Sipas rezultateve të fundit, republikanët kanë fituar të paktën 230 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve. Udhëheqësi i grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, që pritet të jetë kryetari i ri kësaj Dhome, tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve është një porosi e qartë për presidentin Barack Obama. Edhe përkundër faktit se demokratët e humbën kontrollin në Dhomën e përfaqësuesve, ata ruajtën epërsinë e ngushtë në Senat.
Nga Express më 03 nëntor 2010 në ora 13:56
Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara ka rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit - duke fituar shumicën që e humbi në vitin 2006, pas zgjedhjeve të mes-mandatit.
Sipas rezultateve të fundit, republikanët kanë fituar të paktën 230 ulëse.
Udhëheqësi i grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, që pritet të jetë kryetari i ri kësaj Dhome, tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve është një porosi e qartë për presidentin Barack Obama.
Boehner tha se ndërsa shumica e re në Dhomën e Përfaqësuesve do të shërbejë si zëri i amerikanëve në këtë dhomë të popullit, ata duhet të mos harrojnë se është presidenti ai që cakton agjendën për qeverinë e SHBA-së.
" Amerikanët i kanë dërguar atij një porosi të qartë dhe kjo porosi është që ai ta ndryshoj drejtimin aktual",tha Boehner.
Presidenti Obama i ka telefonuar udhëheqësit të Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve për t'i thënë se dëshiron që të gjejnë një gjuhë të përbashkët pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve.
Edhe përkundër faktit se demokratët e humbën kontrollin në Dhomën e përfaqësuesve, ata ruajtën epërsinë e ngushtë në Senat.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Obama uroi gjatë nj bisede telefonike dhe udhëheqësin e republikanëve në Senat, Mitch McConall.
Mësohet se ai i ka telefonuar edhe Nency Pelosi, e cila do të zëvendësohet nga Bohner në funksionin e kryesuesit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është pozicioni më i lartë në këtë Dhomë dhe ndihmon për të përgatitur agjendën legjislative të partisë që përfaqëson dhe ka autoritetin që të drejtojë debatet në Dhomën e Përfaqësuesve.
Me një nivel papunësie që arrin shifrën prej 10 për qind, sondazhet treguan se situata ekonomike ka qenë në mendjet e njerëzve kur kanë hedhur votën e tyre.
Marrja e kontrollit nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, paraqet një sfidë serioze për agjendën legjislative të presidentit Obama.
Përpjekjet për reformën e sistemit të imigracionit dhe energjisë, dy nga synimet e pritshme të presidentit Obama për vitin 2011, mund të rrezikohen.
Udhëheqësit republikanë kanë premtuar se ata do të përpiqen që të shfuqizojnë dhe reformën për kujdesin shëndetësor.
Republikanët dhe lëvizja konservatore Tea Party, shpallën që herët disa nga fituesit e këtyre zgjedhjeve.
Fitues të vendeve në senat nga lëvizja Tea Perty janë Rand Paul i shtetit Kentaki, Mark Rubio i Floridës dhe Pat Tomey i Pensilvanisë.
Republikanët kanë fituar dhe tre vende të tjera në Senat të mbajtura deri dje nga demokratët - në Arkansas, Indiana dhe Dakotën e Veriut.
Gara u zhvillua për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit amerikan.
Ndërkohë amerikanët në shtetin perëndimor të Kalifornisë nuk kanë votuar për një masë e cila legalizonte marihuanën për përdorim të lirë.
Ndërkaq, votuesit në shtetin qendror të Oklahomës aprovuan një masë për të ndaluar ligjin islamik, sheriatit.
Sipas kësaj mase të votuar tashmë, gjyqet në Oklahoma duhet t’i referohen vetëm ligjit federal dhe atij të shtetit kur marrin vendime, dhe jo ligjeve ndërkombëtare, në rastin konkret ligjit të sheriatit.
Krijoni Kontakt