-
Hadithe që flasin për të ardhmen.
Disa nga hadithet sherif me anë të të cilave Resulullahu sal-llahu alejhi ve selam na ka informuar për të ardhmen:
"Kur të thuhet një hadith i imi,"do të thonë Resulullahu muk ka thënë kështu,prandaj shihni Kur`anin!"do të më bëjnë gënjeshtar".(Ebu Ja`la)."
"Do të dalin njerëz që do të thonë,nuk pranoj dëshmi tjetër përveç Kur`anit".(Ebu Daut).
"Ajetet që kanë zbritur për kafirët do t`i përdorin si dëshmi për të poshtëruar muslimanët".(Ibn Omeri).
"Synneti do të duket i keq si bid`at,bid`ati do të pelqehet si synneti,ai që ndjek synnetin do të duket i çuditshëm,do të ngelet vetëm.Ai që bënë bid`at do të ketë shumë shokë".(Shira).
"Ata që do të vijnë më pas,do të fajsojnë dijetarët për padituri".(Ibn Asakir).
"Nuk do të mbeten më dijetarë feje,injorantët do të mbahën për dijetarë,do të marrin vendime pa qenë të përgjegjshëm,do të mundohen t`i nxjerrin të gjithë nga rruga e drejtë".(Buhariu).
"Në xhami do të falën më tepër se 1000 veta,mes tyre nuk do të ketë asnjë besimtarë".(Dejlani).
"Dijetarët e fesë do të marrin vendime sipas dëshirës së popullit,hallallit do t`i thonë haram,haramit hallall,do ta përziejnë fenë me tregtinë,do ta bëjnë atë mjet përfitimi".(Dejlani).
"Njeriu fenë dhe përsonalitetin e tij do ta mbajë në këmbë vetëm me anën e parasë,kush nuk ka ar ose argjend(para),nuk do të ketë qetësi".(Taberani).
"Në haxh prijësi do të shkojë për shetitje,të pasurit për tregti,të varfërit për të lypur,punonjësit e fesë do të shkojnë sa për tu dukur".(Hatib).
"Bota do të prishet,të ndjekësh rregullat e fesë do të jetë po aq e vështirë sa të mbash zjarrë në dorë".(Hakim).
"Çdo shekull do të jetë më i keq se ai që ka lënë prapa,kështu do të vazhdojë të prishet gjithmonë deri në Ditën e Kijametit".(Hadika).
"I gjithë shqetësimi i njeriut do të jetë ushqimi,nderi i tij malli,kibla e tij ferma,feja e tij paraja".(Sulemi).
"Do të pushtohet Stambolli .Sa komandant i mirë ai që do ta pushtojë,sa ushtarë të mirë ushtarët e tij".(Hakimi,Imam Ahmedi,Imam Sujuti).
Disa nga hadithet sherif me anë të të cilave Resulullahu sal-llahu alejhi ve selam na ka informuar për të ardhmen:
"Do të vijë një kohë në të cilën njerëzit do të mendojnë vetëm për paranë,nuk do të mendojnë për hallallet dhe haramet".(Buhariu).
"Ryshveti do të jepet nën emrin dhuratë,do të vriten njerëz të pafajshëm për një kërcenim".(Imam Gazali).
"Do të dalin gënjeshtarë që do të thonë se janë pejgamberë,nuk ka pejgamberë tjerë pas meje".(Mishkat).
"O Osman!Ti do të bëhesh halife,do të duan të ta heqin këmishën e prijësit,mos e hiq kurrë!Atë ditë do të jesh agjërueshëm,do të bësh iftar pranë meje".(Hakim).
"Muzika do të pëhapet kudo,forcat e ruajtjës së rendit do të shtohen".(Bejheki).
"Njerëzit do të bëhën shumë manjakë pas pastërtisë,do t`i vënë aq shumë rëndësi sa do t`i kalojnë edhe caqet e fesë".(Ebu Daut).
"Do të dalin pije alkoolike me emra të ndryshëm,do të quhen hallall".(Imam Ahmet).
"Rritjes së qenit do t`i jepet më shumë rëndësi sesa rritjes së fëmijës".(Hakim).
"N.q.s. shtohën gratë e këqija dhe përhapet zinaja në popull,njerëzit do të mbetën nën ndikimin e disa sëmundjeve ngjitëse të panjohura më parë.N.q.s bëhet hile në matje ose në peshë do të ketë vështirësi jetese".(Bejheki).
"Do të shtohet anarkia dhe vdekja".(Ibn Maxhe).
"Do të ngrihen në dëtyrë të paaftët".(Buhariu).
"I pasuri do të respektohet vetëm prej pasurisë së tij,do të përhapet zinaja,do të shtohën fëmijët e paligjshëm.Nuk do të respektohën të moshuarit dhe nuk do të tregohet mëshirë ndaj të vegjëlve.Ujku do të vihet prijës i deleve".(Hakim).
"Nuk do të bjerë Kijameti pa u quajtur homoseksualizmi i lejuar nga feja".(Dejlani).
"Nuk do të bjerë Kijameti pa u shtuar tërmetet,mosmarrveshjet dhe krimet".(Buhariu).
"Nuk do të bjerë Kijameti pa u bërë të këqinjtë të plotëfuqishëm".(Tirmidhiu).
"Njerëzit do të bëjnë marrëdhënie me gratë buzë rrugës".(Hakim).
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt