Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Bajrami: Hashim Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët

    Prishtinë, 4 Beograd – Lideri i PDK-së dhe kryeministri “teknik” i Kosovës, Hashim Thaçi, është i bindur se sa më parë që të mbahen zgjedhjet parlamentare, aq më të mëdha do t’i ketë shanset për të qenë fitues, i ka thënë gazetës “Danas” të Beogradit, kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen kur partia e dytë më e madhe e Kosovës, LDK-ja e Fatmir Sejdiut, është në rënie, kur partia e vetme e vërtetë opozita në Kuvend, AAK-ja, ka humbur kokën, pas shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë dhe kur opsionet e reja në skenën politike, “Vetëvendosje” e Albin Kurtit dhe sidomos iniciativa qytetare FER, janë gjetur në “cajtnot”, është shprehur ai.

    I pyetur fillimisht nëse shpallja e zgjedhjeve për 12 dhjetorin është një manipulim politik, Bajrami është përgjigjur se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen pa një reformë të mirëfilltë zgjedhore dhe në një kohë të shkurtër për organizim të duhur, gjë që do të thotë se faktori i manipulimit të votave do të rritet. Kjo vetvetiu është përparësi për partitë më të mëdha dhe më të organizuara dhe mes tyre PDK-ja e Thaçit është më e madhja dhe më e organizuara.

    Për dialogun teknik me Beogradin tha se është edhe një nga elementet që kanë ndikuar në ngjarjet e brendshme politike në Kosovë, duke përfshirë proceset që tani përmbyllen me zgjedhjet. Mendoj se është fare e qartë se në kohën kur Qeveria ka një mandat të limituar, kryeministri mund të llogarisë që bashkësia ndërkombëtare e para së gjithash Brukseli, do të ketë mirëkuptim dhe nuk do ta detyrojnë aq shumë që t’ia zgjasë dorën Tadiqit, ndërsa ajo pak dorë e shtrirë nuk do të vërehet shumë në Kosovë, sepse aty po hyhet në një periudhë kur vëmendja është e kapluar nga ngjarjet zgjedhore. Pas zgjedhjeve, nëse realizohet ajo që po pret Thaçi – që të marrë një mandat të ri katërvjeçar dhe ta forcojë edhe më shumicën parlamentare – ai do të jetë në pozitë shumë më ët mirë për të biseduar me Beogradin dhe që në ato bisedime të pranojë për të bërë lëshime të caktuara.

    Agron Bajrami i tha kësaj gazete se në zgjedhjet e 12 dhjetorit PDK-ja do të mbajë ose edhe do të përmirësojë përqindjen e votave nga 32 në 35 për qind. LDK-ja do të vazhdojë me trendin e rënies dhe ka mundësi që pas zgjedhjeve të mos jetë më e dyta, por edhe deri e katërta. Sipas meje, kandidate për vendin e dytë do të jenë AAK-ja e Haradinajt dhe “Vetëvendosje” e Kurtit. Të tjerat do të luftojnë për ta kaluar pragun zgjedhor. Besoj se njëra nga dy partitë parlamentare, AKR-ja e Pacollit dhe LDD-ja e Dacit, nuk do të hyjnë në parlament. Ndërkohë, besoj se censusin do ta kalojë FER-i.

    Sipas kryeredaktorit të “Kohës Ditore”, Thaçi llogarit që të bëjë qeverinë me Pacollin, pra me AKR-në, por edhe me pakicat, me çka do të ketë duar të lira. Mirëpo, ky kalkulim mund të jetë i ngutshëm, sepse mund të ngjajë që Pacolli të mos e kalojë pragun zgjedhor ose të mos ketë mjaft ulëse në Kuvend sa për t’ia mundësuar shumicën Hashim Thaçit. Kjo situatë do të mund të hapte kombinime të reja që do të mundë të rezultonin ashtu që Kosova të mos e ketë qeverinë menjëherë pas procesit zgjedhor dhe konstituimit të parlamentit.
    Raportet e Kosovës dhe Serbisë i përcakton raporti ynë i përbashkët me Bashkësinë Evropiane, mendon Bajrami. Sipas tij, as Serbia, as Kosova, nuk mund të shpresojnë për anëtarësim në BE, përderisa ka paqartësi mes tyre. Kjo nënkupton që Serbia duhet të pranojë Kosovën ose të pranojë se Kosova e pavarur ekziston dhe duhet të pranojë që kjo Kosovë të mund të anëtarësohet në BE dhe në OKB si shtet i pavarur. Njëherësh, Kosova do të duhej të pranonte disa aranzhime të reja dhe lëshime të reja ndaj Serbisë, ndërsa veriu këtu përmendet vazhdimisht. Personalisht mendoj se kjo nuk do të përfundojë me ndarje të Kosovës, por do të mundë të arrinte deri te një autonomi për serbët në veri të Kosovës, sidomos meqë edhe vetë Thaçi si kryeministër ka paralajmëruar se veriu ka “një natyrë të veçantë rajonale” dhe se është i gatshëm për “ide të reja” dhe “zgjidhje kreative”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Pse a ka pasur ndonje qeveri ne Kosove pa pasur brenda serbet e kosoves?? Me sa di jo!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Po ani de qka ka te keqe ketu ashtu keshtu shkiet i kan dy ministri te garantuera edhe minoritetet tiera nji ministri qe do te thot se 3 ministri i kan te garantuera
    dhe kushdoqoft ne qeveri me keto pakica eshte i obliguar te bej koalicion
    e perse mos te baj edhe me AKR-ne e PD-ne me siguri do te jet ma mier se me tradhtaret e LDK-se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Cka kanë problem koalicionet,pasi vet populli mendon kshtu,me shum mendime të përqara edhe strukturat udhëheqëse patjeter të krijohen nga përqarjet. Me rëndësi është të funksionoj ligji ,se kush me kend bën koalicion,gjë ma e vogël është.Demokracia si duket si sistem nuk do të ndryshoj me dekada, prandaj edhe kombinimet e koaliacioneve do të jenë të ndryshme.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    me sa duket po afrohet 97 e shqipris ne Kosov
    Per ket esht pergjegjes bashksia nderkomtare dhe hajnat e Kosoves.
    Tani per tia len turpin Thaqit se po shet Kosoven veriore terhiqet Fatmir Llapi e per te rregulluar statutin e serbve me kreativitet se edhe dallon ai teritor nga se esht pak me kodrinoromalor nuk do thot se edhe duhet te shkeputet nga Kosova pore kure ke popull te dekt_Xhenaze nuk te llogarisin se figuro.Thaqi esht ai qe Ndrroi flamurin,Krijoi nga katunet komuna serbe,Ate qe deshi e beri ....as qe pyeti njeri, Kosoven e ka shendrru si ne bashqe te babes.
    Nji her po u duket Tita i mire po Slloben po ua ler mbas vdekje.Sa me perket mua lete vij kush te doj se as nuk ua var as pak.

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Koha eshte per te gjtihe te punojmi nga pake e per do hiq se jane mesuar ne te kaluaren,,,
    une tani sa e pash ne ktv ,,mbeturinat neper prishtin dhe ne banesat e shqiptareve ,a mos dikush po mendon se edhe ne shtepi do te vijen pushtetaret dhe te jave pastrojen a.
    a mos mendojen tradhtaret e deri djeshem dhe sot te vije thaqi,a po aak,apo pd, te jave fshi berllogun e grumbulluar me dekata dhe te jave pastroj oborrin juve disave a..
    jo more zotri se jeni mesuar gaga me hanger ma nuk ka ashtu pa i dhan pak ...
    po qka quditem me disa te cilet vertet nuk jan ekerka hiq,,lete dali dhe te tregojen se kush jane keta ,se njerzit i njohin se ku ishin deri dje dhe ku jan sot e jo vetem me ja fute kote,,,
    Se jam mese i bindure se gjithe jeten e juaj ju keni sherby derqi dhe dili dreqit e sot shiteni mende ,ju mendoni se koasova per tri vite pavarsi do te behet ameriok,ose britani qe jane me qindra vjete shtete jo o zotni....
    se nje pjese e madhe e shqipatreve nuk ngihen kurr ,po as nuk e meritojen me shume se ata nuk jane per kete Koosve po ku me dite se per qfare kosove...

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    une kurr skam votu ne zgjedhje parlamentare pasi qe kam qen i zhgenjyer me te gjith kete her kam vendos te votoj per Partin e Drejtsis mirpo nese kjo parti hyn ne koalicion me PDK ather une kurr me nuk do e votoj sepse nese do e ben nje gje te till ather sdo jet parti e drejtsis por parti e interesit
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    une kurr skam votu ne zgjedhje parlamentare pasi qe kam qen i zhgenjyer me te gjith kete her kam vendos te votoj per Partin e Drejtsis mirpo nese kjo parti hyn ne koalicion me PDK ather une kurr me nuk do e votoj sepse nese do e ben nje gje te till ather sdo jet parti e drejtsis por parti e interesit
    Sigurisht se është parti e interesit, por e interesit kombëtar.

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kupa ka nostalgji për "titistat" e LDK-së

    Krasniqi: Nuk përjashtohet mundësia për koalicion me LDK-në
    I pyetur nga “Bota sot” se a është i mundshëm krijimi i një koalicioni përsëri me LDK-në, Jakup Krasniqi, u.d. i presidentit dhe kryetar i Kuvendi thotë se realisht nuk është ithtar i atyre që thonë bëje koalicionin me këtë apo atë parti, nganjëherë edhe duke u thirrur në profilizimet politike që i kanë në Kosovë. “Nuk mund të them edhe që nuk e njoh situatën politike në vend, por në asnjë mënyrë unë nuk kam mundur ta bindi vetën se partitë politike në Kosovë janë të ndërtuara mbi baza ideologjike, e ndoshta kjo është edhe një fatkeqësi jona. Prandaj mua më duken të paarsyeshëm ata që përjashtojnë partitë politike për të bërë koalicion, sepse koalicionet në rend të parë krijohen për të krijuar qeverisje stabile, nuk bëhen për dëshirë të askujt. Mendoj se koncepti i marrëveshjeve në koalicion duhet të ndryshojë, e jo të jetë sikur deri më tani. Pra marrëveshjet të jenë më të përgatitura më të verifikuara, jo vetëm nga liderët e partive politike që zakonisht janë tek ne, por të jenë të verifikuara nga organet edhe të partive politike që e arrijnë marrëveshjen, si dhe të jenë koalicione mbi bazën e bisedimeve më të gjëra, më demokratike dhe më të përgjegjshme. Unë konsideroj se do të ketë mundësi për koalicione të reja edhe me LDK-në” tha për “Bota sot” Jakup Krasniqi.

    Hajde kryetar hajde, as situatën politike në vend nuk e njef...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •