė pritur fillimisht nga Rama e mė pas ėshtė takuar dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar dhe bashkėpunėtorin e tij tė vjetėr nė PS, Gramoz Ruēi. Mė pas dyert u mbyllėn dhe pėr dy orė tri personalitetet nuk kanė lėvizur nga zyra. Nė orėn 13:00, Rama, Ruēi dhe Nano kanė dalė nga zyra, por ndryshe nga takimi i fundit mes tyre, tė “zotėt e shtėpisė” e shoqėruan “mikun” deri te dera e godinės sė PS. Rama dhe Ruēi u pėrshėndetėn me Nano para kamerave duke dhėnė dhe mesazhin se biseda me dyer tė mbyllura ishte ndryshe nga herėt e tjera. Kjo sjellje e Ramės, e pėrcjelljes sė “mikut” deri te dera, ka ndodhur vetėm me nivele tė larta ndėrkombėtare qė e kanė takuar atė nė zyrėn e tij. Madje dhe ambasadorėt e rėndėsishėm nė Tiranė, Rama, nuk i pėrcjell mė te dera, por ndahet me ta nga zyra e tij.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #39
    Negociatat





    Mėsohet se biseda mes tri prej figurave mė tė rėndėsishme tė sė majtės i ėshtė pėrmbajtur ēėshtjeve parimore. Nano ka shprehur gatishmėrinė pėr tė kandiduar me platformėn e tij pėr President tė vendit nė njė proces qė nis zyrtarisht mė 20 maj. Rama, nga ana e tij, nuk mėsohet tė ketė dhėnė garanci tė shumta, por ėshtė pėrqendruar te ndėrtimi i njė procesi gjithėpėrfshirės me tė gjitha partitė parlamentare e kryesisht me PD, duke e cilėsuar procesin e zgjedhjes sė Presidentin si prioritetin e 13-tė tė pashkruar tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė nė procesin e integrimit. Mėsohet se mes fjalorit parimor tė Ramės dhe objektivit konkret tė Nanos ka pasur pėr disa minuta njė lloj tensioni. Nano i ka siguruar Ramės qė nėse ai do tė jetė President i ardhshėm, do tė jetė njė lloj garanti pėr bashkimin e sė majtės. Duke qenė nė njė pozicion mbi palėt, por dhe mes palėve, Nano e ka siguruar Ramėn se do ta ketė mė tė lehtė qė tė luajė rolin e katalizatorit tė sė majtės, mes tij dhe Metės, ajo qė i ka munguar sė majtės qė prej 2007-s. Kėtė Nano e la tė kuptohet dhe mes rreshtave tė deklaratės sė tij tė bėrė para gazetarėve pas takimit, ku theksonte rolin e tij mes Ramės dhe Metės pėr tė ecur drejt integrimit tė vendit. “Unė vlerėsoj dhe mirėkuptimin nė zhvillim dhe me PS, siē konstatova dhe me z. Meta, dhe vlerėsoj faktin qė nga njė proces qė do tė vazhdojė ėshtė e dobishme qė tė vlerėsohet roli i PS si forca kryesore e opozitės nė pėrballimin me pozitivitet nė detyrat e integrimit”, u shpreh Nano pas takimit. Pritet qė tė ketė dhe takime tė tjera mes Nanos dhe Ramės ditėt nė vijim, ndėrsa nagociatori i tė gjithė kėtij procesi mėsohet se ėshtė kryetari i Grupit Parlamentar, Ruēi, i cili ka vendosur paqen mes Nanos dhe lidershipit tė selisė rozė.


    Takimi, kthehen militantėt nė seli
    Dje nė selinė rozė ra nė sy prania e njė grupi modest militantėsh qė prisnin me padurim pėrfundimin e takimit tė Nanos me Ramėn dhe Ruēin. Edhe pse nė moshė tė thyer dhe nė njė mesditė ku dielli “digjte”, disa tė moshuar pritėn po aq sa dhe gazetarėt pėrfundimin e takimit, tė parin zyrtar qė prej vitit 2007 dhe me shpresė ndoshta se lufta e brendshme qė ka shoqėruar PS gjatė viteve tė opozitės do tė shkojė drejt fundit. Disa prej tyre shtyheshin edhe te gazetarėt gjatė kohės qė Nano bėnte deklaratėn e tij pas takimit, pėr tė mos pritur ta dėgjojnė nė edicionet e lajmeve.



    Takimet: Nano do tė takojė krerėt e partive parlamentare
    Ish-kryeministri Fatos Nano pritet tė takojė ditėt nė vijim krerėt e partive parlamentare. Nano u takua pak ditė mė parė me ambasadorin e SHBA-ve nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, pas shpalljes sė kandidaturės sė tij pėr President. Ambasadori amerikan nė Tiranė vlerėsoi figurėn e Nanos duke u shprehur se ėshtė kandidati mė serioz pėr President, ndėrsa i kujtoi Kryeministrit Berisha se “nuk po zgjidhet njė ministėr i qeverisė, por Presidenti i Republikės”. Javėn e shkuar Fatos Nano zhvilloi dhe njė takim me kreun e LSI-sė, Ilir Meta, me tė cilin tha se e lidh “integrimi i vendit”.
    Rama informon deputetėt e PS
    Kreu socialist, Edi Rama, dje pasdite zhvilloi takimin tashmė tradicional me deputetėt socialistė qė nuk janė anėtarė tė Kryesisė sė PS. Qė nė fillim tė takimit, Rama i ka informuar deputetėt pėr bisedėn qė zhvilloi me Fatos Nanon. Rama ėshtė shprehur se “pėr Partinė Socialiste procesi ėshtė mė i rėndėsishėm”. Rama ėshtė shprehur se “Nano ka tė drejtėn e tij pėr tė shpallur kandidaturėn pėr President dhe tė kandidojė, por pėr PS procesi ėshtė mė i rėndėsishėm se emrat e pėrveēėm”. Gjithashtu, Rama u ka kėrkuar deputetėve tė zhvillojnė aktivitetin e tyre nė zonat zgjedhore me angazhimet partiake.



    Deklarata pas takimit nė zyrėn e Ramės
    Nano: Konsultime tė dobishme pėr zgjidhjen e sfidės presidenciale
    Ish-lideri historik i sė majtės, pas takimit me Edi Ramėn dhe Gramoz Ruēin, theksoi se do tė vijojė konsultimet pėr zgjidhjen e asaj qė ai e quajti “sfida presidenciale”. “Gjendja e konsultimeve me aktorėt kryesorė politikė nė vend pėr tė folur nga afėr jo vetėm pėr platformėn dhe ofertėn qė kam paraqitur publikisht pėr njė zgjidhje tė sfidės presidenciale nė pėrputhje me kėrkesat e vendit, atdheut, 10- vjetorit tė Pavarėsisė, veēanėrisht nė funksion tė njė dinamike mė prodhuese tė punės qė bėn klasa politike dhe institucionet pėr detyrėn e Shqipėrisė. Unė vlerėsoj dhe mirėkuptimin nė zhvillim dhe me PS, siē konstatova dhe mė z. Meta, dhe vlerėsoj faktin qė nga njė proces qė do tė vazhdojė ėshtė e dobishme qė tė vlerėsohet roli i PS si forca kryesore e opozitės nė pėrballimin me pozitivitet nė detyrat e integrimit”.
    I pyetur se ēfarė rezultati apo pėrgjigjeje mori nga ky takim me Ramėn, Nano tha: “Unė ju ftoj tė bėni durimin e nevojshėm pėr tė kuptuar se ky produkt nuk mund tė jetė ende nė xhepin e askujt nė rast se nuk i shėrben askujt dhe njė klime politike tė vendit”.
    Mė tej Nano theksoi se ai dhe krerėt politikė do tė impenjohen deri nė zgjidhjen e sfidės presidenciale. “Unė, kreu i PS, kreu i LSI, Kryeministri Berisha si dhe krerė tė tjerė tė politikės, do tė vazhdojmė tė mbėshtesim me impenjim zgjidhjen e sfidės presidenciale nė pėrputhje me kėrkesat pėr integrim”. Nano e vetėshpalli ambicien e tij sė bashku me platformėn pėr garėn presidenciale gjatė njė emisioni televiziv nė Top Channel, ku dhe shprehu ambicien pėr tė takuar tė gjithė faktorėt politikė pėr njė President konsensual tė gjithėpranuar.


    Panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    shqiperin e kane kapur per qafe nje grup njerzish nen moton e demokracise dhe nuk po e lene te ngrer koke


    me 97 thame se iku SALA -jo e beme kryeminister

    thame se e hoqem qafe dhe NANON me futjen ne burg -gabmin e beme kryeminister
    epo kujtuam se me 2005 vertet e hoqem qafe -jo do e kemi president

    mos flasim pastaj per META,BASHA,IMAMI ,RUCI ,GJINUSHAT ,RAMA

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •