Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Bato prijes i fisit ilir te Desidiateve

    Bato

    Bato, po ashtu i njohur si Bato i Desiatėve/ Bato Desiati, Bato i pare


    BATO I I ishte njė kryengritės ilir qė udhėhoqi Desiatėt nė atė qė njihet si Kryengritja e Madhe Ilire nė vitet 6-9 pas.K. Mendohet tė ketė lindur mes 35 e 30 p.K. nė atė qė sot ėshtė Bosnia e epėrme. Bato i pėrkiste fisit vendas tė Desiatėve, territori i tė cilėve pėrfshijnė edhe Bosnien qėndrore tė sotme, nė njė pikė kritike t'asaj kohe ai u bė udhėheqėsi i revoltės sė njerėzve tė tij kundėr pushtuesve romak. Nga viti 33 para.K., Desiatėt ishin nėn pushtimin romak si qytetarė gjysėm tė lirė nomadė. Daseatėt bėnin pjesė nė provincėn e Illyricum-it me qendėr Salonėn (Solini i sotėm afėr Splitit) nė brigjet e Adriatikut. Bato kishte shumė gjasa t'ishte pjesėtarė i njė familjeje tė njohur vėndase, dhe si i rritur ai kishte shumė gjasa t'ishte edhe njė politikan dhe zyrtar ushtarak i Desiatėve.

    Nė vitin 6 pas.K., romakėt planifikuan njė sulm Markomannėve, pėr kėtė Augusti dhį urdhėr tė mobilizoheshin trupat rrethanore Ilire. Por nė pranverė tė po atij viti trupat Ilire nė Bosnie u rebeluan me Baton udhėheqės. Nė Panonķ tė Illyricum-it, edhe Breukėt (Brukėt) u rebeluan. Udhėheqėsi i Breukėve po ashtu quhej Bato, u bė udhėheqės i revoltės Panone. Kėto dy rryma kryengritjesh u bashkuan nė vjeshtėn e vitit 6 p.K., dhe dy Batot bėnė aleancė pėr bashkimin e ty trupave rebele.

    Roma dėrgoi 10 legjione dhe po aq legjione mbėshtetėse, aleatėsh dhe mercenarėsh qė tė shtypnin kryengritjen. Shumė-shumė nga legjionet romake ishin veteranė lufte. Komandanti suprem i tė gjithė trupave romake ishte pėrandori i ardhshėm Tiberius. Bato Desiati provoj pa sukses tė merrte Salonėn, dhe pasi u thye nga Marcus Valerius Messalla Messallinus, guvernatori i Illyricum-it, ai u tėrhoq nė veri tė bashkohej me Baton tjetėr (Bato II) i Breukėve. Pas 2 vjetėsh luftė, nė verė tė vitit 8, Bato II ģu dorzua Tiberiusit nė brigjet e lumit Bathinus (mendohet se Bosna e sotme). Shpejt mė pas, ai u kap nga Bato Desiati, kėshilli i tė cilit e dėnuan Bato II me vdekje. Vitin tjetėr, Tiberiusi dhe Germanicusi morėn njė nisėm kundėr Desiatėve. Pas betejash tė mėdha nė shtator tė vitit 9, vetėm pak ditė para Betejės nė pyllin e Teutoburgut, Bato dhe Desiadėt ģu dorzuan Tiberiusit. Thuhet se kur Tiberiusi pyeti Baton dhe Desiadėt se pėrse rebeluan, Bato mendohet t'ģa ketė kthyer: "Ju, Romakėt e keni fajin; se ju na ēoni roje tė kopeve tuaja, jo qenj apo barinj, por ujq." Bato shpenzoj pjesėn e mbetur tė jetės nė qytetin italian tė Ravenės (Ravenna).
    [redakto] Burime

    * Velleius Paterculus II, CX, 4-5.
    * Ovid, Ex Ponto, II, I, 46.
    * Suetonius. Tib. 20.
    * Cassius Dio (LV, 29, 2; LV, 32, 3; LV, 34, 4; LVI, 12, 2-3; LVI, 13, 2; LVI, 16, 1-3).
    * Strabo Geography (VII, 5, 3), and inscription CIL V 3346 Verona.



    *
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 04-11-2010 mė 14:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •