Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Çertifikatat kosovare “djegin” emigrantët shqiptarë në Angli

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Me qindra emigrantë shqiptarë në Angli janë viktima të një mashtrimi i cili ka të bëj me premtimin e regjistrimin në komunat e Kosovës dhe më pas pajisjen me certifikata lindje.The Albanian ka zbuluar, se numri emigrantëve të cilët kërkojnë të pajisen me të tilla certifikata sa vjen e rriten, me të cilat ata kërkojnë të kryejnë veprime konsullore në ambasadën Britanike në Tiranë.
    Ata paguajnë deri në gjashtë mijë euro për një certifikatë të tillë, personave që pretendojnë se janë të lidhur me punonjës të gjendjes civili në komuna të ndryshme në Kosovë.
    E vërteta është krejt ndryshe. Faktet e siguruara nga ne tregojnë se kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër për të zhvatur emigrantët në nevojë të cilët me çdo kusht kërkojnë të kenë një certifikatë të tillë.
    Këto certifikata që mbajnë stemën e UNMIK jo vetëm që nuk po i ndihmojnë ata por në mënyrë të vazhdueshme po u krijojnë problem pasi janë certifikata të falsifikuara dhe asgjë më shumë.

    Blerja

    Nga informacionet e siguruara nga disa burime rezulton se kjo “tregti” e re mes falsifikatorëve të dokumenteve dhe emigrantëve shqiptarë në Angli, kryesisht zhvillohet në Kukës.
    Këta persona kanë ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh që mbërrin deri në Angli të cilët merren me gjetjen e klientelës.
    Fillimisht personit që kërkon të pajiset me një certifikatë të tillë i premtohet se dokumenti është i lëshuar nga një punonjës i gjendjes cilive me garanci maksimale.
    Mashtrimi shkon më tej pasi, emigrantëve në nevojë u tregohet se emri i tyre me të dhënat e regjistruara në Angli, regjistrohen në regjistrin e qytetarëve në Kosovë.
    Faktet e mbledhura për ketë shkrim sugjerojnë të krejt të kundërtën duke hedhur dritë mbi këtë mashtrim të hapur me një kosto shkatërruese për personat të cilët kanë blerë dhe futur në përdorim një certifikatë të tillë.

    Përdorimi

    Personat e interesuar në blerjen e këtyre çertifikatave janë kryesisht të rinj të cilët nuk mund të sjellin bashkëshortet e tyre. Kësaj kategorie i bashkohen edhe shume familjarë të cilët kërkojnë të kryejnë bashkim familje.
    Barriera më e madhe në kryerjen e procedurave të bashkimit të familjes apo aplikimit për një vizë martese, është paraqitja e certifikatës së lindjes nga sponsorizuesi i vizës.
    Mos pasja mundësi e të provuarit të informacionit që kanë në pasaportat britanike, dhe kërkesës së ambasadës për një certifikatë lindje nga Kosova, ka krijuar biznesin e certifikatave me një çmim goxha të majmë.
    Janë me dhjetëra rastet kur në ambasadën britanike në Tiranë janë paraqitur certifikata të tilla, më shpresën e kalimit të kësaj pengese.
    Përgjigja e marrë ka qenë shumë zhgënjyese pasi certifikata ka rezultuar një copë letër e falsifikuar dhe e paregjistruar askërkundi siç ishte premtuar nga personi që ka kryer shitjen.

    Ambasada zbuloi se certifikata ishte e falsifikuar

    Agim Malko ka 11 vjet që jeton në Angli. Ai është djalë energjik i cili merret me montimin e bufeve ndërsa gjatë fundjavës punon si roje sigurie nëpër lokalet e natës në qendër të Londrës.
    Një vit më parë ai do të fejohej me një vajzë në Tiranë e cila ishte në vitin e fundit të studimeve në fakultetin e mjekësisë.
    Agimi trego se pasi kanë kryer ceremoninë e fejesës, Albina e fejuara e tij aplikoi për një vizë fejese në ambasadën britanike në Tiranë.
    “I gjithë dokumentacioni i paraqitur ishte korrekt. Sipas oficeres së vizave duhej certifikata ime e lindjes në Kosovë” thotë ai për The Albanian.
    Ky ishte shkaku i refuzimit të vizës. Nëpërmjet një shoku Agimi mëson se në Barking jetonte një shqiptarë nga Prizreni i cili mund të ndihmonte në nxjerrjen e një certifikate në Kosovë.
    Agimi nuk vonon aspak dhe hyn në bisedime përmes telefonit me “mjeshtrin” e certifikatave.
    Premtimi maksimal. Certifikata ishte e regjistruar në Kosovë, gjë për të cilën nuk kishte as më të voglin dyshim. Fillimisht Agimi paguan 1 mijë euro si garanci. Katër javë më vonë certifikata mbërrin e firmosur nga një zyrtar i komunës së Prizrenit. Zotit Malko nuk i mbeti gjë tjetër veçse të paguante pjesën tjetër të mbetur të parave.
    Menjëherë ai nëpërmjet një poste të sigurte ia nis certifikatën të fejuarës në Tiranë e cila rinis procedurën e aplikimit për vizë.
    Tashmë shpresa për marrjen e vizës ishte maksimale pasi dokumenti munguar ndodhej në dosje. Pasi ka paraqitur dokumentet në ambasadë Albinës i është treguar se nuk mund ti jepej një përgjigje atë ditë pasi disa dokumente do të verifikoheshin.
    Në fakt nuk ishin disa dokumente. Ishte vetëm një. Certifikata e lëshuar në Kosovë.
    Sipas Agimit një kopje e certifikatës i është dërguar nga ambasada britanike në Tiranë, ambasadës britanike në Prishtinë për të verifikuar origjinalitetin e saj.
    Nga verifikimi ka rezultuar se certifikata nuk ishte e regjistruar në sistem.
    E fejuara e Agimit do të thirrej në ambasadë për të marrë përgjigjen e vizës e cila ishte negative.
    Kjo histori nuk do të mbaronte me kaq. Ambasada britanike në Tiranë do ti dërgonte një informacion të plotë Home Office për këtë rast.
    Nga hetimet e mëtejshme Home Office ka arritur në përfundimin e Agim Malko mban një identitet të rremë dhe se duhet të dorëzonte pasaportën britanike brenda 4 javëve nga data e marrjes së letrës.
    Tashmë për Agimin ka filluar një kapitull i vështirë. Atij do ti duhet të mbrojë me çdo kusht veten nga heqja e nënshtetësisë britanike ndërkohë që shanset për sjelljen e të fejuarës në Angli janë zero.
    Ky është një shembull mes shumë të tillëve që tregojnë se certifikatat e lëshuara në Kosovë si gjoja të regjistruara nuk janë gjë tjetër veçse një copa letre të falsifikuara.
    Te tilla certifikata në vend që të rregullojnë punë janë duke u hapur problem akoma më të mëdha atyre emigrantëve që po tentojnë ti vejnë në përdorim

    © Veliupress copyright 2007

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London Lexo Postimin

    Nuk Kuptoj ?
    ky djali eshte i lindur ne Kosove apo jo ?
    nese jo ,pse eshte deklaruar Kosovar i Gjori ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    shume , shume ngjarje e rende
    ajo dihet se ne Angli shume shqiptare nga shqiperia jane deklaruar si kosovare dhe kane marre nenshtetesine angleze, atehere nuk kerkoheshin akte vetem nje deklarate me goje , apo me shkrim, vecse tani pas skadimit te pashaportes 10 vjecare apo sa vjecare eshte , per te bere pashaporte te re besoj se tani do kerkojne certifikata lindjeje nga Kosova.
    C'do ndodhe me keta persona qe kane nje jete atje , madje kane lindur edhe femije atje , do tu hiqet nenshtetesia ? pas 20 vjete qendrimi atje ??????

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    59
    Prandaj me rrena nuk ndertohet e ardhmja , e kuptoj hallin e njerzve qe kane ikur ne ate kohe nga Vendi ,por ja se qfare telashi i nxjerrin vetes pas kushedi sa kohe qendrimi ,ai tamam i gjori sa eshte integruar ne shoqeri ,shpresoj te mos e detyrojne te lere vendin ?

  5. #5
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Tema është e vjetër. Ngjarja ka ndodhur vitin që kaloi dhe jo tani afër. Kontrrolloni datën e postimit ose të temës së hapur.

    Kalofshi mirë.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ

    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    shume , shume ngjarje e rende
    ajo dihet se ne Angli shume shqiptare nga shqiperia jane deklaruar si kosovare dhe kane marre nenshtetesine angleze, atehere nuk kerkoheshin akte vetem nje deklarate me goje , apo me shkrim, vecse tani pas skadimit te pashaportes 10 vjecare apo sa vjecare eshte , per te bere pashaporte te re besoj se tani do kerkojne certifikata lindjeje nga Kosova.
    C'do ndodhe me keta persona qe kane nje jete atje , madje kane lindur edhe femije atje , do tu hiqet nenshtetesia ? pas 20 vjete qendrimi atje ??????
    marya, ska problem fare te rinovosh pashaporten. ske nevoj fare per certifikat. certifikata ka mundesi i duhet atyre qe duan te martohen ne shqiperi dhe ambasada angleze ju kerkon certifikat lindje qe te bjen nusen/gruan/burrin ketu ne angli.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Tema është e vjetër. Ngjarja ka ndodhur vitin që kaloi dhe jo tani afër. Kontrrolloni datën e postimit ose të temës së hapur.

    Kalofshi mirë.
    tema mund te jete e vjeter , por problemi mbetet gjithmone aktual

    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    marya, ska problem fare A rinovosh pashaporten. ske nevoj fare per certifikat. certifikata ka mundesi i duhet atyre qe duan te martohen ne shqiperi dhe ambasada angleze ju kerkon certifikat lindje qe te bjen nusen/gruan/burrin ketu ne angli.

    ata qe njoh me kane thene qe u duheshe certifikate e lindjes nga kosova per te ribere pashaporten kur ajo do u ekspironte dhe ata jane shfaqur me identitete te rreme nga nevoja, tani kane femije lindur dhe ritur atje dhe jane ne pike te hallit......

  8. #8
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    tema mund te jete e vjeter , por problemi mbetet gjithmone aktual

    ata qe njoh me kane thene qe u duheshe certifikate e lindjes nga kosova per te ribere pashaporten kur ajo do u ekspironte dhe ata jane shfaqur me identitete te rreme nga nevoja, tani kane femije lindur dhe ritur atje dhe jane ne pike te hallit......

    Mbase është edhe kështu Marya.

    Nuk kam dijeni për çështjen në fjalë dhe thjesht ndërhyra për të dhënë një shpjegim të shkurtër. Shpeshherë ndodhin ngatërresa në lidhje me kohën kur një ngjarje ka ndodhur dhe fillojnë debate për një problem apo ngjarje që tashmë ka marrë fund. Kjo ndodh kur nuk vihet re data e postimit.

    Kalofsh mirë.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ

    I Shenjtë I Shenjtë...

  9. #9
    6-Kateshi Maska e VL.TX.US
    Anëtarësuar
    18-09-2010
    Vendndodhja
    ATX
    Postime
    65
    po shteti aty , hajde o shtet hajde
    Dy emra kam në zemër unë
    Para më je ti o Vlorë

    I dyti është ekipi ynë
    Flamurtari madhështor

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •