Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 207
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Presidenti po zgjidhet sipas kushtetutes.Me sill nje argument ku Saliu thot presidenti do jet nga Demokratikja se ashtu dua une.

    Kte po e thua ti.Sali Berisha thote qe presidenti do zgjidhet ne baze te kushtetutes.
    Un e kisha prap kete bisede ketu http://www.forumishqiptar.com/showpost.php?p=3406176&postcount=52 ne forum.

    Per fat te keq link-u nuk punon si dhe shum link-e te tjera te albobserver qe kerkova ne google.Nejse, nuk kam eksperience dhe dituri me gazetat shqiptare, bazohem ne google, nuk e di ca politike kan ne albobserver qe nxjerrin faqet pas pak si "404 error", 404 my @ss!

    Po le mos te ngjitemi aty.. thelbi eshte se kur bisedova ketu ne forum per kete, ne ato dite deklaratat e kryetareve te partive ishin se ata donin rruge te tjera jasht kushtetutes.

    Sa per deklaraten time, per deri sa nuk kam linkun ke c'do te drejte dhe do besh mire ta hedhesh poshte, edhe fundja fundit ne qofte se ti di dicka me teper po te hap rrugen. Me mir te jem un gabim.. dhe te zbatohet kushtetuta (me voten e fshehte), sepse un e kam lexuar ate edhe me duket rruge me e mire se sa te gatuajn muhabetin kryetaret vete.

    Nejse un kam nje tjeter link me gernet shtruar (gerneta del nga fundi): http://www.youtube.com/watch?v=lXKDu6cdXLI&feature=related

  2. #92
    Nisin nesėr nė orėn 11:00, negociatat PD-PS pėr Presidentin

    TIRANE- Nisin nesėr negociatat mes Partisė Demokratike dhe asaj Socialiste pėr presidentin, por sikurse ėshtė njoftuar nuk do jetė njė takim nė nivel kryetarėsh. Burime nga kryesia e kuvendit bėjnė tė ditur se nesėr nė orėn 11:00 nė tryezė do tė ulen krerėt e grupeve parlamentare tė dy partive tė mėdha, PD dhe PS pėrkatėsisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci.

    Nė kėtė takim Patozi i PD-sė do tė shoqėrohet nga anėtari i kryesisė sė Partisė Demokratike Edmond Spaho, ndėrsa pėrfaqėsuesi tjetėr i Partisė Socialiste do tė jetė Sajmir Tahiri.

    Dy kryetarėt e partive, Patozi e Ruci kanė konfirmuar takimin e nesėrm mes palėve. Ka qėnė kreu i grupit PD, Astrit Patozi, i cili njė ditė mė parė ftoi Rucin tė nisin negociatat pėr kėtė cėshtje.

    “Partia Demokratike mė ka mandatuar mua sė bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorė pėr t'u konsultuar me pėrfaqėsuesit e Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste pėr tė eksploruar tė gjitha mundėsitė e zgjedhjes sė kreut tė ri tė shtetit me njė konsensus sa mė tė gjerė” thuhej nė letrėn e tij Astrit Patozi.

    Ndėrkaq duhet theksuar se tė gjitha takimet e Berishės dhe Ramės me partitė e tjera parlamentare pėr ēėshtjen e presidentit janė zhvilluar nė nivel kryetarėsh, ndėrkohė qė ėshtė shmangur vetėm takimi kryesor mes dy politikanėve mė tė rėndėsishėm tė vendit.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    iliri do ishte kantidati me i mire per president
    ai s`eshte as i majte as i djathte, as grek as sllav.
    ai mund te ndihmoje camet, mund te ndihmoje integrimin ne evrope,

  4. #94
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    iliri do ishte kantidati me i mire per president
    ai s`eshte as i majte as i djathte, as grek as sllav.
    ai mund te ndihmoje camet, mund te ndihmoje integrimin ne evrope,
    Per ke Ilir e ke fjalen? Vetem per Ilir Meten uroj te mos e kesh.Si mund te vesh President nje njeri qe u kap mat duke i kerkuar ministrit ryshfet? Ky do te ishte katastrofe fare!!!! Nese duan nje President Konsensual, le te zgjedhin Pellumb Xhufin dhe ti vene kapak!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BERISHA KA PLOT ZGJEDHJE, POR NJĖRA ĖSHTĖ MĖ E KEQE SE TJETRA

    27 Maj 2012 12:00, Nga Mustafa Nano
    Atij i duhet kreu i shtetit; i duhet po aq sa pushteti qė ka. Njė president jashtė kontrollit tė tij do tė ishte njė minė qė do t’i vinte vėrdallė, e do ta mbante nė gjendje makthi.

    Koha mbaroi. Berisha nuk mund tė luajė mė kungulleshkash me ēėshtjen presidenciale. Tani i duhet tė japė njė zgjidhje. E prandaj ėshtė nė hall. Ėshtė nė hall, pasi secila nga zgjidhjet qė ka nė mendje i ėshtė bėrė gjyle te kėmbėt. E ka ēuar vetė punėn deri nė kėtė pikė. Ėshtė duke jetuar njė situatė, tė cilėn e ka krijuar vetė. Nuk kish asnjė nevojė ta krijonte, pasi ēėshtja presidenciale nuk ka pse tė jetė njė problem, a njė rrezik; pėrkundrazi, ėshtė njė mundėsi, ėshtė njė mundėsi negociatash me palėn tjetėr, ėshtė njė mundėsi pėr tė gjetur njė emėr tė denjė pėr postin e sublimuar prej Kushtetutės, tė cilin mund ta ēonin nė Parlament, ta votonin dhe… kaq.

    Por ai e injoroi kėtė opsion. Preferoi opsion tjetėr, dhe ja, tani ėshtė nė situatėn kur, qoftė ky opsion i ėndėrruar e i dėshiruar, qoftė opsioni kotmėkot i refuzuar (ai normali pra), qoftė opsionet e tjera qė i mbeten, i sillen si njėri mė i keq se tjetri. Tė kthehet nė “udhėn e Zotit”, d.m.th. tė ulet e tė negociojė njė zgjidhje me opozitėn, apo me tė tjerėt, me synimin pėr tė zgjedhur njė president mbi apo jashtė palėve, ėshtė fare e kollajtė, por puna ėshtė se e nxjerr atė nė njė dritė tė dobėt, e nxjerr si njeriun qė ka humbur komandėn e gjėrave, e nxjerr si njeriun qė po tėrhiqet, dhe kėtė gjė ai s’mund ta kapėrdijė lehtė; as tė vetėt. Pėrveē kėsaj, refuzimi i deritanishėm i kėtij opsioni tė thjeshtė, tė pabujė, e tė padėmshėm, nuk ėshtė se ka qenė njė trill. Jo, ka pasur edhe logjikėn e vet. Atij i duhet kreu i shtetit; i duhet po aq sa pushteti qė ka. Njė president jashtė kontrollit tė tij do tė ishte njė minė qė do t’i vinte vėrdallė, e do ta mbante nė gjendje makthi.

    Mbrėmė, pas takimit tė dėshtuar me Metėn, ai dha pėrshtypjen se ėshtė duke iu rikthyer kėtij opsioni, si me krahėmarrje, duke tentuar t’i punojė njė rreng Metės ‘bukėshkalė’ (Meta i ka mbyllur ēdo shteg dje versionit presidencial tė Berishės), d.m.th. duke iu jargavitur krejt papritur Ramės. Por po e bėn sa pėr tė rindezur pakėz fitilin e sherrit mes Ramės e Metės, e jo se ka ndėrmend tė ecė asaj udhe. E ka tė vėshtirė ta bėjė kėtė.

    Marrim nė shqyrtim opsionet e tjera qė janė nė tryezė (dhe nė mendjen e Berishės, sigurisht). Njė sosh, ai mė i dashuri pėr tė pra, do tė ishte t’i mbahej linjės sė deritanishme, d.m.th. tė bėnte publik njė kandidaturė tė vetėn, sidozot Topallin apo topallė tė tjerė aty rrotull, e tė hapte procedurat parlamentare tė zgjedhjes sė kreut tė shtetit. Nė raundin e katėrt e tė pestė i mjaftojnė 71 vota pėr ta mbyllur, dhe nuk ėshtė ēudi t’i ketė kaq vota. Nė mos i ka, ėshtė nė gjendje t’i gjejė 71 vota. Por ka dy probleme. Sė pari, ai mund t’i gjejė kaq vota, nėse votimi ėshtė i hapur; nėse ėshtė i fshehtė, ai i pari nuk ka siguri; nuk ka siguri te votat e PD-sė. Pėrveē kėsaj, kjo ėshtė ajo zgjidhja qė ia vėshtirėson lojėn nė vijim. I leverdis kjo gjė?

    Opsioni i tretė do tė ishte tėrheqja nga ideja pėr tė ēuar nė presidencė njė Lal Kros tė vetin, ulja nė tryezė me opozitėn, dhe imponimi i njė emri jashtė partive, pėr tė cilin ai vetė ka sigurinė se mund ta mbajė tė frikėsuar e tė shantazhuar, rrjedhimisht nėn kontroll tė plotė. Me fjalė tė tjera, Berisha mund tė shkojė nė tryezė bisedimesh (qoftė dhe vetėm me Metėn, s’ka gjė se duket e vėshtirė, pasi fėrkimet mes tė dyve kanė shkuar shumė larg), dhe aty tė ofrojė si kandidaturė njė “horr jashtė partive me ndoca kredenciale intelektuale e me pak vokacion civik”. Por njė ofertė e tillė me siguri do t’i refuzohet nga opozita; ndėrsa Meta nuk ka asnjė interes qė ta ndjekė nė kėtė lojė.

    Njė opsion i katėrt do tė ishte ndonjė kandidaturė ‘e djathtė’ (fjala vjen Aleksandėr Meksi, Besnik Mustafaj, Alfred Serreqi etj.), refuzimin e tė cilėve opozita do tė hiqte shumė pėr ta justifikuar. Por puna ėshtė se kandidatura tė tilla, edhe pse janė tė djathta, madje pikėrisht ngaqė janė tė djathta, janė pėr Berishėn mė tė urryera se sa kandidatura presidenciale e Tom Doshit. E prandaj, ėshtė njė opsion qė ai e ēon nė mendje mė pak se ēdo opsion tjetėr. Po ta bėnte njė veprim tė tillė, do “t’ia fuste keq” opozitės, por pėr tė arritur deri kėtu do tė duhej sė pari njė Berishė racional, sė dyti njė Berishė qė s’ka se ē’pret nga presidenti i ardhshėm; kėtė Berishė tė ēinteresuar/racional nuk e kemi.

    Ka opsione tė tjera? Ka dhe njė, qė i duhet mė pak se ēdo gjė tjetėr vendit, por qė i vlen mė shumė se opsionet e tjera vetė Berishės. Ėshtė moszgjedhja e njė presidenti ‘at all’, e pėr pasojė, hapja e fushatės pėr zgjedhje tė parakohshme. Ai ka shumė interes ta ēojė vendin nė zgjedhje qysh kėtė vit, madje sa mė shpejt tė jetė e mundur, pasi nė kėtė mėnyrė sė pari ka rast tė futet pa plotėsuar, apo kryer, reformėn elektorale, d.m.th. me Ristanin nė pultin e komandimit tė zgjedhjeve e me Kodin Elektoral kėshtu si ėshtė, sė dyti mban nėn kontroll efektin e partive tė reja (qė syrin e kanė te thesi i votave tė Berishės), e sė treti nuk lejon optimalizimin e aleancės sė re Rama-Meta (sa mė shumė kohė kalon, aq mė shumė lihet mėnjanė nausea kolektive prej njė koalicioni tė tillė).

    Mirėpo, nėse do ta ēonte vendin nė zgjedhje, nuk do tė kish se si ta shpjegonte kėtė vendim pikėrisht nė kėto rrethana, kur po thuhet se “nė vjeshtė mund tė marrim statusin e kandidatit pėr nė BE, nėse mbahet njė klimė e mirė bashkėpunimi mazhorancė-opozitė”.

    Keq e ka ngado qė tė vėrtitet. Sheh – e shihte mirė A. Vasjari nė shkrimin e vet te “Mapoja” e pardjeshme – vetėm humbje, mirėpo ėshtė njė humbje qė e meriton, pasi s’ka lėnė dy gurė bashkė pėr tė arritur kėtu ku ndodhet sot.

  6. #96
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nano, nje batakēi qe i genjen mendja nga mengjezi deri ne darke sikur eshte politikan i zoti me klishe idiote qe ja var shoku Sali ne qafe si lider historik i se majtes...

    Me kete levizje te fundit e tregoi veten sa njeri deshtak qe eshte...

    Nje miku im dikur me pati thene: Nano ti thote flm Sales qe e futi ne burg si burokrat dhe e nxori kryetar partie...

    Mesa duket paska patur te drejte

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    varu leshte jane te gjithe o njerez akoma me keto ju. keta bejne pazare me njeri tjetrin kane 20 vite dhe ju u mbani iso akoma. lufta ketu eshte thjeshte se kush do kete presidentin dhe pushtetin e tij me vete jo se kush eshte president me i mire per popullin se per kete as qe sbehet fjale fare. e pare kshtu emri nuk ka asnje pike rendesie per ne pasi ai president kushdo qe te jete do jete dorfa e tyre dhe do bej politik njelloj si ata si gjithmone. ndryshimi eshte vetem nese do anoj djathtas apo majtas. ndryshim qe per ne(popull hesapi) ska rendesi sepse gjerat per ne do vazhdojne njelloj. perfundimisht keto gjera per ne do kene rendesi deri kur shqiptaret ta kuptojne se kjo klase politike eshte e mbaruar eshte per tu ndryshuar e tera nga koka te kembet. me pas nese do te arrijme te vendosim nje elit tjeter politike me serioze dhe me te paster vetem ateher emri i presidentit do te kete nje redensi te madhe dhe ne populli mund te vijme ketu dhe te diskutojme tere pasion per njerin apo tjetrin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kanina : 27-05-2012 mė 17:59

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Nano, nje batakēi qe i genjen mendja nga mengjezi deri ne darke sikur eshte politikan i zoti me klishe idiote qe ja var shoku Sali ne qafe si lider historik i se majtes...

    Me kete levizje te fundit e tregoi veten sa njeri deshtak qe eshte...

    Nje miku im dikur me pati thene: Nano ti thote flm Sales qe e futi ne burg si burokrat dhe e nxori kryetar partie...

    Mesa duket paska patur te drejte
    kryetar partie nuk e nxori sala por e nxori pasoku nga greqia bashke me ish-oficeret shqiptare
    nano ia dha greqise te gjitha bizneset nen kontroll; edhe shqiperine deshi ta shpallte protektorat
    te gjithe ata qe kane ngele ne shqiperi jane khoqe kandari
    shqiperise i duhet nje president i huaj gjerman ose anglez apo amerikan

  9. #99
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    kryetar partie nuk e nxori sala por e nxori pasoku nga greqia bashke me ish-oficeret shqiptare
    nano ia dha greqise te gjitha bizneset nen kontroll; edhe shqiperine deshi ta shpallte protektorat
    te gjithe ata qe kane ngele ne shqiperi jane khoqe kandari
    shqiperise i duhet nje president i huaj gjerman ose anglez apo amerikan
    Qe te propozosh dhe te pranosh nje President Anglez,Kinez,apo Amerikan, do te thote qe te pranosh se populli yt nuk ka kapacitetet e nevojshme intelektuale dhe politike per tu vetqeverisur.Nese nje popull nuk vetqeveriset dot, atehere ai eshte i destinuar te skllaverohet .
    Shqiperise nuk i duhet as nje anglez,kinez apo nemcelli ( gjerman) por i duhet nje elite njerezish te shkolluar ne Perendim ( Angli,Gjermani,Amerike) qe te marin ne dore popullin dhe ta udheheqin,ta edukojne me kulturen demokratike dhe ta bejne me te vertete pjese te Perendimit.
    -Shqiptaret e provuan me Princ Vidin.Bile shkuan edhe aq thelle sa te mjerin donin ta benin synet (imagjino berberin me brisk ne dore duke pasur ne duart e tij hallatet e Princit).Nuk na eci me Princin e gjore,sepse Evropi nuk na cilesoi si Princ Vider te gjithe Shqiptaret,por si nje koloni qe qeveriset nga Vidi.Keshtu qe edhe nese zgjedhim X President te huaj, nuk do te shikohemi si njerez te Presidentit,por si nje tufe njerezish qe "qeveriset" nga X.



    PS : Ziti, nuk e kisha personale me ty, ndonese te citova
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ruci ben planin e Rames, deshton tryezen me PD

    Eva Gjura

    Ka deshtuar takimi mes negociatoreve te Partise Demokratike dhe te mandatuarve te Partise Socialiste per diskutimin e zgjedhjes se presidenti te ri. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e kryesise se Kuvendit dhe ka zgjatur per gati 45 minuta, por ne fund te saj nuk eshte arritur ne asnje emerues te perbashket, dhe kjo, sipas mazhorances, sepse perfaqesuesit e opozites kane vajtuar ne takim me nje platforme bllokuese duke i vene kushte. Ne kete takim, opozita i ka vene kushte mazhorances per finalizimin e 4 ceshtjeve, nderkohe qe PD-ja edhe pse ka deklaruar qe eshte e hapur per dialog eshte shprehur se presidenti konsensual nuk mund te arrihet permes ultimatumeve. Pas takimit, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, ne cilesine e negociatorit e ka quajtur takimin e sotem te deshtuar, pasi, sipas tij, pala tjeter kishte ardhur ne takim me platformen editoriale bllokuese te Edi Rames, e cila eshte nje platforme bllokuese per ta futur ne rruge pa krye procesin dhe per te lidhur te palidhshmen. "U perpoqem ti shpjegojme perfaqesuesve te Partise Socialiste qe Partia Demokratike si forca kryesore e mazhorances eshte futur ne kete proces jo per te ndjekur rrugen e shkurter, pasi rrugen e shkurter ne e kemi, kete na e lejon marreveshja e arritur me aleatet tane qe ne vitin 2009, po ashtu dhe ndryshimet kushtetuese qe bashkerisht i kemi vendosur ne vitin 2008 me perfaqesuesit e Partise Socialiste. Por ne kemi hyre ne kete proces per t'i dhene vendit nje President sa me gjitheperfshires dhe sa me konsensual duke pasur parasysh edhe vleren e shtuar qe ai mund te kete ne nje rast te tille", - eshte shprehur negociatori i PD-se, Patozi. Gjithashtu, ai ka deklaruar se mazhoranca i ka bere te qarte perfaqesuesve te Partise Socialiste qe ne rast se edhe ata do te kene te njejtin interes si ne eshte plotesisht e mundur qe ne te arrijme ne nje produkt dinjitoz, nje President sa me konsensual. "Ne rast se ata kane intensione te tjera per te rrezuar qeverine dhe gjera te kesaj natyre, sic i ka paralajmeruar edhe z.Rama ne editorialin e tij, sigurisht ky eshte nje mision teresisht i deshtuar", - tha Patozi. Duke komentuar takimin me te mandatuarit e opozites, negociatori i PD-se eshte shprehur se, "kam nje shije te keqe nga ky takim, por, gjithsesi, rezervohem te them fjalen e fundit, sepse kjo mazhorance, PD-ja, ka prirjen qe edhe pas kesaj te papriture qe ndodhi te mbajme porten e dialogut hapur me shpresen qe ne ende kemi mundesi per t'i dhene vendit nje president sa me konsensual. Por, sigurisht, kjo nuk mund te behet as permes ultimatumeve e as permes kurtheve ballkanike tipike per editorialin e Edi Rames".



    Negociatoret

    Kryesia e Partise Demokratike ka mandatuar kryeministrin Berisha, kryetarin e Grupit Astrit Patozi dhe deputetin Edmond Spaho si negociatore per zgjedhjen e presidentit. Ndersa vete kryeministri ka mandatuar kryetarin e grupit te PD-se, Patozi, dhe deputetin Spaho qe te negociojne me opoziten per ceshtjen e presidentit te ri.

    3 pikat e PS, pa lidhje me presidentin

    Kryetari i grupit te PD-se, Patozi, duke komentuar kresat e bera nga PS dje ne takim, eshte shprehur se "jane te palidhura tre pikat e tjera me ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ne kemi prirjen absolute per t'i zgjidhur te gjitha ato pika. Madje, mund t'i kishim zgjidhur edhe me pare ne rast se nuk do te ekzistonte politika bllokuese e Edi Rames, e cila qellimisht kerkon te lidhi reformat e integrimit, ceshtjen e imunitetit, per te cilen Partia Demokratike ia ka bere thirrje qe kur ishte ne opozite, por ka qene mungese e vullnetit te tij qe e ka mbajtur peng me zgjedhjen e Presidentit te Republikes".

    Zgjedhja e presidenti, nisin takimet mes krereve te politikes

    Nga dita e premte mazhoranca ka ndermarre nje sere takimesh konsultative per zgjedhjen e presidenti te ri. Ashtu sic kishte paralajmeruar kryeministri Berisha ne respekt te Kushtetutes ne afatet qe percaktohen saktesisht ne ligj ka mbledhur kryesine e PD-se, e cila ka mandatuar edhe grupin negociator per te zhvilluar takime me aleatet, por edhe me partite e tjera parlamentare per zgjedhjen e presidentit. Kryesia ka negociuar kryeministrin Berisha, kryetarin e grupit te PD-se, Patozin, si dhe deputetin Spaho si grup negociator. Takimin e pare, kryeministri Berisha e ka zhvilluar me kryetarin LSI-se, Ilir Meta, dhe me pas me kryetarin e PR-se, Mediu, dhe kryetarin e PDIU-se, Idrizi. Gjithashtu, dje eshte zhvilluar nje takim mes Patozit dhe kryetarit te grupit parlamentar te PS-se, Ruci, per ceshtjen e presidentit, por nga ky takim nuk eshte arritur ne ndonje emerues te perbashket. Tashme pritet zhvillimet e fillimit te javes sepse seanca e pare per zgjedhjen e presidenti, sipas Kushtetutes, eshte lene diten e merkure me 30 qershor. Sipas zhvillimeve, ka gjasa qe kjo seance te digjet pa kandidatet duke kaluar ne seancen e dyte gati nje jave me pas. Sipas Kushtetutes, nese ne tre raundet e para nuk zgjidhet presidenti me 84 vota, ne raundin e katert zgjedhja e tij behet me 71 vota. Sesi do te shkoje procesi i votimit dhe me sa vota do te zgjidhet presidenti, kjo mbetet per t'u pare ne ditet ne vazhdim.



    KJ

    .

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •