Germo Nano , germo....... se do gjesh Edin e ngordhur.![]()
Germo Nano , germo....... se do gjesh Edin e ngordhur.![]()
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Rama kundėr Idrizit dhe Metės pėr Nanon: Emri qė mė ka sugjeruar Kadare
Share
1
Argumente Hėnė, Qershor 11th, 2012
Berisha, Patozi, Meta, Rama, Ruēi e Idrizi dje gjate tryezes per Presidentin
Idrizi propozoi emrin e ish-liderit tė PS, e pėrkrah Meta. Ja 6 emrat qė u debatuan dje gjatė negociatave.
Kreu i PS: Kadare mė ka sugjeruar zv.shefin e Shtabit tė Ushtrisė.
Tryeza e djeshme e partive parlamentare nuk arriti konsensusin me opozitėn, por zgjodhi emrin e kandidatit tė maxhorancės pėr President. Analisti i njohur i medias, ish-ministėr dhe ekspert i ekonomisė, Artan Hoxha, ėshtė kandidati qė mori dje pas tri orė diskutimesh pėlqimin dhe mbėshtetjen e partive parlamentare tė maxhorancės. I propozuar nga Ilir Meta, Hoxha ėshtė mbėshtetur gjerėsisht nga Partia Demokratike, ndėrsa pėr Edi Ramėn ai ėshtė cilėsuar si analist jo shumė i pavarur.
Emrat e maxhorancės
Dita e djeshme u konsiderua nga tė gjithė si vendimtare nga ku tė gjithė do tė mėsonim emrin e Presidentit tė ri, i cili ose do tė ishte konsensual, ose i pranuar nga tė gjitha partitė e maxhorancės. Nė orėn 19:00, ashtu siē ishte paracaktuar, mbėrriti nė Kryesinė e Kuvendit kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi e pas tij, kreu i LSI-sė Ilir Meta. Shpėtim Idrizi mbėrriti pak pas Metės, ndėrsa Rama dhe Ruēi mbėrritėn nė orėn 19:20. I fundit, i cili shėnoi dhe nisjen e takimit, tė parit mes tė gjitha partive parlamentare pėr zgjedhjen e Presidentit, mbėrriti Kryeministri Berisha. Nė tryezė mungoi Fatmir Mediu, i cili ndodhej nė Itali, por kishte dhėnė pėlqimin e tij pėrmes konsultave telefonike me Kryeministrin pėr emrat. Qė nė nisje tė takimit, Kryeministri Berisha ka paraqitur njė listė me katėr emra, pėr tė cilėt ishte rėnė dakord nga partitė e maxhorancės. Arben Imami, ministėr i Mbrojtjes, Bujar Nishani, ministėr i Brendshem, Artan Hoxha, analist, ish-ministėr dhe Petraq Milo, kėshilltar i Kryeministrit, ishin emrat e maxhorancės pėr tė cilėt kėrkoi nga opozita njė pėrzgjedhje tė njėrit prej tyre. Por kreu socialist i hodhi poshtė kėta emra duke i cilėsuar politikė. Pėr Ramėn, emrat e Imamit dhe Nishanit ishin tė papranueshėm qė tė merrnin mbėshtetjen e opozitės, pasi ata ishin ministra tė qeverisė dhe anėtarė tė forumeve drejtuese tė PD. Edhe emri i Petraq Milos ėshtė refuzuar nga Rama, si kėshilltar i Kryeministrit. Por kryesocialisti ka rrėzuar edhe emrin e Artan Hoxhės, analistit tė njohur, duke e cilėsuar atė si tė ekspozuar shumė kundėr opozitės nė analizat, shkrimet dhe qėndrimet e tij nė media. Nė kėtė mėnyrė, e gjithė lista e maxhorancės u rrėzua nga opozita.
Nano
Burime nga takimi me dyer tė mbyllura bėjnė tė ditur se Shpėtim Idrizi, kreu i PDIU-sė, ka propozuar disa herė emrin e Fatos Nanos si kandidat konsensual. Propozimi i tij ėshtė mbėshtetur edhe nga Ilir Meta, i cili ka kėrkuar qė aktorėt nė tryezė ta konsiderojnė kandidaturėn e ish-kryeministrit socialist. Por ėshtė kundėrshtuar prerė nga Edi Rama dhe Gramoz Ruēi, tė cilėt kanė insistuar nga fillimi deri nė fund tė takimit tek njė kandidaturė jo tė fortė politike qė do ti afronte palėt.
Kadare
Nga ana e tij, Edi Rama, i cili ka kėrkuar njė proces jo tė imponuar, sipas tij me emra qė vijnė nga maxhoranca, ka propozuar emrin e Aleksandėr Lleshit. Ismail Kadare mė ka propozuar emrin e zv.shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Aleksandėr Lleshit, mėsohet tė ketė thėnė Rama nė takimin e djeshėm. Emri i Lleshit ėshtė kundėrshtuar fillimisht nga Patozi. Kemi 10 vite qė kėrkojmė emra nga ushtria, Ne nuk jemi vend ushtarak qė tė ta bėjme Presidencėn ushtarake, mėsohet tė jetė shprehur Patozi. Mė pas, maxhoranca nuk e ka marrė nė konsideratė emrin e zv.shefit tė Shtabit tė Ushtrisė. Nė pėrfundim tė debateve, partitė e maxhorancės kanė mbėshtetur njė figurė jashtė politikės, duke i dhėnė mbėshtetje maksimale Artan Hoxhės, ndėrsa Edi Rama e ka refuzuar atė, duke mbyllur nė kėtė mėnyrė dhe takimin.
Kandidatet e propozuar nė tryezė
. Fatos Nano, ish-kryeministėr
. Arben Imami, ministėr i Mbrojtjes
. Bujar Nishani, ministėr i Drejtėsisė
. Petraq Milo, kėshilltar i Kryeministrit
. Artan Hoxha, analist, ish-ministėr
. Aleksandėr Lleshi, zv.shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė
Nano
Kandidati i vetėshpallur pėr postin e Presidentit tė ri, ish- kryetari socialist Fatos Nano priste qė tė propozohej nga kryetari aktual i PS nė tryezėn e djeshme. Pėrmes disa letrave dhe thirrjeve publike, Nano i ka kėrkuar Ramės, Ruēit por dhe deputetėve socialistė qė tė mbėshtesnin kandidaturėn e tij me firma dhe me votė nė Parlament. Nė asnjė rast Rama nuk i dha mbėshtetje kandidaturės sė Nanos, dhe asnjėherė nuk u shpreh qartė se nė ēfarė kushtesh Nano mund tė mbėshtetej prej tij, por e ka cilėsuar atė pa lidhje me PS
Meta: Statusi i kandidatit srrezikohet nga Presidenti
Meta dje pas tryezės pėr Presidentin
Kreu i LSI-sė, Ilir Meta, hodhi poshtė pretendimet e liderit tė PS-sė, Edi Rama, se mosgjetja e konsensusit pėr Presidentin rrezikon pėr tė tretin vit statusin e vendit kandidat. Nė njė prononcim pėr mediat nė pėrfundim tė takimit tė mbrėmshėm, Meta tha se statusi pengohet nga lufta politike dhe jo nga emri i Artan Hoxhės. Statusi nuk mund tė rrezikohet pėr shkak tė emrit, absolutisht. Aq mė tepėr ju siguroj pėr shkak tė emrit tė zotit Artan Hoxha. Nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr statusin, pėrkundrazi, pėrbėn njė mundėsi me profilin e tij, me njohuritė e tij, me dijenitė e tij. Statusi ėshtė penguar dhe mund tė pengohet nga fryma konfliktuale e politikės shqiptare. Dihet se cilat kanė qenė dhe janė 12 prioritetet. Dihet se cilat janė prioritetet kyēe qė duhen pėrmbushur sa mė shpejt. Ėshtė realizuar njė proces. Ky proces nuk ka qenė perfekt, pėr kėtė ne jemi tė bindur, por absolutisht qė ka qenė njė proces gjithėpėrfshirės, ka qenė njė proces tepėr i debatueshėm, u shpreh Meta.
ARISTIR LUMEZI
panorama
.
tos delenxhiut i qenkan mbaru paret e rrembyera me korrupcion, dhe xhoi nuk i jep me per rrush e kumbulla ... nuk arriti te merrte ndonje post ne organizma nderkombetare - ata e njohin me mire se ne ... nuk i mbeti gje tjeter veēse te rrembente postin e prezidjentit, nuk arriti dot ... i iku thela ...
mirepo nevoja per para po i behet akute, ndaj kerkon te fitoje "partajn" ... dhe sipas logjikes katoviciane te rrotacionit, vjetin e ardhshem specialistat fitojne zgjedhjet ... dhe po fitoi partajn, fiton kryeministrin, dhe Shqiperia do te kaloje ne nje dore tjeter korrupcioni, mbase i permasave te pa-para ...
Zhvillime interesante ne krahun "roze" te partise punes
Nano-socialistėve:
Tė marrim nė dorė fatet e PS, Rama iu zhyti nė krizė
TIRANE - Lideri historik i sė majtės lėshoi akuza tė forta nė dejtim tė kryetarit tė PS-sė,e Edi Rama, duke u bėrė thirrje socialistėve tė marrin nė dorė fatet e PS-sė. Sipas Nanos, Rama e ka zhytur PS-nė dhe Shqipėrinė nė krizėn e padijes dhe paaftėsisė sė tij.
Tė dashur miq socialistė! U bėnė vite tashmė qė Edi Rama nuk pėrfaqėson mė socialistėt apo interesat e tyre. U bėnė vite tashmė qė Edi Rama pėrfaqėson vetėm njė klan uzurpator e pervers humbarakėsh e frikacakėsh qė u ka shkaktuar socialistėve vetėm humbje, dhembje e nėpėrkėmbje, sikurse e ka zhytur Shqipėrinė nė kriza tė njėpasnjėshme. Edi Rama ėshtė mbjellėsi i krizave, urrejtjes dhe humbjes. Edi Rama nuk e ka mė mundėsinė qė tė jetė Pėrfaqėsuesi, Zėri e aq mė pak Lideri i Socialistėve.0 shprehet Nano.
Nė ditėn e 21-vjetorit tė themelimit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano kėrkon mbėshtetje pėr tė marrė sėrish drejtimin e PS-sė, nė mėnyrė qė siē shprehet ai, socialistėt tė shembin sistemin humbės qė ka instaluar kryetari aktual Edi Rama.
Unė tashmė u vetėofrohem tė gjithė socialistėve dhe popullit opozitar qė sė bashku tė marrim fatet e Partisė Socialiste dhe tė Shqipėrisė nė duart tona e tė mos lejojmė mė qė humbjet e parreshtura tė socialistėve tė kthehen nė humbje pėr Shqipėrinė, nėpėrkėmbja e socialistėve tė kthehet nė nėpėrkėmbje pėr Shqipėrinė, kriza e Edi Ramės tė qėndrojė si kėrcėnim e ndėshkim krizash pėr Shqipėrinė. Unė shpreh e ritheksoj edhe njėherė mirėbesimin tim, e i bėj thirrje Partisė Socialiste, Kryetarit tė Grupit Kuvendor tė PS Gramoz Ruēi, dhe drejtpėrdrejtė tė gjithė deputetėve tė PS qė nė kėto momente kaq tė rėndėsishme pėr fatet e Shqipėrisė tė bėhen dalėzotsa, tė rigjejnė dinjitetin, tė marrin vendime tė drejta nė tejkalimin e kėtij ngėrēi politik tė stėrzgjatur. Ngrihuni pėrtej limbos sė Kryetarit aktual Edi Rama, dhe bėjeni Partinė Socialiste dhe Shqipėrinė fituese me Fatos Nanon. Tė bėhemi bashkė qė tė fitojmė bashkė!- nėnvizon Nano.
Nano: Berisha i papėrgjegjshėm, po pengon integrimin e vendit
Lėvizja Nano pėr Fitoren e Socialistėve nė njė deklaratė pėr mediat akuzon qeverinė se po pengon pėrparimin e e axhendės sė integrimit dhe pėr kėtė i gjithė faji bie mbi papėrgjegjshmėrinė e Berishės.
“Sali Berisha u dėshmua ndarės dhe dėmtues i axhendės sė integrimit europian tė Shqiperisė nė procesin e zgjedhjes se Presidentit, sikurse edhe nė tė gjithė administrimin e procesit tė reformave qė ndihmojnė integrimin nė periudhėn post zgjedhjes sė Presidentit. Sali Berisha sot u deklarua i hapur pėr takim me kryetarin e PS-sė, Edi Rama, ndėrsa ėshtė e qartė pėr ēdo mendje tė shėndoshė se ai po bėn lojė politike tė ngushte e meskine partiake me ftesa e qėndrime provokative, duke i ofruar opozitės njė konsensus negativ kryetaresh, nė mėnyre qė tė ēmontojė dhe zhbėjė betejat dhe qėndrimet parimore pėr njė reformė parlamentare dhe reformė zgjedhore nė pėrputhje me interesin kombėtar, qytetar, demokratik dhe integrues europian”, thekson Nano.
Shekulli
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
i di shoku fatjos allishverishet ndermjet kryetareve, ndaj nuk eshte i qete (mendersiht, fizikisht dhe financiarisht) qe nuk mer pjese aktive ne ndarjen e tortes "udheheqsore" ... fatjosi mbetet zhabe kenetore buzuk-punisto-nomenklatore ...
Krijoni Kontakt