Beqir Sina/Nju Jork
Joe DioGuardi ka fituar nė garėn brenda Partisė Republikane nė Nju Jork pėr kandidat nė Senatin e SHBA-ve.
DioGuardi me origjinė shqiptare dhe njėri nga themeluesit e Lobit shqiptaro-amerikan nė SHBA ka arritur tė mposhtė nė garė dy kundėrkandidatėt e partisė sė tij, ish-zyrtarin e Ministrisė sė Thesarit David Malpass dhe avokatin Bruce Blakeman.
Sipas rezultateve zyrtare, DioGuardi ka fituar 41, 62 pėr qind tė votave, Maplass 37 pėr qind dhe Blakeman 20, 82 pėr qind.
Shtabi i ish-kongresistit shqiptaro-amerikan menjėherė pas shpalljes sė rezultateve ka shpallur fitoren dhe faleminderoi tė gjithė pėrkrahėsit e tij.
Unė jam kandidati i Partisė Republikane pėr tė Senatit tė SHBA! Nė emėr tė fushatės tė tėrė, unė do tė doja tė ju falėnderoj pėr mbėshtetjen tuaj, kontributet tuaja, dhe mė e rėndėsishmja, vota juaj. Tani, ju keni mundėsinė pėr t'u bėrė pjesė e fitores sonė nė nėntor, theksoi DioGuardi nė njė mesazh drejtuar nėpėrmjet mediave dhe nė njė konferencė me gazetarėt.
Pas kėsaj fitore, DioGuardi do tė hyjė nė garėn pėr zgjedhjet pėr Senatin Amerikan qė do tė mbahen mė 3 nėntor tė kėtij viti.
Agjencia e lajmeve INA ka qenė pjesė e promovimit tė fushatės dhe agjendės sė kandidatit republican pėr senatin amerikan, Joe DioGuardi, i cili ekskluzivisht ka faleminderuar stafin e agjencisė pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e dhėnė mediale dhe ndjekjen e gjitha aktiviteteve. (INA)
http://www.ina-online.net/default.as...caf44420e&ln=3
Krijoni Kontakt