Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Prejardhja e Natës së Shtrigave

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë


    PREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE
    (Halloween)

    Nata e Shtrigave është një festë kristiane, por me rrënjë pagane, e cila shënohet me 31 Tetor, është një festë vjetore, por që po merrë përmasa botërore…
    Sipas historianit Nicholas Rogers, prejardhja e kësaj feste popullore vjen nga Roma, ku kremtohej për nder të hyjneshës Pomona, hyjnesha e farërave, fryteve, që ka lidhshmëri me përkujtimin e të vdekurve, ditë e cila quhej Parentalia…
    Parentalia ka lidhshmëri me festën e keltëve paganë Samhain, që në irlandishtën e vjetër do të thotë: Fundi i verës. Këtë festë të lashtë pagane e kremtonin edhe popuj tjerë të Europës si keltët, galët, britonët etj.…
    Në ndikimin e fuqisë ekonomike, politike, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo festë mashtrimi është përhapur, për shkaqe përfitimi, edhe në Amerikën Jugore, Afrikë , Evropë, Azi, deri në Japoni…
    Keltët e lashtë besonin se kufiri i kësaj bote dhe botës së ardhshme është mes verës dhe dimrit, të cilin e kremtonin me frikë dhe shpresë, duke ndezur zjarre, me lojra të ndryshme….Përdornin fryte, në veçanti kunguj të gërryer, i gëdhendin me kujdes, që t’i përngjajnë fantazmave për t’i trebur shpirtërat e këqinjë….
    Për t’i trembur shpirtat e këqinjë bëhen përgatitje të mëdha me lloj-lloj veshjes, shpenzime të shumta për blerjen e maskave, nga të gjitha moshat që të jenë gati Natën e Shtrigave, me 31 Tetor….
    Sipas një hulumtimi të Agjensisë National Retail Federation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për Natën e Shtrigave të 31 Tetorit 2006 janë shpenzuar rreth pesë miliard dollarë….! Këto shpenzime marramendëse po vijnë duke u shtuar nga viti në vitë…
    Për këto shpenzime të kota, që po i bënë bota, edhe ne në Kosovën e shkretë jemi dëshmitarë vetë për Natën e Shtrigave se çka po ngjetë- vjet për vjet…Për t’u mos u mashtruar, nga shejtani i mallkuar, duhet pakëz udhëzim… Udhëzim i cili rrugën ta ndriçon dhe të shpëton, që gjendët në t’madhërueshmin Kur’an…

    Burimet kryesore:
    1.Rogers, Nicholas (2002). "Samhain and the Celtic Origins of Halloween". Halloween: From Pagan Ritual to Party Night, pp.11–21. New York: Oxford University Press.
    2.Hutton, Ronald (1996). Stations of the Sun: A History of the Ritual Year in Britain. Oxford: Oxford University Press. ^
    3. Danaher, Kevin (1972). The Year in Ireland: Irish Calendar Customs, pp.190–22. Dublin: Mercier Press.
    4.Skal, David J. (2002). Death Makes a Holiday: A Cultural History of Halloween, New York: Bloomsbury.
    5.Simpson, Jacqueline All Saints' Day in Encyclopedia of Death and Dying, Howarth, G and Leeman, O (2001)London Routledge, p.14 Halloween is closely associated in folklore with death and the supernatural.
    6.Jack Santino (ed.), Halloween and Other Festivals of Death and Life, University of Tennessee Press (1994).

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sa te frikshme e ke bere ate shkrimin ti?
    Ti vertet mendon se tani Amerikanet e festojne nga frika per te trembur shpirtrat e keqinj? Te mendosh qe kjo eshte festa me e preferueshme e femijeve, sepse jane ata qe argetohen me shume. Tani kjo feste ka natyre te gezueshme, dhe aspak fetare. Ka ardhur ne Usa nga emigrantet Irlandez, dhe qe atehere ka marr nje tjeter karakter. Shikohet si nje menyre argetimi me familjen, shoqerine dhe kaq.
    Pse jo? Nje dite festive me shume. Nje arsye me shume per te ndare gezimin, festuar me te njohurit e tu. Kaq. Edhepse vet nuk e kam ndonje qejf, me pelqen atmosfera festive qe shikon tani keto dite ketu. Organizojne parada me kostume, party, etj.

    Eshte kthyer ne nje feste pagane dhe asgje me shume.
    Normalisht ju jeni kundra se ju vetem festat e besimit tuaj festoni.

    Mos u trembni, se nuk ju detyron njeri ta festoni, e shpenzoni para te kota per te trembur shpirtrat e keqinj. Ju keni Allahun qe ju mbron..
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    "Feste" e te cmendurve.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Sa te frikshme e ke bere ate shkrimin ti?
    Ti vertet mendon se tani Amerikanet e festojne nga frika per te trembur shpirtrat e keqinj? Te mendosh qe kjo eshte festa me e preferueshme e femijeve, sepse jane ata qe argetohen me shume. Tani kjo feste ka natyre te gezueshme, dhe aspak fetare. Ka ardhur ne Usa nga emigrantet Irlandez, dhe qe atehere ka marr nje tjeter karakter. Shikohet si nje menyre argetimi me familjen, shoqerine dhe kaq.
    Pse jo? Nje dite festive me shume. Nje arsye me shume per te ndare gezimin, festuar me te njohurit e tu. Kaq. Edhepse vet nuk e kam ndonje qejf, me pelqen atmosfera festive qe shikon tani keto dite ketu. Organizojne parada me kostume, party, etj.

    Eshte kthyer ne nje feste pagane dhe asgje me shume.
    Normalisht ju jeni kundra se ju vetem festat e besimit tuaj festoni.

    Mos u trembni, se nuk ju detyron njeri ta festoni, e shpenzoni para te kota per te trembur shpirtrat e keqinj. Ju keni Allahun qe ju mbron..
    Halloween s'ka as piken e religjionit me - se paku ke Amerikanet. Kam qe nje muaj qe zyren e kam te mbushur me rrjete merimangash, merimanga te plastikes, llojlloj insektesh, fotografi te trishtueshme si dhe plote embelsira. S'eshte se kemi femije ketu ku punoj une - por thjeshte Amerikane duan te ruajne traditen e Halloween.

    Dhe askush s'e sheh si feste religjioze. Asnje deri tani s'e kam degjuar t'a trajtoje si te tille.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Sa te frikshme e ke bere ate shkrimin ti?
    Ti vertet mendon se tani Amerikanet e festojne nga frika per te trembur shpirtrat e keqinj? Te mendosh qe kjo eshte festa me e preferueshme e femijeve, sepse jane ata qe argetohen me shume. Tani kjo feste ka natyre te gezueshme, dhe aspak fetare. Ka ardhur ne Usa nga emigrantet Irlandez, dhe qe atehere ka marr nje tjeter karakter. Shikohet si nje menyre argetimi me familjen, shoqerine dhe kaq.
    Pse jo? Nje dite festive me shume. Nje arsye me shume per te ndare gezimin, festuar me te njohurit e tu. Kaq. Edhepse vet nuk e kam ndonje qejf, me pelqen atmosfera festive qe shikon tani keto dite ketu. Organizojne parada me kostume, party, etj.

    Eshte kthyer ne nje feste pagane dhe asgje me shume.
    Normalisht ju jeni kundra se ju vetem festat e besimit tuaj festoni.

    Mos u trembni, se nuk ju detyron njeri ta festoni, e shpenzoni para te kota per te trembur shpirtrat e keqinj. Ju keni Allahun qe ju mbron..
    Po normal moi mia, a nuk ben ti informon te tjeret qe bien ne kurtha te festave pagane ? Eh sa gjaku eshte derdhe per keto shtriga dikur , e kuptoi se pse tani eshte shendrruar en nje fest
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Po normal moi mia, a nuk ben ti informon te tjeret qe bien ne kurtha te festave pagane ? Eh sa gjaku eshte derdhe per keto shtriga dikur , e kuptoi se pse tani eshte shendrruar en nje fest
    Cfare po thua se s'po te kuptoj?!
    Une nuk po luaj rolin e informatorit ketu. Ate po e ben shume mire hapesi i temes, une thjesht shtova ca sqarime informacionit te tij qe eshte shume i njeanshem dhe jo pa qellim.
    Qe informacioni te jete sa me i plote duhet te shqyrtohen te mirat e te keqijat e kesaj feste. Informacioni qe solli hapesi i temes, eshte vetem keqinformim i qellimshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 30-10-2010 më 10:32
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Për t’i trembur shpirtat e këqinjë bëhen përgatitje të mëdha me lloj-lloj veshjes, shpenzime të shumta për blerjen e maskave, nga të gjitha moshat që të jenë gati Natën e Shtrigave, me 31 Tetor….
    Shpirtrat e keqinj jemi duke tremb
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Cfare po thua se s'po te kuptoj?!
    Une nuk po luaj rolin e informatorit ketu. Ate po e ben shume mire hapesi i temes, une thjesht shtova ca sqarime informacionit te tij qe eshte shume i njeanshem dhe jo pa qellim.
    Qe informacioni te jete sa me i plote duhet te shqyrtohen te mirat e te keqijat e kesaj feste. Informacioni qe solli hapesi i temes, eshte vetem keqinformim i qellimshem.
    Mua me pelqei shkrimi, dhe ne kete fest ka vetem te keqija ! Nese sillemi si pagan, atehere jemi pagan ! Kurse muslimani ka rrugen e trasuar drejt, po lakoi nga lakmia e festave te tjera, ai devijoi ! Dhe tani çfar e dallon Islamin nga fet e tjera ? ! Asgje,. prandaj eshte esenciale qe te ruhët feja e Pastër !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Jo ne duhet ta festojm sepse,duhet te jemi te "moderuar" haha na mbyten injorantat,inshalla nuk i teket ketyre evropianve te "edukuar" te ecin me koke,se garant edhe shqiptaret ja msyne me ece me koke,ehhh te shkreti nuk e din qe nuk munden po ska derte more provojeni:P:P
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •