Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 207
  1. #191
    Meta: Nuk e pėrjashtojmė Nanon si kandidat


    Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ,Ilir Meta, tha dje se nuk paragjykon emrin e Fatos Nanos pėr President. I pyetur dje nga “Panorama”, Meta tha se “nuk e pėrjashton Nanon si kandidat pėr President”. Gjatė njė komunikimi me gazetarėt, Meta deklaroi se LSI nuk paragjykon asnjė emėr. “LSI nuk ka pėrjashtuar asnjė emėr, sepse nuk paragjykon askėnd. Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė investuar qė nė fillim tė kėtij procesi dhe do tė investohet deri nė fund pėr njė proces kushtetues dhe pėr njė President sa mė konsensual”, pohoi kreu i LSI-sė. Meta theksoi gjithashtu se LSI-ja nuk i ka pėrjashtuar nė asnjė rast emrat politikė pėr t’u zgjedhur si kryetar shteti. “Nuk janė pėrjashtuar emrat politikė pėr arsye tė paragjykimeve ndaj politikanėve tė caktuar, por ėshtė bėrė njė pėrpjekje pėr emra dhe profile qė mund tė gjenin mė lehtė konsensusin, pasi e theksoj qė Shqipėria ka politikanė dhe politikane qė mund ta realizojnė shumė mirė detyrėn e Presidentit tė Republikės, por konflikti politik qė kemi pasur, sidomos gjatė viteve tė fundit, e ka bėrė tė vėshtirė gjetjen e konsensusit pėr emra politikė. Nėse kjo gjė do tė ishte e mundur, pėrse jo. Megjithatė ,do tė tentohet ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, pėr emra sa mė konsensualė”, theksoi Meta. Pas tėrheqjes sė kandidatit Xhezair Zaganjori nga gara presidenciale, kryetari i LSI-sė deklaroi dje se duhet zhvilluar njė tryezė e dytė e nivelit tė lartė midis Kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama, pėr gjetjen e njė emri konsensual. Gjatė njė prononcimi pėr mediat, Meta ka lėshuar tone kritike pėr qėndrimin e kreut tė opozitės pėr tė mos pranuar me ēdo kusht emrin e Xhezair Zaganjorit dhe duke i quajtur kapriēo qė duhet tė marrin fund. Kreu i LSI-sė pohoi se dita e diel ėshtė njė mundėsi qė nuk duhet shpėrdoruar nga partitė politike pėr tė “kurorėzuar” njė emėr konsensual pas votimit nė raundin e katėrt qė do tė zhvillohet ditėn e hėnė. “Ndaj, theksoj rėndėsinė edhe tė njė takimi tjetėr tė nivelit mė tė lartė, tė z. Berisha dhe tė z. Rama, njė format qė ata do ta gjykojnė tė arsyeshėm dhe tė pranueshėm, deri ditėn e nesėrme, nė mėnyrė qė gjatė kėtyre 48 orėve tė arrijmė njė konsensus, i cili natyrisht qė nuk do tė jetė i lehtė, por qė nuk ėshtė i pamundur”, deklaroi Meta.


    Panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #192
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Do t'kemi presidentin e pare ne bote qe e nget
    makinen vet, ndersa truprojat ulen mbrapa...
    Nga X5 qe ka, meqe behet president le te marre X6.....

    .
    mos harroni Shkallnuerin e viteve me pare ... ky delenxhi pijetar i papergjegjshem nuk e ka problem ta beje gjithe Shqiperine Shkallnuer ... me vellain e tij siamez, salijevin, per hir te manise te pakufi dhe skrupull per pushtet ...

  3. #193
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    pokermen-a koti, qesharake bile, dihet qe ne fillim qe As-at i kane nen menge
    bejn gjasme si te komplikum, perdorin fanda spathi tip zaganjoresh, per te nxjerre "Ass"in-b'ythen fatos ne tavoline...dihej me kohe, corbe e shpifur komunistesh

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    -

    Rama kunder Nanos: Japim vetem votat e konsensusit

    Edi Rama foli dje ne emer te Kryesise se PS, duke deklaruar se kjo parti eshte e vendosur te mos propozoje emra per kandidature presidenciale dhe se qellimi i vetem eshte te jape numrin e nevojshem te votave per zgjedhje konsensuale. Kreu socialist ka nenkuptuar keshtu dje pas mbledhjes se Kryesise, ate qe me heret e kishte thene shkoqur ne intervista televizive se PS nuk deshiron te paraqese kandidatura. I pyetur ne daljen per media lidhur me kandidimin e Nanos, Rama konfirmoi pikerisht dhenien e votave thjesht per te plotesuar numrin e nevojshem per t'u konsideruar konsensual, presidenti i ri: Jemi shume transparente dhe shume te qarte. Ne duam konsensus dhe konsensusi gjendet ne komunikimin qe mundeson dakordesine mes paleve. Kjo do te thote se ajo cka eshte primare eshte principi baze i konsensusit dhe pastaj artikulimi i tij eshte nje ceshtje e dialogut dhe e dakordesise mes paleve. Partia Socialiste i ka qendruar dhe i qendron me konfirmim te plote te Kryesise se saj, bindjes se cka e con perpara kete proces eshte venia ne dispozicion e numrave ne parlament nga ana jone per konsensus, asnje devijim nga kjo linje e drejte parimore", - deklaroi z.Rama.

    I pyetur a do ta votonte nje president nese do te ulej ne tavoline me bisedime me z.Berisha, z.Rama dha kete pergjigje: "Ne nuk kerkojme asnje ekskluzivitet ne autoresine e emrit te mundshem qe mund te prodhoje nje proces dialogu, por kerkojme vetem mundesine per te qene bashkautore dhe bashkepergjegjes per Presidentin apo Presidenten qe do te zgjedhim. Qe do te thote nje kornize e qarte brenda se ciles palet operojne ne harmoni me interesin qe i ul ne tavoline, pa asnje dyshim e nxjerr emrin e Presidentit apo Presidentes te Republikes. Une jam absolutisht i bindur per kete. Eshte vetem ceshtje vullneti politik per te vendosur interesin kombetar qe eshte i perputhur plotesisht si rralle me konkretesine e ceshtjes dhe qe do te thote nje president konsensual per nje prove te kaluar me sukses, per nje rruge te hapur drejt zgjidhjes se tre pikave te tjera dhe per nje adresim te paleve si perfaqesues te te njejteve shqiptare, qe qofshin socialiste, qofshin demokrate, qofshin cfaredoqofshin duan Bashkimin Europian. Ne nuk behemi pjese e nje procesi te njeanshem. Ketu ceshtja eshte se duke i shkuar verberisht rruges se parashkruar nga Kushtetuta ne kete moment kur germa eshte me pak e rendesishme se fryma per shkak te situates, ne te cilen ndodhemi, fatkeqesisht behet nje atentat kunder interesit kombetar qe lidhet me statusin e kandidatit. E per kete arsye besoj se nuk gaboj nese them se ndjej nje vetedijesim edhe te pales tjeter. Nuk e di se deri sa ky vetedijesim mund t'i coje ne zgjidhjen perfundimtare, por jam i bindur qe edhe fakti qe sot ne jemi perpara raundit te katert flet per nje situate qe deri nje muaj e gjysme perpara pakkush mund ta parashikonte, ne te cilen palet bejne perpjekjet e tyre per te mos u bere pergjegjese perpara historise europiane te ketij vendi".

    Nje argument tjeter ne daljen e djeshme per media ishte dhe se nese PD zgjedh me aleatet e saj Presidentin e ardhshem te Republikes dhe ky do te jete nje kandidat nga radhet e mazhorances, a do te kete nje moment reflektimi PS perse nuk votoi Zaganjorin si kandidat jo politik. Rama tha se ne rast se keshtu do te ndodhe, "atehere PS do te ndjehet shume keq per faktin se u vra nje shans i madh qe ishte ne duart e te gjitha paleve per te shtyre perpara Shqiperine ne rrugen e integrimit evropian".

    Ne fakt kryeministri diten e fundit ka folur shpesh per editorialin e z.Rama per bashkimin e votave per rrezimin e qeverise. A do t'i vazhdoje z.Rama t'i qendroje editorialit? "Vazhdoj t'i qendroj. Dhe sa me shume ai flet aq me shume une them qe nuk eshte keq qe te kesh kryeministrin lexues kaq obsesiv te atyre qe shkruan si kryetar i opozites. Keshtu qe eshte nje frymezim i shtuar per editoriale te tjera qe do ta lene kryeministrin pak pa gjume, por kjo eshte detyra jone, t'i prishim gjumin njeri tjetrit".



    Fino: Kemi emra, nese na jepet mundesi per konsensus



    Deputeti Bashkim Fino deklaroi pas mbledhjes se Kryesise se Partise Socialiste se opozita do te jape emra per postin e kreut te shtetit, vetem ne momentin qe mazhoraca do te jape mundesi per konsensus. Fino u shpreh se ne momentin qe nuk ka ende negociata, Partia Socialiste nuk do te dale me emra per kreun e shtetit. Ai theksoi se Kryesia mori vendimin per te mandatuar kryetarin e Grupit Parlamentar Gramoz Ruci per te negociuar me kreun e grupit te PD-se, Astrit Patozi. Sipas tij, negociatat duhet te vazhdojne me linjen e konsensusit per zgjedhjen e kreut te shtetit. "Vendosem qe kreu i grupit Parlamentar te PS t'i beje nje ftese kreut te grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, per te vazhduar ne ate linje, per te cilen PS ka qene per konsensus. Te ulemi ne tavoline dhe pastaj, nese ata na japin mundesine e konsensusit, do te kemi emra", - u shpreh dje deputeti i PS-se, Bashkim Fino.

    Malaj: Diskutuam per me te miren e Shqiperise

    Deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Arben Malaj, tha dje pas mbledhjes se kryesise se gjate zhvillimit te saj nuk ka pasur debate, por vetem diskutime. I pyetur nga gazetaret, Malaj u shpreh se nuk ka pasur debate me kreun e PS-se, por eshte diskutuar vetem per me te miren e Shqiperise. "Nuk kemi debatuar, kemi diskutuar per ate qe eshte me e mire per Shqiperine", - u shpreh dje Malaj. Deputeti Malaj eshte nje nga anetaret e Kryesise qe ka deklaruar ne menyre te hapur se PS-ja dhe kreu i saj duhet te kandidojne Fatos Nanon per ne krye te shtetit. Malaj gjithashtu ka mbrojtur qendrimin se PS duhet te kete nje strategji te qarte konkurruese ndaj mazhorances.

    ---------------



    dridhe edvin dridhe..


    -
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-06-2012 mė 15:15

  5. #195
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Nano, thirrje PS-sė: Ta fitojmė kėtė garė bashkė


    TIRANĖ- Lėvizja “Nano pėr president” ka reaguar me njė deklaratė pėr mediat pas zhvillimeve mė tė fundit nė procesin e zgjedhjes sė presidentit dhe tėrheqjes nga gara tė tė zgjedhurit tė maxhorancės, Artan Hoxha.
    Duke kujtuar se Fatos Nano po ndjek me vėmendje kaosin e krerėve tė partive politike, lėvizja thekson se ai mbetet i vetėofruar pėr klasėn politike e publikun, pėr tė pasur konsensusin e palėve ose pėr tė fituar nė garėn nė Kuvend.
    Ai i ka bėrė thirrje Partisė Socialiste qė tė vendoset nė lartėsinė qė e kėrkon momentin, qė duke “bashkuar traditėn, historinė, ta fitojmė kėtė garė bashkė.”
    Deklarata e plote
    “Fatos Nano po ndjek me vėmendje tė gjithė kėtė kaos total qė po shkaktojnė Kryetarėt e Partive tė cilėt tashmė pėr shkak tė llogarive e axhendave tė tyre tė ngushta partiake, po e kthejnė procesin e zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės, nė njė proces tė turpshėm dhe nė njė rrezik tė madh pėr fatet e vendit dhe tė integrimit europian.
    Turp dhe vetėm turp mund tė konsiderohet gjithēka po ndodh me procesin e zgjedhjes sė Presidentit.
    Turp sepse ka arratisje nga serioziteti.
    Turp sepse ka arratisje nga pėrgjegjshmėria.
    Turp sepse ka arratisje nga integrimi.
    Turp sepse ka arratisje nga Europa.
    Turp sepse ka arratisje nga gara e lirė dhe e ndershme.
    Turp sepse ka arratisje nga konsensusi.
    Turp sepse ka arratisje fatale nga atdhedashuria.
    Ky ėshtė momenti, kjo ėshtė dita qė pėrtej dėshtimit tė derisotėm, Kryetarėt e Partive, gjithsesi tė ngrihen pėrmbi honet e llogarive tė ngushta politike partiake qė fundosin Shqipėrinė, dhe tė lartėsohen me pėrgjegjshmėri tė lartė kombėtare nė nivelin e parimeve tė atdhedashurisė pėr ta ngritur Shqipėrinė nė meritėn e vlerėn qė i takon si njė vend Europian.
    Fatos Nano ka deklaruar e ripėrsėrit se mbetet i vetėofruar pėr klasėn politike shqiptare dhe publikun shqiptar pėr tė patur mundėsinė pėr tė synuar konsensusin, ose pėr tė garuar e pėr ta fituar kėtė garė.
    Fatos Nano i bėn thirrje Partisė Socialiste qė tė ngrihet nė lartėsinė qė kėrkon momenti, e tė mos i shmanget e as druhet garės. Fatos Nano i bėn thirrje Partisė Socialiste qė sė bashku me Fatos Nanon duke bashkuar traditėn, historinė, vlerat mė tė mira tė Partisė Socialiste nė kėto 22 vite, ta fitojmė kėtė garė bashkė, bashkė, bashkė. Fitorja e pėrbashkėt e sotme le tė jetė parathėnie e hyrjes nė historinė fituese tė mėtutejme pėr Partinė Socialiste, pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr Shqipėrinė. Sė bashku tė bėjmė fituese Shqipėrinė,” thuhet nė deklaratėn e Nanos.


    Panorama
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  6. #196
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Idrizi: PS tė kandidojė Nanon, liderin historik


    TIRANĖ- Kreu i PDIU-sė, Shpėtim Idrizi ka ftuar PS-nė tė kandidojė liderin e vet historik, Fatos Nano dhe ta paraqesė atė nė seancėn e pasdites sė sotme.
    Nė njė deklaratė pėr mediat, Idrizi ka pranuar se nė takimin e djeshėm ai ka propozuar pikėrisht Nanon, kandidat pėr president, me tė cilin sipas tij ka pasur dakordėsi edhe Meta, por kjo nuk ėshtė mbėshtetur nga kreu i PS-sė, Edi Rama.
    “Kemi njė tėrheqje tė papritur pėr motive personale tė Hoxhės. Po kalojmė njė kalvar pėr nevojėn pėr konsensus dhe jemi nė limitet e kohės kushtetuese. Maxhoranca ėshtė e vendosur t’i japė vendit president, ai duhet tė jetė me profil tė qartė publik me eksperiencė shtetari, edhe dje kėrkova qė ky tė ishte profili i kandidatit. Madje kėrkova qė kandidati tė jetė Fatos Nano, figurė qė ka marrė dakordėsi, por ka edhe axhendė qė e afron vendin nė BE. Jam i zhgėnjyer qė nuk gjeta mbėshtetje te PS, por mendoj se ka kohė akoma, PS duhet t’i ofrojė kandidimin Nanos nė seancėn e ardhshme nė orėn 5”- tha ai.
    Mė tej Idrizi ka sqaruar se dje “pati dakordėsi edhe nga Meta pėr Nanon. Nano di tė qėndrojė mbi palėt, kam mbetur i zhgėnjyer qė kjo kandidaturė nuk u mbėshtet nga ata qė e kanė obligim moral e publik, pra PS, tė kandidojė jo vetėm liderin historik, por nė figurė qė nderon gjithė shqiptarėt.


    Panorama
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  7. #197
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Dule: Maxhoranca nuk e zgjedh dot vetėm Presidentin. Tė propozohet Fatos Nano


    TIRANE- Kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka dekalruar se maxhoranca ka deshtuar me zgjedhjen e presidentit dhe eshte koha qe PS-ja te kandidoje Fatos Nanon.
    “Nė kėtė mungesė serioziteti dhe pėrgjegjshmėrie tė gjitha rrezikohen. Tė gjithė e pamė se mazhoranca nuk e zgjedh dot e vetme presidentin,” tha Dule, teksa doli nga Kuvebdi i Shqiperise, pas terheqjes se Artan Hoxhes, kandidatures se dyte te maxhorances nga gara presidenciale.
    “Opozita nuk mund t’i shmanget betejės politike. Ajo duhet tė dalė pėrpara, tė ofrojė kandidaturėn e vet. Pėr PBDNJ ėshtė momenti qė tė shpėtojmė procesin, tė shpėtojmė fatet integruese, tė shpėtojmė atė qė ka mbetur nga dinjiteti i politikės. Tė propozohet Nano, qė do ishte zgjidhja optimale nė situatėn qė po kalon vendi,” tha Dule.


    Panorama
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  8. #198
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Lėvizja “Nano pėr president” eshte levizja per turp, korrupcion, frenim procesesh integruese, thellim korrupcioni, ri-kthim zhaqetash te vjetruara, aplikim katovice ne menyren me skandaloze ...

    levizja per nanon ben thirrje per turp??!!???

  9. #199
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Fatos Nano shpreh zhgėnjimin e tij tė thellė pėr, dėshtimin e turpshėm ku e kanė zhytur Shqipėrinė, Kryetarėt e Partive Politike.

    "Zhgėnjim i thellė pėr sjelljen e reagimin e liderit tė shumicės qeverisėse Sali Berisha, i cili nuk ia doli dot qė tė shkėputet nga marifetet dhe llogaritė e ngushta partiake apo brenda koalicionit. Sali Berisha nuk ia doli dot mbanė qė tė sillet, flasė e veprojė si shtetar sikurse detyra e tij si Ish-President Republike dhe Kryeministėr nė detyrė e kėrkon", thuhet nė deklaratė.

    "Po ashtu, - thuhet mė tej,- nė deklarate, Berisha dėshmoi se dashuria e tij pėr pushtetin e tejkalon dashurinė e tij pėr shtetin, dashuria e tij pėr partinė e tejkalon dashurinė e tij pėr kombin, dashuria e tij pėr koalicionin e tejkalon dashurinė e tij pėr integrimin europian dhe partnerėt tanė euroatlantikė".

    Nano: Kandidimi i Nishanit, gafė kushtetuese

    Fatos Nano, i bėn apel dhe i tėrheq vėmendjen shumicės qeverisėse se kandidimi i fundit i paralajmėruar me kandidat te rradhės pėr President, Ministrin Bujar Nishani, ėshtė njė gafė e rėndė kushtetuese dhe rrezikon tė kthehet nė njė shkelje tė rėndė kushtetuese.

    "Sipas Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, njė Ministėr i Kabinetit Qeverisės nuk mund tė kandidojė pėr President nė rast se ai nuk ka dhėnė mė parė dorėheqjen. Dhe doreheqja e tij ka vlerė ligjore vetėm pasi ėshtė pranuar me dekret nga Presidenti i Republikės, per t'u votuar nga Kuvendi", thuhet nė deklaratėn e shpėrndarė pėr mediat.

    Sipas Nanos, ministri kandidat pėr President e ka tė pamundur sipas Kushtetutės qė tė votojė pėr veten nė Kuvend nė cilėsinė e tij si deputet.

    Fatos Nano i tėrheq vėmendjen shumicės qeverisėse qė tė mos e thellojė krizėn duke bėrė edhe shkelje kushtetuese pėrvec shkeljeve tė rėnda morale e politike qė janė bėrė deri sot.

    Nano thirrje PS: Ta fitojmė bashkė kėtė garė

    Kandidati i vetėshpallur nė garėn pėr president, Fatos Nano, pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, e ka quajtur tė turpshme situatėn e krijuar sė fundmi dhe i kėrkon PS qė ta kandidojė pėr tė fituar bashkė garėn pėr president.

    "Ky ėshtė momenti, kjo ėshtė dita qė pėrtej dėshtimit tė derisotėm, Kryetarėt e Partive, gjithsesi tė ngrihen pėrmbi honet e llogarive tė ngushta politike partiake qė fundosin Shqipėrinė, dhe tė lartėsohen me pėrgjegjshmėri tė lartė kombėtare nė nivelin e parimeve tė atdhedashurisė pėr ta ngritur Shqipėrinė nė meritėn e vlerėn qė i takon si njė vend Europian".

    Fatos Nano ripėrsėrit se mbetet i vetėofruar pėr klasėn politike shqiptare dhe publikun shqiptar pėr tė patur mundėsinė pėr tė synuar konsensusin, ose pėr tė garuar e pėr ta fituar kėtė garė.

    Fatos Nano i bėn thirrje Partisė Socialiste qė tė ngrihet nė lartėsinė qė kėrkon momenti, e tė mos i shmanget e as druhet garės. "Ta fitojmė kėtė garė bashkė, bashkė, bashkė. Fitorja e pėrbashkėt e sotme le tė jetė parathėnie e hyrjes nė historinė fituese tė mėtutejme pėr Partinė Socialiste, pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr Shqipėrinė. Sė bashku tė bėjmė fituese Shqipėrinė,” thuhet nė deklaratėn e Nanos.

    Top Channel
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #200
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Po pres sa ta lexoj brari kete deklarimin e Nanos, se ne nje teme tjeter e propozoi per minister te qeshtjeve integruese

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •