nje pytje per ju qe ja thoni politikes
kot me lindi tani
a kane drejte pjestaret e familjes hoxha te kandidojne per president psh apo e kane te ndaluar me kushtetute
ju flm
nje pytje per ju qe ja thoni politikes
kot me lindi tani
a kane drejte pjestaret e familjes hoxha te kandidojne per president psh apo e kane te ndaluar me kushtetute
ju flm
JO SEKS PARA MARTESE
Takim Berisha-Nano, Kryeministri nė Grupin e PD: S’mbėshtesim liderin historik
U shfaq nė kinema “Millenium” dokumentari pėr Enver Hoxhėn.
“Diktatori” i Fevziut takon Berishėn e Nanon.
Pas premierės, politikanėt zhvilluan njė takim prej 20 minutash nė ambientet e kinemasė.
Kur nuk kanė kaluar shumė ditė nga datėvdekja zyrtare e ish-diktatorit Enver Hoxha, gazetari Blendi Fevziu prezantoi dje nė kinema “Millenium” dokumentarin e tij “Diktatori”.
Personalitete tė politikės, tė kulturės etj., morėn pjesė nė kėtė premierė. Nuk mungoi Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, por edhe shumė politikanė tė tjerė tė pozitės e opozitės. I ftuar ishte edhe i vetėshpalluri kandidat pėr Presidentin e Republikės, Fatos Nano. Qėlloi qė Nano e Berisha tė ishin pozicionuar nė tė njėjtėn radhė nė kinema, ēka nuk mund ta shmangte njė shtrėngim duarsh dhe njė pėrshėndetje pėrpara shfaqjes sė dokumentarit. Por duket se politikanėt nuk donin ta shmangnin takimin mes tyre, pėrderisa, pas shfaqjes sė dokumentarit prej 90 minutash, zhvilluan njė tjetėr takim nė ambientet e kinema “Millenium” ku u zhvillua njė kokteil pėr tė ftuarit nė premierė. Dy politikanėt ishin tė parėt qė dolėn nga salla e Milleniumit, tė ndjekur nga tė pranishmit e tjerė. Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta, por nuk dihet se ē’kanė biseduar dy politikanėt. I pari qė u largua nga “Millenium” ishte Berisha, ndėrsa tė tjerėt qėndruan edhe pak nė shoqėrinė njėri-tjetrit, duke komentuar dokumentarin e Fevziut. “Diktatori” i Fevziut vjen pas suksesit qė pati biografia kushtuar Enver
Dje, gjatė promovimit tė filmit tė Fevziut
Hoxhės me tė njėjtin titull. Baza e informacionit tė dokumentarit ishte pikėrisht biografia, por u shoqėrua edhe me pamje filmike tė pashfaqura ndonjėherė pėr publikun. Historia diabolike e Enver Hoxhės, qė nga fėmijėria deri nė vdekje, u shoqėrua me pamje tė jetės sė diktatorit. Momente intime me familjen gjatė pushimeve nė plazh. Diktatori duke bėrė not, duke shėtitur, duke luajtur futboll, duke qeshur me nipėrit e mbesat. Dhe kjo ishte jeta e shkėlqyer e Bllokut, e cila shoqėrohej me eliminime zinxhir, qė nga miqtė e shkollės qė e kishin strehuar e mbajtur me bukė, tek bashkėpunėtorėt mė tė afėrt. Dhe gjithēka shoqėrohej me batare duartrokitjesh qė kumbonin si plumba mbi njerėz tė pafajshėm. Pėrpara publikut erdhėn dokumente, kabllograme, pjesė ditari, autokritika dhe urdhra tė firmosur nga vetė Enver Hoxha, i cili urdhėronte “dekorimin” e sa e sa figurave tė shquara tė Luftės Antifashiste, tė politikės antikomuniste dhe rivalėt e tij politikė. Dokumentari u hap e u mbyll me njė material filmik nė ditėn e fundit tė jetės sė diktatorit, ku pamja e tij nuk i shėmbėllente as hijes sė figurės sė dikurshme. E shoqja e shtyn nė kopshtin e vilės, ndėrsa ai ka tė stampuar nė fytyrė njė buzėqeshje-ngėrdheshje, ndėrsa vėshtrimin e ka tė njė tjetėr bote. Ky ishte imazhi i tij i fundit lėnė mbi tokė.
Panorama
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Berisha: S’do mbėshtesim Nanon
Kryeministri konfirmon qėndrimin e PD-sė nė mbledhjen me dyer tė mbyllura tė Grupit
“Do kemi kandidatin tonė, procesi do tė jetė kushtetues”
Kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar sėrish dje qėndrimin e PD-sė pėr zgje-dhjen e Presidentit tė ri tė vendit.
Nė mbledhjen e Grupit Parlamentar, pasi u larguan mediat, kreu i qeverisė diskutoi pėr pak minuta me deputetėt mbi debatin mė tė fundit nė vend. Duke marrė shkas edhe nga fushata qė ka nisur ish- kryeministri i PS-sė, Fatos Nano, Berisha u shpreh se PD-ja nė kėtė garė do tė ketė kandidatin e saj. Ai tha se shumica nuk mund ta mbėshtesė liderin historik tė sė majtės, ndėrkohė qė u kėrkoi deputetėve qė nė daljet e tyre nė media tė ndjekin pikėrisht kėtė linjė. “Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė sensitive. Ky do tė jetė njė proces fund e krye kushtetues. Ne do tė kemi kandidatin tonė nė kėtė garė dhe nė kėtė kontekst do tė kėrkoja qė tė bėni kujdes me deklaratat nė media pėr tė mbajtur pikėrisht kėtė qėndrim. Ne nuk mund tė mbėshtesim liderin historik tė sė majtės”, mėsohet tė ketė thėnė Kryeministri Berisha nė mbledhjen e djeshme tė Grupit Parlamentar. Komunikimi i kreut tė maxhorancės me deputetėt ka zgjatur vetėm pak minuta, pasi asnjėri prej anėtarėve tė Grupit Parlamentar nuk e ka vazhduar bisedėn. Dy ditė mė parė, Kryeministri tha se PD-ja do tė mbėshtesė njė nga personalitetet e saj pėr postin e Presidentit. “Pėr sa u pėrket emrave tė tjerė, ju garantoj prapė se nė mendjen time nuk ekziston as edhe njė emėr, as i konfirmuar, por as edhe i pėrjashtuar nga emrat qė qarkullojnė. Kam theksuar se do tė jetė njė personalitet i Partisė Demokratike, dhe Partia Demokratike ka njė grup personalitetesh me kontribute thelbėsore nė procesin e zhvillimit tė vendit. Cili do tė jetė prej tyre? Kjo do tė jetė njė ēėshtje jo vetėm e imja, e forumeve tė Partisė Demokratike, e konsultimeve mė tė gjėra me tė gjithė faktorėt, me aleatėt, por nuk pėrjashtoj nga konsultimet absolutisht edhe opozitėn”, u shpreh Berisha. Ai ka pėrjashtuar vazhdimisht mundė-sinė pėr tė kandiduar vetė pėr postin e kreut tė shtetit, ndėrkohė qė e la tė hapur mundėsinė e njė takimi me Fatos Nanon. “Ish-kryeministri Nano nuk ka kėrkuar ndonjė takim me mua, tė paktėn nė dijeninė time. Natyrisht, qėndrimet e mia pėr ēėshtjen tashmė janė tė njohura, por ish-kryeministri Nano e ka derėn e hapur nė ēdo rast qė ai kėrkon tė takohet me Kryeministrin aktual”, u shpreh Berisha. Partia Demokratike ende nuk ka nisur mbledhjen e forumeve tė saj, Kryesinė dhe Kėshillin Kombėtar, por deputetė tė ndryshėm kanė propozuar edhe emra konkretė nga radhėt e selisė blu. Nė jo pak raste ėshtė propozuar emri i kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli, ndėrkohė qė ėshtė lakuar edhe emri i kryetarit tė Komisionit tė Jashtėm, Fatos Beja.
Panorama
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Arvizu i jep mbėshtetje: Kemi nevojė pėr njė lidership pozitiv, Nano ėshtė i tillė
Ish-kryeministri me ambasadorin e SHBA. Arvizu: S’po zgjidhet njė ministėr, por Presidenti.
“Kemi nevojė pėr njė lidership pozitiv, Nano ėshtė i tillė”
Ish-kryetari socialist Fatos Nano mori dje mbėshtetje nga ambasadori amerikan nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, pėr garėn e tij presidenciale.
Nė turin e tij pėr kėtė garė, Nano dhe Arvizu biseduan pėr rreth 90 minuta nė restorant “Piazza” nė qendėr tė Tiranės, ndėrsa nė pėrfundim tė tij, dy personalitetet iu pėrgjigjėn interesit tė mediave. Ambasadori amerikan tha se gara pėr President bėhet interesante kur dhe nė media janė shfaqur dhjetėra kandidatė, duke sjellė nė vėmendje dhe emisionin televiziv “Zonė e lirė” tė Arjan Ēanit nė Klan. “Ashtu si shumė shqiptarė, njė nga programet e mia tė preferuara ėshtė ‘Zonė e lirė’, zoti Ēani jam duke ju ndjekur edhe ju gjithashtu. Ēdo javė ėshtė interesante tė shikoj listėn e kandidatėve qė ai ka, tė 12 apo 15 personave kryesorė. Por qartazi disa kandidatė janė mė seriozė se tė tjerėt dhe zoti Nano ėshtė nė kėtė kategori dhe pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme qė tė vazhdojmė diskutimet tona”, u shpreh Arvizu. Sipas tij, procesi i pėrzgjedhjes sė Presidentit nuk ėshtė i njėjtė me atė tė emėrimit tė njė ministri, ndėrsa theksoi se ai duhet tė jetė krejtėsisht kushtetues dhe plotėsisht shqiptar. “Dua tė nėnvizoj se ky ėshtė njė proces plotėsisht shqiptar. Por ėshtė njė proces qė ka shumė implikime, qė kanė lidhje me tė ardhmen e kėtij vendi, sikurse edhe me marrėdhėniet e Shqipėrisė me faktorin ndėrkombėtar, integrimin nė BE dhe marrėdhėniet me SHBA. Ne nuk po flasim pėr emėrimin e njė ministri tė kabinetit qeveritar, por bėhet fjalė pėr Presidentin e Republikės sė Shqipėrisė, kėshtu qė parakushtet janė tė vendosura qartėsisht nė Kushtetutė dhe ky duhet tė jetė njė proces kushtetues. Jam besimplotė qė Kryeministri dhe ēdo shqiptar e kupton fare mirė kėtė gjė”, u shpreh Arvizu. Por ambasadori amerikan nė Tiranė nė deklaratėn e djeshme vlerėsoi dhe qėndrimin e Fatos Nanos ndaj ngjarjeve tė 21 janarit. Sikurse shumė shqiptarė tė enjten kanė ndjekur zotin Nano nė intervistėn e Sokol Ballės, ai nėnvizoi disa pika siē ishte ajo e 21 janarit. Mendoj se komentet qė ai bėri lidhur me 21 janarin, duken si mė objektivet, mė tė baraspeshuarat dhe mė tė mirėmenduarat qė kam parė deri tani nga ndonjė. Ka pasur njė parlamentar qė nuk ka qenė dakord me qėndrimin e zotit Nano, dhe ai parlamentar ka tė drejtė tė mbajė pikėpamjet e tij. Por unė nuk jam absolutisht dakord me tė. Kur e them kėtė gjė, po mendoj familjet e atyre viktimave, pėr kujtimin e atyre personave qė janė vrarė, pėr tė mirėn e kėtij vendi; Ne kemi nevojė pėr njė proces shėrimi, kemi nevojė pėr njerėz qė japim mendime tė vyera dhe kujdesen pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Ato qė nuk na nevojiten, janė komentet e lira qė janė bėrė vetėm pėr njė pėrfitim tė shkurtėr politik. Ne kemi nevojė pėr njė lidership pozitiv dhe mendoj se shumė nga kėto gjėra pozitive janė tė tipizuara tek njė person si Fatos Nano”, u shpreh Arvizu.
Nano
Pas takimit, edhe Nano iu pėrgjigj interesimit tė medias duke thėnė se “takimi me ambasadorin Arvizu ishte pjesė e konsultimeve qė kam nisur. Ndajmė arsyetime tė njėjta me ambasadorin Arvizu”. I pyetur nėse gėzon mbėshtetje tė plotė nė PS, Nano tha se “kur tė takojė zotin Rama, do tė riaktivizoj tė gjithė solidaritetin e shpallur edhe tė fjetur tė sė majtės nė mbėshtetje tė ofertės qė vjen nga lideri historik i saj”. I pyetur nėse garimi i tij mund tė shkaktojė bllokime dhe pėrplasje tė reja politike, Nano tha se “kam avancuar dhe do avancoj me oferta qė zgjidhin problemet dhe ju e dini qė unė jam njeriu mė i arsyetuar i tėrheqjeve qė i shėrbejnė vendit”.
Panorama
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Meta: Nano, njeri me kontribute
Kreu i LSI-sė, Ilir Meta, deklaroi pak ditė mė parė se “pavarėsisht nga diagrami i raporteve tė mia me zotin Nano nė tė kaluarėn, duhet tė vlerėsojmė qė ėshtė njė politikan me eksperiencė, i cili ka dhėnė kontribute pėr t’i shėrbyer shtensionimeve politike nė momente serioze. Njė politikan qė i ka shėrbyer rrotacionit demokratik tė pushtetit. Nė kėtė drejtim, pėr mua mbetet shumė i rėndėsishėm angazhimi i tij dhe preokupimi i tij pėr t’i shėrbyer procesit tė integrimit europian”.
Panorama
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
SHEKULLI ONLINE
Farsa qesharake e zgjedhjes sė Nanos presidentKlodian Leka
Tejmbushja e tė pėrditshmeve gazetareske me shkronja kapitale mbi zhvillimin e negociatave ndėrmjet ish kryeministrit Nano dhe ambasadorit amerikan nė Tiranė,si proces pėr zgjedhjen e njė Presidenti Republike autonom dhe pėr qytetarin po dėshmojnė se kuotat e kushtėzuara prej organizmave ndėrkombėtarė pėr njė proēes demokratik, nuk po pėrmbushen.
Fillimisht, ambasadori amerikan Arvizu nuk po manifeston kurrfarė serioziteti dhe po shndėrrohet nė simetri e klasės politike me darkat e tij nė restorante tė ndryshme tė kryeqytetit, ku tradicionalisht zgjidhen dhunuesit e institucioneve mė tė ēmuara shtetformuese, e sė dyti, po shkel dhunshėm sovranitetin shtetėror me pėrzierjen nė punėt e brendshme tė Republikės.
Po ashtu, nėse zgjedhjen e njė Presidenti pėr qytetarin dhe mbi palėt e sheh si tejet tė rėndėsishėm, do tė ishte mė e drejtė tė hidhte sytė mbi shoqėrinė civile dhe individin qė mund ti pėrgjigjej mė shėndetshėm kėrkesės sė qytetarit,qė ka tė drejtėn e tij politike pėr zgjedhjen e simbolikės kolektive, e jo pėrzgjedhjen e njė individi qė simbolizon shkatėrrim. Nuk duhet ta pėrjashtojmė faktin se pėr gjendjen e mjerueshme mban njė pėrgjegjėsi tė konsiderueshme pėr faljen e pushtetit Berishės nė kohėn kur politika e tij e mbrapshtė po merrte fund. Po tė mos ishte Nano nuk do ngjante Gėrdeci, ekonomia e shkatėrruar dhe njė regres total pėr atdheun, se nuk do tė ishte Berisha. Sdo ngjante as njėzetenjė janari.
Qartazi mė sillet ndėrmend mendimi filozofik i Hegelit: Personazhet historike pėrsėriten dy herė. Herėn e parė si tragjedi, tė dytėn si farsė, ju kundėrpėrgjigj Karl Marks. Dhe Nano u shemb nė peshėn e pushtetit tė tij tė kalbėzuar, si njė tragjedi me pasoja shkatėrruese pėr shoqėrinė dhe shtetin, ndėrkohė, tashmė na shitet si farsė, si i ndėrmjetėm,me pėrgjegjėsi dhe tejet demokratik.
Por farsa mbetet farsė, dhe mė shkatėrruese se tragjedia. Riaktivizimi i celulave mbėshtetėse tė ish kryeministrit tek socialistėt na dėshmon qartazi ripėrsėritjen e gjendjes: zgjedhja e Nanos President do formėsonte njė luftė midis Ramės kryeministėr dhe Nanos President. Si Topi me Berishėn,simetrikisht, nė tė njėjtėn trajtė.
Ndėrkohė, humbėsit si gjithmonė do jemi ne, populli.
Nė njė riciklim figurash, gjendjesh, shkatėrrimesh. Ripėrsėritje e vendnumėrimit njėzetenjėvjeēar. Po zgjidhja? Zgjidhja ėshtė zgjedhja e Presidentit drejtėpėrsėdrejti nga elektorati.
une nuk ia thom politikes, por kjo pyetje me intrigoi ti jap pergjigjen si me poshte:
Se pari, nuk ka asnje vendim shteteror qe denon diktatorin, ti heqe tituj apo dekorata etj.
familja e diktatorit ka te drejte te kandidoje si te gjithe te tjeret qytetare: kushtet jane mosha dhe qendrimi ne Republiken e Shqiperise ne nje kohe te caktuar.
mua me duket se personi me i pershtatshem nga familja e diktatorit eshte sokoli ... i shoqi i liljanes apo illirianes ... kaq mjafton.
Eshte plotesisht e drejta e tij,e ne anen tjter kjo natyrisht varet nga votuesit Shqipetar...
Ka erdhur koha qe NANO-BERISHA dhe gjithe kjo klike e politikes se vjeter te ikin dhe ti lirojne vendin TE RINJVE dhe IDEVE TE REJA, qe te ece me ne fund ky vend perpara se ka 22 vjet qe po ecen vetem mbrapsht
Krijoni Kontakt