INTERVISTA/ Akademikja, studiuesja, Andromaqi Gjergji vė alarmin se vlerat tona etnologjike po mbulohen nga terri dhe harresa

Ju rrėfej Akademinė e Shkencave nėn diktaturė, kur vlerėsohej puna

Albert ZHOLI

Njė grua e qetė, e qeshur, fisnike. Edhe pse i ka kaluar tė 80-at, ajo se ka lėnė ende penėn dhe librin. Fill pas pėrfundimit tė studimeve punėsohet nė Institutin e Studimeve Albanologjike. Pas asaj dite ajo s’ėshtė shkėputur kurrė nga ky Institucion i rėndėsishėm i shkencės shqiptare qė mė vonė mori emrin aq tė bukur Akademia e Shkencave. Pėr afro 5 dekada ajo ka shkelur gjithė Shqipėrinė, duke vjelur folklorin e pasur shqiptar. Sipas saj, diktatura komuniste kishte shumė gabime nė drejtim, por qė i dhe hapėsirėn e nevojshme punimeve shkencore.

Kur jeni njohur me Profesor Budėn?

Unė Aleks Budėn e kam njohur shumė vjet pėrpara kur sapo kisha mbaruar shkollėn e lartė dhe erdha nė punė nė fushėn e studimeve shkencore.

Pasi mbaruat pėr histori u caktuat me punė pranė Institutit tė Shkencave?

Po. Unė i mbarova studimet pėr histori. Fill pas shkollės (me rezultate tė larta) u caktova pėr studime nė fushėn e Etnologjisė ose kulturės popullore . Pikėrisht nė kėtė kohė, hapej si sektor i ri mė vete. Nėn drejtimin e Aleks Budės, i cili ishte shefi i sektorit puna eci pėr vite tė tėra shumė mirė.

Kur u themelua Akademia e Shkencave?

Disa vite mė vonė. Ishte viti 1972 kur kaluam nga Institut i Studimeve Shkencore nė Akademinė e Shkencave. Domethėnė kalojmė nga njė institute i shkencave nė njė nivel shumė mė tė lartė dhe me njė personel shumė tė zgjeruar dhe me disa sektorė qė hapeshin pėr hulumtime tė reja. Unė kam punuar pėr tė gjithė kohėn deri nė moshėn e pensionit nė tė njėjtin seksion shkencor atė tė Etnologjisė tė Akademisė. Vazhdoj, edhe sot nė kėtė moshė tė punoj nė kėtė fushė.

Ku synonte puna e Akademisė nė ato vite?

Nė tė gjithė kėto vite unė mund tė them se njė nga synimet kryesore (krahas studimeve etnologjike nė gjithė gjeografinė e vendit) ishte qė tė shtinim numrin e punonjėsve tė rinj qė tė bėheshin specialistė tė ardhshėm. Nė kėtė drejtim veēohet puna e Aleks Budės. Ai gjithmonė e mė shumė e hartonte dhe e parashtronte historinė e Shqipėrisė si njė detyrė imediate pėr tė shtrirė gėrmimet nė fushat e pashfrytėzuara.

Si ndaheshin detyrat?

Historianėt nė pėrgjithėsi merreshin me arkivat si brenda dhe jashtė shtetit me leximin e autorėve qė kishin shkruar pėr Shqipėrinė etj. Kurse tendenca ishte qė tė futej edhe mundėsia e shfrytėzimit e materialeve tė reja tė pa trajtuara. Kėshtu filluan ekspeditat pėr mbledhje materiali. Pėr tė zbuluar karakteristikat e kulturės popullore mundėsisht nė tė gjithė zonat e mbarė vendit qė mund tė dilte njė pasqyrim sa mė i plotė. Tė punoje me Aleksin ishte njė kėnaqėsi dhe njė instruktim i vėrtetė sepse kishte aftėsinė qė tu hapte horizonte nė punė veēanėrisht shkencėtarėve tė rinj. Kur punoje me tė e ndjenje veten si me fletė, pasi diskutonte shumė pastėr. Qe shumė i kujdesshėm. Pas meje kanė ardhur edhe dy breza tė tjerėsh shkencėtarėsh dhe pėr tė gjithė ne ai qe po kaq i pėrzemėrt dhe kaq i duruar sa ishte gati qė nė ēdo kohė qė ti kėrkohej njė ndihmė nga bashkėpunėtorėt e rinj shkencorė, nuk kursehej kurrė.

Cilat kanė qenė drejtimet tuaja specifike pėr studim individual dhe paraqitje shkencore?

Atėherė kishim plane pėrgjithėsisht tė pėrbashkėta nė sektor. P.sh do tė bėnim studime pėr krahinėn e Filatit (Ēamėri) qė nuk kishte tė dhėna fare, ose Ēermenikėn. Atėherė nisnim njė varg ekspeditash ēdo verė. Shkonim nė atė krahinė dhe mblidhnim materialin dhe kryesisht pėr kulturėn popullore.

Ju ēfarė zonash keni gjurmuar vetė?

Mund tė mė pyesėsh se, cilėt nuk ke gjurmuar mė mirė. (Qesh). Gjithė Shqipėrinė, pėllėmbė pėr pėllėmbė.

Disa mbresa tė veēanta nga kėto gjurmime tė specifikuara?

Nga ekspeditat mė tė para ka qenė nė Ēermenikė. Njė zonė shumė e vėshtirė pėr mua. Unė isha njė vajzė qė vija nga Korēa, nga fshatrat e saj. Mė bėnė pėrshtypje shumė gjėra dhe kjo qe nė tė mirė tė punės sime. Mė bėnin shumė gjėra pėrshtypje, mjedisi, kushtet, ndėrtesat, gjuha, traditat, zakonet, marrėdhėniet. Ishin tė prapambetur nė raport me fshatrat e Korēės. Fill pas ekspeditave filloja dhe shkruaja. Veēoj edhe ekspeditėn nė Labėri bashkė me shokė tė tjerė qė ishim nė fillim nė sektor si Rrok Zoizi, i cili ishte njė bashkėpunėtor i mirė i imi, tė cilin e kam gjetur aty kur unė fillova. Kemi bėrė njė punė tė madhe nė njė pjesė tė madhe tė Veriut, por edhe rrethin e Tiranės, Matit, Mirditės, Shoshit, Lezhės.

Ku janė pėrmbledhur tė gjitha kėto kėrkimet tuaja?

Kėto informacione pėrmblidheshin nė njė raport tė hollėsishėm dhe dorėzoheshin nė arkivat e Institutit (Mė vonė Akademisė). Ishte njė punė me shumė pėrgjegjėsi, me shumė kujdes, me shumė profesionalizėm.

Gjithė kėto studime nuk kanė pasur njė libėr apo libra tė veēantė?

Nė fillim ne i mblidhnim materialet. Pas disa vitesh kaluam nė njė fazė tjetėr, ku filluam tė nxjerrim revistat tona tė Institutit. Mė pėrpara qe Buletini i Institutit tė Shkencave. Pastaj erdhi seria e studimit historik. Kaluam tek revistat e folklorit, ku botonim studimet folklorike dhe pėr etnografikėn shqiptare. Kėto qenė faza nė tė cilat kaluan tė gjithė punonjėsit e rinj shkencor. Pėr ne kėto faza ishin fusha e betejės pėr t’u informuar. Njė gjė ishte e qartė, se, ato qė gjeje nėpėr terrene nuk i gjeje nėpėr libra. Kur ktheheshe me shėnime nga terreni do tė kėrkoje nėpėr libra qė ti verifikoje, tė mundoheshe ti krahasoje me fusha tė tjera, apo informacione tė mėparshme. Pastaj erdhėn koha tė tjera ku dhamė provime pėr grada shkencore. Nė kėtė rrugė edhe unė eca me shumė punė ku pas shumė vitesh dhashė provimet e para si “Kandidate e Shkencave” dhe pastaj “Doktore e Shkencave”. Kėtė titull e mora nė vitin 1982. Ishte njė ditė e gėzuar, pas shumė vitesh pune.

Sistemi komunist a ka qenė i interesuar pėr studimet etnografike?

Shumė. Jo vetė regjimi, por tė gjithė ato njerėz, tė cilėt ishin nė krye tė kėtij institucioni (dhe ndėr kėto i pari ėshtė Aleks Buda), ishin njerėz me shumė vlera, shumė tė pėrgatitur, shumė studiues. Diktatura kishte anėt e veta negative, por nė kėtė drejtim punohej sistematikisht, me disiplinė, nė mėnyrė shkencore. Ēdo gjė kalonte nga prekja nė terren dhe vlerėsimi nė auditore. Nė atė kohė zotėronte njė zell i madh pėr punėn dhe mbas viteve 60-70 filloi njė zgjerim mė i madh i kuadrit nė fushėn e shkencės. Por dua tė them se nė kėto vite pati dhe njė lloj luhatje, pasi erdhėn dhe njerėz qė e turbulluan gjendjen sepse e ndjenin veten tė paaftė nė krahasim me ne qė kishin disa vite qė punonim. Koha i seleksionoi dhe kėrkesa erdhi duke u rritur. U vunė detyra konkrete dhe kėrkesa pėr studiuesit. Duhej tė dije gjuhė tė huaja tė lexoje shumė, vazhdimisht nė biblioteka, tė ishe sistematik nė mbledhje materiali. Nuk punohet nė shkencė po nuk pate tė gjitha kėto aparate ose pajisje. Ēdo punonjės do tė kishte mbi tavolinė skedarėt e tij. Me tė vėrtetė punonim me njė pasion.

Pėr figurėn e Skėnderbeut janė bėrė disa simpoziume. i vlerėsonte udhėheqja e kohės?

Tė jem realiste them se, udhėheqja vinte nė kėto aktivitete. Kur u bė 500 -vjetori i Skėndėrbeut pati shumė nga udhėheqja e kohės. Simpoziumi u vlerėsua. Nė kėto studime tė jemi realist udhėheqėsit nuk ndėrhynin. E respektonin punėn e punonjėsve shkencorė. Ne kishim edhe organizatė tė fuqishme bazė tė partisė. Kishim edhe anėtarė partie qė e kuptonin mirė detyrėn dhe shkencėn, tė formuar mirė qė mundoheshin tė na udhėhiqnin drejtė. Politika e kohės nuk ndėrhynte shumė nė punėn shkencore.

Si pėrcillej puna e Akademisė jashtė atdheut?

Kishte mėnyra tė ndryshme. Punohej shumė nė kėtė drejtim. Pa punė nuk do tė krijoheshin ekspozitat qė ne i ēuan kudo nėpėr Evropė, apo botė. Ishin ekspozita me punė ilustrative. Pra kjo Shqipėri e vogėl kishte njė kulturė shumė tė pasur. Ne me kėto aktivitet, ekspozita, simpoziume, sesione shkencore arritėm tė zgjeronim njohuritė tona, tė pėrcillnim kulturėn tonė, folklorin tonė dhe tė krahasoheshim me vendet e tjera. P.sh, ne bėmė njė album pėr kostumet popullore. Ky album u ideua duke pasur parasysh se ēfarė kanė tė pėrbashkėt kostumet bullgare, rumune dhe tė veēantat me tonat. Pamė se ne kishim shumė ose vetėm tė veēanta. Ky album ishte njė paraqitje dinjitoze e etnografisė sonė qė u vlerėsua jashtė. Bashkėpunimi me studiuesit bullgarė dhe rumunė ishte interesant. Ky shkėmbim u ndėrpre mė vonė dhe nė kėtė kohė ra kėrkimi i etnografisė.

Mbas pėrmbysjes sė regjimit komunist shikohet dhe flitet se ka njė zbehje ndaj kėrkimeve etnografike?

Ėshtė e vėrtetė. Me keqardhje po e shoh ēdo ditė. Hapja me botėn ishte diēka e domosdoshme qė e kėrkonte koha. Por kur kjo hapje ishte e menjėhershme kur populli ynė dinte shumė pak pėr botėn e jashtme. Menjėherė u fol se, nuk ka si kultura perėndimore duke mohuar atdheun. Shumė njerėz filluan tė thonė me zė tė lartė se ne nuk kemi asgjė nė Shqipėri. Flitej se kėto qė dimė ne nuk vlejnė duke kaluar nė njė pėrbuzje ndaj kulturės vendase. Ne lamė kėngėt vallet dhe filluam marrim tė botės. Kjo vazhdoi pėr shumė kohė. Vlerat tona etnologjike po mbuloheshin nga terri, harresa.

Po sot a shikoni se ka njė kthesė?

Shikoj se tani ka njė kthesė tė vogėl. Po krijohen grupe studimore etnologjike e po fillojnė kėrkimet. Kjo gjė duhej tė vinte pse jo me atė kėrkesė e pėrgjegjėsi qė ka qenė.

Ke ndonjė peng nė tė gjithė kėto viti studimi?

Sigurisht qė kam. Ku ka njeri qė nuk ka pengje. Po ka mė ndryshe shkencėtari. P.sh kur ke filluar njė punė, pra nė kėrkim tė diēkaje dhe nuk ecėn dot dhe ke ngelur nė njė ngėrē atėherė tė ngelet nė merak qė nuk mund ta realizosh dot. Pengje kam sepse kam nisur shumė gjėra, studime pėr etnografinė dhe nuk i kam pėrfunduar dot.

Ku kanė konsistuar studimet tuaja?

Unė kam punuar shumė kohė pėr veshjet popullore. Ju kam hyrė atyre me themel. Nė tė gjithė krahinat e vendit. Tė bėsh krahasime me kohėt e reja, nuk mund tė bėhen. Ashtu si mė lart sot me kėto studime di tė dalloj se me kė afrohen nė raport me vendet ballkanike. Sot kėto studime nuk vazhdojnė dhe unė jo tė gjitha i kam hedhur nė letra. Tė gjitha kėto janė ēėshtje meraku qė e hanė kėrkuesin nga brenda. Tani nė kėtė kohė kur njerėzit duan modėn mė tė fundit, sa pėrqind e popullsisė e pranon dhe i pėlqen veshjet mė tė fundit tė vajzave tė reja? Vetė s’e pranoj dot veshjen e disa prej tė rejave shqiptare. Janė tejkaluar nė kohė. Motivi ku sot u gdhiva me ēitjane dhe nesėr jam me kurrizin tė zbuluar, nuk ka bazė. Por ja tek ne u bė. Po them se do tė jetė njė gjė kalimtare. Ky ėshtė njė dėshpėrim pėr studiuesit. Jo vetėm pėr veshjet, por edhe pėr ndryshimin e veshjeve tė banesave tė tyre.

Mos vallė kjo qėndron dhe nė huazimet nė gjuhė?

Sigurisht. Kur kam ardhur nė punė nė Institut dija 5 gjuhė dhe 2 gjuhė i kam mėsuar nė punė e sipėr bėhen 7 gjuhė. Por kur nuk huazoj nga gjuhėt e tjera, se ne kemi gjuhėn tonė tė bukur. Dėgjoj qė thonė disa fjalėn OK, kur nuk e dinė se ēfarė do tė thotė fjala OK. Kjo ėshtė shenjė injorance. Prandaj duhet tė mėsojnė anglishten, por me shkollė. Ndoshta kėto janė edhe pakėnaqėsitė e moshės ku jam unė tani. Unė e kuptoj si njė teprim nga ana e njė brezi apo edhe 2-3 brezave, sepse u ka munguar pėr njė kohė tė gjatė liria pėr tė bėrė atė qė deshėn. Dhe kur e fitojnė kėtė liri i kalojnė caqet.

