Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 207
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    http://panorama.com.al/panorama/imag...fatosnano1.jpg INTERVISTA/ Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, ka rikonfirmuar dje ambicien e tij pėr postin e Presidentit tė Republikės. Nano tha se ishte i gatshėm tė konkurronte me epėrsi platformash dhe jo me pazare pushtetesh pėr kėtė pozicion. Ish-kreu i PS akuzoi Edi Ramėn se e ka kthyer partinė nė kazermė, madje sipas tij e ka G99-izuar PS-nė: “Nuk mund tė votoj njė parti kazermė, njė parti qė mashtron zgjedhėsit me iluzionin se mund tė fitojė e vetme pėrballė tė djathtės sė bashkuar. Pėrēarja e sė majtės mban nė pushtet Berishėn”. Kryesia e PS thėrret Asamblenė mė 12 nėntor, pėr tė vendosur pėr protestat pas heqjes sė vizave

    Si do kontribuoni ju nė politikėn shqiptare duke ndenjur nė 12 muaj, 8-9 muaj jashtė? Si do kontribuoni kur nė pjesėn mė tė madhe tė daljeve publike keni qenė shumė i ashpėr me partinė qė keni drejtuar pėr 15 vjet?
    Mė lejoni tė theksoj qė do tė ishte humbje e madhe kohe pėr njerėzit, pėr njeriun e thjeshtė, pėr numrin e madh tė njerėzve qė nuk po gjejnė hapėsirė pėr tė marrė pjesė nė politikė pėrveēse si zgjedhės nė zgjedhje, qė kontestohen apo si mbushės radhėsh mitingjesh kur protestohet, nėpėrmjet trilleve apo telenovelave tė tilla, qė edhe ju e dini pse qarkullojnė. Unė vazhdoj tė jem i vėmendshėm ndaj tė gjitha zhvillimeve nė vend. Kėtė nuk e bėj duke qėndruar vetėm 3 muaj nė vend. Kėtu ka moskuptime edhe pėr statistikat zyrtare, pale pėr kėto qė pėrcillen nga disa korridore partish, nga disa njerėz qė po specializohen pėr tė hedhur nė treg tė pavėrteta, tė cilat e errėsojnė vėmendjen e politikės dhe njerėzve, pamundėsojnė komunikimin mes tyre pėr tė vėrtetat e mėdha dhe shqetėsuese.
    Ju po e quani strategji kėtė?
    Ėshtė paaftėsi politike dhe njė dominim interesash tė tjera nga ato qė politika u kėrkon pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nga populli. Unė e kam kritikuar partinė time mė shumė se cilido udhėheqės tjetėr partie nė Shqipėri. Unė e kam kritikuar qeverinė time mė hapur se cilido kryeministėr tjetėr nė Shqipėri dhe kjo ėshtė pjesė e filozofisė sė misionarit tė pajtimit, tė kontributeve, tė interesave, tė ambicieve pozitive, tė pėrfaqėsuesve tė shtresave tė ndryshme, tė moshave tė ndryshme, nė njė proces me shumė tė panjohura dhe tė mospajtimit me tė kėqijat qė nė njė proces tranzicioni e rrethojnė politikėn, hutojnė politikanėt, veēanėrisht kur janė tė rinj pa eksperiencė dhe qė ka ndodhur.
    Kur? Si?
    Nė periudha tė ndryshme tė qeverisjeve tė majta dhe tė djathta nė 20 vjet, qė kanė sjellė nė fazėn e parė njė krizė tė rėndė, e cila rrezikoi tė shembet shteti pėrveē krizės sė rėndė ekonomike dhe financiare apo pėrplasje me dhunė tė klasifikuara, tashmė si grushte shteti tė dėshtuara tė 1998 apo vonesa tė mėdha nė kryerjen nė kohė tė reformave tė mėdha, tė cilat njerėzit, partnerėt dhe koha i kėrkonin nga politika.
    A jeni penduar? A keni thėnė ndonjėherė me vete ē’mu desh pėr dorėheqjen nė 2005?
    Kjo pėrbėn njė nga standardet e moralit tė politikės nė demokracitė e zhvilluara. Unė po them qė nuk jam bėrė pishman qė jam larguar, sepse ėshtė pjesė e filozofisė sime politike, e jetės sime politike.
    Keni njė plan konkret, apo thjesht ide tė mira pėr tė zgjidhur krizėn?
    Patjetėr qė kjo vazhdon tė jetė platforma ime politike.
    Me njė plan konkret tė shoqėruar?
    Padyshim.
    Me njė angazhim konkret?
    Me tė gjitha energjitė, me tė gjithė vėmendjen dhe me tė gjithė eksperiencėn qė do tė kėrkonte nėpėrmjet dialogut dhe jo luftės, nėpėrmjet negociatave dhe jo likuidimit tė palėve, njė zgjidhje qė unė mendoj dhe nė veprimtarinė time tė deritanishme kam arritur tė kuptoj se vlerėsohet si vizion, si platformė, i shėrben i vendit.
    Po mė thoni qė po luani interlokutorin mes Berishės dhe Ramės?
    Pse jo, dhe pse vetėm kaq? Sepse mė nxisni tė sjell nė vėmendje...
    Qarkullojnė zėra se ju po ngrini njė listė “Nano” pėr t’u paraqitur nė zgjedhjet lokale apo tė pėrgjithshme. A ėshtė pjesė e planeve tuaja njė angazhim i tillė?
    Jo, sapo thashė se unė s’mund tė ndėrmarr iniciativa kaq tė vogla, qė do dėmtonin jo vetėm partinė ku jam rritur si politikan dhe do ta rėndonin akoma mė tej klimėn e sotme tė pėrjashtimit tė palėve nga njėra-tjetra, apo tė vetėpėrjashtimit tė PS nga vendimmarrjet politike dhe historike nė kėtė vend.
    Do ktheheni tė jeni aktiv nė PS?
    Nė rast se pjesa mė e madhe e aktorėve tė politikės sė sotme do ta refuzojnė kėtė kontribut, do tė arsyetoj ndryshe nga ē’po flas. S’mė rezulton qė pjesa dėrrmuese e aktorėve dhe faktorėve politikė tė Shqipėrisė sė sotme, tė krijuar nė 20 vjet apo nė muajt e fundit, tė jetė e painteresuar pėr kėto qė po flas.
    Gjithė kėtė analizė qė bėni, pse nuk shkoni ta thoni nė forumet e PS, pse nuk shkoni t’ia thoni kryetarit tė Partisė Socialiste?
    Kėto qė ju pėrmendėt kanė qenė, janė dhe do tė mbeten pjesė e veprimtarisė sime politike, pavarėsisht se nuk shfaqen nė javėn qė ju bėni emisionin e radhės. Si njė profesionist i politikės sė dialogut, unė kam respektuar jo vetėm zgjedhėsit qė mė kanė mbėshtetur pėr tė drejtuar PS-nė 15 vjet dhe pėr ta bėrė forcėn qeverisėse tė gjysmės sė tranzicionit, por edhe tė respektoj forume qė nė ditėn e parė dhe nė javėn e parė apo vitet e para tė transformimit tė PP, nė PS mungonin. Tė gjitha kėto qė pėrmendėt janė krijuar nga socialistėt nė vitet e drejtimit tė partisė prej meje.
    Por ata qė janė sot, ndoshta nuk ju njohin...
    Asambletė, statutet, pjesėmarrja e gjerė e militantėve dhe e tė zgjedhurve nė gjithė territorin, nė vendimmarrjen politike tė partisė, janė krijuar nė vite, por pėr fat tė keq janė zhbėrė nė pak vitet e fundit. PS ka qenė deri para pak kohėsh partia mė e madhe demokratike nė Shqipėri dhe kjo u arrit me shumė vėshtirėsi, me konflikte tė brendshme gjithashtu, qė larguan nga standardet e PP. Partia e sotme socialiste nuk ėshtė mė demokratike dhe unė s’mund tė flas me institucione qė janė likuiduar. Unė s’jam njeri formal. S’mund tė flas me autoritete false, s’mund tė flas pa i kapėrcyer, me zgjedhėsit dhe masėn e madhe tė anėtarėve tė PS-sė nėpėrmjet dhe vetėm zyrave apo mėnyrave tė komunikimit tė njė partie qė ėshtė kthyer nė kazermė, ėshtė getoizuar, apo ėshtė G 99- izuar. Nė qoftė se unė mungoj nė mbledhjen e grupit tė sotėm parlamentar, mė lejoni t’ju kujtoj qė unė s’jam deputet dhe s’mund tė shkoj tė dhunoj mė shumė se ē’janė tė dhunuar anėtarėt e grupit tė sotėm parlamentar tė PS-sė.
    Nuk u dhunuan tani, e gjitha karriera politike e tillė ka qenė...
    Hera e parė pranohet. Fillojnė dhe ankohen kur pėrdhunohen pėr herė tė tretė dhe tė katėrt. Tė jemi tė qetė dhe tė mos krahasojmė humbjen e ēdo rregulli tė funksionimit demokratik tė PS sot, prishjen e tė gjithė mekanizmave tė kontrollit mbi drejtuesit nė pak vite, nė raport me mbretėrinė e lirisė qė ka pas ekzistuar deri nė vitin 2005.
    Sot kryetari zgjidhet me parimin “njė anėtar njė votė”...
    Jeni i sigurt?
    Po, u zgjodh shtatorin e kaluar...
    Ka pasur edhe kontestime pėr kėtė gjė, pėr tė cilat askush nuk lejon PS-nė tė bėhen greva urie pėr saktėsinė e kryetarit me njė anėtar njė votė. Ju lutem, tė jemi tė vėrtetė. Nė mbretėrinė e lirisė qė pėrfaqėsonte partia mė demokratike dhe mė e madhe nė Shqipėri deri nė 2005, PS-ja, janė afishuar jo vetėm nė nivele politike, por edhe qeverisėse me dhjetėra individualitete dhe personalitete qė pėrbėjnė pasurinė e sė majtės demokratike nė Shqipėri. Unė po pyes, ku janė sot Pandeli Majko apo Arben Malaj?
    Shumė i gėzuar pėr martesėn e fundit tė kryetarit zoti Majko, meqė pyetėt...
    Besoj se ky qė po flasim nuk ėshtė orar ahengu apo dasme. Flasim dhe pėr atė, po mbarojmė kėtė punėn serioze. Pse nuk ėshtė sot Ilir Meta nė PS?
    Sepse u largua prej jush...
    Po kėtė s’e thotė as Ilir Meta.
    Ai ju nxorri nė opozitė...
    Ju pasqyrat e respektuara mediatike, qė jeni rritur bashkė me politikanėt nė Shqipėri, i keni hutuar edhe ata kaq shumė me lojėn e pasqyrave, sa nuk dinė derėn nga kanė hyrė, pale se ku do dalin, nė qoftė se ju vazhdoni kėtė lojė. Unė po pyes pse nuk ėshtė sot Ilir Meta nė PS dhe nuk ėshtė kaq e thjeshtė pėrgjigjja sa thoni ju. Ku ėshtė sot Rexhep Mejdani, ku ėshtė sot Kastriot Islami, ku ėshtė sot ministrja e suksesshme socialiste e Integrimit dhe e fazės sė parė MSA, Ermelinda Meksi?
    Ėshtė deputete nė Parlament...
    Nuk ėshtė kjo pėrgjigjja qė presin njerėzit, nuk ėshtė kjo pėrgjigjja qė unė po pyes. Ishin njė numėr i madh personalitetesh qė sot heshtin, qė sot kanė humbur zėrin, qė sot mungojnė me kontributet ndaj duelit tė madh tė bajlozėve, sa nuk guxojnė tė flasin pėr shkak se kryetari i tyre u ka kėrkuar ndjesė shqiptarėve pėr qeverisjen e mbrapshtė tė partisė sė tyre pėr 8 vjet nė Shqipėri.
    Po, ndjesė publike nė Shkodėr...
    Shpresoj ta ketė bėrė edhe pėr pjesėn e tij tė qeverisjes bashkė me ne, si njė nga administratorėt mė tė mbėshtetur dhe mė tė suksesshėm madje tė socialistėve nė ato 8 vjet, tashmė 12 pėr tė. Mė duhet tė ritheksoj se mua mė dhemb dhe vazhdoj ta ndaj kėtė shqetėsim edhe me socialistėt, edhe me personalitetet e krijuara nė vite, qė PS e sotme ėshtė si njė pemė, qė pasi i kanė rėnė lulet, po i bien dhe gjethet.
    Thatė qė nėse nuk e marrin nė konsideratė platformėn time do e rishoh vendimin. Ē’duhet tė bėjė PS qė ju tė mos bėni njė organizim tjetėr politik, t’u ofrojė postin e Presidentit?
    Jo, nuk ėshtė njė nga premisat qė unė ngre platforma apo angazhime politike, tė cilat mė karakterizojnė dhe vazhdoj t’i ritheksoj. S’dua tė pėrgjigjem nė tė njėjtėn mėnyrė foshnjore dhe flas pėr sėmundjen foshnjore tė politikės, kur pėrmbajtja e saj zėvendėsohet me deklamime si ai i djeshmi, kur njė shkėndije tė munguar, tė papritur pėr shkak tė konflikteve tė acaruara nė skenėn politike, siē ishte propozimi i maxhorancės pėr t’i dhėnė njė nga institucionet kushtetuese tė drejtėn opozitės pėr ta propozuar dhe votuar, iu pėrgjigjėn nė mėnyrė foshnjarake qė nuk bėjnė pazare me pushtetin. Nuk dua tė rikujtoj logjika tė tilla, qė ju po mi sillni nė ballafaqim me atė qė po u shtroj si kontribut. Nuk po flas pėr pazare me pushtetin dhe me asnjė nga postet pėr tė cilat kam qenė dhe mbetem i gatshėm tė konkurroj me epėrsi platformash dhe jo pazaresh apo kapitalesh tė vjetruara.
    Qė do tė thotė se do paraqiteni sėrish nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2012?
    Nuk e kam pėrjashtuar asnjėherė kėtė gjė dhe mė lejoni ta rikonfirmoj.
    Po nė kėtė studio keni thėnė se nuk votoj PS nė 2009, me ē’kredo morale do trokisni nė PS, apo si djali plėngprishės qė gjithsesi i hapin derėn?
    Ju nuk mund tė quani babėn djalė plangprishės. Unė kam thėnė se karriera politike nuk kalon vetėm nga zyrat e PS; kam thėnė se unė i ndjek me shumė vėmendje e dashuri dhe me shumė dhimbje shqetėsimet e masės sė madhe tė socialistėve nė mbarė vendin nėpėrmjet kontakteve, tė cilat nuk i nxė asnjė komunikim elektronik. Unė nuk mund tė votoj njė parti kazermė, i dashur Blendi, nuk mund tė votoj njė parti qė mashtron zgjedhėsit dhe opinionin publik me iluzionin se mund tė fitojė e vetme pėrballė tė djathtės sė bashkuar, nėse PS, nė kohė jemi ende, nuk investohet me tė gjithė potencialin e saj pėr tė rikrijuar tė majtėn e madhe, pėrēarja e sė cilės qė ėshtė vepėr e kryetarit tė radhės dhe unė nuk e votoj kėtė politikė, mban nė pushtet Sali Berishėn, kėtė mjeshtėr qė arriti tė bashkojė mė tė pabashkueshmit nė koalicionin e sė djathtės nė 2005, qė arrin edhe me vėshtirėsitė e dynjasė t’i mbajė sė bashku, qė tė riiintegrojė ata qė dhe kazani i Berishės i dejonizoi pėr vite me radhė, pėrballė sė cilės e majta ėshtė e copėzuar dhe ėshtė fiktivisht solidare.
    Niseni ju zoti Nano, ftojeni zotin Rama pėr njė kafe qė tė flisni..
    Unė nuk thashė se nuk po e bėj kėtė gjė dhe nuk thashė kaq pak sa theksoni ju se mund tė bėhet kjo gjė. Nuk bėhet nė kushte kazerme. Bashkimi i tė majtės nuk bėhet nė kushte kazerme, nuk bėhet dot pa rikthyer komunikimin e drejtuesve me masėn e socialistėve. Unė ndjej me shumė shqetėsim dyzimin, dyshimin dhe mosbesimin e anėtarėsisė socialiste tek udhėheqja e sotme, tek kursi politik i saj, tek piruetat e pakuptueshme tė saj, qė herė- herė pėr fat tė mirė shpėrthejnė dhe nė grupin parlamentar.
    Si ajo e djeshmja?
    Nuk ėshtė vetėm ajo e djeshmja. E di ēfarė ka ndodhur dje? Po u rikthehet kurajoja tė komunikojnė me median.
    A jeni penduar qė e ftuat zotin Rama nė PS dhe jua mori atė parti?
    Ma mori?! Kjo ėshtė njėlloj si ajo historia qė unė kisha shitur Kosovėn, kur unė nė Kosovė nuk kisha asnjė pasuri tė luajtshme apo tė paluajtshme! Partia nuk ėshtė e imja, por ėshtė e tė gjithė socialistėve, tė cilėn e rritėm dhe e pasuruam me demokraci dhe diversitet. Nuk jam penduar qė e kam futur nė politikė, e kam lanēuar madje dhe e kam bėrė kėtė gjė me dashuri politike dhe jo me urrejtje.
    Do ta bėnit po tė ishit nė kėto kushte?
    Do ta bėja siē po e bėj, shoqėruar me qėndrime politike, sepse zoti Rama s’ka ardhur nė PS pėr ndonjė gjė tjetėr, pėrveē marrjes me politikė. Karrierat e mėparshme apo tė hershme zoti Rama i la dhe kėtu ka ardhur pėr politikė. Unė po them qė tė mbėshtesėsh talente tė reja nga shoqėria civile, nga sipėrmarrja dhe tė pėrpiqesh tė integrosh edhe duke i kritikuar apo duke mos u pajtuar me shfaqje tė kohėpaskohshme qė sjellin dėmtim pėr forcėn politike, nuk do tė thotė tė jesh bėrė pishman. Nuk jam bėrė pishman, sepse nuk ėshtė produkti im i gjithė Edi Rama me tėrė kompleksitetin e vet. Unė kam mbėshtetur dhe lanēuar me dhjetėra produkte tė tjera nė PS, nė mos tė vlefshme, mė pak tė stigmatizuara negativisht dhe aq mė pak tė dėshtuara.
    Meqė ju e hapėt serinė e martesave tė kryetarėve tė partive, pse nuk ishit i pranishėm nė dasmėn e zotit Rama?
    Nuk mė kishte ftuar.
    E uruat?
    E urova publikisht. Tjetrin ftoje nė dasmė, vėre nė listė dhe kandidoje pėr deputet dhe lėrja tjetrit qė tė mos vijė nė dasmė apo tė refuzojė kandidaturėn. Por zoti Rama nuk di t’i bėjė kėto.
    Marre nga gazeta `PANORAMA`
    ZOTI NANO, JU UROJ SUKSESE TE PLOTA NE MISIONIN TUAJ ; E UROJ QE EDHE SHQIPERIA TE FILLOJE TE NDRYSHOJE ME TERE KUPTIMIN E FJALES E NUK FLAS PER ZHVILLIMIN KONFUZIONAL E PA KRITER QE VURA RE KETO VITE E FUNDIT; JEMI NJE POPULL QE MERITOJME SHUME E QE NGA VETJA DUHET TE KERKOJME ME TEPER CILESI, JO TE VAZHDOJME TE QYRRAVITEMI QE FAJIN NA E KANE GJITHMONE ATA QE S'NA DUAN ( PO S'DESHE E RESPEKTOVE VETVETEN TE PAREN MOS PRIT NGA TE TJERET...!)

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga mirela margarit Lexo Postimin
    ZOTI NANO, JU UROJ SUKSESE TE PLOTA NE MISIONIN TUAJ ; E UROJ QE EDHE SHQIPERIA TE FILLOJE TE NDRYSHOJE ME TERE KUPTIMIN E FJALES E NUK FLAS PER ZHVILLIMIN KONFUZIONAL E PA KRITER QE VURA RE KETO VITE E FUNDIT; JEMI NJE POPULL QE MERITOJME SHUME E QE NGA VETJA DUHET TE KERKOJME ME TEPER CILESI, JO TE VAZHDOJME TE QYRRAVITEMI QE FAJIN NA E KANE GJITHMONE ATA QE S'NA DUAN ( PO S'DESHE E RESPEKTOVE VETVETEN TE PAREN MOS PRIT NGA TE TJERET...!)
    DHE VETEN ,MENDO SE VLERSOJM KURE RESPEKTOJM NJI TJETER QE SI PERKET AS ME MENDJE E AS ME GJAK KTI TROLLI.
    DOR E ZGJATUR E SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT ISHTE NANOSI DHE TI AS QE E KE KUPTUAR >DHE 97 ISHTE PJELL E KTI FAQEZIU QE PO U DESHKA SHUM SHQIPERIS >>>>>EH MJERIM SHQIPTARESH HE BIR
    POOOOO A NUK PASKA SHQIPTAR TE ULEN NE KRY VENDIT VEQ TI BEJM NDER KTI GJAKPIRSI >>>
    TURP TE KENI... NESE SJE NE NGJRJE HESHT.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ik o Nano, pash Zotin, ik e boll me brockulla te tilla, se nuk durohesh me, as ti, as krijesa produkt klonimi e PPSH-se! Gjynah per nje popull qe mbahet peng ne politikra te tilla bajate dhe qe e kthejne ne shumicen e tij ne nje turme alla pilatiane. Boll me, aman, se po beheni e po na beni gaz te vetes e te botes!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Ik o Nano, pash Zotin, ik e boll me brockulla te tilla, se nuk durohesh me, as ti, as krijesa produkt klonimi e PPSH-se! Gjynah per nje popull qe mbahet peng ne politikra te tilla bajate dhe qe e kthejne ne shumicen e tij ne nje turme alla pilatiane. Boll me, aman, se po beheni e po na beni gaz te vetes e te botes!
    Me gjej nje politikan qe mund te zevendesoj Nanon e te jet me i afte se Nano.Te garantoj se esht i pazavendesueshem.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #15
    http://panorama.com.al/panorama/imag...%20opinion.jpg FLET BERISHA:"Nano", jo kandidat i PD per President


    INTERVISTA/ Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje pėr herė tė parė se maxhoranca nuk do tė propozojė ish-kreun e PS, Fatos Nano, pėr President. Berisha deklaroi dje se PD dhe LSI do tė kenė kandidatin e vet pėr postin e kreut tė shtetit: “PD dhe LSI nuk e kanė zotin Nano kandidat tė tyre. Zoti Nano ėshtė shefi historik i PS dhe kjo parti ndoshta ndėrpret persekutimin e tij dhe mund ta propozojė”. Berisha jep garanci se nuk do tė ketė zgjedhje tė parakohshme edhe pas heqjes sė vizave. Sipas tij, arsyeja kryesore e shembjes sė Piramidės ėshtė ekonomike, pasi vendit i duhet njė godinė pėr Parlamentin e riAi pėrjashton nė tė njėjtėn kohė mundėsinė e zgjedhjeve tė parakohshme, ndėrsa pėr Topin thotė se ėshtė nė dėshirėn e Presidentit tė kthehet apo jo nė PD, pasi tė pėrfundojė mandatin.
    Ka zėra se ju po negocioni me zotin Rama qė t'i lini Tiranėn. Ėshtė e vėrtetė?
    E vėrteta ėshtė qė 8 maji mesa shoh unė, do tė jetė edhe bėrja e Tiranės me kryetar bashkie. Ky kryetar bashkie, nga 2007 deri mė sot, nuk ka bėrė as 70 orė punė.

    Ju ka mundur 3 herė...

    Ėshtė histori pak e ndryshme, jo kaq e zhdėrvjellėt sa ē'e paraqet ti.

    Ēfarė garancie keni se do e mundni herėn e katėrt?
    Nuk e mund unė, e mundin qytetarėt e Tiranės. Qytetarėt e Tiranės kanė ngelur jetimė, se kur e kishte Shalsin e nxirrte mėkėmbėsin. Tani nuk merret vesh aty, s'ka as mėkėmbės mė. Se ēka ndodhur aty, nuk e marr vesh.
    Ju, nuk keni kandidat?
    Kush tha?
    Jo, s'keni?
    Pesė po tė duash ti.
    Ku i keni? M'i numėroni dot?
    Absolutisht, jo njė po pesė.
    Jeni gjashtė muaj para zgjedhjeve, nuk keni ofruar njė model akoma?
    Model? Po ne vetėm pėr model nuk vuajmė. Ne qė po e bėjmė Shqipėrinė me infrastrukturė...
    Ėshtė zoti Basha kandidat?
    Do ta lėsh pa gjumė zotin Rama? Ku e ke hallin tani? Ka qė nė 2007 qė s'ka bėrė as 70 orė punė. Ndaj dhe qytetarėt e Tiranės mezi po presin datėn 8 maj pėr t'i firmosur atė qė meriton.
    Ēfarė i ofroni ju opozitės pėr t'u kthyer nė Parlament? Keni pasur njė amendament tė propozuar nga Doris Pack, a keni ju njė ofertė?
    Para se tė vinte delegacioni i PE ėshtė negociuar germė pėr germė, fjali pėr fjali deklarata e miratuar nga tė gjitha palėt. Unė delegacionin e kisha nė zyrė dhe pasi bėra tė gjithė ekspozenė, i kam njoftuar ata qė jam i kėnaqur se do ketė njė deklaratė, nė tė cilėn ne bėmė lėshime dhe ata ishin tė kėnaqur me lėshimet tona. Nė njė moment tė caktuar, kur socialistėt u tėrhoqėn, Doris, pėr ta shpėtuar, nxorri njė propozim qė ne e pranuam me njė kusht tė vetėm, qė tė shtohej fjala "Kushtetutė dhe Kod Zgjedhor". Nuk ka njeri tė lirė nė Europė qė mund tė tėrhiqet ose tė pranojė moscitimin e Kushtetutės dhe Kodit, e tė ketė frikė nga shqyrtimi i tyre. Socialistėt qenė kategorikė kundėr dhe kjo bėri qė ai amendament tė mos miratohej. Edhe sot ne e miratojmė, duke shtuar fjalėn e Kushtetutės dhe Kodit Zgjedhor.
    Raporti i BE thotė qė politizimi i votimit mbi emėrimet e Presidentit pėr Gjykatėn Kushtetuese janė shqetėsuese...
    Nuk ka nė kėtė dėrgim asgjė politike, por unė tė garantoj qė nuk ka forcė politike nė botė qė nuk shqyrton dhe nuk analizon mbi bazėn e tij politike. Ėshtė platformė e jona dhe ia kemi bėrė tė ditur zotit President, qė ne nuk do pranojmė tė votojmė pėr nė krye tė gjykatave kryesore tė vendit, Gjykatės Kushtetuese dhe Gjykatės sė Lartė, persona qė kanė marrė pjesė nė gjyqe politike. Ėshtė nė tagrin e Presidentit qė tė sjellė apo jo kandidatura tė tilla, por unė ju them ju, se sa herė tė vijnė, ato do rrėzohen.
    Zoti Nano ka deklaruar kandidaturėn e tij pėr President. A do ta mbėshtesin votat e kėsaj maxhorance pėr President?
    Maxhoranca do tė ketė kandidatin e vet.
    Maxhoranca sė bashku me zotin Meta?
    Maxhoranca sė bashku me zotin Meta do tė ketė kandidatin e vet.
    Qė mund tė quhet dhe Fatos Nano?
    Kur them qė ėshtė kandidat, unė mendoj se si Partia Demokratike ashtu edhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, nuk e kanė zotin Nano kandidat tė tyre. Zoti Nano ėshtė shefi historik i Partisė Socialiste dhe kjo parti ndoshta ndėrpret persekutimin e tij dhe mund ta propozojė, por ne do kemi kandidatin tonė, kjo ėshtė e sigurt.
    Persekutimi ėshtė pak i vėshtirė historikisht tė ndėrpritet?
    E kanė nė natyrė ata.
    Ka njė tezė sipas sė cilės, nė momentin qė merrni vizat, kaloni nė zgjedhje tė parakohshme?
    Absolutisht jo. Nuk do ketė. E di unė kėtė tezė. Janė pėrdorur tė gjitha variantet qė t'i bllokojnė vizat. Kėtė tezė e kam dėgjuar edhe nė kancelaritė e vendeve tė tjera, edhe nė zyra tė tjera, sepse u bėnė pėrpjekjet mė djallėzore pėr tė lėnė shqiptarėt pa viza. Por unė, ato garanci qė kam dhėnė, do shkoj gjer nė qershor 2013.
    Fondet me tė cilat po organizoni festimet pėr heqjen e vizave janė publike dhe a keni tė drejtė ta bėni kėtė?
    Pa diskutim qė kemi. Kemi tė drejtė dhe po e bėjmė, sepse kjo ėshtė festė e tė gjitha festave. Ne kemi dy festa tė mėdha, kemi njė pėrpara qė ėshtė 100 vjetori, por kjo ėshtė njė festė e historisė. Nesėr ėshtė njėri moment. Momenti tjetėr do tė jetė ditėn e lėvizjes, kur do tė bėjmė ēmos qė njė nga kėngėtarėt mė tė pėlqyer tė rinisė shqiptare tė jetė.
    Kush janė mė tė pėlqyerit e rinisė?
    Tani, se kush janė mė tė pėlqyerit e rinisė, unė s'mund tė tė them. Por dėshira ime ėshtė qė ėshtė qė tė jenė mė tė mirėt.
    Pėr shembull?
    Pėr shembull tė jetė Rihana, tė jetė "One Republic", tė jetė njė nga kėto qė dėgjohet mė shumė. Ose tė jetė Lady Gaga. Atyre u pėlqen.
    I paskeni mėsuar emrat pėrmendėsh..
    Jo, e ke gabim. Unė gjithė jetėn time kam dėgjuar shumė muzikė dhe s'kam pse ta privoj veten nga njė pasion i hershėm i imi.
    Po deri te Lady Gaga?
    Po, sepse ajo ėshtė e sotme. Tė them pėr Celine Dion? Ėshtė edhe ajo. Por nuk e ka mė kulmin, se unė atė dua mė shumė. Por kjo ėshtė sot nė kulm, bashkė me Bionce.
    Mbi ē'bazė e morėt vendimin pėr prishjen e Piramidės?
    Sė pari, dua tė garantoi ēdo qytetar shqiptar se ky vendim shkakun mė themelor e ka ekonomik.
    Si ekonomik? Ju keni thėnė pėr zhdukjen e simbolit tė Enver Hoxhės?
    Unė kam fakte tė pakundėrshtueshme pėr kėtė. Janė disa probleme qė kėrkojnė zgjidhje nė qytetin e Tiranės dhe nė Shqipėri. Kėto probleme janė Parlamenti. Jo ne, por paraardhėsit tanė, jo zonja Topalli, por zoti Servet Pėllumbi kishte krijuar komitetin shtetėror pėr ndėrtimin e Parlamentit tė ri. E vėrteta ėshtė qė ne kemi sallėn nė njė vend Parlamenti, nė njė vend tjetėr, jo nė kushte tė favorshme. Sė dyti, gjatė njė viti kryetarja e Gjykatės sė Lartė mė ka faktuar nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se situata logjistike dhe hapėsinore nė Gjykatėn e Lartė ėshtė e papranueshme. Ėshtė nė detyrėn e qeverisė tė garantojė tė gjithė buxhetin dhe fondet pėr funksionimin normal tė sistemit gjyqėsorit, por nė veēanti tė kreut tė sistemit gjyqėsor, siē ėshtė Gjykata e Lartė. Nė kėtė kontekst kemi filluar punėn pėr tė bėrė vendin pėr Gjykatėn e Lartė dhe ėshtė pėrcaktuar zona ku mund tė ndėrtohej Gjykata e Lartė, midis Katedrales dhe hotel "Dajtit".
    Nė qoftė se zoti Topi nė 2012 nuk merr njė mandat tė dytė, a do tė jetė i mirėpritur nė PD?
    Zoti Topi ėshtė larguar nga Partia Demokratike me njė detyrė tė lartėsuar, ka marrė funksionin kryesor dhe nuk mund tė ketė asnjė koment qė ėshtė nė dėshirėn e tij tė plotė tė zgjedhė tė kthehet nė parti.
    Greqia ka kėrkuar miratimin e paktit detar. Cili do tė jetė qėndrimi i qeverisė shqiptare?
    Me Greqinė ka pasur njė dialog dhe bashkėpunim pėr pėrcaktim. Gjykata Kushtetuese ka marrė njė vendim, i cili do tė respektohet. Do tė shihen tė gjitha modalitetet qė procesi tė vazhdojė, duke konkluzuar nė interesin e dy vendeve nė njė marrėveshje pėr kufirin detar.
    Cili ėshtė reagimi juaj pėr ngjarjen nė Boboshticė?
    Ka njė hetim pėr Boboshticėn. Ka edhe deklarata kundėrthėnėse. Analiza po bėhen dhe po ashtu edhe ekspertiza. Nė mėnyrė absolute, nėse janė cenuar varre dhe kocka ėshtė profani e papranueshme, sikundėr ėshtė e papranueshme djegia e kurorave. Ajo ka qenė njė luftė nė tė cilėn Greqia u sulmua. Pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė njė nga luftėrat mė tė vendosura tė kombit grek, me njė ēmim tė shtrenjtė. Nė rregullin e pėrgjithshėm, i vdekuri nderohet. Ky ėshtė rregulli. Nderohet ai qė ka rėnė pėr ēlirim, por edhe ata qė kanė rėnė pėr njė kauzė tė gabuar, pėr rastin konkret grekėt nuk kanė luftuar pėr kauzė tė gabuar, por kudo qė janė varrezat e ushtarėve tė rėnė, duhen tė nderohen. Djegia e kurorave ėshtė absolutisht e papranueshme dhe nuk ėshtė ajo qė pėrfaqėson mendimin apo etikėn e kėtij populli.
    A mendoni se 1 vit pas qeverisjes ka nevojė pėr njė rinovim, pėr futjen e emrave tė rinj?
    Ky vit, pas vitit 2009, pas anėtarėsimit nė NATO, ėshtė viti i arritjes mė madhore tė karrierės shtetėrore politike tė Sali Berishės. Kam vetėm vlerėsim dhe mirėnjohje pėr ekipin, i cili pėrmbushi procesin e komplikuar tė liberalizimit tė vizave, jo vetėm 6 muaj, 1 javė, por edhe ditėn para se tė merrej vendimi. Ky ekip ka pėrmbushur me pėrkushtim tė madh me qindra kėrkesa pėr 120 ēėshtjet e udhėrrėfyesit tė vizave. Ai ėshtė njė dokument me kėrkesa shumė konkrete dhe unė i jam shumė mirėnjohės ekipit pėr pėrkushtimin dhe pėrgjegjėsitė qė e trajtoi njė ēėshtje, e cila u realizuar. Pėrsa i pėrket moshės, pėr dijeninė time, ėshtė ekipi mė i ri nė moshė nė Europė.
    Ēfarė zgjidhe do t'i jepni Dukatit dhe Karaburunit. Atje ka pasur edhe njė incident tė fortė mes banorėve dhe policisė.
    Praktika e kėsaj qeverie ėshtė njoha dhe respektimi i pronės. Por mė duhet tė them qė me dru dhe gurė, askush nuk do tė mund tė marrė pronė ndonjėherė, sa tė jetė kjo qeveri nė pushtet. Prona merret mbi bazė dokumentesh dha askujt mbi bazėn e dokumenteve nuk mund t'i mohohet prona.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kujtojani shokit sali se kur u fut Shqiperia ne OKB, ne OSBE, apo ne Konference Islamike, nuk jane bere festa fare, as fishekzjarre ...

    i takon salis, qe si udheheqes i fundit komunist i vendit, te beje festime edhe per ato ngjarje madhore, per te cilat ai dhen kontribut jo te vogel, ne sherbim te analizave urinore te birose politike ...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    I mire eshte Topi po ka pak autoritet, me i mire do jete Nano, le ta mbylle karieren e tij politike me President.
    E meriton, ka eksperience.

  8. #18
    Esht ideali mendoj dhe une.Esht ne vendin e duhur e ne kohen e duhur.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Asnjehere s'i lexoj intervistat e ketij tipit - shume te gjata i ka zakonisht.
    Edhe ne TV kur e shoh mezi e degjoj sepse po perdor do fjale qe - o Zot - duket sikur s'flet shqip...
    Edhe eune dikur njejt mendoja, por duke u perqendruar me mirete del se vertete ka nje kapaitet te madh mendor,vetem nga menyra si i percepton gjerat tregon se ka nje kendveshtrim shume te sakte, si dhe finesa tjera qe e dallojne nga tjeret.
    Kujto doreheqjen e tij nga kreu i PS-se gje qe formalisht e beri Rama, dhe pataj i lodhi zgjrdhrsit rrugve me protesta dhe me greven, per cfare arsye, qe te mos kerkohet llogari per humjen, qe te qendroje kryetar, pak ose aspak Shqiptare e bejne nje gje te tille.

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Sovrani Lexo Postimin
    Edhe eune dikur njejt mendoja, por duke u perqendruar me mirete del se vertete ka nje kapaitet te madh mendor,vetem nga menyra si i percepton gjerat tregon se ka nje kendveshtrim shume te sakte, si dhe finesa tjera qe e dallojne nga tjeret.
    Kujto doreheqjen e tij nga kreu i PS-se gje qe formalisht e beri Rama, dhe pataj i lodhi zgjrdhrsit rrugve me protesta dhe me greven, per cfare arsye, qe te mos kerkohet llogari per humjen, qe te qendroje kryetar, pak ose aspak Shqiptare e bejne nje gje te tille.
    tirade fjalesh, keto ka fatos nano, kumarxhi, pijetar, injektuesi delirant i korrupsionit zyrtaro-neopunist per te ndjekur kursin e tij dekadent - edhe kosovareve ne Zvicer iu kerkoi ta kene enverin babe ... apo nuk te kujtohet ...

    "Per dyzet vjet ju keni degjuar ne kete dite prej paraardhesve te mi variacione te se njejtes teme: sesi vendi yne po lulezon, se sa milion ton ēelik prodhohet, se sa te lumtur ne te gjithe jemi, sa te madh e kemi besimin ndaj qeverise sone, dhe ēfare perspektivash te shndritshme po shpalosen para nesh.

    Besoj se ju nuk me keni propozuar mua ne kete post, qe edhe une t'iu genjej.
    "

    Keto jane fjalet e Vaclav Havelit ne fjalimin e tij inaugural te viti 1990 - ato jane me se aktuale ne vitin 2010 per Shqiperine.

    Apo do te thoni se Fatos Nano nuk do te mashtroje si paraardhesit e tij, ramizi e saliu, ashtu siē ka bere edhe vete kur ishte kryeminister e kryetar partie.

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •