Nė njė ceremoni ku mungonte pjesa mė e madhe e banorėve tė fshatit, shtetasit grekė i kanė quajtur varret 200-vjeēare tė Boboshticės si "varre tė ushtarėve grekė". Njė pjesė e banorėve kanė reaguar, duke deklaruar se nė kėtė tokė ndodheshin eshtrat e tė parėve tė tyre, por ata qė kanė folur, janė larguar me forcė nga zona ku zhvillohej ceremonia. Nė kujtim tė ditės kombėtare tė Greqisė u kryen homazhe nė kėtė fshat tė Korēės, ku gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte vrarė njė prej ushtarėve tė komandės greke.
Pas himnit grek dhe fjalimeve po nė gjuhėn greke, tė pranishmit pretenduan se varrezat janė tė ushtarėve grekė dhe jo tė banorėve tė hershėm tė Boboshticės. Edhe mė parė, nė kėtė memorial janė kryer homazhe nė nderim tė ushtarit tė rėnė grek, por kėtė vit u vu re njė numėr i madh vizitorėsh tė ardhur nga Greqia. Ata zbritėn nga mjetet pėr tė ecur mė pas nė kėmbė pėr disa metra, deri nė memorialin e pėrfunduar bashkė me shkallaren prej betoni disa ditė mė parė. Me vete ata mbanin simbole tė shtetit grek dhe flamurit tė tij. Tė pranishėm ishin edhe pėrfaqėsues tė OMONIA-s nė Korēė, tė Konsullatės sė Pėrgjithshme Greke dhe banorė tė fshatit, por qė tė shumtėt ishin anėtarė tė OMONIA-s. Ceremonia nisi me njė meshė tė mbajtur nė manastirin e Shėn Mėrisė, qė ndodhet pranė varrezave. Mė pas, ritet fetare u kryen edhe nė memorialin e ushtarit grek. Shtetas tė ardhur nga Greqia, nga ana e konsullatės, shkollės greke "OMIROS" dhe dega e OMONIA-s sė Korēės vendosėn kurora me lule nė kryqin e madh. Njė prej vizitorėve grekė, rreth 60 vjeē, duke u shprehur se ishte i afėrmi i ushtarit tė vrarė grek, mbajti njė fjalim pranė memorialit. Ndėrkohė, tė pranishmit e shumtė nė ceremoni kėnduan himnin grek dhe njė kėngė kushtuar ushtarėve grekė tė vrarė nė luftė. Pjesėmarrėsit ishin thuajse tė gjithė tė ardhur nga Greqia, por edhe nga OMONIA e Korēės. Njė banor, njė ndėr tė paktėt e pranishėm nga ky fshat, kundėrshtoi mes pjesėmarrėsve pretendimin se kėto varre janė tė ushtarėve tė rėnė grekė. Nga ana tjetėr, ata qė erdhėn pėr homazhe shprehėn pakėnaqėsinė pėr mohimin qė sipas tyre u bėhet tė rėnėve grekė nė luftė. Njė banor i fshatit Boboshticė, njėherazi anėtar i degės sė OMONIA-s, reagoi edhe nė lidhje me skandalin e daljes sė eshtrave nė sipėrfaqe tė varreve si dhe zhdukjen e tyre para se tė kryhej ceremonia. "Ato ishin eshtra kafshe qė kisha sjellė nė njė qese dhe mė pas i largova", iu drejtua ai me ironi gazetarėve tė interesuar pėr eshtrat. Por ceremonia krijoi tensione tė tjera kur tė pranishmit ngritėn pretendimin gjatė homazheve se varrezat janė tė ushtarėve grekė dhe nuk mund tė thuhet se janė tė banorėve mė tė hershėm tė Boboshticės. Situata jo e qetė qė pėrshkoi homazhet erdhi edhe sepse ēėshtja e varrezave tė vjetra tė Boboshticės, ngritja e memorialit nė formė kryqi atje dhe sidomos punimet e kryera muajin e fundit pėr betonimin e njė pjese tė varrezave, janė bėrė objekt i mediave, debateve dhe reagimeve tė shumta. Edhe mė parė ka pasur pelegrinazh tė shtetasve grekė nė kėtė zonė, por asnjėherė mė parė nuk ka pasur reagime tė tilla publike, duke cilėsuar dhe varret e banorėve tė vjetėr grekė, si ato tė ushtarėve tė rėnė gjatė luftės me Italinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
I moshuari: Turp qė mbėshtesni grekėt
Ceremonia e organizuar dje nė varrezat e vjetra tė fshatit Boboshticė, ku ndodhet kryqi i ngritur nė pėrkujtim tė njė ushtari grek tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore, nuk kaloi pa incidente. Fillimisht, njė banor i vjetėr i fshatit u konfrontua ashpėr me njė anėtar tė OMONIA-s, po nga Boboshtica. Ngjarja ndodhi nė hyrje tė varrezave, ndėrsa vargu i vizitorėve tė ardhur nga Greqia po hynte nė brendėsi tė pronės sė kishės ku ndodhet manastiri. I moshuari Nesti Thomai ngriti zėrin pėr njė pėrkrahje tė shtirur, siē u shpreh ai ndaj grekėve. "Nuk keni turp qė mbėshtesni grekėt kėshtu? Ku janė eshtrat e varreve tė tė parėve tanė?", u shpreh i moshuari. Por ndaj tij reagoi ashpėr njė mesoburrė nga Boboshtica, anėtar i OMONIA-s. "Ē'do ti kėtu? Ik qė kėtej", ishte reagimi thuajse forcėrisht i anėtarit tė OMONIA-s ndaj tė moshuarit. "Unė ē'dua kėtu? Unė jam nė vendin tim", iu pėrgjigj ashpėr i moshuari, duke sjellė mė pas njė situatė tė acaruar nė varrezat e Boboshticės. Por pas debatit verbal, i moshuari u largua forcėrisht nga vendi i varrezave tė vjetra tė Boboshticės.
PDU: Ngjarja ,fyese pėr shqiptarėt
Partia Drejtėsi me Unitet e cilėson prishjen e varreve nė fshatin Boboshticė si njė fyerje pėr qytetarėt shqiptarė. Nė njė konferencė pėr shtyp, koordinatori i Klubit tė Patriotėve tė Rinj pranė PDU-sė, Jetmir Salaj, u shpreh se institucionet shqiptare kanė shitur varret e shqiptarėve pėr tė respektuar ushtritė pushtuese. "Ngjarja e fundit e ndodhur nė fshatin Boboshticė ėshtė njė ngjarje makabėr e pėrsėritur. Ēdo shqiptar ndihet i fyer kur sheh qė institucione qė veprojnė nė Shqipėri e kanė tė thjeshtė qė tė shesin varret e shqiptarėve pėr tė respektuar ushtritė pushtuese tė vendit tonė. Shteti shqiptar duhet tė ēojė pėrpara drejtėsisė autorėt e kėtij akti dhe tė dekurajojė qė akte tė tilla tė pėrsėriten nė tė ardhmen. Ju kujtoj qė vetėm pak kohė mė parė, njė vandalizėm i tillė ndodhi edhe nė fshatin Kosinė", tha Salaj. Mė tej, ai paralajmėroi veprime mes organizatave tė tė rinjve pėr tė ndaluar fyerjen e dinjitetit tė shqiptarėve.
Krijoni Kontakt