Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Thumbs up Jep dorëheqje akademiku Abdyli, s’dihet fati i Abazit

    Shkup, 3 nëntor - Profesori Ramiz Abdyli është dorëhequr nga Redaksia e Re e Enciklopedisë së Maqedonisë për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tij nga ana e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë (ASHAM). Këtë për gazetën “Koha Ditore” e konfirmoi vetë Abdyli, i cili tha se vetëm ka mbajtur premtimin e dhënë kohë më parë se në rast se nuk përfillen kërkesat e tija do të japë dorëheqje nga Redaksia e Enciklopedisë.
    “Asnjëherë nuk do të pranoj që të jem pjesë e një redaksie, në të cilën nuk merren parasysh kërkesat e mia. ASHAM-i dëshiron të blejë kohë dhe asnjëra nga kërkesat e mia nuk është pranuar. Njëherë thonë se kërkesat duhet t’i shqyrtojë kryesia, më pas shtyhet për seancat e radhës që më në fund të mos më jepet asnjë përgjigje”, deklaroi ai. Abdyli njoftoi se deri më tani asnjë nga kërkesat e tij nuk është pranuar, me ç’rast përmend kërkesën për heqjen nga tregu të Enciklopedisë fyese për shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
    “Unë kërkova të largohet nga tregu, enciklopedia edhe më tej shitet. Kërkova që emri i saj të jetë Enciklopedia e Maqedonisë dhe jo ‘maqedonase’ dhe të reflektojë karakterin shumetnik të këtij shteti, edhe për këtë nuk ka gatishmëri. ASHAM-i nuk është i gatshëm të ndajë të holla për hulumtime që ka të bëjë me çështjen shqiptare. Jam lodhur, nuk jam në gjendje të vazhdoj. Të gjitha kërkesat e mia po hasin në vesh të shurdhër tek kryesia e ASHAM-it”, u shpreh Abdyli.
    Ndërkohë që mbetet i paqartë pozicioni i anëtarit tjetër shqiptarë, akademik Alajdin Abazi. Përkundër tentimeve për të kontaktuar dhe mësuar qëndrimin e tij, Abazi nuk ka qenë i kapshëm që të japë informacione nëse do të largohet apo mbetet në redaksinë e Enciklopedisë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nuk ka faj qe u largua. Me siguri kane ushtruar presion te madh mbi te. Nese vazhdon keshtu do te terhiqet edhe akademiku tjeter. Nese terhiqet edhe ai, sllavomaqedonaist e arrijne ate qe e deshirojne, pra ASHAM-in pa shqiptare.

    Nuk i ve ne faj akademiket, por e ve ne faj klasen politike shqiptare ne Maqedoni. Po i rrine gaditu nje 'luani prej letre'!

    Turp.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Njeriu nuke mundet vetun ,pse?Sepse nuke kane aftesi,per tu perballun me enciklopedi te sllavo maqedonaseve,edhe tjetri akademik mundet te terhiqet,ska problem,mirepo sa jane dijetare te medhej gjitheshqipetaret ajo ashte nji pyetje tjeter,ketu ashte edhe nji gja tjeter,enciklopedia gjithe shqipetare egziston,ashte shume e mire,duhet permirsime per te bamur,afer 40 % ne dobi tonen,sepse keto teritore nuke jane futun ne enciklopedin shqipetare,mirepo edhe kosova,akademikat jane shume te dobet edhe ne shqypni,edhe ne kosove edhe ne maqedoni,ipermbahen historise se shkollave gjermane,dhe angleze turke ruse serbe greke,dhe asepake,dokumenteve te vatikanit te cilat jane te verifikueme kudo ne bote,teritori maqedon ashte i yni,- i shqipetareve,mirepo asnji argument nuke japin shqipetaret,kurse maqedonet me fallcifikime shkojne deri te leka i madh,ketu ashte faji te kultura gjithe shqipetare jo vetem popullit tone ne maqedoni,asnji tryez shqipetaret nuke treguen gjate 20 vite te demokracise,dhe tashe dihet mire,e mire se qka done me thane kjo,kure ti miret historia ,atehere miren edhe tokat,prandaj rreziku ashte edhe per shqipetaret ne shqypni,edhe kosve,jane sharllatana te historis te gjuhes,te arkeologjise,dhe keto i shfrytezojne populli jo shqipetar dhe riten me teritore,deri sa nji dite te bahemi edhe nji shkambe ma i vogel,sepse keto shtet per reth nesh po zhvillojne edhe ekonomi te forte,kunder shqipetareve,kurse shqipetaret po flejn,jane bamur gjumasha,pa shkolla pa dijuni,pa IDENTITET.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Njeriu nuke mundet vetun ,pse?Sepse nuke kane aftesi,per tu perballun me enciklopedi te sllavo maqedonaseve.
    Këtu mbase i bën fyerje karakterit, personalitetit, përvojës së tij si intelektual dhe përgjithësisht si atdhetar i flakët.

    Prof. Dr. Ramiz Abdyli, ka pranuar të jetë pjesë e këtij stafi të ri shqiptar për Enciklopedinë e Maqedonisë, me qëllim rrëzimin e miteve, fyerjeve të padrejta dhe grabitjeve historike që kjo “Enciklopedi” i bën historisë shqiptare dhe shqiptarëve përgjithësisht. Ai ka insistuar që ato pesë njësi që kanë të bëjnë me shqiptarët të rishkruhen dhe të shpërndahen dhe ka shprehur mendimin dhe ka insistuar që enciklopedia të shkruhet nga e para e të rishkruhet e tëra, ngase edhe në pjesët ku flitet për historinë sllavo-maqedonase përbalten shqiptarët. Ai ka thënë se në atë enciklopedi më tepër janë përzgjedhur vetëm personalitete që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë e të Maqedonisë, kurse u lanë anash figurat atdhetare që kanë vepruar në territorin e sotëm të Maqedonisë, që nga fillet e Rilindjes Kombëtare e deri në vitin 1912.

    Në anën tjetër, pse u largua nga kjo redaksi, Prof. Dr. Ramiz Abdyli?
    Sepse, sipas tij. “Nuk mund të turpërohesh para kombit e para historisë së popullit tënd.”

    Kur është shkruar Historia e Popullit Shqiptar nga viti 2002, botimi i ri, i dalë nga AKADEMIA E SHKECAVE E SHQIPËRISË, janë ftuar edhe historianët nga Kosova. Dhe, në momentin kur historianëve nga Kosova, ku pjesë e tyre ka qenë edhe Prof. Dr. Ramiz Abdyli, iu është ofruar për lexim e shqyrtim teksti të cilin e kanë shkruar historianët nga Shqipëria, prej 15 ditësh ata kanë gjetur mangësi dhe kanë dalë me rekomandimet e tyre, sepse këta libra i kanë shërbyer sllavëve dhe grekëve. Rekomandimet e historianëve nga Kosova nuk janë marrë parasysh nga historianët e Shqipërisë dhe, si e tillë, historia e popullit shqiptar ka dalë e mangët dhe në shërbim të sllavit dhe grekut.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Asnj akademik shqipetare,te kesaj lamije te gjuhes dhe historise IDENTITETIT,nuke ka AFTESI,vetem e vetem i kane titujt,do te bindeni,shume shpejt,pa mare parasysh,gjeneratat tona jane tue hjekur fale ketyne akademikave,ne sherbim te huejve,disa me dashje,disa pa dashje,e disa pa dijunie,me vjen shume keq,ky problem mundt te zgjedhet per nji jave,vetem nji jave,dhe krejte historia sllave do te bie ne uje,dhe shume te tjereve,mirepo qmimin duhet pague,e jo te bahen vjedhjet e dijunise,nga shqipetaret,prej shqipetarit qe dine te shkruej per histori dhe gjuhe identitet shqipetare,prape po them AKADEMIKAT per ARKEOLOGJI GJUHE,,HISTORI jane mbeturinat komuniste ma te medhaja te SHQIPETARISE qe nuke dijne kurgja,ose le ti dorezojne titujt,ose le te terhjeken krejte mose ti shef bota,ose mose te llomotitin me rrena,gjdo permirsim i enciklopedis te Shqiperis duhet argument ARGUMENT i pa tundeshem,ne gjuhe arkeologji dhe histori,pra paraqitja e identitetit,duhe te jet origjinale,e jo fallce,pra PELLZAGET,DARDANET,ILIRET,SHQIPETARET,e jo fallcifikeme te GJermaneve angleze greke turke sllavo serbe dhe tjera.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Megjithëse ky është mendim dhe qëndrim i yt, i gjykuar përgjithësisht pa ndonjë argument real, s`do të thotë se krijon bindje apo motiv për t`u bindur. Është mendimi yt dhe si i tillë respektohet. Pra, pajtohem se nuk pajtohemi.

    Përkundër kohëve apo sistemit në të cilin kanë jetuar apo vijnë historianët, gjuhëtarët e arkeologët, ata kanë dhënë kontribut në ndriçimin e të kaluarës së popullit shqiptar dhe historisë së tij. S`do mend, historiografia shqiptare po begatohet dhe po pasurohet me materiale arkivale nga më të ndryshmet e arkivave botërore. Ekzistojnë më se 40 arkiva botërore ku ka dokumente për historinë e shqiptarëve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë bëjnë fjalë për faktorin shqiptarë apo viset shqiptare.

    Propaganda historike që shtetet fqinje ballkanike kanë bërë dhe bëjnë në dëm të historisë së shqiptarëve është evidente dhe historiografëve shqiptarë i është dashur që të thyejnë këto mite dhe sajesa historike të cilat kanë mohuar qenien e shqiptarëve duke shtrembëruar prejardhjen dhe historinë e tyre. Këto politika shoviniste i financojnë shtet gjegjëse dhe për më keq, i publikojnë ato edhe në arenën ndërkombëtare.

    Meqenëse nuk është krijuar një shprehi e krijimit të një kulture kohezive, të bashkëpunimit dhe krijimit të raporteve në ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta për ndërtimin më thelbësor të historisë së shqiptarëve, ne mund të ndodhemi në këtë gjendje, pra të ballafaqohemi me propagandat dhe sajesat shoviniste.

    Enciklopedia e Maqedonisë po qarkullon dhe me përmbajtjen që ka e dëmton të kaluarën tonë historike dhe gjendjen aktuale të çështjes së shqiptarëve. Prandaj, ajo duhet të ndalet së publikuari, të rishqyrtohet dhe të shkruhet drejt. Faktori shqiptar nuk është në letargji sa i përket këtij aspekti. Ai do të veproj deri në atë moment kur e vërteta të triumfoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 03-11-2010 më 18:41
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Enciklpedin sllavomaqedonase nuke munde tandal kurkushi,ajo dihet,sikur te deshti dikushi ne ameroke ta ndale alkoholinvitet 1930,ose ne shekullin e 21 komzumimin e drogave te ndryshme,kjo ashte nji pune ekote,bile thuhet jo qe u ndalu,pore po shtypet edhe ma shume,edhe ne gjuhe te hueja disa pjes,dhe plasohen ne internet,dhe gjetiu,---------------------Ekzistojnë më se 40 arkiva botërore ku ka dokumente për historinë e shqiptarëve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë bëjnë fjalë për faktorin shqiptarë apo viset shqiptare.------------------------------egzistojne pore ato jane kurgja hiqe,pse sepse jane per nevojat e atyne shteteve,te cilat i perdorin ne dy menyra,ne menyren pushtuese,ne menyren nacionaliste,dhe ketu ashte problemi qe nuke perdoren per nevoja shkencore,dmth shkel e shko,ashte e nevojshme,qe ata te ken profesorat tone,dhe arkeologet tone,dhe gjuhetaret tone,te ligjerojne,atehere do te ishte komplete,krejte historia jone,e jo profesoret sllav,dhe grek,dhe turqe,ligjerojne ne europe,ku tregojne rrena per historin e vehte,kursehistorin shqipetare e vejne dikunde,ku nuke egzistone,prandaj faji ashte te Akademiket TONE,dhe shteti Shqipetare,kemi dijetare per ket lami,ma te mire ne bote,nuke kane tituj akademike,mirepo jane momentalisht ma te miret ne bote per qashtje arkelogjike,histori dhe gjuhe,per gjdo identitet,prandaj shteti ka faje qe nuke jep mjete,per te ba revulicion,ne gjuhe histori dhe arkeologji,egzistojne edhe tri kater libra te pa botueme te ilirollogut ma te madhe ne bote,qe ende nuke jane ne botim,e neqofse kyillorollg lype nga shteti sasin e parave,perketo dijuni,shteti shqipetare duhet ti japi bile 10 milion dollare,sepse vetem prej botimeve shqypnija kishte fitue shume,afer 1 miliarde,dollare,dhe ishte ditur historia dhe identiteti i yne shqipetare,keshtu,ashte puna,mirepo hesht shteti dhe ketu ashte puna,nuke kemi shtet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    ...kemi dijetare per ket lami,ma te mire ne bote,nuke kane tituj akademike,mirepo jane momentalisht ma te miret ne bote per qashtje arkelogjike,histori dhe gjuhe,per gjdo identitet,...
    Jam mjaft kurreshtar të di se cilët janë ata dijetarë për të cilët e ke fjalën?

    Ndërsa sa i përket ilirologut më të madh, aludon në Aleksandër Stipqeviç, apo në ndonjë tjetër?

    Dakord që shteti duhet të mbuloj shpenzimet materiale në fushatat hulumtuese që ndërmarrin studiues shqiptarë të fushës së historisë, arkeologjisë, gjuhës etj, dhe në këtë drejtim, duhet inkurajuar që planet e tyre të lëvizin drejt realizimit.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Neqofse deshiron,me dijte se kushe jane,due te them,se disa emna te medhej ,te shqiperise,dhe te kosoves,e njohin mire,ket dijetar,mirepo nuke munden kurgja te bajne ne ket njeri,sepse te gjithe i shtin ne dore per nji minut,kure ashte qashtja e identitetit shqipetare arkeologjise,dhe historis sone,e njohin shume mire,Aleksandar Stipqeviqi e njeh shume mire,ket ilirolgma temirin ne bote,rivaliteti i tyne shtyhet prej vitit 1968,takimi i tyne ne vitin e kaluem ne Zara,te kroacise,ashte konun shume interesant,sa per he,zotni Sandri,i tha qe te gjitha dijunit ti qet ne botim,mirepo dijetari ju pergjigj,neqofse,i qes nelibra,sa do te perfitoje,sa do te perfitoje une nga kjo? Ketu ashte puna tjeter kunde,se dijetari deshirone se pari te drejtat ti ka populli ,pastaj te hapet universiteti,dhe te mesohen ne shkolla,dhe studime,normal per keto duhet vetem shteti ti garantoje sumen qe e lyp ky zotni dijetar,ilirollogu numer nji,ne bote,emnin nuke ja di,mirepo momentalishte ashte ne komunikim,me Primo Shllakun,qendra per promovimin e gjuhes gege,dhe sipas gjasave egziston mundesia te hapet universiteti i gjuhes dhe i arkeologjis,ne Shkoder,ose ne Prishtin,mirepo nuke ka financime,dhe ketu qendron puna,e dyta sipas ketyne gjuha shqipe do ta kishte ,pase numrin nji ne studime,dhe europa,ne shume raste studijojne gjuhen latine dhe greke,mirepo,gjuha ilire do ta kishte mbajtun numrin nji,ne europe,prape,po them neqofse Millan shuflaj,lypi 23 milion dollar nga Zogu,qka jane 2 milion euro ti jipen ketije dijetari,kure dihet se pasi te hapen dijunit fitimi i botuseve do te ishte 1 000 here ma i madhe,njashtu edhe shteti do te kishte fitim,po ashtu edhe,kultura,dhe identiteti kombetare,shume libra te reja ishin shkrue,shume filma ishin bamure per ne dhe ketu biznisi i kultures do te kishte lulezue,ma mer mendja ta sqarova pakez per ket dijetar,i cili njihet ne kulloare te shkrimtareve,intelektualeve,akademikave,pore i cili nuke munde te komunikohetlehte,sepse e ka qmimin e vet,dhe ketu ashte problemi,nuke mundet ta paguej kurkushi,sepse shteti jone ashte i vobekt,mirepo ne tjetren ane ,po te qelen dijunit ky shtet do ti kishte investue miliarda ne te,ketu ashte esenca ekesaj pune,biznisit ky dijetar ja ka iri,dhe nuke lejon te fitoje biznismeni pore gjithe populli.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Sikur me dashje apo pa dashje, më ikën nga konteksti i pyetjes që të parashtrova më sipër. Flet për dijetarë (që për nuancë ngatërron konceptin e dijetarit, e që në fakt do të ishte më i arsyeshëm emërtimi si njohës), ndërsa ata janë studiues të fushës së arkeologjisë e antikitetit ilir. Me gjithë se përmende Aleksandër Stipqeviçin, Primo Shllakun e Milan Shuflajn, do doja të di për historianët shqiptarë, të cilët s`do mend se vazhdimisht bëjnë hulumtime të problematikave historike mbi periudhat kohore për të cilat janë profilizuar.

    Ajo që më bie në sy, me gjithë përmbajtjen e rrëmujshme që paraqet si pasojë e dendurisë dialektikore, që ta them të drejtën më duhet ta lexoj disa herë ta kap mirë në mendje, është edhe promovimi i “gjuhës gege” dhe të hapet universitet pikërisht për këtë çështje. Nëse kjo bëhet për qëllime hulumtimi dhe studimi të antikitetit, atëherë kjo justifikon qëllimin paraprak dhe me gjasë që mirëpritet në opinionin shqiptarë. Unifikimi i gjuhës shqipe është bërë në Kongresin e Drejtshkrimit, më 20 nëntor 1972, në Tiranë. Një komb një gjuhë.

    Nga kjo që paraqet, nënkupton se mungon bashkëpunimi i shkencëtarëve përkatës që të ekspozojnë realitetin historik në realitetin historiografik shqiptarë, dhe po këtë realitet, t`ia serojnë realitetit historiografik ndërkombëtar, si të drejtë, origjinal dhe fuqimisht argumentues nga të gjitha aspektet e historisë.

    Një gjë duhet të vihet në ndërgjegje, enciklopedia e cila po qarkullon dhe nuk po ndalet. Kjo është në dëm të qenies dhe kombit shqiptarë. Duhet ndërmarrë masa të cilat sensibilizojnë si nga brenda, por edhe nga jashtë, çështjen në fjalë. Ngritja e zërit kundër kësaj praktike dekonstruktive, paraqet nevojë imediate, që në mënyrë racionale të protestohet para autoriteteve gjegjëse të cilat janë përgjegjëse për këtë shtrembërim të historisë së shqiptarëve.

    Prof. Dr. Ramiz Abdyli ka vepruar me të drejtë që është larguar nga kjo redaksi, sepse ka vënë në dukje që kërkesat e tij nuk konsiderohen e të mirren parasysh. Prandaj, siç ka thënë edhe ai: “Nuk mund të turpërohesh para kombit e para historisë së popullit tënd.”
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •