Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Plani I Pėrparimit Personal

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Nje artikull shume i bukur i publikuar ne albislam.


    PLANI I PĖRPARIMIT PERSONAL
    Plani ėshtė qė tė vendosėsh paraprakisht lidhur me atė qė duhet vepruar nė tė ardhmen pėr tė realizuar ndonjė synim tė caktuar. Fatkeqėsisht shumica e njerėzve largohen sa herė qė dikush flet rreth planifikimit, ngaqė ėshtė krijuar bindja se kjo ėshtė njė ēėshtje qė me tė nuk merren njerėzit e thjeshtė, por vetėm diēka e politikanėve, udhėheqėsve apo e administratorėve. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse njerėzit nuk lexojnė pėr kėtė temė, nuk flasin nė mes vete, madje as nuk mendojnė pėr njė gjė tė tillė.
    Pėrparimi ėshtė veprimi qė ka si qėllim ndryshimin, pėrmirėsimin dhe avancimin tek mė e mira.

    Personal nėnkupton atė qė ėshtė e veēantė dhe vetjake. Ka tė bėjė me gjėrat qė lidhen posaēėrisht me ty si njeri, e qė pėrbėjnė dėshirat, veprimet, mendimet dhe veēoritė me tė cilat karakterizohesh e dallohesh ti nga njerėzit e tjerė.

    Prandaj edhe themi se plani i pėrparimit personal ėshtė: Pėrgatitja paraprake pėr tė vepruar diēka, me qėllimin e pėrmirėsimit tė njė gjendje tė caktuar, qė ka tė bėjė me vetė personin, brenda njė periudhe tė caktuar kohore.

    Po ju, keni plane pėr pėrparimin personal?

    Pa dyshim qė po! Ju nė jetė keni arritur gjėra pėr tė cilat mund tė krenoheni, megjithėse meritoni edhe mė shumė. Mirėpo, arritja juaj a ėshtė rezultat i ndonjė plani tė organizuar dhe tė pėrpiktė, i rastėsisė sė pastėr apo ėshtė kombinim i kėtyre tė dyjave?

    A jeni duke ecur tani konform atij plani praktik tė veēantė, i cili ju siguron arritjen deri te objektivat, nė bazė tė njė limiti tė caktuar kohor? Apo i jeni dorėzuar shpresave tė kota, shtyrjes, zvarritjes dhe vonesės, duke u preokupuar me problemet e jetės.

    Hapa praktikė drejt pėrparimit personal

    Ka njerėz qė nuk kanė fare problem imagjinatėn dhe pėrfytyrimin e qartė tė sė ardhmes, tė cilėn e ėndėrrojnė nė jetė, mirėpo ka edhe tė atillė qė vuajnė nga kjo. Grupi i fundit ka nevojė pėr diēka qė ua pasuron imagjinatėn dhe imazhin e asaj qė dėshirojnė, duke ua afruar nė mendje, me qėllim qė kėto dėshira dhe shpresa tė shndėrrohen nė synime praktike, ku mund tė lėvizin drejt tyre dhe t’iu afrohen.

    Nėse takoni grupin e parė, atėherė dymbėdhjetė pyetjet e radhės do tė mund t’ju ndihmojnė nė pėrcaktimin e sė ardhmes qė ju dėshironi. Ndėrsa, nėse jeni prej grupit tė dytė, kėto pyetje konsiderohen pėr ju tė domosdoshme, dhe me lejen e Zotit, do t’ju bėjnė tė mundur tė bėni atė qė nuk keni bėrė gjatė tėrė jetės, si dhe ta orientoni veten nga rruga e suksesit hap pas hapi.

    Kėto janė:

    1) Cilat janė synimet e juaja pėr tė ardhmen?

    2) Ku gjendeni ju tani?

    3) Cilat janė ato botėkuptime, qė ju kthejnė mbrapa?

    4) Ēfarė dėshironi qė tė realizoni nė fillim?

    5) Cilat janė ato ndryshime, qė duhet t’i bėni nė vetvete?

    6) A ėshtė pozicioni juaj i favorshėm?

    7) Sa kohė ju nevojitet, qė tė realizoni synimet tuaja?

    8) Kur do tė filloni me tė vėrtetė?

    9) Nga jeni drejtuar?

    10) Kush janė pėrgjegjėsit?

    11) A jeni fleksibėl sa duhet?

    12) Pėr atė qė jeni duke bėrė po mbėshteteni tek vetvetja apo tek Allahu?



    Cilat janė synimet e juaja nė tė ardhmen?

    Allahu i Madhėrishėm nuk e krijoi kėtė gjithėsi thjesht pėr lojė: “Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Tokėn e ē’gjendet nė mes tyre, pėr tė luajtur (pa qėllim).” Ai gjithashtu na bėri me dije se nuk na krijoi pa ndonjė qėllim tė caktuar, prandaj nė Kuranin Famėlartė thuhet: “Xhindet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė.”

    Meqė realiteti ėshtė i tillė, atėherė shtrohet pyetja: “Cili ėshtė synimi juaj nė kėtė jetė dhe ēfarė dėshironi tė arrini nė kėtė botė?

    Nėse nuk dini se ēfarė dėshironi tė arrini nė kėtė botė, atėherė nuk do tė tregoni interesim pėr asgjė dhe se ēdo gjė nė sytė tuaj do tė duket e parėndėsishme. Nuk ēuditem po qe se tek ju shfaqen edhe simptoma tė depresionit.

    Njė fjalė e urtė popullore thotė: “Nėse nuk e dini se ku do tė shkoni, atėherė tė gjitha rrugėt tė ēojnė deri atje.”

    Atyre qė u mungon synimi nė kėtė jetė, u ngjajnė tė humburve, tė cilėt nuk e dinė rrugėn e caktuar, qė duhet ecur nė tė. Ajo ēfarė duhet bėni fillimisht ėshtė t’i caktoni vetes ėndrra, ku mė pas do t’i shndėrroni ato nė synime. Mirėpo, nuk ka dobi nga synimet nėse nuk pėrfitoni prej tyre qė t’i ndryshoni rrethanat jetėsore, dhe nėse ato nuk ju orientojnė nė drejtimin e duhur, i cili ju sjell dobi nė kėtė botė dhe atė tė ardhmen. Ashtu siē na mėson edhe Zoti i Gjithėsisė nė Librin e Tij: “Kjo ėshtė rruga Ime e drejtė; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugėve tė tjera, qė t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo ėshtė ajo qė ju porosit Ai pėr t’ju ruajtur nga tė kėqijat.” Duhet pasur parasysh se bazė pėr ēdo vepėr qė bėjmė nė kėtė botė ėshtė adhurimi dhe respektimi i Allahut: “Por pėrpiqu me atė qė tė ka dhėnė Allahu tė fitosh jetėn e botės sė ardhshme, duke mos harruar pjesėn tėnde nė kėtė botė.”

    Mos e lėr veten nė mėshirė tė erės

    Shumica e njerėzve nuk arrin tė kuptojnė rėndėsinė e pėrcaktimit tė synimeve, duke e lėnė jetėn e tyre ta udhėheqin tė tjerėt, ashtu sikurse pupla nė ajėr tė cilėn e ēon era nga tė dojė.

    Nėse i vini vetes synime, atėherė:

    - Dilni nga errėsira nė rrugėn e ndritshme

    - Nė vend qė t’i lini ditėt e jetės tė humbasin, duke u bėrė pre’ e rastėsisė dhe spontanitetit, me lejen e Zotit, ju do tė dirigjoni rrjedhėn e jetės.

    - Akordoni fjalėt me veprat, duke realizuar atė qė dėshironi e po ashtu duke arritur atė qė shpresoni.

    - Largohuni nga gjėrat e parėndėsishme dhe preokupohuni me ato qė janė ēėshtje madhore.

    - Bėhuni tė kėnaqur me veten dhe tė tjerėt duhet t’i pranoni ashtu siē janė.

    - Pėrfitoni pėrkrahjen e tė tjerėve dhe bėhuni shembull pėr ta.

    Mos u merr me ėndėrrimtarėt

    Ajo ēfarė i pengon disa njerėz nė pėrcaktimin e synimeve tė tyre ėshtė ikja nga kritika e tė tjerėve, para se tė marrė ndryshimi praktik pozitėn vet. Duhet tė jeni tė gatshėm t’i mbartni pėrgjegjėsitė e njė fillimi tė ri dhe t’i pėrshtatni vendimet dhe veprimet tuaja tė kėtij ndryshimi. Tani ju jeni tė vetmit ata qė vendosni pėr jetėn tuaj, nuk do tė keni mundėsi tė kėnaqeni me sukseset tuaja tė ardhshme, nėse luani rolin e viktimės, duke u mjaftuar me dorėzimin e situatės.

    Njerėzit e suksesshėm i marrin vendimet e tyre shpejt dhe i ndryshojnė ngadalė, ndėrsa ata tė dėshtuarit i marrin vendimet ngadalė dhe i ndryshojnė shumė shpejt.

    Kemi dy lloj njerėzish

    Njėri lloj angazhohet, prodhon dhe arrin sukses pas suksesi, ndėrsa lloji tjetėr e vendos tėrė veprimtarinė e vet vetėm mbi fjalė, duke pėrmendur gabimet dhe duke i kritikuar tė suksesshmit. Ekziston njė dallim i madh nė mes tė dy angazhimeve dhe tė dy rezultateve. Nė fjalėt e kėqija nuk ka asgjė tė mirė, ndėrsa fjala e mirė, sado qė tė jetė e mirė ėshtė larg njė veprimi tė mirė.

    Ju duhet tė kujtoni vazhdimisht, se kėnaqėsia mė e madhe ėshtė ajo qė ndjejmė kur i realizojmė gjėrat pėr tė cilat tė tjerėt shpresojnė se nuk do t’i bėjmė. Ėshtė mirė qė tė kėshillohesh me ata qė i vlerėsojnė hapat tuaj dhe ua dinė vlerėn, me kusht qė nėse ju u besoni kėshillave tė tyre dhe ata ua dėshirojnė tė mirėn. Mundohu tė pėrfitosh nga kėshillat e tyre, sepse ata qė pranojnė kėshilla janė tė shumtė, ndėrsa ata qė me tė vėrtetė pėrfitojnė prej tyre pėr fat tė keq janė tė paktė.

    Kur tė vendosni pėr diēka, atėherė mbėshtetuni tek Allahu dhe praktikoni udhėzimet e tė Dėrguarit.

    Ēėshtja meriton rrezik

    Ekziston njė faktor i rėndėsishėm qė ėshtė pengesė nė pėrcaktimin e synimeve dhe ai ėshtė frika nga dėshtimi. Shtrohet pyetja, kush ėshtė ai qė nuk gabon? A nuk e di se e gjithė ajo qė veprojmė nė kėtė botė ėshtė e ndėrtuar vetėm nė gjasat dhe nė rrezik.

    Ėshtė e rėndėsishme tė dini se aftėsia juaj pėr tė marrė vendimet e duhura do tė pėrmirėsohet me kohė, zell dhe pėrkushtim.

    Nuk ėshtė fatkeqėsi kur gabon, por e rėndėsishme ėshtė tė mėsosh nga gabimet e tua, qė ta ndėrtosh pėrvojėn tėnde.

    Pėrcaktoji synimet e tua me saktėsi:

    Qė synimet tuaja tė jenė tė sakta duhet tė praktikosh 5 standarde, ose pėrndryshe do tė jenė vetėm iluzione. Synimi duhet tė jetė:

    1- Konkret

    2- I mundshėm pėr t’u realizuar

    3- I pėrcaktuar me afat.

    4- Fleksibėl

    5- Tė jetė nė gjendje qė tė matet.



    Nėse thua: “Dėshiroj tė jem fetar i mirė” duhet tė dish, se fetaria nė Librin e Allahut dhe nė Sunetin e tė Dėrguarit ėshtė synim i madh. Mirėpo ėshtė aq synim i ekzagjeruar dhe i pėrgjithshėm, saqė nuk ka mundėsi tė matet. Pėr kėtė arsye pėr ta realizuar kėtė synim duhet ta ndani nė synime mė tė vogla e tė imta, qė mund tė maten dhe qė bashkėrisht pėrbėjnė kėtė synim tė madh. Le tė marrim p.sh. mėsimin e Kuranit pėrmendsh, i cili i pėrmbush kushtet pėr tė qenė synim, i cili e plotėson fetarinė e kėrkuar dhe njėkohėsisht i pėrmbush 5 kriteret e lartpėrmendura. Memorizimi i Kuranit ėshtė synim konkret dhe i mundshėm pėr t’u realizuar. Nėse e pėrcakton kohėn e memorizimit, qė ajo tė jetė brenda dy viteve, atėherė tė mundėsohet njėkohėsisht matja e pėrparimit dhe e ngecjes, e po ashtu edhe e afrimit dhe e largimit nga ky synim. Gjithashtu ky synim ėshtė fleksibėl dhe nė tė cilin ke mundėsi tė shpejtosh dhe tė ngadalėsosh varėsisht nga mundėsitė dhe rrethanat.

    Shembull tjetėr ėshtė: “Dėshiroj tė bėhem dijetar”.

    Ky nuk konsiderohet synim, por ėshtė vetėm njė iluzion, qė nuk pėrshtatet me kriteret e lartpėrmendura. Pėr kėtė shkak patjetėr tė duhet njė mekanizėm tjetėr, qė do ta shndėrrojė iluzionin nė synim dhe kėshtu qė tė arrihet ai, duke u shėrbyer me pesė kriteret tona. E para ėshtė dija, dėshiroj tė marr diplomėn e doktoraturės nga filan universiteti nė katedrėn e ekonomisė islame pėrgjatė 6 vjetėve, kėtu i ke pėrcaktuar vetes njė synim, i cili ka mundėsi tė matet. Kėshtu nėse arrin ta marrėsh diplomėn, e ke lidhur veten me njė afat tė caktuar dhe tė arsyeshėm, qė ka mundėsi tė realizohet gjatė kėsaj kohe.

    Dhe shembulli i fundit: “Dėshiroj tė bėhem i pasur”. Kjo gjithashtu nuk konsiderohet synim. Pėr t’u shndėrruar ky iluzion nė synim duhet tė thuash: “Dėshiroj tė zotėroj njė firmė tė pasurive tė patundshme dhe pėr pesė vite do tė fitoj njė milion euro. Kėtu i ke pėrcaktuar vetes njė objektiv qė ka mundėsi ta realizosh, i ėshtė caktuar afati etj...”

    Idetė tuaja janė tė mira dhe mos lejo tė fluturojnė nė ajėr

    Kur tė pėrfundoni pėrcaktimin e synimeve tuaja nė mėnyrė tė prerė shkruajini ato nė letėr dhe kurrsesi mos lejoni qė tė fluturojnė nė ajėr. Synimet e shkruara janė shumė mė afėr dorės se sa ato qė i lė. Mbaje letrėn gjithmonė nė xhep dhe mos ngurro ta pėrmirėsosh dhe ta kontrollosh vazhdimisht. Kjo do tė bėjė qė t’i pėrmbaheni asaj sa mė shumė, kur i keni ato gjithmonė para vetes. Kur synimet i keni tė kristalizuara nė mendje do tė pėrfitoni shumė nė kohė dhe do tė jeni tė shpejtė nė realizimin e tyre.

    Pėrqendroje shikimin tėnd te shpėrblimi

    A keni mundėsi tė ecni mbi njė urė me trashėsi 2 metra, nėse ajo ėshtė e ngritur nga toka njė metėr? Sigurisht se mundeni. Mirėpo si do tė ishte puna nėse kjo urė tė vendosej ndėrmjet dy ndėrtesave dhjetėkatėshe? Kėsaj radhe mund ta ndryshoni pėrgjigjen e tė thoni: “jo”. Pse ndodh ky ndryshim kur kemi tė bėjmė me tė njėjtėn urė? Dallimi ėshtė se kur ura ishte e ngritur nė lartėsi prej njė metėr nga sipėrfaqja e tokės, kur do tė ecni e shikoni fundin e rrugėtimit, ndėrsa kur ėshtė e ngritur nė katin e dhjetė, atėherė shikimin do ta pėrqendroni poshtė nė drejtim tė tokės, pėr kėtė arsye nuk mund tė ecni.

    Ajo qė dėshirojmė tė themi me kėto fjalė ėshtė se njerėzit e suksesshėm e pėrqendrojnė shikimin e tyre tek arritja (shpėrblimi), tė cilin do ta fitojnė kur do t’i realizojnė synimet e tyre, ndėrsa dėshtakėt nuk e ngrenė kokėn dhe shikojnė gjithmonė poshtė pėrtokė nga frika e dėshtimit.

    (Marrė nga libri Sina’atu en-Nexhah tė Abdullah Subej’i)

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga Agim Shkodra Lexo Postimin
    (Marrė nga libri Sina’atu en-Nexhah tė Abdullah Subej’i)

    O Ramazan bej!
    A nuk ke valle ndonje gje nga vetja jote per te thene ne kete Forum?
    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    A je shqiptare apo arab?
    Fol he burre i burrave shqip qe keshtu te kuptojme diēka edhe ne,boll me perrallat e tua arabe ,po lodh veten dhe po na lodhe edhe neve.
    Agim, pėr njoftim tė tregoj se unė jam shqiptar me emrin Ramazan, pėr nga feja jam besimtar musliuman Elhamdulilah dhe ti s'ka pse tė mėrzitesh mbasi nuk kupton se je nji injorant dhe kėtė e ke dėshmu sa herė. Ti nuk tė intereson se ēka jam unė dhe mos i fut hundėt kėtu se ti nuk je prej atyre qė don me mėsu, por je prej atyre mendjemėdhenjve se fjala din diēka por nė realitet je i humbur.

    Mbasi ti je i humbur unė nuk tė kam faj ty, se ti ke shkuar pas shejtanit dhe je duke ja bėrė qejfin atij tė mallkuari.

    Se te ky forum keni lan namin ju tė devijuarit, pasi nuk ka as moderatorė tė duhur qė t'jua shlyjnė postimet e juaja tė kota dhe pa vlerė.

    Se edhe moderatori kryesor ėshtė ponjėjt si ti, apo ndoshte je ti vetė ai, se shejtani ju mėson ju se si tė ndėrhyni atje ku nuk duhet. Mjaft ma me injorancėn e juaj dhe shkoni tek ata injorantėt e juaj bisedoni bashk, apo edhe prej atje ta kanė dhanė 2-in.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •