-
KIM PHILBY dhe Katastrofa shqiptare
Hyrje | Dosier | Perėndimi nė 1968: Kim Philby shkaktoi katastrofėn shqiptarePerėndimi nė 1968: Kim Philby shkaktoi katastrofėn shqiptareMadhesia e germave: Nga Armand Plaka 30/10/2010 10:36:00Dy gazeta tė njohura gjermane tė kohės skanojnė nė thellėsi veprimtarinė e spiunit mė profesionist tė Anglisė gjatė shekullit tė shkuar, viktimė e tė cilit ranė shqiptarėt. Parė nga perspektiva e tyre nė atė kohė, tashmė shumė vite pas dėshtimit tė aksionit, rezulton se katastrofa mė e madhe, tė cilėn duhet ta llogarisim nė konton e bėmave tė Philbyt, ėshtė pa dyshim, fiaskoja shqiptare.
Dy gazeta tė njohura gjermane tė kohės skanojnė nė thellėsi veprimtarinė e spiunit mė profesionist tė Anglisė gjatė shekullit tė shkuar, viktimė e tė cilit ranė shqiptarėt. Operacioni Shqipėria - siē e cilėson (asokohe) gjermanoperėndimorja Der Spiegel nė njė numėr tė sajin nė vitin 1968, ēėshtje sė cilės i bashkėngjitet duke e plotėsuar me fakte e dėshmi tė tjera njė vit mė vonė, edhe Die Zeit nė vitin 1969 - ndodhi nė njė kohė kur Lufta e Ftohtė kishte arritur tashmė kulmin e vet.
Nė kėtė pikė tė zhvillimeve, Foreign Office dhe State Department po ravijėzonin tė njėjtėn ide, duke arritur nė njė qėndrim unik: Pse smund ta luftojmė dot ndikimin rus nė atė vend, duke luftuar sė bashku me nacionalistėt shqiptarė? - Por gjithēka, siē dihet, rezultoi edhe sipas artikullit, njė katastrofė e vėrtetė nė planin njerėzor, e cila hėngri kėsisoj jetėt e qindra shqiptarėve, qė shkuan nė atė botė pa e ditur se fajtori e kishte emrin Kim Philby.
Ndėrkohė, nė terma profesionalė, pėr shėrbimet e fshehta anglo-amerikane, por edhe pėr politikanėt e tė dyjave vendeve, artikulli na pėrcjell idenė se e gjitha kjo pėrpjekje e pafat, ishte njė fiasko e vėrtetė. Parė nga perspektiva e tyre nė atė kohė, tashmė shumė vite pas dėshtimit tė aksionit, skishte mė dyshim se dėmi qė Philby shkaktoi gjatė veprimtarisė sė tij dyvjeēare nė Uashington, nuk duhet nėnvlerėsuar dhe se politika e tė ashtuquajturės pėrzierja pozitive nė punėt e brendshme nė vendet e Evropės Lindore, kishte rėnė nė njė mosbesim tė thellė.
Thelbi i artikujve nė tė dyja rastet ėshtė veprimtaria e Philbyt dhe botimet qė kishin zėnė rrėnjė pėr tė, si nė gazeta e revista, ashtu dhe nė letėrsi tashmė (deri nė atė kohė - sipas tyre - mėsojmė se ishin botuar tashmė tre libra pėr veprimtarinė e tij). Pjesa qė neve na intereson, pra ajo ku flitet pėr Shqipėrinė, ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl nė volumin qė zėnė nė total tė dy artikujt e lartpėrmendur, tė cilėt duhet thėnė se janė relativisht voluminozė, nė terma tė mirėfilltė gazetareskė.
Interesant dhe i pazbuluar mė parė, duket tė jetė edhe fati i pjesės sė mbijetuar tė shqiptarėve nga kėto aksione tė dėshtuara, pėr tė cilėt do tė duhej tė kujdeseshin organet kompetente britanike pėr tu siguruar punėsim e strehim.
Ndėrkohė, shumėēka mėsojmė nga artikujt nė lidhje me atė se kush e frymėzoi nisjen e kėsaj ndėrmarrjeje, cilat ishin qėllimet, kush e pėrkrahu dhe kush e pengoi, si duhej realizuar dhe ku mbėshtetej realizimi i tij, deri nė zbulimin e Kim Philbyt. Fakti i fundit pėrbėn njė moment mė vete, tė cilin e mėsojmė duke lexuar artikullin e gazetės gjermane Die Zeit nė vitin 1969. Po kėshtu, nė tė njėjtin artikull, na bėhet me dije edhe mėnyra e jetesės dhe shtrati nė tė cilin u pėrgatit terreni pėr tė rekrutuar dy kolegėt e Philbyt, Burgess dhe McLean, tė cilėt gjithashtu i paraprinė arratisjes sė Philbyt, duke ndėrmarrė tė njėjtin hap. Aty aludohet qartazi se ata ishin homoseksualė dhe se bėnin dukshėm njė jetė tė shthurur, tė cilėn do tė mund ta vazhdonin pa iu prekur qimja e flokut, nėse amerikanėt nuk do ti zbulonin.
Operacioni Shqipėria dhe gjithė ndėrmarrja qė lidhej me tė, siē thekson edhe vetė artikulli (dhe siē e dimė tė gjithė tashmė), gjithsesi pėrfundoi nė njė katastrofė tė vėrtetė, zhytur nė njė bilanc tragjik. Brenda njė muaji, ishin rreth 150 luftėtarė guerilas (apo diversantė, siē i quante propaganda shtetėrore asokohe) - thuajse gjyma e gjithė trupės - tė vrarė apo tė kapur rob e po kėshtu njė numėr i madh shqiptarėsh vendas, tė cilėt u treguan tė gatshėm e nuk treguan kujdes, ndėrsa prisnin e strehonin guerilasit antikomunistė, duke besuar se kauza e tyre do tė fitonte.
Nė kuadėr tė ciklit Shqipėria moniste nė mediat perėndimore, 1945-1990, tė gjitha sa mė sipėr, mė shtynė ti rikthehem nga njė kėndvėshtrim tjetėr sėrish temės Kim Philby, veprimtarisė sė tė cilit dikur, ish-kryeministri karizmatik britanik, Tony Blair, iu kishte referuar, duke theksuar se: Dėshtimi i aksioneve britanike nė Shqipėrinė e viteve 50, renditet si njėri ndėr dėshtimet mė emblematike tė shėrbimeve tė fshehta britanike tė shekullit tė shkuar.
Mė poshtė artikulli i plotė:
Dėmi qė Philby shkaktoi gjatė veprimtarisė sė tij dyvjeēare nė Uashington, nuk duhet nėnvlerėsuar. Katastrofa mė e madhe, tė cilėn duhet ta llogarisim nė konton e bėmave tė Philbyt, ėshtė pa dyshim, fiaskoja shqiptare. Ēėshtja Volkov nė vitin 1945 mundi tė korrigjohej me masa tė shpejta, gjakftohtėsi e me njė operim kirurgjikal. Fiaskoja shqiptare - e cila do tė niste tė gatuhej pesė vjet mė vonė - pėrkundrazi, ishte nė tėrėsi njė ēėshtje qė kushtoi shumė mė tepėr viktima e hėngri shumė kohė pėrgatitjeje.
Operacioni Shqipėria ndodhi nė njė kohė kur Lufta e Ftohtė kishte arritur tashmė kulmin e vet. Ajo ishte njė pėrpjekje e Anglisė dhe e Amerikės, pėr tė penguar ndikimin sovjetik nė Shqipėri me ndihmėn e njė kryengritjeje popullore me luftė guerile. Pėr 17 vjet me radhė ky aksion i pafat mbeti si njėri ndėr sekretet mė tė mirėruajtura nga tė dyja palėt nė konfliktin qė ka sjellė Lufta e Ftohtė. Pėr Perėndimin, kjo ndėrmarrje do tė thoshte njė katastrofė, e cila u kushtoi jetėn rreth 150 njerėzve. Pėr rusėt ishte njė shfaqje triumfi mbi fenomene, tė cilat mund tė pėrsėriteshin gjetkė nė kufijtė e perandorisė sė tyre.
Zona e pasigurt e kontrollit sovjetik nė vitin 1949, tashmė e kishte emrin Ballkan. Nė Greqi, rebelėt komunistė ndodheshin nė prag tė greminės, Jugosllavia ishte prishur ndėrkohė me Rusinė. Madje, edhe Shqipėria vlerėsohej si jo fort e besueshme nė lėvizjet e saj prej tyre. Qysh nga fundi i luftės nė Shqipėri, rolin udhėheqės e kishin luajtur komunistėt jugosllavė; tashmė ishin rusėt, ata tė cilėt, pėr shkak tė prishjes sė Titos me Stalinin, nisėn tė dėrgonin kėshilltarėt e vet nė Tiranė.
Nė kėtė pikė tė zhvillimeve, Foreign Office dhe State Department erdhėn nė tė njėjtin pėrfundim: Pse smund ta luftonim dot sė bashku - me ndihmėn e nacionalizmit shqiptar - ndikimin rus nė atė vend? - Ministri i Jashtėm britanik, Ernest Bevin, fillimisht ishte i vendosur kundėr propozimeve tė tilla. Por nė Foreign Office kishte edhe njė grup tė pabindurish kėmbėngulės, qė rrihnin nė tė njėjtėn pikė: organizimin e lėvizjeve kryengritėse antisovjetike praktikisht nė tė gjitha vendet e Lindjes evropiane tė marra nga sovjetikėt. Kjo ide u pėrkrah veēanėrisht nga njerėzit e ndjeshėm tė 515-s, para sė gjithash, nga specialistėt e moēėm tė sabotazhit nė rajonin e Evropės Juglindore, duke ndjekur devizėn: Politika ėshtė vazhdimi i luftės me mjete tė tjera - apo ndoshta edhe me mjete tė njėjta.
Me ēduket, grupi i pėrbėrė nga njerėz e nėpunės tė Foreign Office dhe specialistė tė SIS-it, ranė shpejt dakord tė vepronin sė bashku me "shqiponjat nė Departamentin Amerikan tė Shtetit. Bevin arriti tė bindej pėr tė lejuar ndėrmarrjen e njė eksperimenti tė nėndheshėm; grupet e guerilasve antikomunistė duhej tė depėrtonin nė Shqipėri, pėr tė nxitur kryengritjet antisovjetike dhe pėr tė mbėshtetur elementėt qė mund tė luftonin nga brenda. Pėrgjegjės pėr koordinimin e aksioneve tė fshehta britanike dhe amerikane ishte natyrisht njeriu ndėrlidhės britanik nė Uashington, Kim Philby. Ngaqė ai mė parė kishte mbuluar nė detyrė Turqinė, duke mbledhur kėsisoj shumė pėrvojė, kėshillat e tij u vlerėsuan tej mase nė planifikimin e aksioneve tė fshehta.
Operacioni nė fakt u pėrgatit shumė mirė. Qysh nė verė tė vitit 1949 u themelua njė i ashtuquajtur Komiteti pėr Shqipėrinė e Lirė, i cili bazėn mbėshtetėse operative e kishte nė Itali e qė nė atė moment nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė organizatė e ngritur me synimin pėr tė rekrutuar luftėtarė guerilas.
Nė pranverė tė vitit 1950, kėta guerilas ishin tashmė gati pėr aksion. Nė grupe tė vogla, fillimisht, e pastaj tė mėdha, ata u futėn nėpėr zona malore dhe kaluan nė mėnyrė ilegale kufirin shqiptar. Depėrtuan fillimisht nė vendet e tyre tė njohura mė parė dhe u pėrpoqėn tė provokonin edhe trazira atje. Nėse afrohej rreziku, ata tėrhiqeshin sėrish nė male.
Ndėrmarrja nė fjalė, gjithsesi, pėrfundoi nė njė katastrofė tė vėrtetė. Rusėt dukej se dinin ēdo gjė qysh mė parė me saktėsi, duke pritur qė guerilasit tė parashutonin apo tė zbarkonin nė vendet e paracaktuara. Brenda njė muaji, ishin rreth 150 luftėtarė guerilas - thuajse gjyma e gjithė trupės - tė vrarė apo tė kapur rob, e po kėshtu, njė numėr i madh shqiptarėsh vendas, tė cilėt u treguan tė gatshėm e tė pakujdesshėm pėr tė pritur e strehuar guerilasit.
150 tė mbijetuarit u larguan drejt Greqisė - duke u bėrė kėsisoj edhe sikleti i radhės pėr qeverinė greke. Nė Londėr SIS-i u desh ta fuste nė presion Ministrinė e Brendshme, pėr tu siguruar 150 shqiptarėve (qė mbartnin plot sekrete) udhėtimin drejt Anglisė. Ministria pėr Punėt Publike mori pėrsipėr edhe detyrėn pėr tė sistemuar shqiptarėt me punė. E kėsisoj, madje, sektori pyjor atje u dha nga njė xhup lėkure e i punėsoi si sharrėtarė kryesisht, kurse pjesa tjetėr u sistemua nė njė fabrikė municionesh.
Hetimi i kėsaj katastrofe u shty duke marrė shumė kohė pėr tu trajtuar e arritur nė pėrfundime. Amerikanėt ishin tė bindur vetėm pėrgjysmė se e gjitha kjo mund tė vinte nga njė tradhti. Dyshimet dhe evidencat e pakta, tek tė cilat ata mund tė mbaheshin, shkonin gjithsesi nė drejtim tė Kim Philbyt. SIS-i nė Angli, ndėrkohė e pėrjashtonte nė masėn mė tė madhe versionin tradhti si shkaktarin e katastrofės.
Sot ėshtė mė se e qartė se pėrgatitja e ndėrmarrjes shqiptare, ashtu sikurse edhe shumė informacione tė tjera, tė cilat ndėrkohė u ishin pėrcjellė nga disa burime shėrbimit amerikan e atij britanik, kishin rrjedhur drejt rusėve. Dhe kėshtu qė nė Angli, politika e tė ashtuquajturės pėrzierja pozitive nė punėt e brendshme nė vendet e Evropės Lindore, kishte rėnė nė njė mosbesim tė thellė dhe gjithashtu edhe nė Amerikė ky lloj politike nuk u mbėshtet mė fare pėr disa kohė dhe doli nga axhenda. (Revista Der Spiegel, 29.1.1968).
Kim Philby, nė 1967: Humba diplomėn, por ruajta bindjen
Kim Philby lindi nė vitin 1912 nė Indi, si i biri i njė nėpunėsi civil dhe gjeologu, John Philby, i cili mė vonė u bė i njohur si njė studiues i famshėm i botės arabe, duke u konvertuar madje edhe nė Islam. Tė dy, babai dhe i biri, mund tė cilėsohen si rebelė socialė tė dalė nga Cambridge, universiteti i famshėm britanik. Philby (i vjetri), pėrpunoi madje njė koncept ku ai dėshmonte qartė se mund tė jetonte pa pasur nevojė pėr shoqėrinė humane. Ndėrsa Philby tjetėr (i riu) e konvertoi besimin e tij politik nė komunizėm, nė vitin 1931 dhe jetoi nė Moskė pėrgjatė gjithė 25 viteve tė fundit tė jetės sė vet, nėn shoqėrinė e ēmuar e tė zgjedhur, pėrtej bashkėjetesės me gruan e tij tė ligjshme, rusen Rufina. Nė autobiografinė e tij me titull My Silent War (Lufta ime e heshtur), Kim Philby thotė se ai e braktisi Cambridge-n nė vitin 1933: Me njė diplomė nė xhep, me besimin se jeta ime duhet ti pėrkushtohej plotėsisht komunizmit. Qysh prej asaj kohe, unė e humba diplomėn (nė fakt, mendoj se ajo ndodhet nė duart e MI5). Por unė ruajta bindjen time. Kjo u shkrua nė vitin 1967 prej tij, pesė vjet pasi ia doli tė arratisej drejt Moskės pėr ti shpėtuar persekutimit e ndėshkimit nga autoritetet britanike, tė cilėt tashmė e akuzonin atė me prova, pėr spiunazh.
Die Zeit, 1969: Si u zbulua i treti, Kim Philby?
Nėse sdo tė kishte qenė ai, Shqipėria, sot partnere e NATO-s
Pėr Kim Philbyn janė shkruar ndėrkohė dhjetėra artikuj gazete e shtypur tre libra. E pėr kėtė ka pasur arsye tė mjaftueshme: Kim Philby ishte spiuni mė profesionist i Anglisė. Ai ishte mė i miri nė njė kuptim tragjik pėr anglezėt. Si njė nėpunės lider nė shėrbimin e fshehtė britanik, ai ishte nė fakt njė agjent i sovjetikėve; dhe ky njeri i Kremlinit ishte caktuar kokė e kėmbė tė drejtonte, pra, edhe seksionin e mbrojtjes kundėr spiunazhit. Pra, kjo ndodhi kėshtu: Aty ishte Kim Philby dhe ai sillej aq idiotėsisht saqė biondja Patricia, sekretarja e oficerit ndėrlidhės tė mbrojtjes britanike nė Stamboll, tashmė kishte arritur ta pikaste dhe e dinte se ai qenkėsh njė tradhtar! Aty gjendeshin shpesh edhe burra me mustaqe nga vendi i skipetarėve, tė Karl May-it, dhe nėse ata nuk do tė ishin dorėzuar nga Kim Philby para togave tė mitralozave pėr tu korrur njė nga njė si gruri para draprit, atėherė edhe Shqipėria me siguri qė sot do tė ishte njė partner i NATO-s. Dhe ishin para sė gjithash Guy Burgess dhe Donald McLean, ata qė pinin mė shumė uiski sesa Kim Philby dhe kurvėronin, e mos mendoni se e bėnin kėtė normalisht, me vajza, dhe spiunonin, pėr kurrkėnd tjetėr veēse pėr rusėt; vetėkuptohet, duke rrezikuar ndėshkimin maksimal. Tė gjitha kėto i bėnin duke qenė tė atashuar si diplomatė anglezė. Nėse sdo tė kishte qenė vetė Allen Dulles, bosi i shėrbimit tė fshehtė amerikan, nė krye tė tij, kėta tipa sot e kėsaj dite kushedi se ku do tė ishin duke dėfryer nė ndonjė cep prostitutash tė Londrės Perėndimore, pa iu prekur qimja. Por ngaqė u hezitua pėr njė kohė tė gjatė pėr ti arrestuar, ata ia dolėn tė arratiseshin pėr nė Rusi. Dhe aty ishte sėrish biondja Patricia; ajo ishte kėmbyer ndėrkohė me ta nė njė paradhomė tė sallonit ku organizoheshin festa luksoze dhe pėr fat, ishte martuar me njė oficer besnik britanik. Pėr tė nuk kishte mė asnjė dyshim: Kim Philby ishte i treti! Vetėm ai mund tu kishte siguruar mbrojtje e ndihmuar nė pėrmbushjen e planit tė tyre, Burgessit dhe McLeanit. Nė mėnyrė tė ngjashme u kishin lindur dyshimet edhe njerėzve tė tjerė nė Foreign Office, por tashmė ishte vonė. Skaloi shumė dhe vetė Kim Philby u dėrgoi tė fala spiunėsh ish-kolegėve tė vet nga selia moskovite e shėrbimit tė fshehtė. Ai tashmė jeton atje si njė agjent nė pension, ndėrsa ka mbushur 57 vjeē. (Gazeta Die Zeit, 11.7.1969).
Gazeta Die Zeit, 1969: Philby dhe shokėt e tij, gjemb nga trėndafili
Nė njė fragment nga shkrimi i gazetės gjermane, Die Zeit, botuar nė vitin 1969, hasim edhe nė njė tjetėr vlerėsim interesant, rreth asaj ēka duhej trajtuar si vėrtetė kritike e serioze nė tė gjithė kėtė histori, pėrtej faktit se Kim Philby kishte bėrė tė dėshtonte plani Shqipėria. Qė Kim Philby paskėsh qenė qysh nga viti 1934 agjent i rusėve, qė ai ia ka dalė tė pengojė njė kryengritje antikomuniste nė Shqipėri dhe qė ai i mbulonte krahėt spiunazhit sovjetik nė ēėshtjet atomike - nė Uashington, kjo e gjitha ėshtė e qartė si drita e diellit, - shkruhet nė artikull, duke vijuar mė pas:
Por jo qė tė ishte kėsisoj edhe fara e njė fruti joproduktiv. Aludimi ėshtė i qartė pėr shėrbimin e fshehtė britanik e produktet qė ai nxirrte, ndėrkohė qė kishte e ka edhe sot namin e njėrit prej shėrbimeve inteligjente mė tė mira nė botė. Por kjo lidhet edhe me produktin qė mund tė sillte nė treg Universiteti po aq i famshėm, Cambridge. Kjo ėshtė ēėshtja, - shkruan Die Zeit. Mė tej, artikulli thekson: Tema e vėrtetė ėshtė kėtu verbėria e njė shoqėrie tė mbyllur, e njė klubi tė mirėfilltė, pėr tė cilin nuk mund tė jetė ajo ēka nuk duhet tė jetė. Kim Philby, Guy Burgess dhe Donald McLean, i pėrkisnin asaj qė nė tėrė kuptimin e fjalės ia vlen tė cilėsohet si Establishment. Ata ishin nxėnės tė Westminster apo tė Etonit dhe studentė tė Cambridge-it dhe veēanėrisht gėzonin namin e tė ashtuquajturave familje tė mira angleze, le tė themi, tė prera apo tė paracaktuara pėr tė punuar nė shėrbimin e fshehtė apo tė shėrbenin nė diplomaci. Ata nuk i frikėsoheshin asnjė testi apo tė bėheshin pre e ndonjė ndėshkimi disiplinor. Madje, dhe vetė ministri i Jashtėm betohej pėr Kim Philbyn. (Gazeta Die Zeit, 11.7.1969).
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt