Close
Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 207
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nano eshte turpi i gjith Shqiptareve, po u be ai President duhet me nderru kombesine. Nuk kane kurre te ngopur me pushtet keta njerez. Si sna u zhduk njeher kjo fare komunistash por hidhe prite gjithmon ata jan.

  2. #162
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nano Dalzotesi kerkon perseri te binde
    publikun qe eshte personi i duhur kompetent
    per te drejtuar nje vend.
    Si e filloi politiken Nano?
    E filloi me vjedhje me firmen Levante ne Itali.
    Kredibiliteti i tij eshte zero.
    Kush i jep voten eshte idiot,ose
    ne grupin e hajduteve te Nanos.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #163
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Nano Dalzotesi kerkon perseri te binde
    ne grupin e hajduteve te Nanos.
    Ne nje grup do jesh, se te ēa ujku pastaj!

  4. #164
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Nė prag tė ardhjes sė nė Shqipėri tė Stefano Sanninos, i dėrguari i Komisionerit Stefan Fule, e ndėrsa ende nuk ėshtė pėrcaktuar se kur do tė mbahet raundi i tretė pėr presidentin, ish-kryeministri Fatos Nano inkurajon Kryetarėt e Partive qė tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė tė mbėrrijnė me pjekuri marrėveshje parimore, nė favor tė pėrparimit tė agjendės sė Integrimit Europian tė vendit tonė.
    Siē bėn me dije “Lėvizja Nano President”, kandidati i vetėshpallur pėr president shprehet kundėr kategorizimit tė kandidaturave pėr presidentin e vendit, qė sipas tij bėhet nga palėt pėr tė fshehur dėshtimin. Ndėrsa, thekson se pėrtej ngėrēeve tė sotme, kryetarėt e partive do tė dinė ta gjejnė kurajėn dhe pėrgjegjshmėrinė demokratike pėr tė zgjedhur Presidentin mė tė mirė qė meritojnė shqiptarėt dhe qė pėrputhet edhe me kėrkesat e partnerėve euroatlantikė

    Ndėrkohė, Nano angazhohet se nėse do bėhet Presidenti i ri i vendit, ai pėrkushtohet qė tė bėhet garant i plotėsimit dhe pėrmbushjes sė reformės zgjedhore, reformės parlamentare, si edhe i tė gjitha reformave tė nevojshme bazuar nė kriteret pėr anėtarėsim ne BE, transmeton BalkanWeb.

    “Shqipėrisė i duhet njė President dalzotės. Fatos Nano ėshtė dalzotėsi dhe nėse do tė jetė President, ai do tė jetė njė President dalzotės”, pėrfundon njoftimi i Lėvizja “Nano President”. /Telegrafi.
    Keto ardhje te Stefan Fyles nuk jane te lavdishme , eshte e kuptueshme qe ky kur vie ne vizite neper tokat Shqiptare (ne kete rast "PROBLEME PER ZGJEDHJE PER PRESIDENT") , viziton vetem ato shtete problematike qe nuk eshte mire per Shqiperine .
    Ky Nano e ka bere Shqiperine si prone te vete private , dhe mendoj qe shqiptaret duhen te jene me nacionaliste se kjo toke nuk i takon as Nanos as te tjereve te behen pazare qe 20 vite rresht me persona te njejte , hyn njeri -del tjetri dhe perseri vie i njejti ...keta persona ne shtete moderne e kane vendin ne burg , arsyet dhe faktet dihen ? edhe pse nuk jam nga Shqiperia dhe ndoshta skam te drejte te shkruaj per poltiken e brendshme te Shqiperise , por e mora e guximin e shkrova

    Kam degjuar qe ky NANO nuk eshte me nacionalitet Shqiptare !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti.. : 06-06-2012 mė 18:43

  5. #165
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Eshte nje teme ku diskutohet per ceshtjen ne fjal.Mendoj se temat duhen bashkuar.


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=130007
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nano duhet te behet kryetar i vlleheve te shqiperise

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cfare eshte thene me pare ne kete forum per z.Nano?

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=15428
    Bravo DYDRINAS qe na i kujtove kete postim qe Iliri e ka qare fare.

    Ndaj qendron dhe pas gati 10 vjetesh.

    Une po e ripostoj ketu se mendoj qe ja vlen:


    ************************************************** ***********


    Shkelqimi dhe renia e shokut Nano.

    Ilirjan Papa

    7 Prill, 2003

    --------------------------------------------------------------------------------
    Shenim: Artikulli i meposhtem eshte nje analize politike e partise socialiste dhe rolit qe lideri socialist Nano ka luajtur dhe vazhdon te luaje ne te. Ky artikull vjen si pergjigje ndaj kerkesave te disa lexuesve te artikullit te meparshem te autorit te titulluar "Strategjia e institucionalizimit te opozites", per tu njohur me kendveshtrimin e autorit edhe ne lidhje me poziten shqiptare.


    Qendrimi qe kryeministri i vendit Fatos Nano mbajti gjate debatit nderkombetar mbi luften ne Irak, ishte shkelqimi i vetem i tij ne keto 13 vjetet e fundit qe ai eshte aktivizuar ne politike. Me ne fund, Nano, krahas thyerrjes se rekordeve te hipjes dhe zbritjes ne PS dhe kryeministri, ne nje kohe shume te shkurter, do te mbahet mend edhe si kryeministri qe i doli krah superfuqise me te madhe te botes ne luften ne Irak. Qendrimi qe kryeministri mbajti mbi Irakun duhet pershendetur, pavaresisht se motivet e tij jane te diskutueshme. Ky qendrim eklipsohet plotesisht nga roli negative qe ka luajtur Nano brenda partise se tij ne keto 12 vjetet e fundit.

    Nano kryetar absolut ne PS

    Eshte gati e paimagjinueshme se si Fatos Nano ka arritur te ulet dhe ngrihet ne krye te PS-se sa here qe i ka dashur qejfi. Gjate viteve te burgut, Nano ishte kryetar i PS. Pas 1997 Nano u ngrit dhe zbriti nga kreu i PS brenda 2 vjetesh, per tu ngjitur serrisht ne krye. Shume pseudo-analiste kete e kane interpretuar si nje "aftesi" e "talent" politik i Nanos, kur e verteta eshte krejtesisht ndryshe. Arsyeja perse Nano arrin qe te beje si te doje ne krye te partise se tij lidhet me faktin se socialistet ende jetojne me mentalitetin e servilizmit komunist. Ajo qe shume analiste konsiderohet "solidaritet socialist", ne te vertete eshte servilizem i trasheguar komunist, ku sherbetoret perulen perpara "te madhit". Dikur ishte Enver Hoxha, pastaj Ramiz Alia, pastaj Fatos Nano, dhe socialistet nuk kane se si te dalin kunder vullnetit te "te Madhit".
    Eshte gati e paimagjinueshme se si per 3-4 vjet qe Nano ishte ne burg askush nuk guxoi te ngrihej ne krye te PS-se. Eshte gati e paimagjinueshme se si per 5 vjetet e fundit "freshistet" nuk arriten qe te mposhtin Nanon. Majko, Meta e te gjithe ata qe qendrojne pas tyre nuk arriten qe te ngrihen mbi pozitat e Nanos ne parti, perkundrazi, tashme ata jane asimiluar nga Nano. Nese perpara 2-3 vjetesh PS kish nje shans per ndryshime me perplasjen Nano-Majko, tashme PS eshte ne nje renie te lire fati i se ciles eshte i lidhur me fatin e kryetarit Nano.

    Morali i Nanos eshte morali i PS

    Nje nga arritjet me te medha te kryetarit Nano ne partine e tij eshte fakti se ai tashme i ka veshur moralin e tij gjithe kryesise se partise se tij. Ne 1991-92 italianet formuluan akuza per vjedhje e korrupsion per ish-kryeministrin e atehershem Nano, por pjesa tjeter e kupoles socialiste ishte e pastert nga korrupsioni dhe akuzat e krimit ekonomik. Barra e perbashket ishte trashegimia komuniste e "partise meme" por kjo nuk perbente nje shqetesim te madh sa perben korrupsioni dhe krimi i organizuar sot ne rradhet e socialisteve. Sot, Fatos Nano mund te mburret perpara gjithe shqiptareve se ai "ua mesoi zanatin" edhe Majkos, edhe Metes, edhe Finos, edhe Malajt, edhe Rucit, edhe ish-presidentit apolitik, edhe Klosit e cdo ministri e ministre socialiste ne keto 5 vjetet e fundit. Realiteti brenda kupoles socialiste tashme eshte i tille, ku askush nuk guxon te hapi gojen qe te akuzoje njeri per korrupsion, trafiqe apo lidhje me krimin e organizuar, pasi te gjithe pa perjashtim jane te inkriminuar. Hera e fundit qe Nano guxoi te hedhi akuzat ne kryesine e partise gjate kohes qe Meta ishte kryeminister, te tijet inkriminuan me akuza njeri-tjetrin ne syte e gjithe shqiptareve.

    Nano dhe krimi i organizuar

    Ne keto 5 vjetet e fundit, socialistet shqiptare solidaritetin ideologjik e kane zevendesuar me garen ne ngritjen e perandorise se krimit te organizuar ne Shqiperi. Fale ketyre lidhjeve me krimin kreret socialiste jane kthyer sot ne "padrino" te krimit te organizuar ballkanik dhe nderkombetar. Kjo ka bere qe partia socialiste dhe kreret e saj te shperfytyrohen ne syte e shqiptareve dhe mbare opinionit nderkombetar. Shqiptaret e dine shume mire se nga dalin parate e vilave luksozeve, pallateve shumekateshe, bizneseve qe qeveritaret socialiste "i kane fituar me djerse". Shqiptaret e kane mesuar ne keto 5 vjet se "padrinot" dine edhe te vrasin, edhe te kercenojne.
    Ne nje prej intervistave te para qe Nano i ka dhene nje televizioni grek sapo doli nga burgu ne 1997, u shpreh me pak fjale se "... Shqiperia ka per te vuajtur nga krimi i organizuar ne vitet qe do te vine...". Dhe tamam ashtu ndodhi, vecse Nano nuk denjoi tu tregonte shqiptareve qe ne vitin 1997 se do te ishte pikerisht ai qe do ti sillte Shqiperise dhe partise se tij krimin e organizuar. Fale nje solidariteti fanatik komunist te trasheguar, socialistet shqiptare ia mesuan shume shpejt "zanatin" kryetarit te tyre. Sot ata jane po aq te zote "ne zanat" sa kryetari i tyre.

    Nano dhe pushteti

    Nano eshte nje figure politike e deshtuar per faktin e thjeshte se ai eshte zgjedhur 4-5 here kryeminister i vendit dhe ai asnjehere nuk e ka perfunduar mandatin e tij. Mirepo, ne nje parti te mbushur me deshtake, ku te gjithe kane provuar pushtetin pa perjashtim, Nano mburret me faktin se ai ka gjetur rrugen e kolltukut te kryeministrit me shume here se te tjeret. Eshte kjo nje merite e Nanos apo paaftesi qeverisese e partise se tij?
    Ne keto 13 vjet, shume analiste te shtypit shqiptar jane munduar te justifikojne deshtimet e qeverisjen e vendit nga socialistet si nje "mungese vullneti" kur ne fakt nuk eshte aspak ashtu. Partia socialiste ka deshtuar plotesisht ne qeverisjen e vendit dhe jo sepse u mungon vullneti, por se u mungon vizioni dhe lidershipi per te ndertuar nje shtet demokratik. Nje prej paradokseve me te medha te realitetit shqiptar eshte se ne shqiptaret presim te ndertojme nje shtet demokratik nga pasardhesit e ish-partise komuniste! Shume prej krereve socialiste nuk njohin as principet demokratike dhe jo me te presesh qe ti zbatojne ato. Sot ne krah te Nanos ulen Edvin Rama, Ilir Meta e te tjere "trima te xha-Nanos" qe ky i fundit i beri kryeministra dhe kryetar bashkish. Duke veshur keta me pushtet, Nano alienizoi te gjithe intelektualet qe deri me dje mund te kishin nje ze ne PS. Partia socialiste eshte tashme ne nje krize te thelle morali pasi kryesia e saj ka distancuar krejtesisht veten nga elektorati shqiptar ne pergjithesi dhe intelektualet ne vecanti.

    Nano dhe elektorati shqiptar

    Elektorati i majte shqiptar perbehet kryesisht nga kontigjenti i njerezve qe u vene per 50 vjet ne sherbim te rregjimit komunist. Pavaresisht se kane kaluar 12 vjet nga rrezimi i komunizmit, ky kontigjent njerezish eshte evoluar shume pak ne mentalitet dhe arsyeja kryesore per kete eshte se lidershipi politik i PS ka qene nje lidership pasiv. Partia Socialiste eshte mbase e vetmja parti, krahas asaj komuniste, qe nuk ka denoncuar krimet e komunizmit dhe kreret e rregjimit te atehershem. Perkundrazi, byroja aktuale ne PS eshte nje trashegimi e paster gjenetike e ish-byrose se vjeter. Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha konsiderohen ende ne rradhet e socialisteve si "baballare" dhe nuk kane munguar as ne publik intervistat ne media, drekat e darkat me ish-byrone e plakur komuniste.
    Ky lloj lidershipi pasiv, ka bere qe Fatos Nano te manipuloje mbeshtetjen e shqiptareve te thjeshte qe votojne per te dhe partine e tij per interesa te ngushta personale qe bien ndesh me interesat tona te perbashketa kombetare. Zgjedhjet e qershorit 2001 perbene mbase precedentin me te rrezikshem per demokracine e brishte shqiptare. Ato zgjedhje treguan fare hapur ne syte e shqiptareve dhe mbare botes qe klika ne pushtet ishte e gatshme te impononte vullnetin e saj mbi vullnetin e votes se shumices se shqiptareve. Vetem ne kete menyre padrinot mund te mbanin pushtetin dhe trafiqet qe jane ngritur mbi trupin e ketij pushteti. Vetem ne kete menyre, padrinot mund te ruajne veten nga drejtesia shqiptare dhe ajo nderkombetare. Ne kete pike Nano dhe gjithe kupola socialiste bene ate qe nuk denjoi te bente as Ramiz Alia, mbajtjen e pushtetit me dhune.

    Nano dhe faktori nderkombetar

    Ardhja e socialisteve ne pushtet ne menyre ilegjitime ne 1997 u atribohet mbi te gjitha ndihmes se qeverise greke dhe ish-rregjimit te Sllobodan Milloshevic. Jo me kot Nano ua shperbleu 100 here kete ndihme duke shitur interesat ekonomike strategjike te Shqiperise kompanive greke dhe jo me kot Nano gjate konfliktit ne Kosove u tregoi shqiptareve nga Kosova se kryeqyteti i tyre eshte Beogradi. Duke perfituar nga status-quo qe mbreteron ne Ballkan qe prej 1997, socialistet kane qendruar ne pushtet per te vetmen arsye se nderkombetaret nuk jane ende gati te faktorizojne serrisht shtetin shqiptar pa adresuar me pare statusin e Kosoves dhe konfliktin e interesave ne Maqedoni. Kete jetegjatesi ne pushtet socialistet jane mundur ta shesin ne syte e shqiptareve si nje "mbeshtetje nderkombetare", kur ne fakt nuk eshte aspak ashtu.
    Socialistet e kane humbur pushtetin qe me zgjedhjet e qershorit 2001. Ndersa komuniteti nderkombetar llogariste kthimin e legjitimitetit ne Shqiperi me ato zgjedhje, socialistet nga ana e tyre zgjodhen manipulimin e tyre ne menyren me te hapur dhe me te frikshme. Kjo beri qe PS te paguante haracin politik me rrezimin e Metes dhe me izolimin e tyre nga qeverite e bashkimit Europian dhe SHBA. Vullneti i krimit politik mund ti imponohet shqiptareve por jo Perendimit. Bashkimi Europian ushtroi presionin e tij mbi Nanon dhe partine e tij dhe keta te fundit pranuan dorezimin e paprecedent te pushtetit me zgjedhjen e presidentit Mojsiu, rrezimin e kryeprotektorit te krimit Rakipi dhe perkushtimin per ndryshime ne ligjin per zgjedhjet. Sot Fatos Nano eshte kryeministri me i izoluar ne Europe qe ka kohe te beje edhe vizita private ne Egjipt e Greqi, pasi askush nga homologet e tij Perendimore nuk kujtohet te ftoje per vizite Nanon.
    Izolimi i Fatos Nanos do te thote izolim i partise socialiste dhe i vete Shqiperise. Aktualisht, presidenti Moisiu gezon mbeshtetjen dhe mirebesimin nderkombetar si e vetmia figure shqiptare qe garanton vazhdimesine e reformave demokratike ne vend, dhe luften ndaj krimit te organizuar. Teksa presidenti Moisiu ka nje axhende te ngjeshur me vizita dhe ftesa nderkombetare, Fatos Nano ka vetem lluksin e udhetimit drejt atdheut grek.

    Shkelqimi i shokut Nano

    Sic e zura ne goje edhe ne hapjen e ketij shkrimi, shkelqimi i vetem i shokut Nano ne keto 13 vjet qe merr pjese ne politiken shqiptare, ishte momenti kur ai mbeshteti qendrimin amerikan ne Irak. Ky qendrim i kryeministrit Nano duhet pershendetur pavaresisht se motivet e tij ishin te qarta dhe personale. Fatos Nano enderronte se nese hiqej me katolik se Papa i Romes duke mbeshtetur pa rezerva qendrimin amerikan karshi atij franko-gjerman, Washingtoni do ti jepte me ne fund nje note kaluese atij dhe partise se tij. Por mbeshtetja amerikane nuk u materializuar per Fatos Nanon dhe enderra e tij per te vizituar Washingtonin, vazhdon te ngelet enderr. Fatos Nano eshte mbase i vetmi kryeminister ne Europen Lindore qe nuk ka vizituar ende Shtepine e Bardhe edhe pse ka qene disa here ne krye te ekzekutivit shqiptar dhe partise socialiste.
    Ajo qe Nano dhe partia e tij nuk arrin te kuptoje eshte se Washingtoni nuk mbeshtet individe por procesin e reformave demokratike ne vend. Per aq kohe sa mbeshtetja e krimit dhe korrupsionit do te jene ne krye te axhendes se qeverive socialiste, amerikanet jo vetem qe nuk do te mbeshtesin qeverine socialiste por do ta izolojne dhe akuzojne ate hapur sic kane bere ne raportet e tyre keto 2 vjetet e fundit. Amerikanet do te ndihmojne popullin shqiptar qe manifestoi ndjenja te verteta miqesie duke mos dale ne rruge te protestoje sic beri pjesa tjeter e Europes dhe fqinjet tane Ballkanike.
    Ne fakt, shqiptaret duhet te falenderojme Fatos Nanon per mbeshtetjen e luftes ne Irak, pasi me kete gjest amerikanet me perfundimin e luftes ne Irak do te vezhgojne nga afer te gjitha zhvillimet ne Shqiperi e Ballkan. Teksa ushtaret amerikane po luftojne nje lufte ne Bagdat, perpiluesit e politikave te jashtme ne Washington po rikonfigurojne interesat amerikane ne mbare Europen. Te gjitha ato shtete qe nuk justifikuan ndihmen historike amerikane per konfliktin ne Irak, do te mbajne pergjegjesi per qendrimet e tyre. Ne rajonin tone ku Turqia demtoi planin e luftes amerikan, greket dolen ne rruge te protestonin duke djegur flamure amerikane dhe Serbia ishte shteti aleat i Sadam Husein, interesat amerikane do te kanalizohen ne Shqiperi, Maqedoni dhe Bullgari, vende mbeshtetese te luftes. Ky perben nje shans historik per interesat tona kombetare ne Ballkan.
    Por teksa shqiptaret kane arsye per te qene optimiste per nje materializim te ndihmes amerikane, Nano e kompani duket se e kane kuptuar gabimin ne llogaritjet e tyre. Raportet e njepasnjeshme te institucioneve nderkombetare i japin shuplaka qeverise Nano dhe ambasadori amerikan ne Tirane ka disa jave qe i ka zhveshur dorezat e veta diplomatike. Presioni per lufte ndaj krimit te organizuar qe vjen nga te gjitha anet per qeverine Nano, por vecanerisht nga Roma dhe Washingtoni, ka bere qe klanet socialiste te fillojne "te pastrojne" gjurmet e tyre duke asgjesuar bashkepuntoret e tyre ne krim. Kjo ka krijuar nje situate te ndere brenda llojit socialist.

    Renia e shokut Nano

    Keto ditet e fundit, lideri socialist eshte kthyer ne identitet duke shfaqur sindromin "Edi Rama" ku "politika" e vetme dhe e mire eshte ajo "anti-Berisha". Ashtu si Sadam Husein dhe klika e tij ende besojne se mund ta mbajne ende pushtetin, edhe Nano e kompani mendojne se mund te bejne te njejten gje. Ashtu si fati i Husein eshte i sigurt, po aq i sigurt do te jete edhe fati i socialisteve qe mundohen te mbajne ate pushtet qe kane 2 vjet qe e kane humbur. Vete kampi socialist ka humbur tashme besimin tek Nano dhe Nano ne kete pike eshte i vetem kunder te gjitheve. Rreth tij jane mbledhur te gjithe ata qe e kane lidhur fatin e tyre me fatin e Nanos.
    Opozita shqiptare eshte e fundit ne listen e shqetesimeve per Nanon pasi mbi te do te bien kercenimet e drejtesise dhe mediave italiane, kerkesave te perseritura te institucioneve nderkombetare, akuzat e ambasadoreve te akredituar ne Tirane, lufta per pushtet brenda partise socialiste. Ne situaten e krijuar, lufta brenda partise socialiste do te ashpersohet si asnjehere tjeter pasi imuniteti politik eshte e vetmia shprese per shume socialiste te inkriminuar dhe te korruptuar. E thene me fjale te tjera, ajo koke qe do te dali ne krye te PS, do te jete edhe koka qe do te kete shanset me te medha te mbijeteses ne te ardhmen. Politika per socialistet perben nje imunitet nga drejtesia.
    Shanset qe Fatos Nano te mbijetoje ne krye te PS kesaj rradhe jane shume te vogla. Por kjo nuk do te thote qe me largimin e Nanos nga kreu i PS problemet e kesaj partie do te gjejne zgjidhje sa hap e mbyll syte. Perkundrazi, Nano vazhdon te jete kryeminister dhe kryetar i partise socialiste per te vetmen arsye se nuk ka dale nje lider me moralin e pastert dhe vizionin e qarte qe te sfidoje kreun e PS. Largimi i Nanos nga kreu i ekzekutivit dhe i partise se tij, do ti hapi driten jeshile ringritjes se opozites shqiptare ne pushtet, por do te pllakosi ne krize partine socialiste dhe gjithe te majten shqiptare. Pastrimi i PS nga morali Nanoist eshte nje sipermarrje po aq titanike sa distanicimi i kesaj partie nga 50 vjet trashegimie komuniste.

    Epilog

    Kriza e vazhduar qe po perjeton partia socialiste eshte burimi i krizes qe ka pushtuar gjithe Shqiperine. Per aq kohe sa socialistet nuk do te kthejne legjitimitetin brenda partise se tyre, nuk mund te presesh qe ata te tregojne pergjegjshmerine e duhur qeverisese perpara elektoratit shqiptar. Perpara se socialistet te zgjidhin krizen shqiptare, ata bejne mire te zgjidhin krizen e moralit brenda partise se tyre.
    Shqiperia dhe shqiptare meritojne nje sistem politik te pastert dhe te rregulluar qarte me ligj ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk jane force shtytese e tij. Ne kete sistem politik, shqiptaret kane nevoje per perfaqesimin e denje te bindjeve te majta dhe te djathta duke respektuar voten e cdo shqiptari. Vetem atehere kur politika shqiptaret do te mesoje te perulet perpara pushtetit te votes se sovranit popull, Shqiperia do te jete ne gjendje qe ti kthehet legjitimitetit dhe progresit.

    Ilirjan Papa
    7 Prill, 2003
    __________________
    Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar!

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2012
    Postime
    28
    Nga tė gjithė politikanėt aktualė nė Shqipėri, Nano ėshtė mė pozitivi.

  9. #169
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Presidenti, Nano: Vendimi i Ramės, i paarsyetuar.
    Politizimi i tepruar, rrezik pėr integrimin e vendit



    TIRANE- Lėvizja “Nano pėr President” ka dalė me njė deklaratė pėr shtyp ku thotė se politizimi i tepruar qė po i bėhet procesit tė pėrzgjedhjes sė kreut tė ri tė shtetit ėshtė rrezik pėr integrimin e vendit.
    Nė kėtė 100 vjetor tė Pavarėsisė sė shtetit shqiptar kjo festė rrezikohet tė festohet mes krizash, ngėrēesh, mosmarrėveshjesh, papjekurie politike si edhe bjerje tė shpresės, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratė.
    “Jemi nė prag tė provimit tė tretė pėr tė marė statusin e vendit kandidat pėr nė BE por politizimi i tepruar, mungesa e mirėbesimit mes palėve, mbytja e garės dhe konkurrencės sė lirė, nxitja e konfliktualitetit, e llogorizimit, e militantizmit shterpė, apo e klientelizmit privat te kryetareve, po e lėvizin Shqipėrinė jashtė aksit tė meritės pėr ta kaluar me sukses kėtė provim. Rrezikojmė seriozisht tė bėhemi vendi i vetėm, 3 herė i rrėzuar nga BE, ndėrkohė qė rekordin e kemi thyer duke i humbur dy vitet pararendėse”- thekson deklarata.
    Nėpėrmjet kėsaj deklarate, ish lideri socialist i bėn thirrje kreut aktual tė Partisė Socialiste, Edi Rama, kyetarit tė Grupit Kuvendor tė PS, Gramoz Rucēi, dhe drejtpėrdrejtė tė gjithė deputetėve tė Gurpit Kuvendor tė PS qė tė marrin vendime tė drejta nė tejkalimin e kėtij ngėrēi politik tė stėrzgjatur, duke i dhėnė Shqipėrisė Presidentin mė tė mirė, i cili do tė jetė mbi palėt, garant i kushtetutės, mbrojtės i institucioneve tė pavarura, simbol i unitetit kombėtar, jo noter partish, i cili do tė garantojė realizimin e reformave qė do tė pėrshpejtojnė proēesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, por edhe do tė garantojė zgjedhje tė lira e tė ndershme nė vitin 2013.
    Nano e ka quajtur amorf qėndrimin, qė sipas tij PS ka adaptuar prej javėsh.
    “Prej javėsh ėshtė vėnė re kėmbėngulja e paarsyetur e zyrės sė Ramės, se kjo parti nuk ka emėr pėr tė propozuar ngase PS ėshtė pakicė, nuk ka numrat pėr ta zgjedhur Presidentin, se PS synon vetėm konsensusin me kandidatet e maxhorancės, e tė tjera deklarata tė tilla vetėpėrjashtuese tė opozitės nga vendimmarrja parlamentare”
    Mė poshtė deklarat e plotė e Levizjes “Nano pėr President”
    Jemi nė vitin e 100-tė Pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe rrezikojmė tė festojmė mes krizash, ngėrēesh, mosmarrėveshjesh, papjekurie politike si edhe bjerje tė shpresės. Jemi nė prag tė provimit tė tretė pėr tė marė statusin e vendit kandidat pėr nė BE por politizimi i tepruar, mungesa e mirėbesimit mes palėve, mbytja e garės dhe konkurrencės sė lirė, nxitja e konfliktualitetit, e llogorizimit, e militantizmit shterpė, apo e klientelizmit privat te kryetareve, po e lėvizin Shqipėrinė jashtė aksit tė meritės pėr ta kaluar me sukses kėtė provim. Rrezikojmė seriozisht tė bėhemi vendi i vetėm, 3 herė i rrėzuar nga BE, ndėrkohė qė rekordin e kemi thyer duke i humbur dy vitet pararendėse.
    Fatos Nano e falėnderon dhe i shpreh mirėnjohjen e thellė Stefano Saninos, tė dėrguarit tė Komisionerit Stefan Fule nė Shqipėri,pėr misionin e tij tė sotem moderator nė vendin tonė e pėr pėrpjeket dhe inkurajimin qė ai ka bėrė pėr tė zgjidhur ngėrēin e zgjedhjes sė Presidentit. Ndihma dhe mbėshtetja e institucioneve europiane dhe e tė gjithė partnerėve euroatlantikė ėshtė e shumėēmuar dhe tejet e rėndėsishme pėr mbarėvajtjen e punėve nė vendin tonė.
    Fatos Nano, duke shprehur e ritheksuar edhe njėherė mirėbesimin e tij, u bėn thirrje Kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama, Kryetarit tė Grupit Kuvendor tė PS Gramoz Ruēi, dhe drejtpėrdrejtė tė gjithė deputetėve tė Gurpit Kuvendor tė PS qė tė marrin vendime tė drejta nė tejkalimin e kėtij ngėrēi politik tė stėrzgjatur, duke i dhėnė Shqipėrisė Presidentin mė tė mirė, i cili do tė jetė mbi palėt, garant i kushtetutės, mbrojtės i institucioneve tė pavarura, simbol i unitetit kombėtar, jo noter partish, do tė garantojė realizimin e reformave qė do tė pėrshpejtojnė proēesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, por edhe do tė garantojė zgjedhje tė lira e tė ndershme nė vitin 2013.
    Prej javėsh PS nėpėrmjet Kryetarit Rama, ka adoptuar qėndrimin pėr njė proēes amorf, nėpėrmjet tė cilit do tė shkohet tek njė kandidat konsensual. Prej javėsh eshte vene re kėmbėngulja e paarsyetur e zyres se Rames, se kjo parti nuk ka emėr pėr tė propozuar ngase PS ėshtė pakicė, nuk ka numrat pėr ta zgjedhur Presidentin, se PS synon vetem konsensusin me kandidatet e maxhorancės, e tė tjera deklarata tė tilla veteperjashtuese te opozites nga vendimmarrja parlamentare.
    Fatos Nano e respekton tė drejtėn e PS zyrtare pėr tė mbajtur qėndrime tė qarta partiake dhe tė motivuara nga interesa dhe kalkulime tė logjikės e lojės politike pėr pushtet, por nuk mund tė mos shprehė mosmirėkuptimin e tij pėr kėtė mendėsi jodemokratike e joperėndimore bllokuese tė garės dhe tė konkurencės sė lirė. Fatos Nano tėrheq vėmendjen se Kryetari i Partisė Socialiste, Lideri i Opozitės, nuk mundet tė mos kuptojė se ka ditė, ka momente kur vendi, shoqėria shqiptare, kombi, janė mė tė rėndėsishėm sesa Partia, sesa cilado parti.
    Sot Shqipėria ka nevojė pėr njė President dinjitoz, pėr Presidentin mė tė mirė. Opozita nuk mundet tė heqė dorė nga mundėsia e saj pėr ti dhėnė Shqipėrisė Presidentin mė tė mirė. Opozita nuk mundet tė mos jetė nė pėrpjekje tė pashterrshme dhe qėllimlarta pėr tė hapur mundėsitė e garės sė lirė, duke siguruar krahasueshmėrinė dhe konkurimin e vlerave e personaliteteve mė tė mira qė ka PS dhe vendi. Opozita nuk mund tė mjaftohet me njė proēes qė prodhon vetėm konsensus kryetarėsh, por aspak Presidentin mė tė mirė pėr shqiptarėt. Opozita nuk mund tė deklarojė dėshtimin apo pamundėsinė e saj pėr tė mbėshtetur e ofruar kandidatin mė tė mirė, mė tė vlerė dhe mė dinjitoz pėr shqiptarėt por edhe sipas kėrkesave mė dashamirėse tė partnerėve tanė euroatlantikė. Opozita nuk mundet tė bėhet bashkėautore dhe bashkėfajtore nė njė proēes tė arrestimit tė garės dhe konkurencės sė lirė e tė ndershme, si edhe tė zvogėlimit, shpėrfilljes dhe denigrimit tė personalitetit dhe rolit tė njeriut qė do tė bėhet President Republike duke kaluar vetėm nga filtri i vjeteruar i Kryetarėve. Vini re, se me kėtė mėnyrė veprimi, me kėtė mendėsi otomane antigarė, kundėr ēlirimit tė energjive mė pozitive tė politikės dhe qytetarėve shqiptarė, shpėrfillet dhe asgjėsohet edhe dinjiteti e vullneti i lirė edhe i vetė deputetėve. Opozita nuk mund tė lejohet qė tė rrėzohet ndėrsa bėn gabimin duke shmangur Presidentin. Opozita mund tė rritet duke lartėsuar Presidentin.
    Kjo ėshtė Shqipėria jonė, ky ėshtė atdheu ynė, tė cilin e duam kaq shumė, por qė na duhet tė shtojmė arsyet pėr ta dashur mė shumė. Ndaj edhe Fatos Nano po ju drejtohet deputetėve tė Grupit Kuvendor tė PS me kėtė thirrje, njelloj si personalitete te tjera te spikatura kombetare, pikėrisht pėr tė shtuar arsyet pėr ta dashur mė shumė kėtė vendin tonė tė kaqshumė vuajtur e kaqshumė nėpėrkėmbur nga politika dhe politikanėt e konflikteve dhe ngėrēeve, refuzimeve dhe bllokimeve, urrejtjes dhe mosalternativave, retorikave dhe mosideve.
    Shqipėria, Partia Socialiste ka bėrė njė udhė tė vėshtirė nė kėto 22 vite drejt demokracisė, plot arritje e dėshtime, rėnie e ngritje, por ka bėrė edhe transformime tė mėdha. Nė kėto 22 vite pak njerėz janė ata qė e kanė drejtuar shtetin shqiptar si Presidentė, Kryetarė Kuvendi apo Kryeministra. Ndėr ta janė edhe reformatoret e transformuesit e mėdhenj. Me tė mirat e kėqijat e tyre, me sukseset dhe dėshtimet e tyre, Shqipėria ka fituar njė grup kėshilltarėsh tė ēmuar tė kėsaj shoqėrie nė kėrkim tė Europės dhe europianizimit. Kėta shtetarė, janė e kėrkohet tė vlerėsohen si aseti mė i ēmuar, pika e referimit, ku ne si shoqėri duhet tė gjejmė drejtimin e duhur. E kur njėri prej tyre, ish-Kryeministri Fatos Nano qė ka qenė njėkohėsisht pėr 15 vite edhe Kryetari i PS, ka javė e javė qė kėrkon mbėshtetjen tuaj dhe tė PS pėr tė konkuruar qė tė shėrbejė si President te Republikes.Ky ėshtė njė nga lajmet mė tė mira qė duhet tė ndjellė veē inkurajim. Eshtė nė nderin tuaj si Deputete tė PS, por ėshtė edhe nė nderin e PS e tė drejtuesve tė saj aktualė qė ta mbėshtesin kandidimin e Fatos Nanos pėr President te Republikes. Eshtė njė mundėsi e madhe pėr PS qė e ka pranė saj, pjesė tė historisė sė saj, nė traditėn e saj ofertėn mė tė mirė pėr Presidentin mė tė mirė. Fatos Nano i ka tė gjitha mundėsitė tė jetė President konsensual pra i mirėbesuar, bashkėvendosur dhe bashkėvotuar nga shumica dhe opozita, ose President i zgjedhur nga njė garė e lirė dhe e ndershme me rregulla e vullnete konsensualisht tė bashkėvendosura pėr ta lejuar kėtė garė si tė tillė. Mbeshtesni Fatos Nanon pėr President qė ta rrisni PS duke e lartėsuar Presidentin. Fatos Nano ėshtė dalėzots dhe i fton gjithashtu deputetėt e PS qė tė bėhen dalėzotsa, duke i dalė pėr zot dinjitetit tė tyre, integritetit tė tyre, Partisė Socialiste, demokracisė shqiptare, lirisė e drejtėsisė, si edhe mbarėvajtjes sė punėve nė Shqipėri nė mėnyrė qė tė gjithė sė bashku ta festojmė 100 vjetorin e Pavarėsisė edhe me Statusin Kandidat nė BE tė fituar.


    Panorama
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  10. #170
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Meta: Nano, mjeshtėr pingpongu, si unė


    Ilir Meta ka bėrė tė qartė se Lėvizja Socialiste pėr Integrim nuk mund tė mbėshtesė kandidaturėn e Fatos Nanos pėr President. Kreu i LSI-sė duke folur nė njė konferencė pėr shtyp pas takimit me Drejtorin e Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin nė Komisionin Evropian, Stefano Sannino, theksoi se forca politike qė ai drejton do t’i qėndrojė deri nė fund marrėveshjes me PD-nė.

    “LSI do t’i qėndrojė marrėveshjeve. Nė radhė tė parė do tė realizojmė njė konsensus me PD-nė. I qėndrojmė marrėveshjes pavarėsisht vlerėsimeve pėr kandidaturat e tjera”, tha Meta.

    I pyetur pėr fjalėt e Nanos se Meta dhe Rama “nuk duhen marrė seriozisht” pasi sipas tij po “luajnė kungulleshash”, kreu i LSI-sė tha se “unė jam i pasionuar pas pingpongut dhe z. Nano, gjithashtu luan shumė mirė pingpong”.


    Shekulli
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •