Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pano: Kisha, të bëhet shqiptare

    Pano: Kisha, të bëhet shqiptare

    » Dërguar më: 24/10/2010 - 11:58



    Nikolas Pano, histori an i njohur i çështjes shqiptare, me titullin profesor dhe dekan i Universitetit ‘Uestern’ të Ilinoisit, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon për njohjen familjare me Fan Nolin; si mund të zgjidhet çështja e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Ju keni pasur fatin ta njihni nga afër patriotin dhe themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale të shqiptarëve. Cilat janë emocionet tuaja nga kjo periudhë?

    Fan Noli bënte shpesh vizita në shtëpinë tonë. Ai vinte te ne sa herë ishin festa, si kremtimi i emrit të ndonjërit dhe kështu kishim rastin ta takonim. Noli, përveçse orator i madh, ishte dhe plot humor, dinte shumë përralla, të cilat na i tregonte kur ishim fëmijë. Më kanë bërë përshtypje të madhe fjalimet e tij mbajtur gjatë meshës për Luftën e Dytë Botërore. Jo vetëm mua, por shqiptarë të shumtë ai i nxiti që të shkolloheshin dhe të merrnin profesione.

    Duke pasur këtë afërsi me Nolin, a ju vjen keq që Kisha Ortodokse në Shqipëri është përfshirë nga debatet, madje dhe ju vetë në fjalimin e një dite më parë theksoni ndër të tjera se është problematike pavarësia e kishës në vendin tonë...?

    Babai im, Vasili ka qenë anëtar dhe mbrojtës i Kishës së Fan Nolit, ishte një besimtar i mirë. Në rastin e Shqipërisë, fatkeqësisht nuk kishte peshkopë si Noli, kishin vdekur. Kur u lejua feja këtu, duheshin peshkopë, prandaj Janullatosi erdhi nga jashtë dhe zuri kreun e kishës. Unë u shqetësova kur u emërua dhe më pas u fronëzua si kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai erdhi si i përkohshëm. Tani po krijohet një sinod i shenjtë, ku janë edhe 3 peshkopë shqiptarë. Për mua, problemi qëndron te imazhi i kësaj kishe, e cila nganjëherë ka marrë pozita pro greke. Ky problem nuk qëndron vetëm te pohimet e Janullatosit, por edhe të kryepeshkopit të Gjirokastrës, i cili në ceremoninë e pranimit të kishës ortodokse serbe është shprehur, sipas mediave, kundër pozitës së Kosovës. Them edhe njëherë, unë nuk i kam parë, por siç është raportuar në gazeta. Ky është një shqetësim tjetër i imi. Sigurisht nuk mohohet fakti që Janullatosi ka bërë një punë shumë të mirë për ringritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, ai ka luajtur një rol kryesor në këtë periudhë. Por duket që po vjen koha për Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare që të hyjë në një fazë të re, siç është faza e shqiptarizmit. Lidhjet me Patriarkanën të jenë shpirtërore, kisha të gëzojë pavarësinë e vet brenda rregullave të besimit.

    Si mund të zgjidhet një çështje e tillë, që duket se është bërë një domosdoshmëri e kohës?

    Mendoj se duhet të jenë drejtues shqiptarë të kishës, të cilët të kërkojnë udhëheqës shqiptarë në krye të saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet zgjidhja. Kisha nuk duhet të përfshihet në politikë, por duhet të përçojë dhe mbështesë patriotizmin shqiptar, të mbështesë çështjen kombëtare. G.Bushati

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga KAT Lexo Postimin

    Si mund të zgjidhet një çështje e tillë, që duket se është bërë një domosdoshmëri e kohës?

    Mendoj se duhet të jenë drejtues shqiptarë të kishës, të cilët të kërkojnë udhëheqës shqiptarë në krye të saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet zgjidhja. Kisha nuk duhet të përfshihet në politikë, por duhet të përçojë dhe mbështesë patriotizmin shqiptar, të mbështesë çështjen kombëtare. G.Bushati

    gsh
    Me fjale tjera, Kisha Ortodokse e Shqiperise duhet te jete ndryshe ngase eshte tani.E si te jete ndryshe ?
    Sipas disa forumisteve ketu,del qe 90% te ortodokseve shqiptare jane per grekun ne krye te kishes.
    E c`kane per te bere 10% qe jane kunder?Asgje.
    Ata mund te shprehin mendimet e tyre kunder, por nuk mund te ua imponojne mendimin ketyre tjereve qe jane 90%.

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Qendrimi i N. Pano eshte i dyzuar, sepse ai e pranon rolin e pazevendesueshem qe ka luajtur Kryepiskopi si ne ceshtjen e Kishes ashtu edhe te vete shoqerise shqiptare.
    Por, ne fund te fundit, del nga guacka religjoze dhe i jep çeshtjes karakter politik, kur kjo nuk hyn fare ketu, pasi KOASH-i nuk eshte perfshire ndonjehere ne politike dhe Ajo nuk eshte ndonje "instrument" per te mbeshtetur patriotizmin, por ka rolin e vet te percaktuar ne kanonet e saj.
    Pra, kerkohet largimi i Kryepiskopit nga Shqiperia, gje qe nuk ka se si te ndodhe pa dashjen e Tij. Kete duhet ta kuptoje mire ky zoteri, qe nuk e njeh gjendjen ne Shqiperi, dhe as mbeshtetjen e gjere qe gezon Kryepiskopi ne mes te orthodhokseve dhe te popullit ne Shqiperi.
    Perseri kemi ngarerresa te ceshtjes kombetare me besimin fetar, si dhe paragjykimet e ndryshme lidhur me kete problem. Per fat te mire ne Shqiperi keto paragjykime ndaj Kryepiskopit po pakesohen, pasi faktet per ndikimin e tij pozitiv dhe rolin qe ka luajtur dhe luan ne krye te KOASH-it, si dhe ndihmesat e medha dhe investimet ne fusha te ndryshme te jetes ne Shqiperi, flasin vete.
    Dhe ne fund te fundit, kjo eshte nje ceshtje je ju takon orthodhokseve shqiptare, te cilet e duan ne krye te tyre, orthodhokset qe banojne ne Shqiperi, jo ata qe vetem emrin kane te tille dhe flasin me opinionet politike te vendit ku jane dhe as qe jane qytetare te Shqiperise.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    e pa mohueshme është që kryepeshkopi është një njeri denjë për fronin kryepriftëror.

    E pa mohueshme është që në krye të KOASH duhet të ishte një me kombësi shqiptare. Kjo do të ndikonte për mirë në shoqërinë shqiptare por edhe në vetë Kishën , në kuptimin e misionit apostolik që ka Kisha e Prifti.

    [BPor që kryepeshkopi nuk është me kombësi shqiptare nuk përbën ndonjë herezi mjafton të jetë i denjë për misionin apostolik e kishtar të tij.[/B]

    në kushtet e Shqipërisë paskomuniste edhe deri tani asnjë shqiptar prift(hierark) nuk është i denjë për tu fronëzuar. që të jesh kryepeshkop duhet të jesh diplomat, orator, hitorian, mësues, të dish gjuhë të huaja, studiues .... por edhe një prift i mirë, njohës i Ungjillit e i Urdhëresave të Krishtit, duhet të jesh një murg i mirë, të kesh jetuar e të frekuentosh jetën manastike(manastirëve), të kuptosh e të shpjegosh fjalën e Krishtit, jetën e thëniet tokësore të Tij.

    të jesh kryepeshkop duhet t'i kesh të gjitha këto veç e një nga një por edhe të gjitha bashkë
    e keto s'i ka deri në ditët tona asnjë prift me kombësi shqiptare.

    kjo është e vërteta!!!!

    e mos ja fusni kooooooot, mos dëgjoni ata që paguhen për të krijuar përshtypje.....
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga gsvangjeli Lexo Postimin

    ........që të jesh kryepeshkop duhet të jesh diplomat, orator, hitorian, mësues, të dish gjuhë të huaja, studiues .... por edhe një prift i mirë, njohës i Ungjillit e i Urdhëresave të Krishtit, duhet të jesh një murg i mirë, të kesh jetuar e të frekuentosh jetën manastike(manastirëve), të kuptosh e të shpjegosh fjalën e Krishtit, jetën e thëniet tokësore të Tij.
    ... ke haruar te permendish edhe nje kusht:

    te jesh antishqiptar dhe me pretendime teritoriale ndaj Shqiperise. Pra duhet te

    jesh grek ne masken e shqiptarit, nacionalist i perbetuar.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ore s`e marr vesh pse kaloi kjo teme tek "Ceshtja kombetare". Kjo ishte tek "toleranca"Ketu flitet vetem per bashkimin e kombit, me ne krye albin kurtin.

    pse ore per t`i mbushur mendjen forumit jemi ne...Se c`eshte Kisha, s`kane pune ata qe s`bejne pjese ne te.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    ... ke haruar te permendish edhe nje kusht:

    te jesh antishqiptar dhe me pretendime teritoriale ndaj Shqiperise. Pra duhet te

    jesh grek ne masken e shqiptarit, nacionalist i perbetuar.
    JO, Explorer nuk është ashtu si thua ti.

    Unë nuk kam dëgjuar të thotë të tilla(pretendime territoriale) gjëra kryepeshkopi, nëse ti ke mund ti sjellësh këtu.

    Unë besoj se ai është një nga "kokat" e ortodoksisë. Është shumë i njohur për misione apostolike kudo në botë, librat e tij studiohen nëpër universitete, është një "kapitull i artë" i ortodoksisë.... .
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga gsvangjeli Lexo Postimin
    JO, Explorer nuk është ashtu si thua ti.

    Unë nuk kam dëgjuar të thotë të tilla(pretendime territoriale) gjëra kryepeshkopi, nëse ti ke mund ti sjellësh këtu.

    Unë besoj se ai është një nga "kokat" e ortodoksisë. Është shumë i njohur për misione apostolike kudo në botë, librat e tij studiohen nëpër universitete, është një "kapitull i artë" i ortodoksisë.... .
    Nese eshte "koka" e orthodoksise, atehere mbajeni ju greket per veti se ne shqiptareve nuk na duhet.

    Ky kryepeshkop sipun, qendron ne krye te KOSH-it kundra kanonit te KOSH-it.

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ky kryepeshkop sipun, qendron ne krye te KOSH-it kundra kanonit te KOSH-it.
    E po kjo e keqe. Ku i kane mesuar kanonet xhanem. Kjo KOSH, mos eshte gje Kerim-Ovutoglu-Shakir?
    Do ta kesh gabuar "kanonin" dhe padashur ke kaluar ne arabine turke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-11-2010 më 11:06
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nese eshte "koka" e orthodoksise, atehere mbajeni ju greket per veti se ne shqiptareve nuk na duhet.

    Ky kryepeshkop sipun, qendron ne krye te KOSH-it kundra kanonit te KOSH-it.
    Ama, tani fole(shkrove) si i madh..!!!!

    Unë jam shqiptar edhe jam andej nga u ngrit flamuri ynë i shenjtë.

    Që nga dita e ngitjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë e këtej u njohën të gjithë si shqiptarë, midis të gjithëve edhe ti.

    Në shtëpinë time nuk flitet greqisht, as në fshatin tim, as në zonën time. Fatkeqësisht kushtet, si të gjithë shqiptarët më detyruan të mërgoj në Greqi ku jetoj edhe sot.

    Këto që të shkrova provojnë shqiptarizmin tim besoj, ndërsa kush mendon e vepron pa fakte e pa llogjikë si ti, i bën keq kauzës shqiptare, pra është antishqiptar.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •