Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kokaina u ble 40 mijë euro në Bolivi, do shitej 500 mijë euro

    Burime të hetimit të Policisë, thanë se nga verifikimet e kryera është mësuar se një kile kokainë në këtë vend kushton 5 mijë euro

    Në Shqipëri, të arrestuarit mendohet se do ta përpunonin atë për të përfituar maksimumin e mundshëm

    TIRANË- Tetë kg kokainë e sekuestruar pak ditë më parë në Tiranë, është blerë në qytetin Santa Cruz të Bolivisë me një çmim prej 40 mijë euro nga Ergys Salku dhe Eduard Pelushi të arrestuar gjatë operacionit për bllokimin e drogës.

    Lajmi pohohet nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët pohojnë se për një kilogram kokainë në Bolivi kushtojnë rreth 5 mijë euro. I arrestuari Pelushi dyshohet se është pronari i lëndës, ndërsa e ka blerë atë në Bolivi dhe më pas e ka nisur drejt Shqipërisë.

    Kjo sasi kokaine, në Shqipëri pas përpunimit dhe shitjes pritej të siguronte një shumë prej rreth gjysmë milionë eurosh. Kjo shumë u publikua edhe nga prokurori i çështjes, Ened Nakuçi, gjatë konferencës për shtyp, ku ai njoftoi realizimin e operacionit ku u kapën tetë kile drogë dhe dy të dyshuarit Eduard Pelushi dhe Ergys Salku.

    "Në tregun Kolumbian, vlera e një kilogrami kokainë kap shifrën e 3 mijë eurove, ndërsa në Bolivi pagesa për një kilogram arrin deri në 5 mijë euro. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, i arrestuari Pelushi ka paguar rreth 40 mijë euro në Santa Cruz për 8 kg kokainë. Kjo sasi është fshehur në paletat e një kontejnieri të mbushur me 150 tonë oriz me destinacion portin e Durrësit"- thuhet nga burime të policisë.

    Të njëjtat burime thanë se Eduard Pelushi, më datë 4 gusht 2010, ka lënë Bolivinë dhe ka hyrë në Argjentinë, më pas me një avion tranzit ka udhëtuar në SHBA për t'u drejtuar në Itali me destinacion Rinasin.

    "Nga kontrolli i banesës së Ergys Salkut, policia gjeti dhe sekuestroi veç dokumenteve personale të tij edhe një pasaportë me foton e 37- vjeçarit Eduard Pelushi, por me emrin Sokol Golemi dhe të dhëna të tjera që nuk përputheshin me ato të të arrestuarit.

    Policia tha se kjo pasaportë është false por në të ajo ka vulat hyrëse dhe dalëse të pikave kufitare në Bolivi e shtete të tjera të Amerikës Latine. Sipas burimeve, Pelushi deri në Argjentinë përdorte pasaportën e tij të rregullt të pajisur edhe me viza. Më pas nga Argjentina drejt Bolivisë përdorte pasaportën false.

    "Është provuar se në pasaportën e falsifikuar ka dhjetëra vula hyrëse dhe dalëse me data të ndryshme të Bolivisë, që tregojnë lëvizjet e të dyshuarit në këtë vend",- thotë policia.

    Edhe në pasaportën e rregullt të gjetur në banesën e Pelushit, figurojnë vula hyrëse dhe dalëse të shteteve të Amerikës së Jugut që prej marsit të 2007-s. "Nga verifikimi i sistemit TIMS dhe këqyrja e pasaportës origjinale të dyshuarit Eduard Pelushi, janë konstatuar dhjetëra hyrje dalje në shtetet e Amerikës së Jugut.

    Nga marsi i 2007, kohë që rezulton edhe me nxjerrjen e pasaportës së re nga Pelushi, figuron se i dyshuari ka hyrë dhjetëra herë në Argjentinë dhe më pas ka kaluar edhe në shtetin Bolivian",-thuhet nga burimet e Policisë.

    Këto lëvizje të shpeshta në këto vende, kanë bërë që Prokuroria për Krime të Rënda t'i kërkojë informacione të detajuara Policisë, pasi dyshohet se Pelushi ka nisur edhe në raste të tjera ngarkesa me kokainë nga Bolivia.

    Ky dyshim është ngritur, pasi shkarkimi i orizit dhe kokainës nga kontanieri bëhej në vend publik dhe të pa shqetësuar nga njerëzit që kalonin aty, që tregon një siguri në punën e tyre të trafikut të drogës.

    ITINERARI

    Udhëtimet që përdorte i dyshuari Eduard Pelushi për të mbërritur në Bolivi, sipas policisë, janë të ndryshme. 37- vjeçari shpesh përdorte rrugën ajrore nga Shqipëria në Itali, më pas transit në Austri për të përfunduar në një nga shtetet e SHBA-së ku qëndronte për disa orë për tu nisur drejt Argjentinës nga ku kalonte në rrugë tokësore në Bolivi.

    Gjithashtu, përveç këtij itinerari, i dyshuari Pelushi disa herë ka përdorur si rrugë nisje apo edhe kthimi aeroportin e Shkupit të Maqedonisë.

    Nga ku më pas kalonte nga Qafë Thana për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria. Në të shumtën e rasteve, pas 2007 Pelushi kalonte me makinë drejt vendeve fqinje duke përdorur pasaportën e rregullt dhe në disa raste, jashtë territorit shqiptar edhe pasaportën e falsifikuar.
    Marre nga `SHEKULLI`
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    hyr ketu,kalo atje ktheu ketu kalo atje,grashaper lol
    Idiot,mban dhe qarkullon me pashaporte me vule bolivie.
    Emri shqiptar ne pashaporte ..
    Here tjeter hyr ne bolivi argjentine me emra si geraldo,ferdinand,pedro,vaskez,carlos lol
    Policia ato shikon ,ke qene ne Bolivi,ne Argjentine....nje sy ti hedhesh
    atij nuk duket si turist,drogaxhi,lowlife.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-11-2010 më 23:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •