Po shijoj kėtu margaritarėt qė po hedh Matrix! Faleminderit Matrix!![]()
Po shijoj kėtu margaritarėt qė po hedh Matrix! Faleminderit Matrix!![]()
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Evangjelistet (ungjilloret) me sa e di un besojne ne Trini. Por ata thone se besojne vetem Jezusin (sepse Jezusi ka thene qe i krishteri ta ndjeke Ate, dhe nuk permend as kishe katolike apo ortodokse), dhe keshtu qe nuk ka nevoje per kishe katolike apo ortodokse. Une kam shok ortodoks (rumun me nacionalitet) qe nese e pyet a e ke lexu Biblen, thote se nuk e ka lexu, nuk din per doktrine asgje, nuk din asgje per besimin krishter por vetem se quhet edhe ai kristian apo jo. Si ma shpjegon ti mua kete.
Vetem 'deshmitaret' e Jehovait nuk besojne ne Trinitet, pra ata s'mund te quhen si krishtere sipas mendimit tim. Ka edhe prej evangjelisteve qe nuk kane te bejne asgje me Bibel, por keta jane pakice disa pastora injorante dhe manipulative, asgje me shume, shumica jane krishtere te mire, besojne Biblen, besojne Jezusin e nuk jane si ti per me me u perpjek me shti percarje ndermjet te krishtereve.
Nuk jane protestantet sekte, sekt sipas mendimit tim nuk mund te quhen grupe te ndryshme qe kane pajtim ne doktrinat baze. Atehere do te mund te thoshim se Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse jane dy sekte te krishterimit.
Pershendetje
Jezusin e besojnė por e besojnė dhe shapallin njė Jezus pa trup - tė mangėt. Ata shapllin botes njė Jezus jo ashtu sikurse me tė verteteė edhe eshte Jezusi - nė TRUP. Sot ai trup ėshtė Kisha.
KUJDES, kur Zoti erdhi nė botė, Ai nuk ishte vetem Shpirt, por TRUP dhe SHPIRT, asgjė Zoti nuk veproj jasht TRUPIT - KRISHT (i vajosur). Zoti nuk veproj atėher jasht trupit tė Krishtit, ashtu edhe sot, Zoti nuk vepron jasht trupit tė Krishtit - Kishes.
Per ti dhėnė pergjigje kėsaj qe thua, nė mugesė tė kohes, dua tė postoj disa rreshta nga Bibla si dhe edhe disa rreshta nga libri "Si na ėshtė zbuluar Zoti" ku shumė mirė shjegohet se ēka ėshtė Kisha.
“Kush ju pranon ju, mė pranon mua; e kush mė pranon mua, pranon Atė qė mė dėrgoi mua” (mt 10; 40)
Kisha e Hyjit tė gjallė, shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės”. (1 e Ti 3: 14-16)
“Pjetri u trishtua pse e pyeti pėr tė tretėn herė: ‘A mė do?’ dhe iu pėrgjigj:
“Zotėri, Ti di gjithēka! Ti e di se tė dua!”
I tha Jezusi: “Kulloti delet e mia!” (Gjm 21; 17)
Kap 4. 1.
"Zoti e ka themeluar Kishėn apostolike - katolike!
Fjala “Kishė” rrjedhė nga greqishtja "eklesia" qė domethėnė, tubim, asamblea, kuvendi, mbledhja zyrtare e popullit, bashkėsi e popullit.
Jezu Krishti filloi ta formoi Kishėn duke zgjedhur 12 apostujt, tė cilėt mė vonė do tė dėshmojnė mėsimet e tij, qė do tė thotė Krishti ėshtė Themeluesi i Kishės. Shumė herė gjatė leximeve biblike bie nė sy identifikmi i Krishtit me Kishėn; Sauli nė fillim salvonte Kishėn, bashkėsinė e parė tė krishterė; ai ndjeu njė zė duke i thėnė: "Saul Saul, pse po mė salvon?" Kur e pyeti Sauli se "kush je ti?" zėri i pėrgjigji: "Unė jam Jezusi se po me salvon. (vap 9; 4/5) Kisha ėshtė "Korpi mistik", kryet e tė cilės ėshtė Krishti. (Kol 2; 19; Ef 4;15) Apostuli Pali; nė shkrimet e tijė thotė: "Kisha e Hyjit" apo Kisha e "Krishtit". Ajo trashėgon traditat mesianike tė Izraelit, tė kufizuara dhe do tė hapet nga tė gjithė popujt e botės duke bashkuar tėrė njerėzit tė pagėzuar nė tė njėjtin Shpirt, kėshtu ata bėhen bijtė e Zotit dhe Krishti banon nė ta.(ef 2; 11-22;gal 3;26-29)
Edhe Gjoni nė Librin e tij tė Zbulesės, nė atė libėr u pati drejtuar shtat kishave tė Krishtit, ku Krishti i ka paralajmruar salvimet e Kishės. Sipas asaj nėnkuptojmė se Kisha do tė shpėrndahet nė tėrė botėn.
Kisha pra ėshtė e Krishtit, e krishtere - apostolike - katolike. Fjala Apostull do tė thotė; "i dėrguari". Jezu Krishti i dėrgon apostujt nė tėrė boten. Ndėrsa fjala Katolik domethėnė e pėrgjithshme. Pėr atė arsye quhet apostolike - katolike, e shpėrndarė nga tė dėrguarit - apostujt, nė tėrė botėn e pėrgjithshme - katolike. Kisha nuk do tė jetė vetėm pėr popullin hebrej por pėr gjithė popullin e botės, Kishė katolike - e pėrgjithshme, universale. "
Dogma e fesė sė Kishės varet nga dogmat pėr Krishtin. Kisha s’ka dritė tjetėr pėrveē asaj tė Krishtit. Kisha ėshtė sikur Hėna, krejt drita e sė cilės ėshtė vetėm pasqyrim i dritės sė Diellit.
Po ashtu gjithēka besojmė pėr Kishė, varet nga besimi nė Shpirtin Shenjt, i cili ėshtė burim i ēdo shenjtėrie dhe i cili shenjtėron Kishėn.
Besimi se Kisha ėshtė e shenjtė, katolike, njė e vetme dhe apostolike – ėshtė i pandashėm nga besimi nė Trininė Shenjte: nė Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt. Krejt besimi ynė ėshtė nė Zotin.
Ashtu sikurse e thash edhe mė parė, pra, Jezusi i zgjodhi 12 apostuj, qė pėrfaqėsojnė 12 fise tė izraelit, nė krye me shėn Pjetrin, qė – bashkė me nxėnėsit e tjerė tė tij – tė jenė pjesėtarė tė dėrgimit tė tij, tė pushtetit tė tij dhe tė fatit tė tij, kėtu nė tokė dhe nė Mbretėrinė qiellore.
Plotėsimi i shėlbimit u bė me vdekjen e Krishtit nė kryq. Prandaj thuhet se Kisha lindi nga kraharori i Krishtit tė kryqėzuar, kur nga zemra e tij rrodhi ujė dhe gjak. Anticipimi i kėsaj plotėsie ėshtė themelimi i Euharistisė (tė Enjten e Madhe), kurse zbulimi i Kishės u bė me anė tė Shpirtit Shenjt, ditėn e Rrėshajėve, kur u zbulua roli i saj shėlbimprurės pėr tė gjithė popujt dhe pėr tė gjitha gjuhėt e botės.
Ky Shpirt gjithmonė e dėrgon Kishėn qė ta shpallė shėlbimin tė gjithė popujve. Prandaj ajo me natyrė tė vet ėshtė Kisha misionare. Shpirti Shenjt e mėson dhe e udhėheq Kishėn me dhurata tė ndryshme hierarkike dhe karizmatike – qė tė mund tė jetė fillimi i Mbretėrisė sė Zotit nė tokė.
Kisha ėshtė Mbretėria e Zotit mbi tokė - quhet Jeruzalemi tokėsor - i pa ndarė me Mbretėrinė - Jeruzalemin qiellorė ku takojmė shenjtėrit e Zotit nė gjirinė e TRINISĖ sė shenjtė.
Kisha ėshtė Mbretėria e Krishtit - Kisha ėshtė "Korpi mistik", kryet e tė cilės ėshtė Krishti - Kisha ėshtė "Kisha e Hyjit" - Kisha ėshtė "Kush ju pranon ju, mė pranon mua". Kush nuk e pranon Kishen nuk e pranon Krishtin, bile nuk ka se si ta pranoj Krishtitn sepse Krishti nuk eshte vetem "Krye" pa Trup.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 07-11-2010 mė 13:36
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Te pranosh qe Krishti eshte e Verteta, do te thote me fjale te tjera, te pranosh ate qe Kisha MESON. Ajo qe Kisha meson, ne e dime se cfare eshte, eshte e shprehur mes tradites dhe koncileve.Pikerisht pra eshte vete Ungjilli qe deshmon qe E Verteta eshte Krishti. "Une jam Rruga, E Verteta dhe Jeta"
(Te pranosh se Krishti eshte e Verteta, eshte te pranosh ne thelb Ungjillin)
Ashtu sikurse Ai u tha judenjve: "Ju kerkoni ne Shkrimet sepse mendoni se do te keni jeten permes tyre, por jane ato qe deshmojne per Mua!"
E verteta nuk eshte vetem pohimi se Jezusi eshte Bir i Perendise. Po te ishte vetem kaq, ti do ishe vella sot ne besim jo vetem me Marcus1 (me llojin e tij te herezise) por edhe me ate te Coptic qe eshte deshmitar i jehovait dhe jo vetem me keta.
Vec kesaj, me fjale te tjera, kjo do te thosh qe me kot kisha ka humbur kohen kot debateve e koncileve, se Besorja e VETME e mjaftueshme per te qene i krishtere eshte te thuash se Krishti eshte Bir i Perendise!!!!!!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 07-11-2010 mė 13:42
Une u shpreha per protestantet ne forum. Ju e dini fare mire qe moderatori i forumit tuaj e mohon ti lutet Frymes se Shenjte, cka eshte mohim i hyjnise se Frymes se Shenjte. Tjetri del nga shume gjera qe thote, subordinancionist.
Ne fakt, protestantet jane trinitariste per aq sa, megjithese i kan vene shkelmin tradites dhe kishes dhe kane desakruar shek.4, pranojne keto doktrina te shek.4 sic i ka formuluar kisha dhe tradita e saj!!!!
Po Jezusi nuk i quajti as katolike e as ortodokse, POR po ashtu as te krishtere, e aq me pak ungjillore!!! Keshtu qe spo na thua gje.Por ata thone se besojne vetem Jezusin (sepse Jezusi ka thene qe i krishteri ta ndjeke Ate, dhe nuk permend as kishe katolike apo ortodokse), dhe keshtu qe nuk ka nevoje per kishe katolike apo ortodokse.
Por, po te shkosh ne vende protestante, do gjesh sa te duash qe po ashtu as e ekane lexuar biblen, e as dine per doktrinen, megjithate e quan veten protestant.Une kam shok ortodoks (rumun me nacionalitet) qe nese e pyet a e ke lexu Biblen, thote se nuk e ka lexu, nuk din per doktrine asgje, nuk din asgje per besimin krishter por vetem se quhet edhe ai kristian apo jo. Si ma shpjegon ti mua kete.
Vetem 'deshmitaret' e Jehovait nuk besojne ne Trinitet, pra ata s'mund te quhen si krishtere sipas mendimit tim. Ka edhe prej evangjelisteve qe nuk kane te bejne asgje me Bibel, por keta jane pakice disa pastora injorante dhe manipulative, asgje me shume, shumica jane krishtere te mire, besojne Biblen, besojne Jezusin e nuk jane si ti per me me u perpjek me shti percarje ndermjet te krishtereve.
Nuk jane protestantet sekte, sekt sipas mendimit tim nuk mund te quhen grupe te ndryshme qe kane pajtim ne doktrinat baze. Atehere do te mund te thoshim se Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse jane dy sekte te krishterimit.
Pershendetje
DJ jane pjelle e logjikes evangjeliste.
Une kam shok ortodoks (rumun me nacionalitet) qe nese e pyet a e ke lexu Biblen, thote se nuk e ka lexu, nuk din per doktrine asgje, nuk din asgje per besimin krishter por vetem se quhet edhe ai kristian apo jo. Si ma shpjegon ti mua kete.
Nje pike tjeter qe e dallon krishterimin tradicional, qe eshte ai i perandorise romake, me katolicizmin ne perendim dhe ortodoksine ne lindje, nga ai heretik eshte identiteti i besimit, qendrimi ndaj njeriut.
Heretiket ne pergjithesi tentonin te perqendroheshin ne rrethe te caktuara njerezish dhe perjashtonin mundesine qe tek ta te mund te marre pjese gjithkush, pervec atyre qe kane arritur nje lloj iluminimi per doktrinen e tyre.
(Nje vecori dhe e disa heretikeve ne forum..)
Per krishterimin tradicional, i krishtere njeriu behet me ane te pagezimit, ashtu sikurse njeri me ane te lindjes dhe se ajo qe varet nga ajo cfare ne si te krishtere bejme eshte plotesia ne besim, pjekuria, sikurse njeriu qe lind njeri duhet kultivuar qe te arrije vleften e te qenit i tille.
Keshtu qe ne ortodoksi dhe katolicizem fare mire dikush mund te mos kete njohuri per besimin, megjithate te jete ortodoks a katolik thjeshte me ane te pagezimit. Ajo qe rrezikohet eshte vetem mos-plotesia ne besim.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 07-11-2010 mė 14:10
Te pranosh qe Krishti eshte e Verteta, do te thote te pranosh qe E Verteta eshte nje Person i Gjalle, jo thjesht nje mesim, dhe as nje pohim.Postuar mė parė nga Seminarist
Krishti e cilesoi Veten si: "Drita e Jetes","Rruga, E Verteta dhe Jeta", "Uji i Gjalle","Buka e Jetes" etj.. Po ta vesh re, prapashtese e cdo cilesie te Tij eshte "Jeta" ose "i Gjalle".
Te kesh te verteten eshte te kesh dicka, te kesh te Verteten e Gjalle, eshte krejt tjeter.
Sulmi paresor qe u ben satani te krishtereve eshte zhvendosja e fokusit nga Krishti drejt dickaje tjeter. Keshtu, sot te krishteret jane me te apasiounuar pas zbulimit te herezive se sa pas Krishtit. Sot te krishteret e shohin Krishtin me teper si nje "Gjahtar herezish" se sa si Ate qe erdhi t'ju jape atyre Jete me Bollek.
Satani i mashtron te krishteret duke u thene qe duke njohur me mire llojet e herezive, do jene ne gjendje te mbrohen me mire prej tyre, dhe keshtu fokusi i te krishtereve kalon nga Krishti tek herezia. Kjo ben qe te krishteret shpeshhere ta humbasin zbulesen e lavdishme e te qenit te ulur ne vendet qiellore me Krishtin dhe te fokusohen ne akuzat qe satani u ben atyre dhe vellezerve te tyre aq sa fillojne te shohin heretikun te fshehur prapa cdo shkurreje.
Dhe gjithe kjo filozofi ka prapa friken. Friken se Krishti nuk eshte i plote per ta, friken se Krishti nuk do i mbroje dot nga herezia dhe ndaj duhet te mbrohen vete, friken qe u thote se nqs "une do pranoj Marcusin sot si vella, ndoshta neser do pranoj dhe Copticun, por po pranova Copticun, do mohoj Krishtin, etj...". Satani nuk mund t'i demtoje dot te krishteret nqs vizioni i tyre eshte Krishti dhe ata te bashkuar me Krishtin (si shermendet me Hardhine) ne Lavdine qiellore. Ndaj fillon dhe te mbjelle friken ne zemrat e tyre duke u treguar se sa e thelle eshte erresira.
Vizioni yne eshte dhe duhet te ngelet te qenurit fitimtare ne Krishtin, te ulur bashke me Te ne vendet qiellore. Ky ishte vizioni i te krishtereve ne shekullin e pare qe i bente te shkonin me kenge ne goje ne kthetrat e luaneve dhe me gezim drejt kryqeve.
qė Perėndia i Zotit tonė Jezu Krisht, Ati i lavdisė, t`ju japė juve Frymėn e diturisė dhe tė zbulesės, nė njohurinė e tij,
dhe t`u ndriēojė sytė e mendjes suaj, qė tė dini cila ėshtė shpresa e thirrjes sė tij dhe cilat janė pasuritė e lavdisė sė trashėgimisė sė tij nė shenjtorėt,
dhe cila ėshtė madhėshtia e jashtėzakonshme e fuqisė sė tij ndaj nesh, qė besojmė sipas veprimit tė forcės sė fuqisė sė tij,
tė cilėn e vuri nė veprim nė Krishtin, duke e ringjallur prej sė vdekurish dhe duke e vėnė tė ulej nė tė djathtėn e tij nė vendet qiellore,
pėrmbi ēdo principatė, pushtet, fuqi, zotėrim dhe ēdo emėr qė pėrmendet jo vetėm nė kėtė epokė, por edhe nė atė tė ardhme,
dhe vuri ēdo gjė nėn kėmbėt e tij, edhe ia dha pėr krye pėrmbi ēdo gjė kishės,
e cila ėshtė trupi i tij, plotėsia i atij qė mbush ēdo gjė nė tė gjithė.
Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate,
nė tė cilat keni ecur dikur, sipas ecjės sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes,
ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit dhe tė mendjes, dhe ishim prej natyre bij tė zemėrimit, ashtu si edhe tė tjerėt.
Por Perėndia, qė ėshtė i pasur nė mėshirė, pėr shkak tė dashurisė sė tij tė madhe me tė cilėn na deshi,
edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit),
edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus,
pėr tė treguar nė epokat qė do tė vijnė pasurinė e pamasė tė hirit tė tij, me anė tė mirėsisė ndaj nesh nė Krishtin Jezus.Efesianet 1:17 -2:7
Nuk ka lavdi dhe plotesi me te madhe per nje te krishter se sa te rrije ne vendet qiellore me Krishtin dhe ky tashme eshte nje fakt i kryer ne te kaluaren. Nqs ne e humbasim kete vizion dhe fillojme te vrasim mendjen se ne cilen herezi duhet klasifikuar X apo Y, besoj qe do e kemi humbur betejen pa e filluar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 07-11-2010 mė 17:28
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Besimi se Kisha ėshtė e shenjtė, se Kisha ėshtė katolike, se Kisha eshte njė e vetme dhe apostolike – ėshtė i pandashėm nga besimi nė Trininė Shenjte: nė Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt!
Atėher pse duhet tė mohohet kjo? Ėshtė pohimi apo mohimi i ndikuar nga i keqi?
Matriix, ajo qe kam verejtur ne ty keto ditet e fundit mė kujton njė matrix para kater viteve! Them te verteten, unė te dua por pse te dua nuk do te thote se edhe pajtoj me ty, nuk pajtoj aty ku me plote pergjegjsi para Zotit te them se; nuk e ke mire ne ato fiksimet – bindjet tua qe I paraqet diteve te fundit ne kete forum.
E para, Kisha nuk shpallė tjeter pos Krishtit tė gjallė, por ajo nuk do te thotė se duhet rrenuar Kisha e Tij dhe ta coptojmė pjese pjese.
Kisha ėshtė populli i Zotit - Drita e popujve ėshtė Krishti, ky popull ėshtė bashkėsi nė Krishtin - Kishė! KUPTOVE ??
Siē e kam thėnė edhe ne njė shkrim te mėparshem, dogma e fesė sė Kishės, doktrinat dhe tradita e Kishes, gjithēka nė Kishen varet nga Krishti dhe nė Krishtin. Mik I dashur, Kisha s’ka dritė tjetėr PĖREVĒ ASAJ TĖ KRISHTIT. Matrix, a e din se si ėshtė drita e hėnes? ashtu ėshtė edhe Drita e Kishes. Pra Kisha ėshtė sikur Hėna, krejt drita e sė cilės ėshtė vetėm pasqyrim i dritės sė Diellit - KRISHTIT.
Unė nuk po them as nuk pajtoj nėse thuhet se Kisha ėshtė mbi Krishtin dhe bile as qe bėhet fjalė per duele ne kete pike, por I dashuri vėlla, Fara dhe fillimi i Mbretėrisė sė Zotit ėshtė Kisha dhe nuk na lejohet qe ne sot tė dalim kunder saj me qellime dhe me mende kinse po mbrojmė besimin nė Krishtin. Tė siguroj se nėse veprohet ashtu ėshtė strategji dhe fryme e djallit te mallkuar.
Kishes ju plotėsua premtimi I Zotit diten e rrėshajve; “Tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt” (Vap 2; 4) Prandaj, githēka besojmė pėr Kishė, varet nga besimi nė Shpirtin Shenjt, i cili ėshtė burim i ēdo shenjtėrie dhe i cili shenjtėron Kishėn.
Mėsimet e Kishes I kan fillet nga Kisha e pare – apostujt – Etėrit, prandaj besimi se Kisha ėshtė e shenjtė, se Kisha ėshtė katolike, se Kisha eshte njė e vetme dhe apostolike – ėshtė i pandashėm nga besimi nė Trininė Shenjte: nė Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt. Ēdo mohim apo anashkalim eshte mohim I Zotit dhe anashkalim nga e VERTETA. Krejt besimi ynė ėshtė nė Zotin, por Kisha shpalli simbolet e besojmes dhe nuk mendoj se duhet coptuar tash ato
Kisha ėshtė e Krishtit, Kisha ėshtė Korpi mistik i Krishtit, Kisha ėshtė njerėzore dhe hyjnore, e dukshme dhe e padukshme. Kisha ėshtė institucion “teandrik” (= njėkohėsisht hyjnor dhe njerėzor).
Ajo ėshtė nė histori, por e tejkalon historinė dhe askush nuk lejohet ta vej nė dyshim as nė gėnjeshtra, ėshtė Kisha e HYJIT.
Mirpor unė shoh edhe njė "problem" ne kete rast, Kisha ėshtė realitet hyjnor dhe vetėm me sytė e fesė nė realitetin e saj tė dukshėm mund tė shihet edhe realiteti shpirtėror, bartės i jetės hyjnore. Kisha ėshtė bashkėsi e fesė, e shpresės dhe e dashurisė, bartėsja e sė vėrtetės dhe e hirit tė Krishtit.
Dikush ka mohuar realitetin mbi Nėnen e Zotit, ka mohuar realitetin mbi shenjtnorėt e Zotit, mbi Kishen - korpi i Krishtit, mbi te verteten se Kisha eshte institucion – mbretėri e Hyjit nė tokė etj etj. Nuk jam unė ai qe do ta gjykoj por te pakten, mos t'na shet perralla dhe mėsime heretike ketu ai qe ka devijuar dhe humbur rrugen ne oborr.
Matrix, tė lutem si vėlla, kujdes dhe mos u ndiko nga dashuria vėllazrore me askėnd dhe duke u ndikuar nga kjo tė shkelim mbi mėsimet e shenjtėrve tė Zotit. Kjo nuk do te thotė se nuk duhet te kemi dashuri per njeriun, por jo tė ndikohemi nga shoqeria dhe afersia, jo nen dikim te dashurisė dhe emucioneve por tė ndikohemi nga Shpirti i Zotit i cili edhe na zbulon te verteten.
Matrix, kėta qe mohojnė sakramentet e Krishtit, qe mohojnė buken e gjallė qė zbriti prej qiellit – Jezus, kėta qe mohojnė dhe nuk lejojnė tė pihet gjaku I Krishtit edhe pse Bibla na mėson se Jezusi tė ketė thėnė se nėse nuk; “pini gjakun e tij (Jezusit), nuk keni jetė nė vetvete”! Ēka janė tjeter pos shkeles dhe mohues tė mėsimeve te Zotit.
Ke gabuar shumė rėndė me kete qe thua, kjo ėshtė shpifje dhe ėshtė mire te kerkojsh falje para Zotit per keto qe I thua.Sulmi paresor qe u ben satani te krishtereve eshte zhvendosja e fokusit nga Krishti drejt dickaje tjeter.
As qe bėhet fjalė nė at kuptim siq thua ti "zhvendosja e fokusit nga Krishti" dhe je shumė gabim mik i dashur, ėshtė e kunderta e asaj qe thua, vendosja e fukusit nė Krishtin dhe mėsime te Bibles.
Matrix, lexo me kujdes, dua tė jap vetem njė shembull pasi te lexojsh do te kuptojsh se nuk ėshtė “nga djalli per zbuylime herezive” siq thua t I dhe te siguroj se po akuzon shumė keq, ėshtė zbulim I Krishtit qe na porositė permes Ungjillit tė Shenjt, kur lexojmė kėta rreshta si dhe shumė rreshta tė tjerė nga ungjijt, rrezullton se keta njerez janė heretik dhe mohojnė Sakramentin e Krishtit qe ėshtė vet Krishti; "Unė jam buka e gjallė qė zbriti prej qiellit".
nėse ndokush ha kėtė bukė, do tė jetojė pėr amshim.
E buka qė unė do ta jap ėshtė trupi im pėr jetėn e botės.”
Atėherė judenjtė filluan tė grinden me shoqi shoqin e thoshin:
“Si mundet ky tė na japė trupin (e vet) pėr ushqim?”
Prandaj Jezusi u tha:
“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete! Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetėn e pasosur. Unė atė do ta ringjall nė ditėn e fundit. Sepse trupi im ėshtė ushqim i vėrtetė e gjaku im ėshtė pije e vėrtetė.
Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet nė mua dhe unė nė tė. (Gjn 6; 51-56)
Ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, i dha lavdi Hyjit, e theu, ua dha nxėnėsve tė vet e tha:
“Merrni, hani: ky ėshtė trupi im!”
Pastaj mori kelkun, u falėnderua, ua dha e tha: “Pini prej tij tė gjithė, sepse ky ėshtė gjaku im gjaku i Besėlidhjes qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkateve. (Mt 26; 26-28)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 07-11-2010 mė 19:15
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Une e besoj se Kisha eshte e Shenjte, NJE, E Vetme, Katolike dhe Apostolike.Postuar mė parė nga Toni77_Toni
Ne asnje rast nuk kam dashur te mohoj nje gje te tille.
Kisha eshte e Shenjte sepse eshte lare me Gjakun e Krishtit
Kisha eshte e Vetme sepse Nje eshte Trupi i Krishtit
Kisha eshte Katolike sepse nuk mund te kufizojet nga Nacionaliteti dhe nuk i perket vetem nje etnie. Ajo i perket Krishtit.
Kisha eshte Apostolike sepse u perhap me mesimin e apostujve te Krishtit.
Krishti eshte Kryefjala e cdo fjalie qe ka lidhje me Kishen, ashtu sikurse ti vella e the mire se Kisha eshte sikur hena dhe Krishti eshte sikur Dielli. Jam dakord me kete.
Kete kam dashur te them se sa me te fokusuar te jemi ne KRISHTIN, aq me e lehte do jete per ne per te jetuar jeten e Kishes.
Pra Krishti duhet te behet qendra e jetes sone. Me kete nuk dua absolutisht te gjykoj se Ai nuk eshte Qendra e Kishes Katolike, por thjesht mendoj se nuk bejme keq nqs ja kujtojme sa me shpesh njeri-tjetrit se Ai eshte Kreu jone, ashtu sikurse ishte Kreu i Apostujve dhe Shenjtoreve qe jetuan para nesh
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 08-11-2010 mė 04:38
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Si? Te pranosh Krishtin se eshte e verteta, do te thote qe ta pranosh ate si person te gjalle??!!
Ketij perkufizimi si kishte shkuar ndermend askujt ne shekujt e pare!!!!!!
Une te them qe nje perkufizim i tille eshte marrezi e modernizmit te hershem europian, protestantizmit.
Ja e pranove se Krishti eshte i Gjalle. Po pastaj? Nga se te dallon kjo nga nje musliman apo jehovist e paul samosatist, gnostik, arinist?
Mos ti kujton se ata besojne ne nje Krisht te vdekur?!
Sic te shpjegova Ungjill ne kuptimin Biblik eshte vete pranimi i Krishtit. Ne historine e Trupit te Krishtit, KISHES, Ungjill = Krisht = Doktrine (e percaktuar ne sinode dhe tradite).
Te mohosh se kjo eshte keshtu dhe te thuash se BESORJA eshte e mjaftueshme vetem me pohimin se Krishti eshte i Gjalle apo se eshte Bir i Perendise, automatikisht te nxjerr jashte besimit ortodoks e katolik.
Dhe nje gabim tjeter me oke qe ben, eshte kur shprehesh se:
Sulmi paresor qe u ben satani te krishtereve eshte zhvendosja e fokusit nga Krishti drejt dickaje tjeter. Keshtu, sot te krishteret jane me te apasiounuar pas zbulimit te herezive se sa pas Krishtit. Sot te krishteret e shohin Krishtin me teper si nje "Gjahtar herezish" se sa si Ate qe erdhi t'ju jape atyre Jete me Bollek.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-11-2010 mė 06:53
Krijoni Kontakt