Studimet
Thellimi nė veshjet e shqiptarėve

Nė shumė studime, kush kanė qenė shkėndijat? Akademikja dhe studiuesja Andromaqi Gjergji thotė: “Librat e udhėtarėve tė huaj qė kanė ardhur nėpėr Shqipėri nėpėr shekujt e kaluar 16-17. Ėshtė njė punė voluminoze qė nuk pėrshkruhet. Unė kam arritur tė bėj nė fillim njė kumtesė pėr veshjet e shqiptarėve nė kohėn e Skėndėrbeut dhe tė gjitha ato ilustrime qė ishin nėpėr arkiva pėr Skėnderbeun. Punė dhe studim pa mbarim. Libra, arkiva, dorėshkrime, pėrkthime, ekspedita, ballafaqime, hulumtime. Sė undi arrita tė bėj njė kumtesė ku munda tė gjeja edhe ilustrime tė kohės. Pėr veē kėsaj kumtese, ke tjetėr studim, kumtesė qė ke punuar me tė njėjtin intensitet? Po! Edhe njė rast tjetėr kur u bė simpoziumi mbi prejardhjen e ilirėve. (Kuvendi i ilirėve). Atėherė iu sula tė gjithė literaturės sepse vendin e kisha kontrolluar, e kisha shkelur. Kontrollova literaturėn shkencore tė asaj kohe se, a kishte ndonjė gjė tė ngjashme me ta, ēarė na lidhte. Pra duhej zbėrthyer tė gjeje se ēfarė na lidhte me tė kaluarėn tonė tė hershme. Unė kam njė kapitull tė librit etnografik me titull se: “Ēfarė kemi trashėguar nga ilirėt”. Kjo ėshtė njė aventurė e tėrė e jetės. Ishte njė punė voluminoze. Aty pėrcillej ngjasimi nė veshje”.


Reforma
Nuk qe e nevojshme tė prisheshin institutet e Akademisė

Reforma nė akademinė e shkencave, ka qenė nė interes tė shkencės pasi ka shumė zėra qė thonė se, nuk ka qenė e tillė? Kėsaj pyetje akademikja dhe studiuesja Andromaqi Gjergji i pėrgjigjet: “Unė them se u pėrzien shumė gjėra. U mendua tė servireshin modele tė huaja. P.sh tė zbatoheshin modelet e universiteteve amerikane. Nuk ėshtė e mundur qė ajo qė bėhet nė Amerikė tė bėhet edhe kėtu tek ne. Ata kanė tjetėr kulturė, trashėgimi, tjetėr eksperiencė, apo standarde. Ne nuk mund t’i arrijmė kėto standarde menjėherė. Kjo mėnyrė strukture pėr shkencėn shqiptare nuk ėshtė bėrė nė kohėn e duhur. Pse duhej qė kėtyre institucioneve studimore, akademike tek ne tė keqpėrdoreshin?! Tani me strukturėn e re bėhet shkencė po bėhet pranė katedrave me tema qė duhet tė pėrshtaten kėtyre shkollave. Nuk qe e nevojshme tė prisheshin institutet e akademisė. Akademia kishte 7-8 institute studimore. Instituti i Historisė ka nxjerrė historiane shumė tė mira. Nė atė kohė provimet nuk merreshin me hile, por me shumė mundime. Provimi i gjuhėve tė huaja ishte mė i vėshtiri. Komisionet qė jepnin provimin e gjuhės tė huaj qenė tmerrėsisht tė rreptė. Kam dhėnė provim pėr gjuhėn e huaj, kur doja tė bėhesha kandidate e shkencave. Qenė nė sallė 7-8 vetė dhe midis tyre ishte edhe njė mjek qė unė e njihja sepse mė kishte kuruar. Ishte shumė kurioze tė shihja se si zhvilloheshin kėto provime, sepse unė vija nga Korēa dhe atje unė kisha mbaruar liceun. Liceu i Korēės, ku mėsohej frėngjisht. Unė nuk e kisha problem qė tė jepja njė provim tė frėngjishtes. Fillova tė pėrgjigjem dhe pa mbaruar mirė unė, mjeku qė mė kish kuruar ngrihet dhe thotė se nuk do ta mbroj gjuhėn sot. Sigurisht se pa nivelin tim tė pėrgjigjes. Kishte kėrkesa, rreptėsi pėr tė marrė provimin e gjuhės sė huaj atėherė, tani ėshtė bėrė fare, vetėm me njė mik dhe ēdo gjė mbaron. Kam dalė shumė herė jashtė shtetit por me punėn tonė si me kongrese, pjesėmarrje, ekspozita ku unė i kam shoqėruar si nė Francė, Itali Suedi etj. Kėto ishin ekspozita tė artit popullor. E kam ndjerė veten kudo shumė tė lirė. Kjo nga kultura qė kisha marrė nė shkollė, nga gjuhėt e huaja. Ėshtė njė shenjė emancipimi tė vėrtetė i njeriut qė ka njė kulturė tė gjerė si Aleks Buda. Aleksi kishte njė horizont tė pamatė. Kudo qė tė vinte ai dilte nė krye. Ai ishte shumė i shkolluar pėr ēfarė do lloj teme qė ta pyesje. Kur shkoje jashtė tė pyesin pėr vendin tėnd, por mund tė pyesin edhe pėr minierat etj”..


Emancipimi
Pse gratė sot janė mė pak tė vlerėsuara se dje

Sot femra shqiptare a ndjehet e vlerėsuar? Akademikja dhe studiuesja Andromaqi Gjergji rreth kėsaj pyetje pėrgjigjet: “Jo. Patėm njė rėnie tė ēuditshme. Unė pėr shembull e kam vajtuar shumė. Ne arritėm njė shkallė tė emancipimit tė grave jo vetėm nė qytet, por edhe mė gjerėsisht. Gruaja punonte gjithė vitin dhe nė fund tė vitit ajo shkonte nė llogari dhe tė gjithė tė ardhurat e saj i merrte vetė gruaja, jo kryetari i familjes. Atėherė kishte gra mė tė pjekura edhe nė fshat. Tani erdhi njė kohė, ku gratė janė hequr nga puna. Por a e dini se kush ėshtė ēudia mė e madhe nė sistemin qė jetojmė. Nė shumė biznese kėrkojnė nė punė vajza nėn 20 vjeē. Dhe kjo kėrkesė bėhej apo bėhet hapur. Ėshtė njė ofendim i madh ndaj femrės. Kjo ėshtė njė tronditje e madhe pėr shoqėrinė. Por shoh se, po kalon dhe kjo situatė... Kjo ėshtė njė tronditje tė madhe. Shkolla mė vonė bėri punėn e vet”.

Vlerėsimi
“Qytetare nderi nė Korēė”

Kėtė vit akademikja dhe studiuesja Andromaqi Gjergji u nderua me titullin “Qytetare nderi nė Korēė”. Ja ēfarė thotė ajo pėr kėtė rast: “Unė e ndjej veten tė detyruar ndaj Korēės. Unė pasuri nuk kam sepse ne me rrogė kemi jetuar. Edhe tė drejtė autori nuk kishim, por me mundėsitė qė kam doja qė tė hap njė librari tė vogėl. Pra e kam njė peng qė tė hap njė librari nė Korēė dhe nuk e di se si do ta bėj. Mirėpo ato qė e dinė punėn me librin mė thonė se sot nuk lexon njeri mė. Edhe gazetat shiten me zor. Dhe unė nuk e di se si ta zgjidh kėtė. Ta vazhdoj nismėn?!”